ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Gjithnjë akuale: Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i kërkon falje për “vonesën” Sulltan Mehmet Fatihut, shkatërruesit të Shkodrës…!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Drini.us
___
Ky që e përkujton Sulltan Mehmet Fatihun-të tmerrshmin, para të cilit «kasapi i Ballkanit»-Slobodan Milosheviq, do të dilte «një kasap i vogël», quhet Muhamed B. Sytari, myftiu i Myftinisë së Shkodrës. Nëna e tij ka qenë aktore e humorit, katolike nga Shkodra. Edhe ajo është islamizue. Myftiu i Shkodrës e pati kërcënuar para disa vitesh policinë shqiptare, kur i pati arrestue disa persona që donin të banin akt terrorist islamik ne ndeshjen Shqipëri-Izrael, që u luajt në Shkodër.
Ky pati thanë që policia shqiptare «po i shqetëson myslimanët». Se Muslimanët nuk duhet penguar kur planifikojnë akte terroriste. Ish-Presidenti Ilir Meta, e pati lavdëruat Muhamed Sytarin se «është person që punon për tolerancën fetare».
Neoosmanliu Muhamed Sytari, Sulltan Mehmet Fatihut, shkaterruesit të Shkodrës deri në themel dhe të një varg qytetesh shqiptare, vrasësit dhe dëbuesit të madh të shqiptarëve nga Shkodra dhe jo vetëm prej saj, në fund, si Musliman, i kerkoj falje në këtë mënyrë:
Muhamed Sytari
«Më fal për vonesën, Sulltani im..!
29/05/2016

29 maj 1453. Kjo është një ditë përkujtimore. Shënon marrjen e Kostandinopjës nga Sulltan Mehmet Fatihu, i biri i Sulltan Muradit të 2-të. I teti sulltan i hilafetit tonë osman, Hilafetit të shqiptarëve!

Ai ishte një djalë i ri, i edukuar dhe i stërvitur me një edukatë dhe moral të lartë, me dije dhe parime të shëndosha, që nuk tjetërsohen për asnjë situatë, njeri a rrethanë. Ishte dhe mbeti model për rininë tonë, rininë që duan t’ia vrasin shpirtin, identitetin, shembullin, moralin, frymën, emocionin, parimin, vlerën, të shenjtën, dritën, udhën, busullën, vetë Jetën!

U ndala pak te kjo datë dhe u riktheva në histori, për të lexuar trajtimin e jomuslimanëve në shtetin tonë islam, (shtetin e muslimanëve). Është mbinjerëzor, i papërsëritshëm. Ku e merr, sikur qeveritë tona laiko-selektive, të na trajtonin ne muslimanëve mbi 70% (pa tëmth e të përgjumur), të kësaj shoqërie, siç trajtoheshin (dhe trajtohen) të drejtat e ehli-kitabëve në Islam.

Ja, Osmanët, në gjurmë të parimeve dhe mësimeve të patjetërsueshme të Kur’anit dhe Hz. Muhammedit (a.s), për të cilët thuhet se: “Sulltani u dha liri të krishterëve për të mbajtur simbolet e tyre fetare dhe të drejtën e zgjedhjes së udhëheqësve të tyre fetar, të cilët kishin të drejtë të gjykonin në çështjet qytetare… Shfaqja e faljes dhe tolerancës nga ana e sulltanit Mehmet Fatihut ndaj të krishterëve të Kostandinopojës, nuk ishte tjetër veçse shtytje nga zbatimi i sinqertë i Islamit Madhështor…”.

[Historianët e perandorisë osmane vërtetojnë se me adhjen e Sulltan Fatihut në Stamboll, u paraqit shembulli i tolerancës islame. Ai menjëherë e ripërtëriu patriarkanën bizantine, i ktheu lirinë dhe pavarësinë kishës lindore. Fermani i Sulltan Fatihut mbi të drejtat e njeriut shkruar më 28 maj 1463, në Millodrazh, i cili llogaritet si njëri ndër dokumentet më të vjetra mbi të drejtat e njeriut, thotë: “Unë Fatih Sulltan Hani shpall para të gjithë botës se françeskanët e Bosnjës, për të cilët del ky ferman, janë nën mbrojtjen time dhe urdhëroj: As njerëzit, emrat e të cilëve shpallen këtu dhe as kishat e tyre të mos shqetësohen e të mos dëmtohen. Le të jetojnë në paqe e të qetë brenda Perandorisë sime…”].

Prandaj, me të drejtë, edhe jomuslimanët objektivë në kërkimet dhe studimet e tyre mbi Islamin, kanë vërtetuar në vazhdimësi këto vërtetësi. Në revistën “Zani i Naltë”, 1924, shënohet edhe ky rast: [Në një mbledhje qi u ba në Londrë nën kryesin e Lord Venterten dijetari i famshëm ingjliz Ser Tomas Ernoldi mbajti një fjal mbi muslimanët. Këtu fjalimin e Ser Ernoldit po i u a paraqesim me shkurtim: “Ju shënoj se Islamizma s’asht një fé vetëm, si një dogmë krejt teologjike, por asht nji fee krejt shoqnore me regullat të plota sociale. Me ket spirit sociale qi ka, islamizma asht një faktor i madh i qytetnimit…”].

I shkrova këta rreshta, edhe si për t’i thënë Sulltanit tim: Më fal për vonesën në përkujtimin e kësaj date të shenjtë, edhe për vetë Evropën, por edhe si një përgjigje sipërfaqësore për pyetjen e dikujt, se përse në vende të ndryshme të perëndimit, xhamitë janë pa minare, (me përjashtime të vogla, të kushtëzuara), ndërkohë që kampanelet e kishave dhe kryqet e tyre shpojnë qiejt e Sirisë, Jordanisë, Libanit, Palestinës, Turqisë, Indonezisë e shumë e shumë vendeve islame, ku ka të krishterë, pa asnjë paragjykim a ngushtim..?!

Paqja dhe bekimet e të Madhëruarit qofshin mbi ty, i Madhi Sulltani ynë, Mehmet Fatih..!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 29 maj 2016» 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu