ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Gjeniu dhe bubrrimtarët

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Ndoc Bushgjoka, Tropojë
“Asnjë krijues nuk mund të jetë çdo ditë artist. Krijimet e mirëfillta, të pavdekshme, që dalin nga dora e gjenive, seliten vetëm në disa minuta të pakta dhe të rralla frymëzimi.
Historia nuk krijon pareshtur. Në atë “punishte misterioze të të Madhit Zot”, – siç e ka quajtur historinë Gëtja, ka jo pak ngjarje të papërfillshme, ndodhi jete të përditshme. Edhe në histori, njëlloj si në art dhe jetë, çastet e madhërishëm, të pavdekshëm janë të rralllë. Çdo hap që hedh historia kërkon parapërgatitje, çdo ngjarje me peshë piqet në fshehtësi. Në gjirin e miliona njerëzve, që përbëjnë atë që ne quajmë popull, ngjizet gjeniu, mbruhet si i vetëm dhe i papërseritshëm, përgatitet nga miliona e miliona orë, që rrjedhin në boshllëk, në gjithë këtë mizëri orësh është vetëm njëra ajo që mbetet vërtet historike, mbetet ORE YLL E NJEREZIMIT”
STEFAN CVAJG
Mbi tokën e Zotit jetojnë të gjithë. Të lartët mendimtarë, krijues, skalitës të historisë dhe njerëzit e thjeshtë, ata që bubrrojnë me hallet shumë e dertet lumë.
Të parët tregojnë dritën, të dytët, dritën nuk e shohin si rreze hyjnore, por thjesht si rutinë ditore.
Shpesh bubrrimtarët, të lodhur nga përditshmëria, hedhin sytë e shohin hyjnorët.
Shumë prej tyre, frymëzohen nga promethejanët. Ata janë mirënjohës për dritën e pishtarit të tij. Por ka dhe nga ata që të veremosur, mallkojnë Prometheun dhe i kërkojnë Zeusit ta denojë edhe më rëndë vjedhësin e zjarrit.
Llogjikë e bukur kjo e tyre.
Sepse Prometheu ka shkelur ligjin e Olimpit. Kush shkel ligjet e tiranëve duhet të mbërthehet në shkëmb. Pastaj, a nuk qe ai oborrtar i Zeusit? A nuk e pat dekoruar Zeusi disa herë. Mirë ti bëhet. Mosmirënjohësi !
Nemo propheta in patria!
Kështu thuhet se ka thënë Krishti, (Ungjilli sipas Mateut), që ishte i përndjekur në vendlindjen e tij.
“Një profet përbuzet vetëm në vendin e tij, midis të afërmve të tij dhe në shtëpinë e tij”. ka thënë Jezu Krishti (Ungjilli sipas Markut).
A keni dëgjuar se parizienët janë bërë bashkë, demiroll e beqiroll e gur i thatë, për të gremisur Stendalin e Balzakun. Kur dihet se i pari ishte një “rrenacak” që nuk kishte të dytë në botë, dhe i dyti një naiv -skandaloz në çështjet e biznesit.
Por, nota bene, mos harroni: – ” Askush nuk i ka dhënë aq të vërteta botës sa Stendali”, dhe askush nuk e ka zbërthyer e analizuar në detaje shoqërinë njerëzore, si Balzaku.
Kadare dhe turma haxhiqamiliste.
Pas Fan Nolit, Kadareja është gjeniu më i sulmuar në patologun e shoqërisë shqiptare.
Pse? – mund të pyesë gjithkush.
E kush e di.
Pse bien epidemitë?
Pse nuk i kuptojmë fenomenet natyrore?
Në kohën e monizmit e urrenin për vdekje, sigurimsat, policët, oficerët e ushtrisë, shefat e kuadrove, sportelistët e hoteleve, punëtoret anëtarë të partisë. zyrtarët e komiteteve të partisë dhe më lart kupola tërësisht.
Të tërë kishin një argument:
“Eshtë borgjez” !
“Vepra e tij nuk i shërben revolucionit dhe diktaturës së proletariatit”.
“Romanet e tij kanë mungesa të pafalshme ideollogjike”.
“Eshtë Shollohovi shqiptar”. “Manar i perëndimit”, etj etj idiotësi si këto.
Pas viteve nëntëdhjetë e gjithë kjo turmë ekstremiste, u metamorfozua në turmë haxhiqamiliste.
“Kadare armik i islamizmit.”
– “Kadare shkrimtar i oborrit”
– “Kadareja iku nga Shqipëria dhe nuk ka të drejtë të flasë”!
– “Pse nuk ndejti në Shqipëri” ?
– “Pse stigmatizon Haxhi Qamilin dhe nuk sheh traun në syrin e Esat Pashës ?” – pyeste i xeherosur “akademiku” Rexhep Efendi Qosja, autor i teorisë së “identitetit islamik të shqiptarëve”.
– “Kadareja duhet të arrestohet e të denohet” – klithte antishqiptari i vetshpallur turk, Kasem Trebeshina, pasi kishte botuar në regjimin e Millosheviçit, një me nder “roman” me titull “Mekami” ku tallej e perqeshte Princin e Arbërit – Kastriotin dhe Motin e Madh të shqiptarëve.
Ja kështu.
Dhe ne përpëlitemi si i marri në qeli, e nuk kuptojmë se fajin nuk e kanë shkrimtarët tanë, por tiranët dhe gjytyrymtarët që bubrrojnë ne oborret e shkelsave të pashpirt.
Mehmet Shehu në të ashtuquajturen “Vepër” të tij, përqeshte Nolin se ” i biente fyellit në kafenetë e Tiranës”.
Ndërsa Hoxha i matufepsur, pa ju dridhur qerpiku, hidhte pështymen kundër Demiurgut të madh, se Noli “u borgjezua më tepër”, ” mori lloj – lloj ngjyrash”, ” u pajtua me Zogun”, ” nuk e kuptoi luftën tonë Ncional – çlirimtare”, etj etj.
( Shih Enver Hoxha “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re”, faqe 204.)
Mosmirënjohësi cipëplasur !
Mosmirënjohës e cipëplasur janë të gjithë ata që veprat e gjenive, jo vetëm që nuk i lexojnë dhe s’ka se si ti kuptojnë, por i dënojnë pa i njohur fare.
Nisur thjesht nga shpirti i tyre mediokër.
Por, Jezu Krishti fitoi botën, paçka se në vendin e tij e kryqëzuan.
Për të ndriturit nuk ka vend sentenca ” Nemo propheta in patria! “

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu