Përgatiti: Agim Morina, Londër
___
Gjergj Kastrioti SKENDERBEU (6 maj 1405 – 17 janar 1468)
SKANDERBEGU MBAS GOJËDHANASH
Marin SIRDANI
(1926)
PARATHANE.
«Nji popull qi nuk njef kohen e kalueme asht fëmì a i pamend; nji popull qi e perbuzë, asht i bjerrun.»
Tommaseo
DY FJALË LEXUESIT.
Dishiri me avitë edhe ndo ‘i gurë per ndertesen e historìs komëtare më nxiti me u rrekë me vu vrime sa ma të peshueme qi muejta në trajtim të kësajë histori tradicjonare, por per mos me i-a teprue me ta në trup të librit, m’ u duk me udhë me permbledhë qyshë tashti historin e Kastriotëve deri qi mori Skanderbegu sundimin e të parëve, perse nji pershim kohesh e faktesh mjeft i nderlikuem prej shkrimtarëve t’atyne kohëve. Që me at kohë e mbrapa vrimet kanë me u vu ku u perket.
* * *
Kastriotët, mbas gadi të gjithë shkrimtarëve të jetës së Skanderbegut, e mueren emënin prej ndo ’i vendit të quejtun Kastri, ku të parët e tyne xune vend, por mbiemni i parë i tyne duket se kje Mazrek. Historjaku freng Du Cange (Charles du Fresne Du Cange, Historia Byzantyna, familiae Augustae Byzantinae, fq. 270) i pështetun në Flav Komnenin, të parin e kësajë dinasti princore e quen: „Constantinus Castriotus, cognomento Maserechus, Aemathiae et Castriae Princeps”.
Disa shkrimtarë prej giasimit t’emënit „Maserechus“ u rrejten e ngatrruen ket familje me at princore të Nartes „Masaracha“ me të cilen së ká giasë se paten fë talikati këto dý dinastì nder shej veti. Vijn me diejt veç se posë Mazrekut të Shkoders (rranxë Cukalit) ka edhé nji Mazrekë pranë Oparit e nji Mazarakë në Çameri, por këjo shkerpicë zhduket vetvetiu pse Kastriotët u quejten Maserechus e jo Maserecha as Masaracha, e se kjenë të mbajtun prej të gjithë shkrimtarëve per familje gege e jo toske. — Mbas zakonit të herëshem e të shpeshtë nder nè me marrë nji familje emënin prej vendit kahë rrjedhë shifet kjartas se emënin e vjeter Mazrek e paten Kastriotët pse rrjedhëshin prej Mazrekut, në sa emëni i dytë shenjonte fëshatin Kastri ku u venduen mbasi lanë vendin e parë prej kahë ishin dyndë. Sido të jetë kenë puna nder akte zyrtare shifet se qitet m’anesh mbas do vjetëve emëni i herëshem Mazrek e kryetarët e kësajë dinastì perdorin vetem emënin e dytë Kastriot. Barbarich-u (Albania, Roma, 1905, fq. 177) e man të rrjedhëne ket familje prej Mazrekut të Shkodrës, e thotë: „I Castrioti sembrano originari di Maserech villaggio posto sui colli alle falde del monte Zucali….”
Emëni i dytë, Kastriot, per shum shkrimtarë kje shkak m’ e ba ma të terrshme rrjedhen e kësajë dinastì, persé disa fëshate neper Toskni e Gegnì quehen me emen Kaster, Kastri.
Do vu mend se me emen Kaster, Gjytet a Gjytetez e Kala emënohfen disa kështjelle të vjetra, e shumta e rrenueme faret, e prej tyne, dikudiku, mori emen edhé ndo i fëshat qi gjindej aty pari. Mbas giaset të quejtunat Gjytet a Gjytetëz janë ma të herëshmet, e duket se do te jenë metëzat e gjyteteve a kështjelleve ilire a të kohëve para të sundimit rromak, në sa Kastrat u ndreqen prej rromakëve e Kalat a prej Turkut a së pakut u gjeten në kambë per do kohë edhë mbas ardhjes së Turkut. — Populli, kudó gjinden këta rrënime kështjellesh, me gjithësé per kahë duka e madhsija të shumten janë njinji, i thërret me emen qi u mbet qyshë motit.
Kastrat duket se i ndreqen rromakët per sigurim të vromit, sidomos ndermjet të gjyteteve. Prej Lezhje e në Dejë po e xamë, ku endé tashtí populli difton vendin e vromit të herëshem me emen qi i mbet qyshë motit rruga pukë (via publica), rromakët ndertuen nji kaster në shpat ndermjet të Rroboshtës e të Kallmetit, por njeti, neper „Zamiren e Fëshatit“ (kështu diftojnë të moçmit se u quente Zadrima), së paten nevojë per godina të reja per me vendue garnizonet e veta, mbasí duket se ishin endé në kambë kështjellet të quejtuna deri më sod, Gjyteza, në Troshan; Gjyteti, në Nenfëshat; Gjytetëzet, Qygjes e Marnojaj, nen Shitë të Hamelit.
Kështjella e Krujës
Fëshate me emen Kastrìa Kaster, ká edhé sod disa në Shqypnì. — Kastrì, e banorët e tij Kastriot, quhet nji fëshat në Çameri; — Kaster nji katund i vogel në veri të Mirditës afer Drinit; — Kasternjot thirret shpati (ku kundrohen do rrenime të vjetëra) ndermjet të Rroboshtës e të Kallmetit; — Kastrì nji katund në Has; — Kastrat nji bajrak në Malsì të Shkodrës; — Kastri e banorët e tij Kastriot nji katund në Diber; — e Kastria a Fisi i Kastriotit nji fëshat i vogel afer Shtjefënit, në Mat.
Kohëshkruesi i Rraguzës, Pietro Luccari (Annali di Rausa, anno 1605, fq. 86) thërret gabimisht Kastrat, Kastrìn e Hasit e i xen Kastriotët të rrjedhun prej atij vendi: “…la quaí famiglia uscìda Castrati villa nella giurisdizione in As in Albania….“ — Kështu edhé Barbarich-u (v. e ç. fq. 177) Kastrin e Matjes rrehet e e quen Kastrat, e asht mendimit se rrjedha e Kastriotëtve do të jetë prej atij fëshati: „E anche probabile che essa sia originari a dalle attigue terre dei Castrati, tribù (presso Shtjefani) denominata dei Castrioti appunto. Questa famiglia, per non interrotta tradizione, e reputata della stirpe di Giorgio lo Scanderbeg.“ Edhé Thalioczy e lireçek (Vro Zwei Urkunden aus Nordaibanien, botue n’Arkiv fūr Slavische Philologie, vii. 21, Berlin 1889) janë me sa e sa shkrimtarë tjerë mendimit se mbiemëni i Kastriotëve e ka rrajen prej ndo ‘i fëshatit të quejtun Kastrì.
Mjerisht shkrimtarët e herëshem të jetes së Skanderbegut, të cilt muejshin letasi me diejt rrjedhen e familjes së Kastriotëve, kallxojnë vetem vendin e sundimit t’asajë familje, a i bienë per shkurti tuj thanë si Barleci (Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis, Veneti 1504, L. 1., fq. 1) se ishte nji familje Matjane; auctores gentis Castriotae ex Aemathia nobili ortu fluxisse, imperitasseque pari gloria, fortunaque in Epiro “; e si Lavardin (Iaques De Lavardin, Histoire de Georges Castriot, surnommë Scanderbeg, Roy d’Albanie, Paris 1576; L. I, k. I, fq. 5): „Les autheurs de 1a lignée des Castriots, tirent leur noble source d’Aemathiae….“ Mendimi i pergjithët të thuesh pra asht se famiíja Kastriote ishte Matjane e se mbiemënin e mirrte prej ndo i vendit të quejtun Kaster, por se prej të cilit vend në Mat, e prej të cilës Kaster nuk e çekin, prandej kjo çashtje mbetë per t’u shqertue. Sa pse nuk do të kupëtohet me emen Kastrì, Kosturí, mirret me mend vetvetiu, haj pse ky fëshat ka nji ndermjetsi të madhe me Mat, haj pse dera e Kastriotëve së ka giasë s’e pat kurr në dorë, por aq ma me pak arsye kishte me u xanë Kastri i Matës, i cili s’kje veç nji fis i vogel i gjytetit të Shtjefënit, i ardhun prej Kastriet të Dibers (fëshat qi gjindet ndermjet katundit të Suhodolit e Drinit) në kohë të Skanderbegut, të quejtun edhe tashti Kastriot a Fisi i Kastriotit.
Stema e Kastriotëve
Së ka fè dyshimi se sundimi i zakonshem i Kastriotëve ishte qyshë n’e parë Matja e nji pjesë Dibre e quejtun me emen të vendit ma me randësi, herë Kastri herë Humenesh (katund dibre periej Qjellnen), per ndryshej kot u nenshkronte Konstantin Kastrioti „Aemathiae et Castriae Princeps”, e Gjon Kastrioti, i ati i Skanderbegu, si dishmoinë Anominët e Dimiter Frengu „Principe di Ematia e Vunienestia,” po së deshten me shenjue se posë Matjes sundimi i tyne u shtrinte edhe në nji pjesë Dibre. Mbas dishmive të paraqituna deri këtu çashtja e rrjedhës së Kastriotëve kishte me marrë fund mbas të gjitha giasëve në ket mënyrë. — Mbasí gadi të gjithë shkrimtarete herëshem e xanë familjen Kastriote per Matjane, e Matjanët qi djalë mbas djali mbahen fis me Skanderbegun xehen t’ardhun prej Kastriet të Dibres, fëshat qi u mbajtë perherë besnik me at derë princore qi ishte nera e atij vendi, mund të thohet gadi me sigurì se familja Kastriote e mori mbiemënin prej atij vendi, e mbiemëni Mazreku e jo Mazreka as Mazaraka do të shenjonte fisin prej kahë kishin dalë qyshë motit të parët e tyne.
* * *
Legjenda e slavsis së Kastriotëve mbas Pisko (Iulius Ernest Pisko, Scanderbeg, Historische Studie, Wien, 1894, fq. 7) e Fallmerayr (Dr. Jakob Phillip Fallmerayr, Das Albanische Element in Griechenland, Múnchen 1866, vell. 9, fq. 4) e ká rrajen te Princesha Vojsava e Pologut me të cilen u martue Gjon Kastrioti, e Thalloczy e Jireçek (Vr. Zwei Urkunden aus Nordalbanien) e xanë shqimit përralle slavsin e Kastriotëve. — Verte po t’ishte kenë slave këjo familje ku kishte muejtë nji derë princore e vogel me i-u impozue sa dyerve të vjetra shqyptare shi mbas mënìs qi kishte shkaktue dominacjoni slav i sa vjetëve, e si ishte nalë pa e çekë ket dangë Gjon Muzhaka (Historia e Genealogia della Casa Musachia scritta da Giovanni Musachio despoto d Epiro, ai suoi figli nel 1510, botueprej Charles Hopf në vepëren e tij, Chroniques Greco-Romanes, Berlin, 1873) i cili mëzi që pret me skreditue at familje? Po a s’i shkruente Skanderbegu vetë princit të Tarantit: — „Tu non conosci i miei albanesi, noi discendiamo dagli epiroti, che diedero per vincitore dei romani Pirro, noi discendiamo dai macedoni che diedero all india, il vincitore Alessandro.” Pra, shifet kjartas, se Skanderbegu vehten e shqyptarët i mbante të njaj rodi, per ndryshej muejtëte me u shprehë në nji mënyrë tjeter pa pasë nevojë me mohue rodin e vet slav.
* * *
Ma i pari e kësajë familje, si u çek edhé sypri, permendet Konstantin Kastrioti, i cili kje nji nder sa zotnì shqyptarë qi mbas vdekës së Stefan Dushanit, Carit të Serbìs, 1355, u deklaruen dukë në veti. — „Constantinus Castriotus, cognomento Maserechus, Aemathiae et Castriae Princeps, vel Dominus, mernoratur a Flavio Comneno, qui eum obiisse ait anno MCCCXC.” (Vr. Du Cange, v. e ç. fq. 270); Ky mbas do vjetësh sundimit ishte i perzanun bashkë me Princ Prodan Dukagjinin në vjetë 1368 prej Balshajve (familje shqyptare e rrjedhëne prej Balshet, gjytet i vjeter mbi Rrjodhë) të cilt shkonshin per ditë tuj e zgja ma fort sunimin o vet neper Shqypnì; e xanë vend në Vlonë, Prodani u emënue prej princit bullgar Aleksander Komnen Asenit, Vojvodë, e Kastrioti kapidan i Kaninës (Hopf. v. e ç. fq. 533). Disa shkrimtarë u hutuen tuj xanë nji farë Branillo e Kastriotin si t’ishin nji vehtje, pa peshue mirë aktet të cilat i dajnë si dy nierz të veçuem njenin prej tjetërit (Vr. Thalloczy e Iireçek, Zwei Urkunden aus Nordalbanien). Se sa ngiati mergimi i këtyne të dyve nuk mund të caktohet, per mungesë dokumentash, por sigurisht rreth vjetëve 1372-1385 Konstantin Kastrioti e Prodan Dukagjini kishin këthye, së dihet a me të mirë a me të keq, e marrë prapë sundimin e vendeve të veta.
Në vjetë 1389, në luftë të Kosovës, Gjergj Kastrioti, i biri i Kostantin Kastriotít, merr pjesë me nji ushtri shqyptare, edhé, si princ aleat (besëlidhun) i kryqtaris, ban proponime në këshillin e luftës; por në kohen e Sulltan Bajazidit I, me 1394-1396, Turqt i-a rrembyen pricnin e i mbeten vetem dý fëshate mjedis të Matjes e Dibres, Sinja e Gardhi i Poshtem. Gjon Muzhaka gjyshin e Skanderbegut e quen Pál: „Sappiate com’ l’avo del Signor Scanderbeg se chiamo Signor Paulo Castrioto, e non hebbe piú de d u e casali nominatí Signa e Gardi-ipostesi; e de questo Signor Paulo naque il Signor Giovanni Castrioto, lo quale se fece Signor della Matia, e de questo naque il Signor Scanderbeg.“ (Hopf, v. e ç. fq. 301). Ky emen Pál i Gjon Muzhakes,e tjetëri Gjergji André Komnen Engjellit e i Du Cange të bajnë me mendue se a pat dy emëna Gjergj Pál, a se kjenë dy vllazen të cilt sunduen njeni mbas tjetëri. Sa pse nuk kje si thotë Hahn (Reise, Denkschrifien, vëll. 16> fq. 115 121), i ati i Gjon Kastriotit, a si thotë Hopf (v. e ç. fq. 533) i vllau i tij, nji farë Konstantinit, i cili u martue me Helenen, të bijn e Karl Topís, qi sundovi Kruen rretii vjetëve 1395-1401, së ká fë dyshimi, perse ky Kostantin kje ì biri i Gjergjit I Balshës, e u vra në Durcë prej Venecjanëve, nuk dihet si e persé, në vjetë 1402 (Vr. Zwei Ur kunden aus Nordalbanien) tuj mos lanë trashigimtarë mbas veti. — Sido të jetë kenë puna, i biri i Gjergj a i Pál Kastriotit, Gjoni, në vjetë 1402, mbasi u muejtë Sulltan Bajazidi I prej Timurlengut, e zgjani sundimin e vet edhé në Mat e Humenesh, e u martue me princeshen Vojzë (Vojzë e jo Vojsavë u quente prej Shqyptarëve, Vr.P.II.k.II, § III) Tribalden, të bijën e princit të Pologut (krahinë ndermjet të Gostivarit e Shkupit), derë princore shqyptare e rrjedhëne mbas André Flav Komnen Engjellit prej familjes Muzhaka (Hopf, v. e ç. fq. 308) e si dishmon Gjon Muzhaka, nji princ shqyptár i kësajë dere me titullin Maròhese di Tripalda, rrnonte n’ Itali mbas vdekës së Skanderbegut, e ishte i fisit të Muzhakajve (Hopf, v. e ç. fq. 301).
Gjon Kastriotit i fali Zot’ ynë me Vojzen pesë vajza, Maren, Ulajken, Gjelinen (Angelina), Iellen e Mamicen; edhé kater djelm, Stanishin, Repozin, Kostantinin e Gjergjin. Të kater vajzat e para i martovi me princat aleat: Maren me Stefan Cemoviq, princin e Xedës; Ulajken me Gjin Muzaken, princin e Gorës; Angjelinen me Vladan Arjanit Komnen Golemin, princin e Çermenikës; Jellen me Pál Shtrez Balshen, princin e lallís (krahinë ndermjet Lezhes e Krues e quejtun atëherë edhé Misì). Mamica u martue me Muzhakë Topìn, mbasi u këthye Skanderbegu në Shqypnì. Se si e kur ra në dorë të Gjon Kastriotit Kruja me rrethe, e a prej Topiave a prej Turkut, nuk mund të caktohet me sigurl, por të gjithë kohëshkruest e atyne koheve pajtojnë me Luccarin (v. e ç. fq. 86) tuj e titullue „Signor di Crui“. Duket veç se mbasi Kont Nikitë Topia, princ i Vlonës, mori sundimin e Krues, e vdiq në vjëtë 1415, kur Turku pushtovi per heren e dytë at gjytet, Gjon Kastrioti rreth vjetëve 1415-1420 u-a rrembeu, e ky kje ndoshta shkaku qi shtyni Sulltan Muratin e II me i deklarue luftë në vjetë 1411.
Po nuk ishte këjo e para luftë ndermjet të Gjon Kastriotit e fe Turkut, pse ato ngiaten që me 1407 e deri me 1430, edhé të pakten trì herë kje thye e shterngue me ba pagjë me qyshke të randa. Me gjithëse qyshket e këtyne trì pagjëve nuk dihen veç e veç, pergjithsisht kjenë këto:
1) T’i epte Sulltanit të kater të bijt si peng besnikije, e aj t’i rritëte në fèn e krishtenë, e nji nder ta, mbas vdekës së Gjon Kastriotit, t’a lironte me shkue me marrë sundimin e princnìs;
2) të hiqëte dorë shqimit prej kështjellit të Sfetigradit (Gjytetit Shenjt);
3) t’i lironte Dibren e Poshtëme e Dibren e Siperme me disa tagre vetëqeverimi;
4) të kishin aleancë ofenzive e defenzive, mbas së cilës Gjon Kastriotit i duhej me i çue ndimë në çëdo luftë qi kishte me fëqij;
5) t’a njifte Sulltanin si kryezot e t’i pagonte haraç. — Të tri qyshket e para e të pesëten i dimë prej Barlecit, të katerten na e thotë Laoniku. Mbrenda këtyne vjetëve Gjon Kastrioti herë bante aleancë me Republiken e Venedikut, herë me at të Rraguzës, herë njifte Sulltanin si Kryezot edhé i pagonte haraç (Barleci, v. e ç, L. II, fq. 33).
Marin BARLETI – “Historia e jetës dhe veprave të Skenderbeut, princ i Epirit”
Me 1410, bajlozi i tij në Venedik lajmonte Senatìn se zotnija i tij u ngushtue prej Turqve me u dhanë të birin në peng: “Ipsum esse astrictum a Turchis et habere propriumnatum in obsidem apudeos.” Që me at kòhë e deri në vjetë 1421 nder akte zyrtare mungon emëni i Stanishit e permenden të tre të bijt tjerë të Gjon Kastriotit, po me 1431 i kishte në Mat rreth vetit të kater të bijt (Vr. Zwei Urkunden aus Nordalbanien). Prej kësajë shifet kjartas, se Stanishi, si djalë i parë, u dha peng, e mbas do kohe në nji mëhyrë a nji tjeter u këthye në vendleje, edhé se deri me 21 Shtatuer të vjetit 1421 Gjergji s’ishte dhanë ené peng Turkut. N’at vjetë Sulltan Murati, mbas rrethimit të Belgradit, pershkovi me ushtërì turke e plaçkiti princnìn e Kastriotit e t’Arjanitit e i shterngovi me i ndimue me ushtërì e m’e njoftë si kryezot, e Gjonit i-u desht me i dhanë peng të kater të bijt; —„Interea Ivanes victus ibat in januas regis, eumque sequebatur quocumque cum copi is militatum abiisse.” (Laonicus Chalcocondylas, Corpus Scriptorum Historiae Byzantinae, Bonn 1943, L. V, fq. 149). Asht per t’u vu oroe se shkrimtarët e jetës së Skanderbegut nuk perkojnë shqimit ne per vjeten e tëlemit të tij ne per kohen qi u dha peng. Barleci (L. I, fq. 2) thotë: „Vix dum enim nonum attigerat annum.” Dimiter Frengu (Gli Illustri e Gloriosi Gesti e Vittoriose Imprese, fátte contra Turchi, dal Signor Don Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d7 Epiro, k. I, fq. 2): „Ancora fanciullo d’otto anni;” e kështu tetëvjeçar e xen Anonimi Venecjan (Commentario de le Cose di Scanderbeg, Venedik, 1539) e Anonimi i Sansovino-s (I Fatti Illustri del Signor Giorgio Scanderbegh, veper e botueme në historin e Francesco Sansovino-s — Historia Universale dell’ Origine et Imperio de Turchi, Venedik, 1564), po Gjon Muzhaka (Hopf. fq. 274) difton vetem se ishte i vogel:
„Questo (Scanderbeg) l’havea donato il padre al detto Amuratt con due altri fratelli tutti piocoli; li due morsero”. Mbas disave Gjon Kastrioti i dha peng të kater të bijt Sulltan Mehmetit të I, mbas tjerëve Sulltan Muratit të II Gjergjin me dy vllazen, të gjithë të vogjel. E verteta asht, si mund të shifet edhé prej vrimeve të çekuna sypri, se Skanderbegu me vllazen në vjetë 1421, e jo perpara, u dha peng Sulltan Muratit të II, e atëherë tuj kenë nandvjeçar do të kishte lë në vjetë 1412.
Sa pse u dha peng Skanderbegu vetë i treti a vetë i katerti vlla, mirret me mend letas, mbasí që më at vjetë e mbrapa Gjon Kastrioti nder të gjithá aktet zyrtare dishmohet fíllakat vetem. Duket faqeza, se disa shkrimtarë i hutoi puna é Repòzit, djalit të dytë të Gjon Kastriotit, i cili, si dishmon Barleci, u martuë n’Adriene me ‘i Turkinë, me të të cilen i fali Zot’ ynë nji djalë, qi i-a njiten emënín Hamz, por i pendue per at faj hìku e u ba mungar në mal Sinaj, ku bani nji jetë shejte e ashtu vdiq. Edhé Gjon Muzhaka (Hopf, fq. 295) punen e Repozit e bjen kështu: „Repossio predetto fú huomo de santa vita e se n’ando al monte Sinai e si fé frate e li morse.” Ky kje shkaku qi punen e Repozit s’e xuni ma kush në gojë, kështu qi verté Skanderbegu me dy vllazen rritej para syve të Sulltanit e tjetërin e bane në sedije.
Në vjetë 1430, Izak Pasha, valija i Shkupit, mbas njaj luftet të nisëne në Prillë, në filim të Qershorit kishte pushtue shqimit princnìn e Gjon Kastriotit, e ba rrafsh per tokë kater kështjelle të tijat, edhé në dý tjera vu garnizonet turke. Me 3 të Qershorit t’asaje vjetë Senati i Raguzës lajmonte bajlozin e vet në Boznje: „Di nove quasi dice, el Turco aver tolto tutte le fortese a Iuan Castrioti e quelle aver ruinate, excetto due, e qual a posto in man a guardia di Turchi, e la contrada aver renduta a Iuan, salvo alcuna particela data a Isach.“
Barleci difton se kështjellet e Gjon Kastriotit íshin n’at kohë Kruja, Petrela, Petralba (Guri i Bardhë), Steluzi e Sfetigradi (kështjell pranë fëshatit Kerçishtë, në veri-prendim të Dibrës, i quejtun prej vendasve deri në sod „Kalaja e Skanderbegut” ase “Qyteti shenjt”), e i gjashti Biemmi thotë se ishte Tornaçi. Në ket sera ushtërija turke u shtri edhé në Dejë e në Dukagjin, por së vonuen e a me godi a me kryengritje nuk dihet, u shliruën, gjithnjí lufta së prani gjithkahë deri në vjetë 1434, kurë Shqypnija mbarë mund t’u thonte se kishte ra në dorë të Turkut, posë gjyteteve Shkodra, Durci, Lezhja, Ulqini, Tivari e Drishti, të cilat që me vjetë 1422 ishin nen sundim të Republikës së Venedikut, e nji copë e vogel e Shqypnis së Verit, afer lumit të Moraçës, e cila u sundonte prej nji princit shqyptar të quejtun Shtjëfen Maramonti a Cernoviqi (kushrij i largët i Balshajve, trashigues i tyne në Mal të Zì).
Por këjo robní e mjerë nuk ngiati teper shum, pse Arjanit Komneni, princi i Kaninës, i cili gjindej nen vrejtje te Sulltani që me 1428, i marrun vesht tne krenët e Tosknìs hiku, e bashkue me ta, u çue peshë i madh e i vogel e qiten Turkun jashtë rreth vjetëve 1435-1438 (Laonicus, L. V, fq. 251). Në ket rasë Gjon Kastrioti s’i-a pa giasen njaj kryengritje, prandej s’u ndie per së gjalli, gjithnji perpjekjet me shtete të krishtena vazhdonshin, e me 10 Korrik, 1439, të bijt e tij, të cilt ishin muhamedana, kjenë pranue per gjytetarë nderit prej Senatit të Raguzës; duket veç mbas sigurimit qi u epte aj se atá ishin muhamedana prej nevojet, por me zemer ishin të krishtenë e dishëfonshin me gjetë rasen e me hikë. Në vendim emëni i Gjergj Kastriotit asht i shkruem, edhé mandej i prishun, ndoshta perse s’mund t’i besonshin mbasí si kryekomandar turku bante rrenime nder dhena të krishtena (Vr. Zwei Urkunden aus Nordalbanien). Deri në vjetë 1442 Gjon Kastrioti permendet nder arkiva të Raguzës e të Venedikut e Dimiter Frengu me Anonimët vdeken e tij e venë nji vjetë para luftës së Nishit, e cila ndolli në vjetë 1442; e këjo ka giasë se asht vjeta e vertetë e vdekës së tij. Marrë vesht Sulltan Murati i II vdeken e Gjon Kastriotit, në vend qi me dergue nji djalë të tij me marrë trashigimin, mbas fjalës qi kishin pasë, i urdhnoi me pabesì Hasan Beg Verxhesdës, njaj shqyptarit rinegat, me pushtue n’emen të birve të Gjon Kastriotit mbarë princnín e tij, e me vendue nder të gjitha kështjellet garnizone turke, e të dergonte Princeshen Vojzë me të bijën Mamicen në nji vend të vogel në Mat, tuj shenjue aq të marrna sa të muejtte me jetue me nerë, si i perkitëte.
(…)
Dukej se tuj pasë pri perherë ora para sa kje në robní, i kishte hi neper palc ajo mënyrë jete, e punen e Shqypnis e kishte qitë krejt mbas shpinet. Ky kje shkaku qi Sulltani e dergonte në krye t’ushtrís turke kudó, pa pasë fè dyshimi per te. Mbas Biemmi-t (v. e ç., L. I, fq. 9-19) sa kje në sherbim të Sulltanit u da në shej në njekëto punë: Kurë mbushi të tetëmbdhetëten vjetë kje ba Sanxhak; pa kalue t’i zetepesëten mbyti në dyluftim Tartarin e dy Persjanë, të cilt i qitëshin dyluftim mbarë ushtërìs otomane; — dergue në Misje (Serbi e Bulgari) thevi keqas Dhespotin Iuro Vucovicchin; — e mbushë të dyzetetetëten vjetë këthevi në vendleje. Thohet se kje i pari qi nguli flamurin e osmanllis në Jemen.
Këtu e mbrapa, si u tha edhé sypri, vrimet historike kanë me u vu ku u perket, e janë të xjerrëne zakonisht prej Biemmi-t, haj pse ky asht i pështetun në Tivarasin, jetë-shkruesin ma të vjetërin e Skanderbegut, haj pse xehet nji nder shkrimtarë ma të pa-andëshem e kritikë; por per kahë datat, edhé ky, si të gjithë shkrimtarët e herëshem të jetës së Skanderbegut, shpesh gabohet, prandej duen marrë me reservë.
(Pjesë nga Marin Sirdani, “Skanderbegu mbas gojëdhanash”, Shkodër, Shtypshkroja Franciskane 1926)
Përgatiti për publikim: A.M.
Marin SIRDANI: “SKANDERBEGU VEHTEN E SHQYPTARËT I MBANTE TË NJAJ RODI”
“Legjenda e slavsis së Kastriotëve mbas Pisko (Iulius Ernest Pisko, Scanderbeg, Historische Studie, Wien, 1894, fq. 7) e Fallmerayr (Dr. Jakob Phillip Fallmerayr, Das Albanische Element in Griechenland, Múnchen 1866, vell. 9, fq. 4) e ká rrajen te Princesha Vojsava e Pologut me të cilen u martue Gjon Kastrioti, e Thalloczy e Jireçek (Vr. Zwei Urkunden aus Nordalbanien) e xanë shqimit përralle slavsin e Kastriotëve.
— Verte po t’ishte kenë slave këjo familje ku kishte muejtë nji derë princore e vogel me i-u impozue sa dyerve të vjetra shqyptare shi mbas mënìs qi kishte shkaktue dominacjoni slav i sa vjetëve, e si ishte nalë pa e çekë ket dangë Gjon Muzhaka (Historia e Genealogia della Casa Musachia scritta da Giovanni Musachio despoto d Epiro, ai suoi figli nel 1510, botueprej Charles Hopf në vepëren e tij, Chroniques Greco-Romanes, Berlin, 1873) i cili mëzi që pret me skreditue at familje? Po a s’i shkruente Skanderbegu vetë princit të Tarantit:
— „Tu non conosci i miei albanesi, noi discendiamo dagli epiroti, che diedero per vincitore dei romani Pirro, noi discendiamo dai macedoni che diedero all india, il vincitore Alessandro.”
Pra, shifet kjartas, se Skanderbegu vehten e shqyptarët i mbante të njaj rodi, per ndryshej muejtëte me u shprehë në nji mënyrë tjeter pa pasë nevojë me mohue rodin e vet slav.”