ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Gjuha shqipe nuk ka motra as kusherira 

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Me profesor Emil Lafe, gjatë konferencës së mësuesve, Malmö, 28, 29 maj 2022

Sinan Kastrati

Sinan Kastrati, Suedi 

Pjesa e dytë (2

Jo vetëm shqipja por edhe disa gjuhë tjera, si greqishtja, armenishtja nuk kanë maotra, por shqipja nuk ka as kusherira (marrë nga ligjerimi i E. Lafes) 

Isha zgjuar para orës 02:00 por gjeli nuk këndonte si dikur në Turjakë kur isha i vogël. Ne në Turjakë i thonim gjelit ”knus” dhe mendoj se ishte fjalë më e mirë se sa gjel ”knusi” ”knon”. 

Më erdhi keq që as në fjalor nuk e gjeta fjalën ”knus”. Ka mundësi që në fjalorin e vitit 2005 ka hyrë si fjalë edhe fjala ”knus” në vend të fjalës gjel 1*). 

Me dy mësuese shqiptare në Greqi, Eva dhe Jonida, Malmö, 28, 29 Maj 2022

Konferenca e mësuesve të mêrgatës    

Që nga Konferenca e parë që u mbajt më 2003, në Malmö, e udhëhequr nga Premton Gërvalla, djali i Jusuf Gërvallës, hero i Kosovës, Konferenca e Mësuesve është mbajt pothuaj rregullisht, njëherë në vit, në fund të muajin maj, pra në çdo fund të vitit shkollor akademik.  

Në konferencë merrnin pjesë mësues nga e gjithë Europa, studjues gjuhe, letërsie, historie e kulture, pedagogë nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia etj. 

Dy vitet e fundit ka pas vështirësi shkaku i sëmundjes së Koronavirusit, Pandemisë 19 prandaj në vitin 2000 nuk e mbajtëm Konferencën ndërsa konferenca që duhej mbajtur në maj të vitit të kaluar, po për shkak të sëmundjes dhe nga friga e përhapjes,se saj e shtyem. Ajo megjithate u mbajt në shtator por përsëri shumë pjesëmarrës nga Shqipëria e Kosova dhe ndonjë nga shtetet tjera, nuk erdhën. Nuk erdhi as prof. Emil Lafe i cli ishte i ftuar. 

Po kët vit erdhi profesori plak e i nderuar, bashkë me zonjën Nina Theodhosi- Lafe. 

Në aeroportin Sturup të Malmös, ishim unë e Murati e muarëm. Nuk e besoja se profesor Lafe ishte aq vital. U përqafuam si miq të vjetër dhe u nisëm për në Hotelin ”Goog Morning” në Malmö. 

Ndejtëm deri pas orës orës 12.00 të natës dhe i dëshiruam çifti Lafe natë të mirë e gjumë të ëmbël.  

Me mysafire nga Ministria e Arsimit dhe Ardian Kolaj, ambasada e Kosovës në Stockholm, Malmö, 28, 29 maj 2022

Nuk kishin mbetur më shumë se tre orë për gjumë e mëngjesi veç kishte fillua me ardhur. Qielli ishte i kaltër e i mbushur me mijëra yjë të vegjël. Nganjëherë ndonjëri nga yjet dukej sikur don të vije në tokë, lojë yjesh. 

Të nesërmen shkuam me Muratin dhe u takuam me profesorin. Tash kishin fillua të vijnë edhe mysafirë të tjerë, Mario Bellizi erdhi me tren nga Kopenhaga. Edhe Marion nga Kalabria unë e Murati e muarëm dhe e vendosëm në Hotelin “Godd Morning”. 

Ishte kënaqësi ta dëgjoje duke folur Marion arbërishte e De Radës e … Gavlill Darës. Mario ishte studjues dhe poet. Ishte edhe hokatar i pashoq.  

Kishte ardhur edhe Shpend Rukiqi nga Uddevalla, studjues, pedagog matematike e poet, Shpendi me habiti me me gjuhën e pastër e zotësitë që kishte në shkencë, në doke e zakone. 

Të premtën në mbremje grupi prej 20 vetash, mysafirë e vendës, për darkë shkuan në Löddeköpinge. Unë nuk shkova se isha i lodhur. 

Profesori kishte pyetur pse nuk kam shkua unë e të nesërmen kur u takuam u gëzua. Isha i vetmi, pa modesti e them që kisha pasur librin e profesorit ”Hyerje në gjuhësi” (ai më tha ishte dispencë) qysh si student i vitit të parë. 

Me Mario Bellizzin, arbëresh nga Kalabria dhe Murat Kocin, Malmö, 28, 29 maj 2022

E shtunja ishte ditë punë për disa nga mësuesit që punonim në Malmö. 

Ligjërata e prof Emil Lafes (ë) ishte me interes sepse fliste për historikun e gjuhës së shkruar shqipe që nga lashtësia, për ”Mesharin”, librin e parë të shkruar shqip që njohim deri më sot, për ”Kongresin e Alfabetit”, 1908, ”Kongresin e Drejtshkrimit”, 1972 etj.  

Profesor Emil Lafen e njoh qysh kur i fillova studimet në Letërsi, më 1975/76. Për mos me thënë i vetmi, me plot gojen po e them publikisht se isha ndër studentët e rrallë dhe ”i përkdheluri” i profesorit Murat Blaku. Ai ligjeronte lëndën ”Hyerje në hjuhësi”. Libra nuk kishim. I vetmi libër (dispencë) që kishte bibloteka e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe ajo e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, ishte libri, një ekzemplar ta quaj, i Emil Lafes. Por Lulja, bibliotekishta kishte urdhër që librat mos të dalin nga biblioteka, pa lejën (dhe nënshkrimin e profesorit të lëndës, përm. imi). 

Profesori Murat Blaku mua më besoj dhe unë e mora librin nga biblioteka dhe e lexoja në qetësi në Domin e Studenteëve, konviktin nr. 3, aty ku banoja. 

Duket ndoshta mendjemadhësi por studentët, jo unë, në mungesë të librave dhe literaturës tjetër të domosdoshme, provimet i pregatisnin duke lexua shënime gjysmake e skripta me shumë gabime. 

Me Shpend Rukiqin, studjues enciklopedist, mësues matematike në Uddevalla, Malmö, 28, 29 maj 2022

Aty, për herë të parë mësova për gjuhët, familjet e gjuhëve, degët, motrat dhe kusherirat e gjuhëve. 

Dhe fati deshi që profesorin e takova përsëri, për herë të parë fizikisht. 

Ai erdhi bashkë me gruan, Ninën, ish ingjiniere. Mbaheshin të fortë e me shëndot të plotë. Ecte, si me i pas 18 vjet. 

Muratit i pata prpopozua që si mysafirë, nga Tirana ta ftojmë Emil Lafen. Murati, kryatar i LSHSH ”Iliria” dhe udhëheqës, më dëgjoi. 

Besoj se nuk ka gabua. 

Salla në Qendrën Kulturore të Kosovës filloi të mbushej me mësues, atdhetarë e atdhedashës arsimorë. 

Me Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Malmö, 28, 29 maj 2022

Filloi edhe Konferenca. 

Ligjerata e profesorit zgjoi interesim të madh tek mësuesit dhe njohësit e historikut të gjuhës shqipe. 

Besoj se ishte e dobishme dhe e qëlluar që profesor Eml Lafe shpalosi disa kujtime nga e kaluara e largët e vitit 1962, 1963, 1968 e … 1972. 

Sot kur një pjesë e intelektualëve shqiptarë në Kosovë dhe ata të Shqipërisë së Veriut, me qendër Shkodrën, janë me ”vaj në buzë” se Dialekti Gegë është lënë anash, profesori Lafe dhe përgjigjen. Unë mendoj se profesor Emil Lafe dha shumë shembuk se Kongresi i Drejtshkrimit, pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ishte ngjarja më e madhe historike dhe (ndoshta, jo pa qëllim) u mbajt në muajin Nëntor, muaji që ishte shpall edhe Pavarësia, 60 vjet më parë, kjo ngjarja ishte më e rëndësishme, pas asaj të Pavarësisë, 28. XI. 1912, sepse bashkoi kombin, ”një komb, një gjuhë”. 

Arësye tjetë sipas studjuesve, mendoj unë ishte se Serbia bënte përpjekje që gjuhën shqipe në Kosovë ta ndaj nga trungu amë, gjuha shqipe në Shqipëri, si ”Shiptarski jezik” dhe ”Allbanski jezik”, prandaj intelektualët shqiptarë, profesorët e Univerzitetit në Kosovë me Idriz Ajetin, Ali Hadrin, Gjeladin Dedën etj. pranuan projektrezolutën e Kongresit para Tiranës. Nuk duhet harrua as profesorët shqiptarë dhe intelektualë nga Maqedonia  

GjUHA SHQIPE DJE, SOT DHE NESËR 

Profesor Emil Lafe, na kishte dërgua ligjëratën me shkrim. 

Pjesë nga ligjerata e profesorit. 

Emil Lafe e ligjeratën e kishte titulluar ”GJUHA SHQIPE DJE, SOT DHE NESËR” dhe e kishte ndarë në disa nëntituj sipas periuadhave dhe zhvillimit të saj.  

”Pak fjalë për gjuhën shqipe, lashtësinë dhe origjinën e saj. Nga historia e gjuhës shqipe: Periudha e Rilindjes Kombëtare; Periudha e Pavarësisë dhe e Luftës (1912–1944); Periudha e pasluftës (1945 deri sot): 1945 -1972 (Kongresi i Drejtshkrimit 20–25.11.1972), Nga Kongresi i Drejtshkrimit deri në ditët tona. Pak fjalë për temën “gjuha shqipe në mërgatë”. 

PAK FJALË PËR GJUHËN SHQIPE, LASHTËSINË DHE ORIGJINËN E SAJ. 

”Shqipja jonë nuk ka as motra e as kushërira!” 

Fjalën ”kusherira” e dëgjova për herë të parë sepse për motra, me dhjetrëra herë e kam lexua e dëgjua, edhe nga studjues të tjerë. 

NGA HISTORIA E GJUHËS SHQIPE. 

”Emrin tonë si popull dhe emrin e gjuhës sonë ne e njohim që nga Mesjeta, kur quheshim arbër dhe po kështu gjuha. Atëherë nuk përdoreshin fjalët shqip dhe shqiptar. Të huajt na kanë quajtur albanoi (greqisht), albani (latinisht), albanesi (italisht). Dëshmia e sigurt historike e ekzistencës së këtij populli vjen nga shek. XI. Pikërisht më 1043 Arbrit dëshmohen si një popull me gjuhën e vet nga historiani bizantin Mihal Ataliati me rastin e një kryengritjeje të tyre kundër Perandorisë Bizantine në rajonin Durrës –Krujë. Më pas ka edhe dëshmi të tjera për qenien e tyre derisa vjen edhe Shteti i Arbrit (shek. XII–XIII). Më pas Arbrit janë pa ndërprerje në dritën e historisë. 

Gjuha shqipe përmendet si e tillë për herë të parë më 1284. Është një dëshmi gjyqësore latinish, që ruhet në Arkivin e Dubrovnikut. Një dëshmitar ka thënë gjatë dëshmisë së tij: Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca, d.m.th. ‘Dëgjova një zë që thërriste në male në lingua albanesca’ (në gjuhën shqipe) 

Por këtu duhet të vëmë re një gjë: në rastin tonë nga emri i gjuhës – shqip – doli emri i vendit (Shqipëri/ Shqipni) dhe i popullit: shqiptar ‘ai që flet shqip’, d.m.th. tipari i gjuhës u bë shenja dalluese e kombësisë: shqiptar është ai që flet shqip. Pra, gjuha na bashkon si shqiptarë, si njerëz që kemi një prejardhje, një histori dhe pak a shumë një mendësi. 

PERIUDHA E RILINDJES KOMBËTARE dhe …  

PERIUDHA E PAVARËSISË DHE E LUFTËS (1912–1944). 

Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë gjuha shqipe mori për herë të parë funksione shtetërore, por paralelisht për disa kohë u përdor edhe turqishtja, sepse, së pari, shumë nga nëpunësit nuk dinin të shkruanin shqip, dhe, së dyti, nuk kishte terminologji të veprimtarisë zyrtare, të gjyqeve dhe të ushtrisë në gjuhën shqipe (përpunimi i kësaj terminologjie filloi ngas viti 1913 me vendim te Qeverisë së Përkohshme). Siç dihet, njëzet muaj pas Shpalljes së Pavarësisë, kur pjesa më e madhe e tokave shqiptare ishin të pushtuara nga fuqitë ballkanike, shpërtheu Lufta e Parë 

Me Kongresin e Lushnjës (janar 1920) filloi të mëkëmbej e të forcohej shteti shqiptar i rithemeluar pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Në gusht 1920 u mblodh Kongresi Arsimor i Lushnjës, i cili, ndër të tjera, miratoi rregullat gjuhësore të Komisisë Letrare të Shkodrës dhe vendosi që ato të zbatoheshin në administratën dhe në librat e mësimit të shkollave. Në këtë vijë në janar 1923 kryeministri Ahmet Zogu nxori një dekret sipas të cilit dialekti i Elbasanit caktohej si dialekt zyrtar i shtetit. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje, pasi tregon se një shtet ka nevojë për një formë gjuhësore të njësuar në veprimtarinë e tij. Deri atëherë në veprimtarinë e shtetit kishte laramani gjuhësore, pasi çdo nëpunës shkruante sipas së folmes së vet. Vendimi i Kongresit Arsimor nuk u zbatua plotësisht, sepse nëpër shkolla mësimi zhvillohej kryesisht sipas dialektit të zonës dhe kishte abetare e gramatika në të dy dialektet, madje autorët shkodranë vijuan në traditën e tyre gjuhësore. Shtypi e letërsia u zhvilluan sipas dialektit amtar të secilit. Vetëm burokracia e shtetit iu përmbajt dekretit të kryeministrit. 

PERIUDHA E PASLUFTËS (1945 DERI SOT) 

1945 -1972 (KONGRESI I DREJTSHKRIMIT 20–25.11.1972). 

Pas luftës dekreti kryeministror i vitit 1923 u shpërfill dhe partia e qeveria komuniste përdorën kryesisht toskërishten letrare të asaj kohe, por në shumë raste e në shumë botime e përkthime përdorej gegërishtja. 

Dhe në fund të kumtesës, profesori na foli edhe për ”gjuhën e mërgatës” 

PAK FJALË PËR TEMËN “GJUHA SHQIPE NË MËRGATË”. 

…. 

Ligjerata e profesorit u prit mirë por dorën në zemër faktori politik, me fjalë tjera shteti shqiptar i udhëhequr nga Enver Hoxha pati ndikim edhe në njësimin e gjuhës letrare, zyrtare , kancelareske shqipe. Veriu i Shqipërisë jo vetëm në gjuhë por edhe në arsim, ekonomi, komunikacion, turizëm ishte pas Jugut. Kjo shihet edhe sot sepse gjurmët e prapambeturisë i gjejmë kudo në Veri. 

Me gjithë padrejtësitë, Kongresi i Drejshkrimit i vit 1972 ishte arritja më e madhe mbarëkombëtare. 

1*) GJEL m. 

  1. zool. Mashkulli i pulës, këndes. Gjel fushe. Lafsha e gjelit. Mish gjeli. Këndon gjeli. Fryhet si gjel.
  2. fig. keq. Njeri mendjemadh e kapadai; njeri që fryhet e ngrefoset dhe e mban veten për më kryesorin; njeri që kërkon grindje. Gjeli i shtëpisë. Është bërë gjel.
  3. Send ose mjet që i ngjan nga trajta këtij shpendi. Gjel sheqeri. Gjeli i oxhakut. Gjeli i makinës qepëse …

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 2 qershor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

8 KOMENTE

  1. Nuk mund te thuhet se me Kongresin e Drejtshkrimit u be njesimi i gjuhes shqipe sepse nje gje e tille ekzistonte nga Kongresi i Lushnjes ku si standard i gjuhes ishte marre elbasanishtja, aty ku behet gershetimi i dy dialekteve. Por, ajo qe komunistet bene ne Kongresin e Drejtshkrimit ishte heqja e gjuhes se perbashket qe kishim dhe futja me dekret e toskerishtes si standard i ri.

  2. Tom Pergjoka, të përshëndes. Miku im “guha asht prej tuli” (pop. gegëniste). Përpara kam “Kongresin e Drejrshkrimii”, “Drejtshkrimin …”, “Fjalorin Drejtshkrimor, “, “Shenjat e pikësimit” etj. dhe nuk jam i zoti të jap përgjigje të mjaftueshme se se a ishte me të vërtetë me “dekret” futja e dialektit toskë si bazë a jo.
    Shembuj me fjalë nga të dy dialektet që janë marrë si normë e standard nga të dy dialektet ka sa të duash.
    Ma tha një ish delegat i Kongresit, sa keq se “Ata që janë kundër Kongresit të Drejtshk. , në Shqipëri janë njerëz të PD (partisë Demokratike) e në Kosovë të LDK-së”-Jo i thash, kjo nuk është e vertetë psh Rexhep Qosja, Agim Vinca … janë të majtë ekstrem por janë që pikë për pikë të ruhet gjuha e të zbatohen vetëm vendimet e Kongrsit. Kështu ishin edhe ata që ishin me LDK-në, Idriz Ajeti, Besim Bokshi, Rexhep Osmajli, Isa Bajqinca, Ramiz Kelmendi e ….
    Hakmarrja vetëm na hasmëron Tom.
    Eqrem Cabej kishte punua në fillim në Shkodër, si drejtor konvikti (?), nuk jam i sigurtë. Dy student apo nxënës konviktor ishin zënë. Njeri e kishte sharë. Ky i shari shkon dhe e ljmëron te profesor Cabej. Profesori e pyet:
    – e ke sharë?
    -Jo ! Në shkodranët nuk shajmë, ne vrasim, i flet me gjuhën karakteristike të të folmes së Shkodrës që unë nuk e mbaj mend por kjo ishte.
    Bahri Beci, tash profesor në Institutin e Gjuhëve Ballkanike nëFrancë, ka qenë i përkdheluri i Kostallarit, tash na del kundër.
    Në Kosovë kemi Rrahman Paqarizin, edhe ky profesor. Ka edhe Radio e Tv me dialektin gegë e njerëz që nuk dinë se cka flasin, Migjen Kelmendi, Nexhmedin Spahiu ….
    Kaq kësaj radhe .
    Tom, ditën e mirë e punë të mbarë, shoqi jem!
    Sinani, Suedi

  3. “Drejtshkrimi i njesuar i gjuhes shqipe eshte shprehje e kristalizimit te normes letrare kombetare ne te gjitha hallkat kryesore te struktures fonetike, gramatikore, fjaleformuese e leksikore.” Njesimi i gjuhes e tregon civilizimin e nje kombi. Pra nuk ka asnje dyshim qe njesimi duhet te ishte bere dhe mire qe u be. Por si u be ai? Ai u be me diktat politik. Nuk ishin ekspertet por ishte Partia ajo qe vendosi per drejtshkrimin. Prandaj ka kundershtime…dhe me te drejte do te kete edhe ne te ardhmen.

  4. Pershendetje Sinan
    Nuk eshte se une jam kunder gjuhes se njesuar sepse edhe vete i permbahem rregullave qe kane dale nga Kongresi i Drejtshkrimit dhe eshte shume mire qe kemi nje gjuhe me ane te se selices mund te kuptohen te gjith shqiptaret pavaresisht nga cila treve jane. Mua me pengon fakti se eshte bere padrejtesi me dialektin gege, dialekt i cili flitet nga pjesa derrmuese e popullit shqiptar. Ajo qe ne na shitet per gjuhe te njesuar eshte kryesisht dialekt toske. Gjuhtaret pohojne: 80% toske e 20% gege.
    Kam patur rastin te degjoj intelektuale nga Kosova dhe Shqiperia ta pranojne kete fakt. Para disa vitesh gjate nje vizite ne Tirane takova nje ish pedagog ne Universitetin e Tiranes, Skender Skenderi, kur une e pyeta se cili dialekt flitej ne Tirane para Kongresit te Drejtshkrimit, ai me tha: “Kemi fole gege derisa nuk na erdh dekreti”.
    Shaban Demiraj ne librin e tij “Eqrem Çabej – nje jete kushtuar shkences” te Kreu VII kur tregon per mendimin e Çabejt per shqipen standarde, ai shkruan:
    “Per sa i takon gjuhes letrare te perbashket, Çabej me pare perkrahte tezen e Komisise Letrare Shqipe, qe djepi i saj te kerkohej ne Shqiperi te Mesme, ku gegerishtja e toskerishtja duke u perpjekur zbusin veçorite e tyre dalluese… Por, me vone ai u bashkua me mendimin e pergjithshem qe u konsakrua ne Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe, ku u vendos gjuha letrare e njesuar”.
    Nese Çabej do te vazhdonte te mbeshteste tezen e Komisise Letrare Shqipe, me shume gjasa ai do te shpallej armik i popullit ashtu si ndodhi me shume intelektuale te tjere e pastaj…

  5. I nderuari Tom Pergjaka, edhe une jam Gege dhe krenohem. Krenohem me Shkodren dhe burrat e saj, trimat shkodrane e vashat shkodranesha. Edhe fisi im, eshte krenua me Shkodren dhe çdo merite ne lufte, ne Logun e Mejdanit, ia ka dedikua Shkodres, mos me i lene shoket vetem ne lufte, mos me ik, e me paret e gjepit te vete, me u sherua …. vetem e vetem qe Shkodren mos me e korit.
    E tash te Drejshkrimi, Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, ishte i vetmi Kongres qe i bashkoi Ajken e intelektualeve (shumice) shqiptare. Nese me ”Dekret”, Enver Hoxha i ka detyrua gjuhtaret, e profesoreg nga Shqiperia, çka nuk e besoj, Idriz Ajetin, Ali Hadron e te tjeret nga Kosova e nga vendet tjera nuk ka mundur me i detyrua.
    Mjeku Xheladin Deda nga Rahiveci do te thonte ”Gjuha ka nevoje per nje intervenim kirurgjik”
    Tom ika
    Diten
    Sinani

    • I nderuari z. Kastrati!
      Do te replikoj me ju vetem ne ate pjesen ku ju thoni se Idriz Ajetin, Ali Hadrin e te tjere studjues nga Kosova Enver Hoxha nuk ka mundur me i detyrua me e pranuar standardin.
      Eshte e vertete ajo qe thoni ju por shqiptaret nga Kosova kishin probleme te tjera. Kosova dhe pjeset tjera shqiptare ne ish Jugosllavi ishin ne mes te dy zjarreve; te pranohet standardi i servuar nga politika komuniste e Enverit apo te mos pranohet. Nese nuk do te pranohej i binte qe shqiptaret e Kosoves ishin pro Jugosllavise dhe kunder vendit ame, pra me mospranimin e standardit do te thellohej ndarje ne mes te shqiptareve brenda shtetit amë dhe atyre jashte shtetit amë. Me se miri kete problem e tregon prof. Shaban Demiraj, i cili ne nje interviste dhene gazetes “Tirana Observer” thot: “Shkaku kryesor i pranimit te ketij standardi nga popullsia e trevave shqiptare jashtë teritorit tone eshte dhenja e shenjes se patriotizmit ndaj Shqiperise amë.” Pra nuk eshte e vertete se kosovaret e pranuan kete standard me qejf por ne pyetje ishte patriotizmi.
      Ju pershendes.

  6. Tom Pergjoka, miku im, të kerko falje për disa gabime, pasaktësi nga ngutia e harresa kur fola e shkruajta për Gjuhën Shqipe, Kongres. e Drejshkr. Shkodren dhe të folmen e saj, dialektin gegë të shkodranishtes, për fisin tim (Kastratin) dhe për Dr. Xheladin Dedajn një mjekët më të mirë, më të zotët dhe më guximtar që ka pasur Univerziteti i Prishtinës- Fakulteti i Mjekësisë.

    Universi shqiptar
    Sep 11, 2020

    DOC. DR. XHELADIN DEDA (1908 – 1971)
    Updated: Feb 12, 2021

    Shkruan: Prof. dr. Isuf Dedushaj
    https://www.universishqiptar.com/post/doc-dr-xheladin-deda-1908-1971

    Salih & Feriz Krasniqi – Tre Kavazë
    (Këngë për Mehmet Begin- Kastrati)
    https://www.youtube.com/watch?v=R3TrXUgsnO8

    Salih & Feriz Krasniqi – Fryni Era
    (Këngë për Halilin, Musën dhe Humën, Hajrijen- Kastrat, KAÇAKËT e parë sipas këngëve popullore por edhe asaj artistike. Kolë Jakova “Halili e Hajrija”, dramë.
    Tom ika se kemi një program për 1 Qershorin- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve e nxënësit dhe kolegët (mëuses) po më presin.
    Diten !
    Sinani, Suedi
    Malmö, 4 qershor 2022, 09:30

  7. Prap paskna harrua, disa fjalë, e përsëris komentin:

    Tom Pergjoka, miku im, të kerko falje për disa gabime, pasaktësi nga ngutia e harresa kur fola e shkruajta për Gjuhën Shqipe, Kongres. e Drejshkr. Shkodren dhe të folmen e saj, dialektin gegë të shkodranishtes, për fisin tim (Kastratin) dhe për Dr. Xheladin Dedajn një nga mjekët më të mirë, më të zotët dhe më guximtar që ka pasur Univerziteti i Prishtinës- Fakulteti i Mjekësisë.

    Universi shqiptar
    Sep 11, 2020

    DOC. DR. XHELADIN DEDA (1908 – 1971)
    Updated: Feb 12, 2021

    Shkruan: Prof. dr. Isuf Dedushaj
    https://www.universishqiptar.com/post/doc-dr-xheladin-deda-1908-1971

    Salih & Feriz Krasniqi – Tre Kavazë
    (Këngë për Mehmet Begin- Kastrati)
    https://www.youtube.com/watch?v=R3TrXUgsnO8

    Salih & Feriz Krasniqi – Fryni Era
    (Këngë për Halilin, Musën dhe Humën, Hajrijen- Kastrat, KAÇAKËT e parë sipas këngëve popullore por edhe asaj artistike. Kolë Jakova “Halili e Hajrija”, dramë.
    Tom ika se kemi një program për 1 Qershorin- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve e nxënësit dhe kolegët (mëuses) po më presin.
    Salih & Feriz Krasniqi – Fryni Era

    https://www.youtube.com/watch?v=0Hsl796HGd4

    Diten !
    Sinani, Suedi
    Malmö, 4 qershor 2022, 09:37

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu