ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Gjuha gebelsiane e mediave tona!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Prof. Dr. Sadri Ramabaja
Lajmet e rreme edhe përmes manipulimit të deklaratave të diplomatëve amerikan e europian vërshuan sot mediat në Prishitnë e Tiranë.
Prishtinë, 13 gusht – Një lagje e mediave tona, të njohura si mbështetëse të establishmentit politik që shkoi në histori më 14 skurt, por edhe ato në Tiranë që janë nën diktatin dhe kontrollin e rreptë të km Rama, vazhdojnë kështu të manipulojnë opinionin, duke interpretuar e pasqyruar krejt njëanshëm edhe deklarata e diplomatëve të Brukselit dhe Uashingtonit,
Kështu gjykojnë se i zgjasin jeëtn për ca kohë kaosit informativ dhe manipulimit të opinionit publik.
Secili lexues me formim mesatar politik e njohje të gjuhës diplomatike, po t’ ia nte një lexim të kujdesshëm deklaratave amerikane sot – ambasadat në Prishtinë dhe Sarajevë – do ta vinte re se ato dëshmojnë një dozë distancimi dhe kujdesi, kur prononcohen rreth “Ballkanit ët hapur”.
Lexojeni këtë paragraf, ju lutem me vëmendje dhe nënshtrojani analizës tuaj: “Ne inkurajojmë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të përdorin vrullin e fundit për përparim të mëtejshëm dhe të marrin përsipër detyrën e vështirë të realizimit të një angazhimi të përbashkët për formimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal. “
Në ët njejtën linë është edhe qëndrimi i BE-së.
“Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që e përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar”.
Kjo ishte deklarata e Ana Pisonero-s, zëdhënëse e BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim.
Theksi në që të dy rastet vihet te Tregu të Përbashkët Rajonal, që është pjesë e Procesit të Berlinit. Nëdrkaq “Ballkani i hapur”, e pakta që mund të thuhet ëq tashti, rezulton të jeët produkt i gjeopolitikës serbe mbi ristrukturimin e Ballkanit konform gjeopolitikës postmoderne serbe, rrjedhimisht krejt në kundërshtim me procesin e Berlinit dhe vet BE-së.
Kjo lagje e mediave tona, çuditërisht ka përvetësuar shumë stilin dhe gjuhën gebelsiane – manipulohen edhe deklaratat e diplomatëve!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zotri Ramabaja. Gjuhe dhe menyren gebelsiane e kane se pari ata, si e quajne -“Sunduesit e Botes qe jane ne hije”, e deshmia eshte i tere ky teror dhe mjellje e friges te njerzimi, ne tere Boten, e me kete Pandemi. Dhe e plasojne shkathet permes mediave, me radhe dhe gazetareve qe shiten apo blehen, njesoj. Ky shembull eshte gjuhe gebelsiane me eklatante. Sa i perket politikes Ju si politikan e dini se politika eshte ceshtje e perceptimit. Me radhe dhe perjetimit. Ketu perseri jan kyqe dhe Propaganda dhe gazetaret. Ne Kosove, si duket, gazetaret ne shumice jane ne sherbim te rretheve te caktuara te politikanve dhe interesave te ngushta dhe personale te atyne politikaneve dhe qarqeve me interesa te perfitimeve te rretheve te caktuara ne biznese private , si e emroni kete kategori, e me shume se njezet vjet edhe ne Kosove dhe ne Shqiperi. Eksiston edhe nje faktor, e kyq te popullata shqipetare ne Kosove. Friga qe me shume se nje shekull eshte ne Kosove nga politika agresive dhe gjenocidale e qarqeve serbe, te SANU dhe te ashtuquajturve Crnorukashve, qe nuk kane njet te ndalen ne ate inercion te vrasjes dhe cfarosjes te shqipetareve. Kjo frige eshte shendru ne Fenomen e te ashtuquajtur Refleks te kushtezuar te Pavllovit. Dhe me kete frige manipulojne politikanet dhe me radhe mediat,dhe gazetaret ne Kosove. E disa gazetaret as nuk e kuptojne as gjuhen e politikes por atyne i lejohet nga kryeredaktoret te tyre te shkruajne cka i teket dhe si i teket, kryeredaktorve. Niveli i vetedijes dhe moralit personal ne Kosove eshte kategori gati e panjohur. E gjithe kjo ka kriju nje rrezatim te frikes te dyfishuar ne Kosove, ngase me shume se 22 vjet ne Kosove ka sundu oligarhia e politikineve gjysekriminel dhe kriminel. Kush ashtu pati guxim me thane dhe me shkru per kete ne Kosove? Kush pati guxim te i kundervihet kesaj dukurie qe dobsoi edhe me shume popullin, qytetare te Kosoves qe perjetuan tragjedi dhe strese personale qe veshtire pershkruhen. Ne fund te fundit dhe Ju zotri Ramabaja ishit viktime e kesaj menyre gebelsiane te propagandes dhe linqimit. Kete inercionin te frikes dhe lincimit dhe politikes gebelsiane e kundershtoi ma haptas dhe ma me trimni kryetari i partise se Juaj Albin Kurti. Gjuha e Tij ishte dhe ende eshte e kjart dhe e drejterdrejt. Eksiston vetem rrezik qe te krijohet, ne kohe recente, kulti mbi te dhe per te, Albin Kurtin. E kjo eshte rrezik te cilin, besoj, do te i shmangeni se bashku sepse turma dhe mentaliteti i turmes eshte i rrezikshem, i dhunshem, i parashikuar. Sidomos ne keto rrethana te Friges ne tere Boten nga kjo Pandemi. Besoj, besoj qe kryetari i partise ku jeni dhe Ju, cilin e cmoj pikerisht per ate gjuhe te kjart dhe per modesti personale, besoj tutje se nuk do te koketon as me te ashtuquajturin pranim te Kultit te nje personit, por qe nuk do te koketon as me Islamin Politik. Ngase te dyja keto kategori do te shtyjne Kosoven ne skaje te skajes te humneres. Pa kthim. Po e perseris: Pa kthim kesaj radhe. Nuk ka me hapsire per lojna pa kufi. Asnje milimeter hapsire me nuk ka. Thjesht nuk ka. Ja tash ja kurre te instalohet shteti i Kosoves ne rreth civilizues dhe mentalitet perendimor ku i takon Kosova, e me pozite dhe gjeografike e me radhe dhe gjeostrategjike.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu