Ne foto eshte Gjok Martini, pas arritjes në Detroid të SHBA-së
Nga Nafi Çegrani
Refleksione
( UDB-a dhe KOS-i jugosllav e survejonin edhe në Amerikë dhe ia kishin hapur dosien DL për PO me shifrën „Montenegro“ !)
Aktualisht në zonat me popullsi më të madhe e amerikanëve me prejardhje shqiptare janë New York City, Detroit, Boston, Chicago, Connecticut, dhe New Jersey.
Ndër vite, popullsia shqiptare në SHBA është përqëndruar kryesisht në disa vende. 62,000 shqiptaro-amerikanë janë të vendosur në New York – dhe përbëjnë komunitetin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Rreth 43,700 jetojnë në Michigan – 22,200 në Masachusetts – 16,800 në Illinois dhe rreth 16,000 jetojnë në Connecticut, sipas një studimi të Universitetit të Oxford mbi diasporën shqiptare në Amerikë.
Mes organizatash të ndryshme të formuara nga shqiptarët në Amerikë, e para ishte ajo e “Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan” që edhe sot drejtohet nga anëtarë historik të diasporës shqiptare dhe ka si mision kryesor lobimin për shqiptarët dhe promovimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan.Këto aktivitete ishin preokupim edhe të patriotit dhe veprimtarit atdhedashës Gjokë Martinit.
Malësia në Mal të Zi, prej nga i ka rrënjët edhe Gjokë Martini, është ndër rajonet me shumicë shqiptare që ka njohur ritme të larta emigrimi. Kjo prirje, sipas demografëve pasqyrohet në faktin se dy herë më shumë se popullata aktuale e zonës, jetojnë në mërgim, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas analistëve ka një numër faktorësh për këtë emigrim, por dominojnë shkaqet ekonomike, papunësia dhe ato politike.
***
Pas luftërave ballkanike, në përbërje të Malit të Zi kanë hyrë treva të reja të banuara me shqiptarë. Mali i Zi atëherë ka fituar një pjesë të Malësisë , gjëgjësisht Hotin dhe Grudën, me Tuzin si qendër, Anën e Malit , Plavën, Gucinë, Krajën, ,Rugovën , Pozita e shqiptarëve do të përmirësohet disi në Jugosllavinë e Titos . Në mesin e shekullit XX, në Mal të Zi kanë banaur rreth 20,000 shqiptarë, ndërsa numri i tyre do të rritet deri në fund të atij shekulli. Nga fundi i shekullit XX numri i shqiptarëve ka filluar të bie si pasojë e migrimeve …
Shqiptarët në Mal të Zi janë të përhapur në pjesët juglindore dhe lindore të vendit.Komuna e Ulqinit , e përbërë nga Ulqini me rrethinë dhe Ana Malit . Por, shqiptarët janë shumicë sidomos në Malësi (ku bën pjesë Hoti , Gruda dhe Koja ), që i takojnë territorit të Komunës së Tuzit. Gjithashtu një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në trevat e Plavës, Gucisë , Krajës dhe Rozhajës .
***
Gjokë Martini lindi në Velipojë, por rrënjën e ka nga Malsia !
Ai qysh herët kishte menduar se duhej të bënte diçka për vendin nga i kishte rrënjët Trungu i tij familjar, pra ishte i lidhur ngushtë me fatin e Malësisë.Sidomos me emigrimin e tij në Amerikë, e vetmja brengë malli dhe fati ishte ajo e trevave shqiptare në Mal të Zi, e popullit shqiptarë gjetiu, e sidomos për fatin e Kosovës… Andaj gjitha demonstratat që organizoheshin në SHBA, si në Njujork, Uashington, Dretoit, Boston etj. përbënin si ngjarje për thirrjen e ndërgjegjjes së çdo shqiptari të ndershëm, të çohej në këmbë , që shqiptarët ta merrnin fatin në duart e veta dhe të bëheshin të paktën të barabartë me kombet tjera që jetonin në Federatën Jugosllave.
Ngjarjet të cilat pasuan demostratat ku merrte shpesh pjesë edhe vetë Gjoka në ballë, pasi, siç ceka edhe më herët, çështja shqiptare në Mal të Zi në Jugosllavi, u bënë brengë e madhe, duke i vë vetes detyrë të gjente forma dhe mënyra për të treguar se edhe shqiptarët në Mal të Zi trajtoheshin njëlloj si ata në Kosovë, pavarësisht se regjimi përmes disa “shpirtshiturve” nga këto treva tentonte t’i paraqiste shqiptarët në Mal të Zi të ndryshëm nga ata të Kosovës. Gjoja shqiptarët e këtyre trevave ishin besnik ndaj regjimit dhe përkrahës të “vëllazërim-bashkimit” jugosllav apo siç i quanin ata “shqiptarë të ndershëm”, të cilët në atë kohë bashkëpunonin me Shërbimet e sigurimit jugosllav sië ishin SJM, UDB-a dhe KOS-i. E tërë kjo kishte sjell edhe zhgënjimin te një numër i madh të shqiptarëve në Mal të Zi.
Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjok Martini, mbetet legjendë , histori dhe rrëfim më vete për gjeneratat që vijnë ! Ai që i ri në Amerikë ndiqej nga UDB-a dhe KOS-i jugosllav, si veprimtar i kauzës kombëtare dhe hero lufte për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe gjetiu, sidomos rreth pavarsisë së Kosovës. UDB-a e Beogradit atë kohë në marrëveshje me SDB n Titograd ( tash Podgoricë) kishin hap një dosie personale për përpunim operativ me shifrën: „Montenegro“. Tanimë ishin angazhuar gjitha Shërbimet informative jugosllave, në veçanti ai i SIV-it diplomatik në SHBA, duke instaluar njëkohësishtë , edhe një rrjet të veçantë informatorësh të cilët edhe përmes rezidencave diplomatike jugosllave jepnin të dhëna relevante rreth deklaratave dhe qëndrimeve politike të malësorit Gjokë Martinit i cili kishte dinjitetin e tij dhe u bënte ballë stuhive të intrigave udbashiane edhe në Michigen.
Nga informatorët kryesor ishin me emra të koduar si „Tara“ , „Mataguzi“ ( të vendosur në Detroit) , kurse „Bujela“ , „Karabusan“ ,“Banovac“ dhe „Çakor“ ishin nga Tuzi dhe Malësia.
…Bashkë me disa veprimtarë shqiptarë nga Malësia dhe troje të tjera të rrethinës së Tuzit, Plavës e Gucisë, survejohej nga Udba edhe patrioti trim Rok Nikqi, i cili morri pjesë në ballë të demonstratave shqiptare në Njujork, Boston, Çikago e Detroit, me motive politike kundër regjimit komunist antishqiptarë të Baogradit dhe për të drejtat e Kosovës.
( Me Gjokë Martini, në Amerikë, survejohej nga Udba edhe Rok Nikqi )
(Pamje nga demonstratat në Amerikë !)
Nga disa biseda që kishe personalisht me të birin e Gjokë Martinit, atdhetarin Agron Martinin, i cili rrëfen se babai tij edhe para ardhjes si emigrant në Detroit, ishte mjaft i frymzuar nga historia e bujshme dhe patriotike shqiptare. „Ai gjithmonë kishte mall për Kosovë dhe ëndërr Pavarsinë e saj. Andaj edhe me aktivitetet dhe pjesëmarrjen e babait në demonstrata të mobilizuar me patriota të denjë shqiptaro-amerikanë, ngrinti zërin për interesat e kauzës kombëtare shqiptare!“ -, thotë me një krenari të veçantë Agron Martini, duke vazhduar më tej:
“ Duhet të nënvizoj edhe atë se ngjarjet në Kosova që nga 1981 dhe me Pavarsinë e saj, kanë ndikuar shumë në kalitjen e ndjenjave patriotike dhe atdhedashurisë të babait tim. Dinjiteti i tij i pathyer përballë intrigave dhe prapaskenave të spiunazhit jugosllav në Amerikë, herë-herë ndjehej si i zhgënjyer. Por, me vullnet dhe forcë patriotike ecte rrugës së tij, duke u prri rradhëve të para në demonstratat shqiptaro-amerikane qofshin ato në Njujork, Detroit, Boston apo edhe Çikago!”-përfundon Agroni.
(Bill Klintoni për Gjokën ishte dhe mbeti yll i shqiptarisë!)
( Shkëputur nga libri “Udba dhe spiunët “)