ARKIVI:
26 Mars 2025

Gjenerali Wesley Clark: Qëndrueshmëria dhe e ardhmja ekonomike e Kosovës duhet të shkojnë krah për krah

Shkrime relevante

Bashkejetesa Fetare dhe Kryepeshkopi Johan Pelushi

Pirro Prifti, Tiranë  (( Fjala e mbatjur ne Takimin `Dialogu Nderfetar` ne...

“Lufta me Islamin është e pashmangshme”

Hans Rustad / Document.no  25.03.2025 12:10 Profesor Gad Saad është rritur me Islamin...

A duhet formuar edhe komuna “boshnjake”, sipas kërkesës së Dude Bale?

Gani I. Mehmeti Ditë më parë depuetja me përkatësi boshnjake, Duda Bale,...

Gjenerali Wesley Clark: Qëndrueshmëria dhe e ardhmja ekonomike e Kosovës duhet të shkojnë krah për krah

American Chamber of Commerce in Kosovo Prishtinë, 25 mars 2025 - Oda...

Shpërndaj

American Chamber of Commerce in Kosovo

Prishtinë, 25 mars 2025 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një diskutim virtual me Gjeneralin Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë dhe anëtar nderi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Ky aktivitet u organizua në shënim të 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe 21-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në bashkëbisedimin me drejtorin ekzekutiv të Odës Amerikane, Arian Zeka, Gjenerali Clark tha se Kosova ka një pozicion shumë të rëndësishëm strategjik, duke ofruar paralajmërimet e para për kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Bota po e shikon Kosovën dhe mënyra më e mirë për të forcuar sigurinë e saj është përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, tha Gjenerali Clark.

Duke adresuar rolin e Kosovës në çështjet rajonale dhe globale, gjenerali Clark theksoi rëndësinë themelore të sundimit të ligjit, duke i kërkuar Kosovës që “të jetë krenare për të, ta forcojë atë dhe ta përdorë atë për të ndërtuar besimin e investitorëve”. Ai bëri thirrje për investime në infrastrukturë dhe energji, duke vënë në dukje rezervat e bollshme të linjitit të Kosovës, si dhe duke avokuar për transformimin dixhital të vendit, përmirësimin e sistemeve tatimore, lidhjen në brezin e gjerë të internetit dhe sigurinë kibernetike për të luftuar dezinformimin dhe përmbysjen e jashtme.

Duke folur për përmirësimin e klimës së biznesit, gjenerali Clark inkurajoi Kosovën që të përqafojë bashkëpunimin rajonal me fqinjët si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, madje edhe Serbia, duke theksuar se, “Përfundimisht, Serbia do të duhet të pranojë pavarësinë tuaj dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm”.

Ai gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të Odës Amerikane në këtë rrugëtim si gjeneruese e propozimeve të politikave që nxisin investimet e huaja direkte.

Ai u bëri thirrje liderëve të Kosovës që të ndjekin qeverisjen e pastër, unitetin politik dhe të mbajnë një baraspeshë të fortë ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat. “Vetëm qeveritë nuk mund të nxisin rritjen – ju nevojitet sektori privat, veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe shërbime, ku talenti dhe aftësitë gjuhësore të Kosovës mund të shkëlqejnë.”

Krejt në fund, Gjenerali Clark foli për rëndësinë e kthimit të të rinjve në Kosovë, për të kontribuar me idetë e tyre për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu