ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Gjuha bashkon shpirtërisht dhe politikisht

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
-Nga fjala përshëndetëse në promovimin e veprës sime lerare në Tiranë
Në Tiranë, si shkrimtar, nuk jam për herë të parë. Në vitin 1985, në kuadë të “letërsisë kosovare”, pra sipas kriteteve të atëhetshme ideologjike, u ribotua romani im “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në një tirazh prej 15 mijë kopjesh. Mbas pak, romani u dranatizua nga Alfred Kanini. Radiodrama “Qyteti i dënuar për vdekje” nga Radio Tirana, u dha në kuadër të emisionit “Për bashkëatdhetarët”, u valët e të cilit përhapeshin në një pjesë të madhe të rruzullit tokësor.
Sot, mbas afër katër deceniesh, romani im (i plotësuar së voni) bashkë me veprat e viteve të fundit: “Dushkaja”, “Jeniçeri i fundit”, “Dosja B” dhe “Mona”, rikthet në Tiranë. Por tash, në kuadër të letërsisë shqipe. Ky është kthim në realitet. Një fitore e madhe jona, që e solli rënia e perdës ideologjike dhe murit të saj midis nesh si dhe tranzicioni pilitik, ndonëse i papërfunduat në këto njëzet vitetve fundit. Kur thëm i papërfunduar, kam parasysh se ndryshimi epokal, te ne, në të dy anët, nuk mori kahun e natyrshëm të faktorizimit të mohua në rajon dhe më gjerë.Ngaqë fillimisht ky ndryshim u shfrytëzua nga elementet kriminale, tuxharët dhe sojin e tillë, për t’u përcjellë me mediokër që në të dy anët vunë “aleanca”, ku u promovuan huqet e njohura dhe mentalitetet e çarshive dhe feudeve për të vazhduar te “bashkimi” i grupeve politike në të dy shtetet tona mbi interesat karieriste dhe kriminale, të reinkarnuar mbi simbiozën e monstrumitetit ideologjiko-fetar, tepër të rrezikshëm, që vë në rrezik identitetin tonë kombëtar dhe përkatësinë botës perëndimore dhe qytetërimit të saj, pikërisht atë postulat mbi të cilin u ngrit koncepti i rilindjes sonë kombëtare në shekullin e kaluar, që edhe solli të shkëputja nga robëria osmane.
Siç mund të shihet edhe nga motoja alegorike e manifestimi “Tetori i Librit” – “Gjuha i ka fajet”, refenca “gjuhë” , që si të çdo kulturë, paraqitet shënjë identitare, mbi të cilën edhe u ndërtua platforma politike e nacionalizmit shqiptar, që megjithatë solli të një “mozaik shtetëror shqiptar”, gjuhës tonë, ashtu siç veproi personazhi im Gjon Nikollë Kazazi dhe shumë të tjerë në letërsinë tonë, i bie barra që edhe më tutje, të luftojë që ajo si shënja më e çmuar identitare, të na lidh dhe të na bashkojë. Veçmas në rrethanat kur shfaqen përpjekje të hapura që identiteti ynë kombëtar të zëvendësohet me atë fetar dhe të ngjashme në përputhje me platformat e njohura hegjemoniste serbe të Çubrilloviqit dhe Qosiqit, ku shihemi si popull i megulluar, pa histori dhe si amallgam i mbetjeve orientale-islamike të rrezikshme për qytetërimin evropian! Misionarizmi gjuhësor dhe ai kulturor në përgjithësi me sistemin e vlerave shoqërore, në rrethanat e e realitetit të të dy shteteve shqiptare, është më se i domosdoshëm, meqë politikat e papërgjegjshme në trëkëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup për intetesat e tyre meskine, gjatë këtyre viteve, rrezikuan dhe rrezikojnë që realiteti i dy shteteve shqiptate të mos shkojë drejt bashkimit të tyre në përputhje me vullnetin demokratik, por që ato, me kauza mashtrimtare, të stimuluara dhe të dirigjuara nga Beogradi dhe Moska, të kthejnë në tryezë çështjen shqiptate për intersat e tyre hegjeministe.
Natyrisht se në këtë vorbull të dhjetëvjetshave të politikës së mbrapshtë shqiptare, impulset e tanishme intelektuale nga trëkëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup, siç u veprua këtu sot me ato që u thanë nga Besnik Mustafaj, Emin Azemi,Mimoza Ahmeti, Alda Bardhyli, Ardian Haxhaj, Anila Mullai dhe të tjetë, duhet të marrin përsipër timonin e bashkimit mbi bazat e atij shpirtëror, ku krijimtaria letrare me fuqinë e gjuhë dhe ajo kulturore, paraqesin identitetin etnik dhe historik si kohezion të brëndshëm që duhet të përcaktojë edhe konfigurimet politike dhe shtetërore gjithnjë në kuadër të botës perëndimore, si një interes yni ekzistencial, pikërisht siç e projektuan edhe rilindasit tonë të shtrenjtë.
Tiranë, më 12 tetor, 2021.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu