ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
Gjeneral Bislim Zyrapi mbante detyrën më të përgjegjshme në hierarkinë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në momentet më të vështira për kombin dhe atdheun e tij dhe nuk u largua për asnjë moment nga vija e parë e frontit.
Tani që ai është i varur nga mbështetja e shpejtë e shtetit për ta vazhduar jetën e tij, askush nuk lëviz për t’ia zgjatur dorën e shpëtimit.
I bëj thirrje jo vetëm të gjitha institucioneve përkatëse shëndetësore publike dhe shtetërore por edhe atyre private, që ta ndihmojnë Bislimin urgjentisht dhe pa pengesa e arsyetime banale burokratike.
Sepse Bislimi nuk e ka kthyer shërbimin e tij për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e atdheut të tij në miliona euro.
Pas luftës ai bëri një jetë familjare modeste, të tërhequr dhe dinjitoze dhe ishte gjithmonë një baba shembullor për fëmijët e tij dhe një bashkëshort i dashur për gruan e tij.
Ai nuk ishte kurrë një burrë i fjalëve vetëlavdëruese dhe i tingujve të zëshëm, por gjithmonë një burrë i veprave të mëdha.
Ai gjithashtu dha një kontribut të pamatshëm për lirinë dhe pavarësinë e popullit dhe shtetit boshnjak e kroat.
Prandaj ai është një xhevahir i urës vëllazërore që lidh shqiptarët me boshnjakët dhe kroatët.
Para disa ditësh Kryeministri ynë Albin Kurti e vizitoi atë për t’i shprehur mirënjohje për gjithçka që ka bërë për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për t’i uruar shërim të shpejtë.
Por Bislimi, i cili gjithmonë ka ndihmuar pa hezituar të tjerët në situata emergjente, kishte turp t’i thoshte Albinit se shteti duhet të bëjë kësaj radhe diçka për të.
Sepse për Bislimin është tepër e vështirë të kërkojë ndihmë për vetveten.
Ju lutem ndihmone sa më shpejt të jetë e mundur gjeneralin Bislim Zyrapi dhe shmangne një turp të madh nga institucionet shtetërore.
Albin Kurti :
Mbrëmë, e vizitova Gjeneral Bislim Zyrapin, i cili po e merr veten pas një sulmi në zemër së fundmi, ndërkohë që është në terapi të dializës. Pasi i ka kaluar disa ditë në gjendje kome dhe i intubuar, General Zyrapi është zgjuar duke u kthyer në jetë dhe tani po i përmirësohet shëndeti. Andaj bashkë me zëvendësministrin e mbrojtjes Shemsi Syla dhe këshilltarin politik Hajriz Sejdiu, i uruam të shkuara dhe shërim të plotë e sa më të shpejtë.
Me Gjeneral Bislim Zyrapin jemi takuar disa herë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në ato kohëra të vështira por edhe të lavdishme.
E kujtoj veçanërisht natën e 31 dhjetorit 1998, kur me Gjeneral Zyrapin dhe me luftëtarë e bashkëpunëtorë të tjerë, e patëm pritur bashkë vitin e ri 1999 në Nekovc të Drenasit. Gjeneral Bislim Zyrapi ka qenë Shef i Shtabit Operativ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë një kontribut të çmueshëm gjatë luftës çlirimtare në Kosovë më 1998 dhe 1999. Ndërsa paraprakisht, në gjysmën e parë të viteve ‘90, në Bosnje e Hercegovinë, Bislim Zyrapi ka luftuar edhe atje, si komandant i një njësie speciale gjatë gjithë periudhës gati katër vjeçare të rrethimit të Sarajevës e në mbrojtje të saj.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Lirim, më beso që shkrimet tua i lexoj me ëndje por kësaj radhe për Bislim Zyrapin e paske lënë mangut.
    Bislimi është gradua deri në gradën gjeneral dhe ka mbajtura postet më të rëndësishme në ish UÇK.
    Ai ishte deshmitar i rrejshëm kundër 10 oficerëve madhor¨shqiptar ne ”Vojni Sud u Sarajevu, i K broj 2087, 27 marta 1987, godine:
    1. Agim Mahmetit,
    2. Xhafer Kabashit,
    3. Miftar Zybës,
    4. Shani Dermakut,
    5. Rrahim Ademit,
    6. Xhavit Shaqirit,
    7. Musë Hoxhës,
    8. Xhemë Ademit,
    9. Tahir Mehmetit dhe
    10. Enver Hoxhës.

    Mr. Bislim Zyrapi, është Gjeneralmajor dhe ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ish epror i APJ-së, për të cilin ka shumë dyshime se ishte bashkëpuntor i UDB-së, udbash.
    Çka thotë Agim Mehmeti për Bislim Zyrapin? A ishte Bislim Zyrapi bashkëpunëtor i UDB-së?
    Bislim Zyrapi me profesion ishte ushtarak i “karierës”. Ai kishte të kryer shkollën e mesme në “akademinë” ushtarake (?) në ish Jugosllavi.
    Kolonel Agim Mehmeti, ish Zv. Ministër i Ministrit së Mbrojtes, Kolonel Ahmet Krasniqit për Bislim Zyrapin thotë:
    “… Mē 7 shkurt 1989, nē mēngjes, gjatē revistēs ushtarake qē u bēhej kadetēve, nē pistēn e kazermēs, e vērejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapi, i cili nē cilēsinē e dēshmitarit kishte dēshmuar rrejshēm pēr mua dhe … si “dhuratē” pēr atē dēshmi dhe bashkēpunim me organet e UDB-sē dhe tē sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa tē tjerē, i kishin regjistruar nē akademinē njēvjeçare!… ” Fatkeqēsisht, thotë auori, disa nga kēta persona sot gjenden nē vende tē rēndēsishme tē pushtetit aktual tē Kosovēs, sigurisht, me frikē, por tē kujdesshēm qē tē mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fēlliqur!’ (Libri “E vërteta për FARK-un”, fq. 12.).

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu