ARKIVI:
28 Shkurt 2025

Gjuha Shqipe, kush duhet ta mbrojë ?!…

Shkrime relevante

Promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” në Urfa, Turqi

Shkruan: Adem Lushaj, autor i librit  Libri im, “Krimet Serbe në Kosovë...

Përse Prokurorët e SPAK nuk janë “shenjtorët” që kërkon populli

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Është hera e parë kur SPAK po tregon...

Pëllumb Xhufi për Anastasios Janullatosin dhe ndërhyrjen e tij thelbin e marrëdhënieve shqiptaro-greke

https://www.youtube.com/watch?si=PexnfMlQpMPjTJa0&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0gXn9DluxkOYNVorF3SoH17BrWu3oP7bHRTj2kN1sfB8JgGcOSXNC5bQE_aem_8HtADHYXC8Bs7usxrEomBA&v=gjnS_GQaIK8&feature=youtu.be

Di Lellio: Miqësia që Trump ka me Putinin tregon që Kosova s`është prioritet

Në Fokus Intervistoi: Berianë Mustafa/Radio Kosova Do të ketë më shumë presion mbi...

Paqe e përhershme me kthimin në vendet e origjinës të pakicave, si ajo e Gazës, republikave “Srpska” dhe të tjera

Nga: Gjergj - Skender Jashari Ishte i mrekullueshëm dhe sensacional njoftimi i...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Vërtet ne kemi ngritur nga dy gishtrinj për demokracinë edhe në vendin tonë, në vendin kah jetojnë shqiptarët, po veçanërisht, për demokracinë në Shqipëri dhe Kosovë.

Megjithatë, ajo arriti, por sikur u tejkalua dhe askush nuk merret me ligje, me dukuri negative, që ne po na largojnë nga gjithçka kombëtare.

Përdorimi i pa vend i fjalëve të huaja në vend të fjalëve të gjuhës shqipe, është tepruar.

Flitet dhe kërkohet për lirinë e mediave, qoftë ato të shkruara ashtu edhe atyre që shihen. Në asnjërën prej tyre nuk lodhet askush për përdorimin e fajlëve të gjuhës shqipe.

Dhe, shtroj pyetjen: A është demokraci ta shuash tënden dhe ta përdorësh fjalën e huaj, si në të shkruar ashtu edhe në të folur? Gjithsesi, se nuk është demokraci. Dhe, kjo po bëhet me të madhe nga të gjithë. Edhe nga ata që janë vetë të thirrur për mbrojtjen e saj, nga intelektualët, nga politilkanët, ekonomistët, juristët e nga të gjithë. Askush nuk merret me këtë problematikë shumë të ndjeshme, e cila është në dëm të Gjuhës shqipe, në shuarjen e fjalëve të saja.

Para sa vitesh, studiuesja e njohur e Institutit Alabanologjik, z. Shefkie islamaj, kërkoi që me ligj të mbroihet gjuha shqipe. Kësaj iu kundërvunë “profesorë” të Fakulteit Filologjik se nuk kishte nevojë dhe nuk e shihnin të arsyeshme të mbrohej me ligj Gjuha shqipe!!!

Kësaj radhe, do e vë në spikamë vetëm Europianin 2024, të dhënë drejtpërdrejt në TV KLAN, në paraqitjen e lojës futbollistike nga Dyseldorfi mes Spanjës dhe Shqipërisë më 24. 6. 2024, nga ora 21:00, siç shihet edhe në fotografi.

Shihet mirë se në vend që të shkruhet Drejtpërdrejt, është shkruar Live! Vallë, a jemi duke i ruajtur fjalët tona shqipe për më vonë, deri atëherë kur brezat e ardhshëm do t’i harrojnë fare?

Kjo nuk është vetëm në këtë rast, por në shumë raste e ndoshta të përditshme, por sonte u ndala këtu, sepse më mundoj.

Për këtë, edhe unë i bashkangjitem studiueses, Shefkie Islamaj, që Gjuha shqipe gjithsesi të mbrohet me ligj edhe në Republikën e Shqipërisë edhe në Republikën e Kosovës, por edhe në Maqedoni mund ta fusin se ka mjaft deputetë shqiptarë atje, nëse e kanë vullnetin e mirë dhe nëse e duen Gjhën shqipe me fjalët e saja burimore.

Më poshtë janë dy foto, për të dëshmuar këtë.

Nëse ne shqiptarët nuk e mbrojmë dhe nuk e kultivojmë e nuk e flasim dhe nuk e shkruajmë si duhet me fjalë tona gjuhën shqipe, kush do ta shkruajë dhe mbrojë këtë?

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Sa të drejtë keni kur veni në pah këtë lajthitje , të përdorimit të fjalëve të huaj .Se mos është vetem fjala ‘live ‘ . Në caste euforie ,si kampionati europjan p.sh. dhe po të shkruhej ” direktan prenos ” nuk do të cudiste shumë .Problemi është i madh e spastrimi duhet të filloj nga mediat televizive si dhe botuese ( me shkrim ) , nga tekstet shkollore si dhe vetë pushtetarët .Sic duket nuk na mjaftojnë ato qindra fjalë huaja të huazuara ndër shekuj . Le të shtojmë të reja duke harruar at gjuhë të bukur , gjuhën shqipe ! Dhe kjo quhet ,vet – asilimim .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu