ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Gjuha e folur në familje dhe mbjatja e mësimit në gjuhën shqipe me nxënës, na mbajti të gjallë si popull në mërgatë 

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

  • Nga shtypi suedez: demonstratë (e shqiptarëve) kundër represionit serb, Valdemarsvik, 1993

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Edhe në Valdemarsvik të Suedisë u hapën paralelet me mësim në gjuhën shqipe” publikuar më dt. 30 Janar 2024  

Puna si mësues, kënaqësitë, vëshirësitë dhe pengesat në punë  

Kujtime nga jeta si mërgimtar në vitet e para në Suedi deri më 1996   

Pjesa e dytë (2)  

Valdemarsvik, maj 1993  

Në maj të vitit 1993, asistenti im, punëtori që punonte në Entin për të huaj (SIV), L. më thirri dhe më lajmëroi se e kam marrë lejën e qëndrimit të përhershëm në Suedi. 

  1. i ngjante shumë një burrit, çobanit plak nga Garaqeva e Panorcit, Tahir Fazlisë. L. ishte i thjeshtë si Tahiri, prandaj kur e shihja më dukej se e kam përpara bacën Hil te Lavadhi i Durakit, ulur në barë duke e dredhë cigaren me duhan Panorci. Kur ecte L. dukej sikur pantollanat donin me i ra te këmbët e pjesa e shpinës deri poshtë i dukej … I dalloheshin edhe vijat te boshtit i kurrizit dhe mishrave, tuleve të bytheve por ai s`qante kokën as si dukej e vishej e as çka mendojnë të tjerët. Mendoj se L. ishte një babaxhan, njeri i patëkeq që s`kisha parë njeri si ai në Valdemarsvik. Shpesh i harronte pullat e këmishës pa i përthekua. Kur fryente erä e jugut, këmisha e papërthekuar i fryhej sikur balonë fëmijësh. 

Ishte e pamundshme që kur ta takoje L. mos me qesh. Ama ai ishte puntor, si baca Hil (shkurt ”Hil” për Tahirin). Na ndihmont dhe për çdo gjë që kishim nevojë, ne të huajit, me shkua te mjeku, me e takua advokatin apo për ndonjë prishje në banesë, të TV-së e shporetit elekrik, makinave për larjen e enëve e të teshave, ai menjëherë i dërgonte mjeshtrit.  

Ishte mëngjes maji. Unë këthehesha nga ”gjahu” i peshqëve duarthatë. Isha i pafat. Nuk zija peshk por megjithate ishte një kënaqësi e papërshkrueshme me u zgjua herët, në orën 04:00 e me ecur bregut të detit. Kjo ma kujtonte kohën kut baba Imer na zgjonte herët me i l`shua gjâen me kullot në mal.  

  • Vërtetim pune që kam punua pa pagesë në Valdemarsvik vullnetarsht, në vitin shkollor 1992/1993 pa pagesë me nxënës shqiptarë, 4-5 orë në javë. Drejtoresha: Mona Dohrmund. Valdemarsvik, 23. 08. 2001

Prandaj edhe kisha dëshirë të zgjohem herët 

Dhe përveç valëve të detit, e lojës së ndonjë peshku mashkull që i vardisej dashnorës, sepse fundi i prillit e fillimi i majit, është koha kur peshqit mbarsen, shumohen, nuk dëgjohej asgjë tjetër. Qifte peshqish ndiqeshin ndërsa mijëra peshq të vegjël iu shkonin pas, përmbi e anash dhe kështu krijohej një skenë e këndshme teatrale. Ata ishin kurreshtarë se çka po ngjet me me të mëdhenjët. Kjo lojë vazhdonte derisa peshku femër dorëzohej. 

Kur po këthehesha, si gjithherë pa peshq për në banesë në oborrin e lagjes sonë, lagjja e të huajve, ku banonim e aty ishte administrata e Entit për të huaj, L. sapo kishte ardhur në punë dhe nga dritarja më kishte parë. E hapi njërin krah të dritarës dhe më thirri. Shkova atu qysh isha me shtagën e grepit. Hyra në zyrën e L. dhe u ula me një karrige të butë. Ai doli e thirri një përktyese serbe. Përkthyes shqiptar nuk kishte sepse pjesa më e madhe e shqiptarëve e njihnin serbo-kroatishten. Shefja e kampit, kishte qenë e martuar me një kroat, edhe e njihte gjuhën dhe traditat e ish popujve të Jugosllavisë.  

  1. më tregoi se nga Enti për të huaj e kanë lajmërua me fax se familja ime e kemi marrë leje qëndrimin (PUT *)

Tash për mua dhe familjen time fillon një jetë e re në një vend tjetër që as në ëndërr s`e kisha parë. Një barrë mu hoq e dy të tjera mu shtuan. Unë duhej ti komletoja dhe eventualisht ti përmirësoja emrat për qertifikatat e lindjes (personbevis), të fotografosha për lejet e njoftimit suedez, për mua dhe gruan, ta zgjidhja qytetin ku dëshironim të jetonim, të kërkoja një kredi për blerjen e mobileve për banesë etj. 

Valdemarsviku, ku unë dhe familja ime banuam nga fundi i shtatorit 1992 deri në fillim të muajit qershor të vitit 1993, është qytezë e bukur në krahinën e Östergötland*, në kufi me Småland*), në jug. 

Shumë familje shqiptare në Valdemarsvik Enti për të huaj i këthenin në Kosovë. Kishte familje që fëmijët e tyre gjuhën suedeze e njihnin si gjuhën e nënes e Suedinë e donin si shtetin e vetë.  

Një familje nga Kaqaniku, pasi e kishin këthye, pas dy javëve, fëmiu iu kishte thënë prindërve: 

Shkojmë në shtëpinë tonë se boll kemi nejt k`tu! 

Organizatat për të drejtat e njeriut, kishat dhe shoqatat reagonin që familjet me fëijë të mos këthehen në Kosovë por shteti e bënte të veten, me arsyetimin se në Kosovë nuk kishte luftë. 

Pas dimri të egër me borë, erdhi pranvera me vrap me lule e gjelbërim në Valdemarsvik. 

Koha u ngrohej e ditë zgjateshin. Mëngjeset e mbrëmjet ishin me diell deri afër mesit të natës. Burrat shkonim e zinim peshq me disa makina, mbrëmjevem e rrinim deri vonë. Unë nuk kisha makinë por ata që kishin më merrnin edhe mua. Paguaja 15 kr. sa një biletë autobusi. Përveç që e kalonim kohën nëpër natyrën e bukur suedeze e detin e pafund, dy herë brenda javës hanim peshq. Kishte gjuetarë që zinin peshk, 15 deri në 20 kgr. por jo edhe unë. 

Abetare dhe Pas Abetares e Puna me Abetaren, libra për mësues, kur punoja si mësues

Unë isha ndër ata që më së pakut zija peshq. Nëse ndonjë peshk binte në grepin tim, ata që ishin afër meje thonin: 

-Peshkun paska pi raki e paska qenë i dehur.  

Valdemarsvik, ështe një qytezë që do të mbahet në mend te shqiptarët e Suedisë. Një familje shqiptare që iu zhdukëm dy fëmijë (Kadri Gashit). Më vonë u gjetën vetëm skeletet e tyre.   

Në Valdemarsvik, e pash dimrin me borë, deri në shokë dhe pranverën. 

Qyteti më i madh afë Valdemarsvikut dhe kryeqytet i kësaj krahine, është Norrköpingu, një ndër dhjetë qytetet me popullsi më të madhe në Suedi pas Stockholmit, Göteborgut, Malmös, Uppsalas, Linköpingut … 

Pazarin, ne banorët në ”lagjen e muhagjerëve”, e bënim në Norrköping. 

Foto me Nazmi Thaçin, Ismet Gashin dhe një tjetër. Valdemarsvik, 1993

Atje, ushqimi ishte edhe më lirë. Ne, shqiptarët blenim miell shumë … ndërsa arabët, aziatikët e afrikanët, oriz. 

Njëherë në muaj shkonim për pazar në Norrköping,  

Rrugës për në Norrköpinga kalonte nëpër një qytet të vogël, Söderköping, ku duhej kalua urën (lëvizëse) mbi Göta kanal-in*). 

Për herë të parë, nëpër Söderköping pata udhëtua me Xhaferin. Kur u ofruam te Göta kanal, Xhaferi e ndali makinën dhe dualëm e u ofruam ta shikojmë kanalin. Fati i jonë ishte se kishte qenë koha kur vinte nje anije jo e madhe, mesatare nëpër kanal ndërsa komunikacioni rrugor ishte ndalua për transportin rrugor që ishte vendosur edhe semafori, me shenjën e kuqe që ndalohej vozitja e automjeteve derisa të kaloi anija.  

Qyteti Valdemarsvik, është në një grykë të ngustë deri në 300 deri 400 metra nga deti i hapur, gjiu, uji i detit futet në zemër të qytetit, mu në qendër. Suedezët Detin Baltik e quajnë liqen, Liqeni i Lindjes sepse është në lindje të Suedisë, që nga jugu ku kufizohet me Danimarkën e Gjermaninë dhe vazhdon për në Veri, më Rusinë, shtetet Baltike, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë (Lituauen, Letland, Estland) dhe Finlandën, krejt në Veri, në formën e petllës së Flisë (pite tradicionale shqiptare). 

Harta e Detit Baltik (Österrsjön)

E quajnë liqen edhe nga shkaku se ngushtica që e lidh ”detin” me oqeanin Atlantik është e ngusht, te qyteti Malmö- Köpenhamn dhe Helsingborg -Helsingör. 

Vitet kalonin shpejtë si uji nën urën e Bublit e unë zbrita më poshtë, në jug të Suedisë sepse më dukej se po afrohem më afër Kosovës. 

Pasi i mora “letrat”, në Valdemarsvik, L. më tregoi se mundem me zgjedhur qytetin ku ne duam të jetojmë në gjithë Suedinë. Unë nuk e kuptoja suedishteën e ai ma bënte me dorë e vazhdonte të fliste disa fjalë … Të vetmen fjalë që e kuptoja ishte “stana”, shqip, me qëndrua, leje qëndrimi e përhershëm. 

Nga Kosova, njihja vetëm dy djem, që tash ishin burrnua, që kishin ikur nga Kosova më 1981 për shkaqe poltike e jetonin në Suedi. Njëri nga ata ishte Xhaferi, vëllai i ish shokut tim të studimeve, Xhevat Durmishit. Vendosa që të afrohem afër tij, me shpresë se kur te kemi nevojë, ta kemi një të afërm. 

Nëse jo edhe në qytetin ku ai banonte e punonte si përkthyes, shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, te jemi aty afër. Ai ishte një nga përkthyesit e njohur që kishte përkthye edhe për Ismail Kadarenë, kur Kadareja ishte në Suedi, bashkë me Ullmar Qvick. 

Xhaferi jetonte në Oskarsham, afro 200 larg, larg Valdemarsvikut. 

Kishte vetëm një problem të vogël, sipas Xhaferit. Unë duhej të prisja edhe 35, 40 ditë deri sa të kthehet puntorja që punonte me të huaj në komunë, Ek, quhej ajo. Ishte në pushim vjetor personi që duhej të më priste e të ma gjente banesën. Unë isha mërzitur në kamp, që ma kujtonte kampin e të burgosurve, me punë të detyrueshme, të zënëve rob nga Lufta e Dytë Botërore dhe nuk pranova të pres më gjatë. Duhët thënë se kampet me azilantë ishin banesa me stabsardet më të larta. Kishte dhoma edhe për qen, nëse dikush mbante. Përveç banimit pa pagesë, mjekut, shkollimit, përkthimit, të gjithë azilantët merrnin edhe ndihma sociale që ishin të mjaftueshme për jetë normale. 

Kattegat, pjesë e Oqeanit Atlanik në mes të Danimarkës, Norvegjise dhe Suedisë

Qysh e gjeta e qysh e lash mësimin në gjuhën shqipe në Valdemarsvik? 

Qikës mi ke thânë pelë 

Kur shkova në Valdemarsvik, mësimin në gjuhën shqipe e mbaja në dhomën time të miqëve, 2 orë shkollore brenda javës me të rritur dhe 2 orë me nxënës të vegjël gruaja ime Nexhmie Kastrati, sipas orarit dhe në pajtim me prindërit por shpesh ndodhte që e mbaja edhe nga një orë plotësuese më tepër. 

Shumica e nxënësve e flisnin dhe e shkruanin gjuhën mirë sepse kishin ardhur nga Kosova në Suedi para 3, 6 muajve apo një viti. Unë, prandaj orën e mësimit e organizoja si me qenë me nxënës në Kosovë. Njësitë mësimore nga letërsia, zgjidhja tregime të shkurtëra të Mitrush Kutelit, fragmente nga proza e poezi të poetëve të njohur, Ali Podrimja, Azem Shkreli, D. Mehmeti, D. Agolli, Fatos Arapi etj. Në orët e gjuhësisë (gramatikë), filloja me fonetikën, alfabetin, tingujt zanorë e bashkëtingëllorë e pastaj, me morfoligjinë: me parashtesat, prapashtesat me temën e rrënjen e fjalës, …  

Me emrin e foljen, si kategori leksiko gramatikore zgjatesha e zgjerohesha më shumë. Ndodhte që edhe pasi e kryeja orën i lutsha nxënësit që pas një pushimi të shkurtër të fillojmë përsëri e mos ta lemë për orën tjetër psh kur iu shpjegoja për numrin e emrave, gjininë, emrat e njerëzëve, të vendeve, emrat konkret që pjesa më e madhe e fjalëve janë emra. 

Njëherë, duke u mundua që nxënësit ta kuptojnë sa më mirë gjininë, gramatikore e gjininë natyrore dhe, gjininë mashkullore e femërore morra shembuj të kuptueshëm që ata i mbajnë në mend e nuk i harrojnë, djalë-vajzë, burrë-grua, kali-pelë, qen, kudër etj. që edhe shkronjat e fundit, ”i”, ”u” për gjinë mashkullore dhe shkronjën ”a” për femërore që janë shenja dalluese për ndarjen e të dy gjinive (ka përjashtime të vogla) 

Një vajzë e rritur kur shkon në banesë i thotë prindërit se mësuesi më ka thënë pelë (???) për mos tu besuar por kështu e tha R. Elshani, babi i vajzës, tash i ndjerë nga rrethi i Mitrovicës.  

Mësimi kishte fillua mbarë me mësuesit që i përmenda më lartë, me Nazmiun, Ismetin, Haxhiun e Skënderin dhe vazhdonte edhe më me hov e me dashuri të madhe si nga mësuesit, prindërit poashtu edhe nga nxënësit.  

Përkrahje nga komuna e Valdemarsvikut për mësimine gjuhës shqipe nuk kishim, madje edhe klasën e mësimit e paguanim qiranë 800 kr. për muaj prandaj një kohë i mbaja mësimet në banesë, bashkë me gruan. 

Mësimi plotësues në gjuhë të tjera, arabisht, boshnjakisht që kishte shumë azilantë, nuk mbahej, përveç mësimit shqip. Ne shqiptarët dalloheshim për patriotizëm. 

Një grup i vogë i prindërve, dy, tre mundohej që të gjej ndonjë arësye për me e kritikua punën e ndonjë mësuesit, anipse ne punonimpa pagesë por kishte edhe nxënës që vinin me pritesë pasi lodheshin e kishin detyra nga lëndët e mësimit në shkollën suedeze.  

Këta ishin të paktë dhe nuk dëshironin të dalloheshin e ndaheshin nga të tjerët por që atdhedashurinë e kishin të rreme. 

Për Suedinë qysh si nxënës e student kisha lexua por kjo nuk ishte e mjaftueshme. E dija se Suedia është djepi i shumë shkencave, vendlindja e Alfred Nobelit*), Astrid Lingren*) e Universitetin e Uppsalës*), për të cilin Kadarjeja ynë do të thoshte, po ta kishim ne shqiptarët Universitetin e Uppsalës, do të ruheshin shumë dëshmi të shkrimit shqip, e sot do të kishim shumë shkrime shqipe të gjuhës së shkruar e libra shqip që nuk i kemi. 

Disa nga abetaret që i kam përdorur si mësues në Valdemarsvik, Mönsterås, Oskarshamn, Borås e Malmö

Dija gjithashu se vendi i parë komunist që do të mund të bëhej, për shkak që repektimit të të drejtave të njeriut, minoriteteve e barazisë sociale, Në Suedi pos suedishtes, si gjuhë zyrtare njihen edhe gjuhët e minoritetve: finlandishtja, samishtja e … romani (gjuha rome). Nxënësit rom, nëse vetëm një është në klasë e shkollë, komuna eshtë e obliguar të gjej mësues për gjuhën rome. Ai ka të drejtë të mësoj gjuhën rome, diçka që asnjë shtet nuk e ka, nuk e kanë as arabët që në Suedi janë me shumicë në numër të madh, as shqiptarët. 

Në Valdemarsvik më mbet edhe ditari i punës me të vetmin qëllim që mësuesit e rinj, ta kanë si model se si duhët mbajtur administrata në shkollë. 

Nuk di a është mbajtur mësimi në gjuhën shqipe në vitin shkollor 1993/1994 a jo, kur unë u shpërngula e nuk isha më. 

Për me banua, pas leje qëndrimit, zgjodha qytezën më të afërt me Oskarshamin, Mänsteråsin që ishte në mes të Kalmarit dhe Oskarsamnit. Vendasit bregdetin e Mönsteråsit me plot ujësdhe e siujdhesa e quani perla. Ishte qytet i vogël, i qetë dhe i pastër. Mönsteråsi detin e kishte të paprekur, të virgjër e me plot pehq. Qyteza e vogël, kishte rrugën hekurudhore, stacionin hekurudhor dhe të autobusve në një vend, disa banka, kishën dhe disa shkolla. Tash vetëm trenat me mallra nuk e harronin Mönsteråsin kures udhëtimi për në Kalmar- Oskarshamn e Stockholm, udhtohet me autobusë.  

Në Mänsterås më pritën sikur unë të isha … ndonjë përfaqësues vërtetë zyrtar e njeri i rëndësishëm.  

Isha familja e parë shqiptare që banova e punova në Mpnsterås. 

Udhëheqja e Komunës më vendosën në një shtëpi për disa ditë, derisa të bëhej gati banesa ime, një banesë 4 dhomëshe në qendër të qytezëz, në rrugën ”Jakobs gränd”. 

Kishin thirrur edhe përkthyesin i cili ndejti dy a tri ditë nga ora 08:00 e mëngjesit e deri vonë. Përkthyesi shqiptar, u prezentua se është nga Peja, në të vertetë ai ishte nga katundi Çabiq i Klinës. As tash nuk e kuptoi pse nuk tregoi emrin e katundit por të qytetit të Pejës? 

Është interesaant se pas një viti më thirrën të punoi në Oskarshamn, me nxënësit shqiptarë aty ku banonte edhe ish përkthyesi im. Ish përkthyesi, Gashi nuk i lejonte fëmijët e vetë të mësojnë shqip. 

Të nesërmen, më tha përkthyesi se për vikend kanë organizua një sheti nëpër det, me një anije për 100, 150 turistë në Östersjön *). 

Në Mönsterås ishin vitet më të mërzitshme  

Pasaportë kisha por nuk guxoja të shkoj në Kosovë. Babën plakë, vëllain, nipat e axhallarët nuk i kisha parë. Atyre nuk iu tregova kur erdha në Suedi. Kjo tash më mundonte edhe më mëziste. Ëndërrat i shihja në Turjakë e bisedoja me turjakasit e mi, me me të gjallë e me të vdekur, në ëndërra. Shpesh folja, qeshja e qaja me zë. 

Ende pa u rehatua si duhët, udhëheqja komunale e arsimit të komunës së Mönsteråsit më luti që ti ndihmoi disa nxënës shqiptar në lëndët matematikë, histori, në gjuhën shqipe, nxënës që ende nuk kishin Leje Qëndrimi në Suedi.   

Më propozuan që bashkë me gruan të shkojmë 2 herë në javë në një qendër lokaliteti, 10 km. larg Mänsteråsit, në Blomstermåla, ku kishte një kamp me refugjatë, me 10 -12 familje shqiptare e të tjerë.,  

U gëzova sepse atje përveç fëmijëve, takoja edhe prindërit shqiptarë dhe kisha mundësi që së bashku, përveç mësimit, të organizohemi edhe për grumbullimin e ndihmave për Kosovë. 

Vazhdon me Mësimi i gjuhës shqipe në Mänsterås dhe në Blomstermåla, bisedat rreth 3%-it dhe informimit mundësisht me ndonjë gazetë në gjuhën shqipe 

Pas tri vjetëve, vendosa të shpërngulem, nga lindja, Baltiku, në perëndim, në (Atlantik) Kattegat, në qytetin e bukur, Halmstad, buzë Tylesandit  

*) PUT (Permanent uppehållstillstånd i Sverige), Leje qëndrimi e përhershme që një shtetas i huaj, josuedez ka të drejtë të jetojë dhe të punojë në Suedi. Lejet e përhershme të qëndrimit lëshohen nga Enti për të huaj, Migracioni që atëherë kishte një emër tjetër, SIV (Statens invardrarverk) 

Permanent uppehållstillstånd i Sverige – Wikipedia  

*) Östergötland është një shtrihet në juglindje të Suedisë. Östergötland kufizohet me Småland në jug, Västergötland në perëndim përmes Liqenit Vättern, Närke dhe Södermanland në veri dhe Detin Baltik në lindje. Kryqyteti është Norrköping-u 

https://sv.wikipedia.org/wiki/%C3%96sterg%C3%B6tland  

*) Småland është një provincë (krahinë) në Suedinë jugore që kufizohet me Östergötland në veri, Skåne dhe Blekinge në jug, Halland dhe Västergötland në perëndim (dhe ka urën mbi det që lidhet me ujëdhesën Öland), ka Detin Baltik në lindje. Småland është një bukuri me pyje e me shumë liqene. Qytetet më të mëdha në Småland janë Jönköping, Växjö dhe Kalmar (Përkthim i lirë nga autori) 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Sm%C3%A5land  

*) Göta kanal, Kanali Göta është një kanal 190.5 kilometra i gjatë që ka kaluar nëpër Götaland në Suedi që nga viti 1832. Nga këto, 87.3 kilometra janë kanale të gërmuara dhe të shpërthyera. Diferenca e nivelit është 91.8 metra. Së bashku me kanalin Trollhätte dhe lumin Göta, kanali Göta formon një rrugë ujore 390 kilometra në të gjithë Suedinë, nga Deti Baltik deri në Kattegat. 

“Göta kanal” 

https://sv.wikipedia.org/wiki/G%C3%B6ta_kanal  

*) Alfred Bernhard Nobel (21 tetor 1833, Stockholm, 10 dhjetor 1896 në San Remo, Ligurien, Italien), kimist suedez shkenc. shpikës, zbulues i dynamitit. 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Alfred_Nobel  

*) Astrid Anna Emilia Lindgren – Ericsson (14 nëntor 1907 Vimmerby, krahina e Småland-it, 28 janar 2002, Stockholm). Është shkrimtare e njohur për fëmijë. Fëmijët suedezë, janë zgjua e kanë fjetur duke i parë filmat për fëmijë, Emilin e Pipin. 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Astrid_Lindgren  

Abetaret me foto të Gj. Kastriotit Skenderbeut, në Abetaren Gegënishte dhe me Enver Hoxhën, kohën e Shqipërisë socialiste (RPSSh)

*) Universiteti i Uppsalës (Suedisht: Uppsala universitet) është shtetërot, i themeluar më 1447 nga kryepeshkopi Jakob Ulfsson. Është ndër universitete më të vjetra nordike. 

Nga ku universitet, në mesin e të diplomuarve të universitetit janë 16 laureatë të çmimit Nobel, tetë regjentë, 14 kryeministra dhe mbi 50 anëtarë të Akademisë Suedeze etj.  

“Uppsala universitet” 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Uppsala_universitet  

*) Östersjön, quhet gjithashtu Deti Baltik, është një det i brendshëm me sipërfaqe rreth 413,000 kilometra katrorë dhe deri në 459 metra i thellë me ujë të njelmët, i vendosur në Evropën veriore. Politikisht, Deti Baltik kufizohet në perëndim me Danimarkën dhe Suedinë, në lindje me Finlandën, Rusinë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, dhe në jug me Poloninë dhe Gjermaninë. 

https://sv.wikipedia.org/wiki/%C3%96stersj%C3%B6n  

Dhe libra të tjera, ushtrime, lojra e vizatime

Vazhdon  

Malmö, 31 janar, 1, 2 e 3 shkurt 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu