ARKIVI:
12 Mars 2025

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Shkrime relevante

Jo- deputetëve militantë, por duhen deputetë meritokratë

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Është për të ardhur keq kur sheh se...

Express Wieczorny Ilustrowany (1928) / Historia e një autografi me vlerë nga Aleksandër Moisiu (4)

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) Shkrimi n°4 i një serie prej 13...

Vjedhja sintetike e votave të mërgatës!

Florim Zeqa Lexues të dashur, më 20 shkurt 2025 ju paralajmërova, se...

Shpërndaj

Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku amerikan u interesua për planet zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Siç thuhet në komunikatën e ZKM-së, Clark vazhdon të mbetet mik dhe përkrahës i popullit dhe shtetit të Kosovës. Clark në takim ishte bashkë me të birine tij.

Në takimin e Kurtit me Clark u diskutua edhe për zhvillimet aktuale rajonale. ZKM shton se, ushtaraku amerikan u interesua për planet zhvillimore të Republikës së Kosovës.

“I shoqëruar nga i biri që i ka përtërirë emrin dhe bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme, ushtaraku amerikan u interesua për planet zhvillimore të Republikës së Kosovës në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në botë. Bashkë diskutuan përparimin që ka shënuar vendi ynë, për zhvillimet aktuale rajonale, dhe për mundësitë e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më tutje, citohet që Kurti e ka falënderuar Clark për kontributin e dhënë për Kosovën.

“Kryeministri Kurti falënderoi gjeneralin Clark për interesimin e vazhdueshëm për vendin tonë, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çka i jemi mirënjohës gjithmonë”, thuhet në njoftim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu