Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Si populli i vetëm Autokton në Ballkan që e ka një Kryehero të pakrahasueshem dhe papërsëritshëm si Gjergj Kastrioti, për të cilin serbët dhe të gjithë popujt sllavë na kanë aq shumë lakmi, saqë nuk kanë lënë gurë pa lëvizur për ta përvetësuar dhe paraqitur si të tyrin, është turp i pafalshëm për ne si individë dhe kolektiv, që të heshtim para tentimit të disa bashkombasëve tanë të pacipë, për ta kontestuar, baltosur dhe paraqitur si armik të shqiptarëve..
Sidomos kur e kam parasysh faktin se bëhet fjalë për individë dhe politikanë me ndikim të madh në politiken shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë, që marrin miliona euro nga Shërbimet Sekrete Armiqësore, për t’ia prerë kombit shqiptar degën mbi të cilën është ulur.
Respektivisht për ta tjetërsuar asimiluar dhe prishur me kombet dhe shtetet që e kanë çliruar nga tirania, robëria, terrori dhe gjenocidi serb dhe që ia kanë njohur të drejtën për të qenë i lirë, i pavarur dhe i barabartë me kombet fqinje.
Heshtja e politikanëve dhe intelektualëve tanë kyç është në këtë rast e ngjashme me heshtjen e pilotit të aeroplanit, që ka njohuri se në bord ndodhet një pasagjer me telekomandë dhe bombë të kurdisur që mund t’ia çojë në ajër te gjithë pasagjerët së bashku me aeroplanin.
Fakti që ai mund ta shpëtojë vetveten me ndihmën e katapultit dhe parashutit nuk i jep atij të drejtë që të mos bëjë gjithçka që është e mundur dhe pamundur për t’i shpëtuar bashkë-udhëtarët.
Politikanët tanë vendimmarrës duhet ta marrin si shembull veprimin e Kancelarit të ndjerë gjerman Helmut Schmidt kur po mbaheshin Lojërat Olimpike në München.
Pikërisht në këtë kohë terroristët palestinezë për ta tërhequr vëmendjen e opinionit botëror e kindnapuan Kryetarin e Shoqatës së Punëmarrësve gjermanë Hans Martin Schleier.
Helmut Schmidt i pati në këtë rast dy mundësi :
1.Për t’ua plotësuar të gjitha kërkesat terroristëve dhe për ta shpëtuar Hans Martin Schleier
dhe
2. Përmes shpëtimit të Hans Martin Schleier me çmimin e gjunjëzimit dhe dorëzimit të shtetit para terroristëve të pacipë, të dëshmojë se Gjermania është një Banana Republikë.
Mirëpo ai si njëri prej burrshtetasve më të mëdhenjë që kishte populli gjerman, vendosi për ta viktimizuar Hans Martin Schleier dhe në këtë mënyrë shpëtuar dinjitetin e popullit gjerman dhe fytyrën, kredibilitetin dhe autoritetin e shtetit gjerman.
Fillimisht mori shumë kritika nga shoqëria civile dhe e majta ekstreme që bashkëpunonte ngushtë me terroristët palestinezë, por nuk kaloi shumë kohë dhe të gjithë e kuptuan se prej cilit brum ishin të ndërtuar terroristët palestinezë dhe interesat e kujt i përfaqësonin dhe mbronin.
E kuptuan që ishin të ndërtuar prej brumit rusë, kinezë dhe kubanezë dhe që më së paku i përfaqësonin dhe mbronin interesat e popullit palestinezë, e më së shumti interesat e KGB-së ruse, Shërbimit Sekret Kinez dhe atij Kubanez.
E njëri prej atyre që disa vite më vonë e pranoi se kishte gabuar rëndë, ishte ish Ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fisher, i cili është njëri ndër njerëzit dhe politikanët më të merituar për Kosovën.
Pse po e them këtë?
Sepse nëse vetëm një herë të vetme darkon me djallin, ai do të shndërrohet në hijen tënde dhe t’i nuk do të mund të lirohesh kurrë ma prej tij.
Prandaj çdo kompromis dhe lëshim ndaj ofendimit dhe baltosjes së Gjergj Kastriotit, përkatësisht ndaj ofendimit dhe baltosjes se ADN-së sone kombëtare dhe shtetërore, është kapitullim para terroristëve fetarë të cilët duan të na shndërrojnë kolektivisht në bastardë të demonëve beduinë dhe anadollak.
Sepse fyerja dhe baltosja e Gjergj Kastriotit është fyerje dhe baltosje e identitetit tonë kombëtar dhe shtetëror, prandaj duhet të sanksionohet me ligj.
Sepse në këtë rast respektimi i lirisë së mendimit është aq i dëmshëm për ne si individë, komb dhe shtet, saqë nuk ia vlenë barra qiranë.