George Orwell ka shkrujatur në relacion me gjuhën dhe fjlaët “ Fjalët e pakuptimta, përdoren në mënyra të pandarshme me vetëdije për të çuar përpara një axhendë. Ato ndahen nga çdo kuptim apo përkufizim i vërtetë duke shërbyer si sllogane boshe për gjërat që na pëlqejnë ose gjërat që nuk na pëlqejnë”.
Fjalët janë pjesë e gjuhës, ose thënë më mirë përbëjnë gjuhën dhe gjuha është institucion më vete.
Para pesë ditësh në parlamentin e Shqipërisë, çobani i kopesë së “Rilindjes” u lëshua në një prrua psiqik në kuvend duke përdorur pikërisht si sllogane në këtë sulm raportin e Dick Marty-it në KE.
Me të tillë gjuhë vulgare që e karakterizon sa herë kërkon të çojë përpara një axhendë të caktuar, si një vandal politik u mundua në mënyrë të qëllimshme të personalizojë UҪK me Hashim Thaçin kur përdori slloganin “ Duke mos mbrojtur Hashim Thaçin nuk e keni mbrojtur UҪK-në”.
Duke përdorur lojën e gjuhës kërkon të na mbushi mendjen se UҪK-ja është Thaçi dhe e kundërta.
Po në ntë njëjtën mënyrë disa ditë më parë në një intervistë për Gazetën Gjermane Frankfurter Rundschau në një nga pyetjet e kësaj gazete thotë “ Ne kemi vuajtur shumë nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Kjo është arsyeja pse ne jemi pro amerikanë”.
Edhe në këtë rast sërish nën delirimin e tij për të imponuar jo vetëm të huajve që nuk e kanë njohur e nuk e njohin Shqipërinë, por më shumë me qëllim për të manipuluar historinë ai lëshon sllogane të shkurtra gjuhësore me anë të të cilave tenton jo vetëm të krijojë realitete të pa qëna por edhe të hedhi poshtë një epokë të tërë.
Në 14 vite të bashkpunimit me Sovketikët dhe nja 17 vite me Kinezët Shqipëria arriti të ndërtohej nga zero.
Ajo me ndihmën e tyre ngriti një Shqipëri të industrializuar me fabrika, uzina e hidrocentrale, të cilat akoma edhe sot janë burimi i vetëm dhe kryesor i energjisë elektrike.
Me një shprehje manipulative gjuhësore, vandali Rama fshiu një epokë të tërë të Shqipërisë dhe gjith punën e prindërve tanë për ndërtimin e asaj Shqipërie, të cilën ky vandal në 23 vite të pushtetit të tij sëbashku me disa vandal të tjerë politikë si Berisha, Nano e Meta e shkatërruan dhe e bënë sërish gërmadhë, ashtu si në kohën menjëherë pas luftës së dytë botërore.
Por çudia më e madhe është kur ky e fut edhe veten te ata që i quan “Ne”, ndërkohë që edhe nëse do të ishte e vërtetë ajo që ky vandal thotë, ky i përkiste një familjeje të elitës drejtuese të këtij vendi. Dhe në këtë mënyrë, me anë të kësaj gjuhe manipulative ai kërkon që të krijojë opinionin se ky as që paska jetuar në atë kohë dhe në atë familje.
Pra në psiqikën e tijë të turbulluar atë e ndjek nga pas qënja pjes e asaj elite familjesh drejtuese të vendit, jo për faktin se ka qënë pjesë e saja, por për faktin se aty ai ndien pikën e tij të dobët që ka qënë një i përkëdhelur i diktaturës, së cilës ku ky ja ka shfrytëzuar e ja ka vjelur të gjitha mirat, edhe të pamerituara të atij pushteti.
Ndërsa me fjalin tjetër manilpulative “ Kjo është arsyeja pse ne jemi pro Amerikanë” kërkon të manipulojë historinë e së vërtetës së pse ne shqiptarët jemi pro amerikanë. Kërkon të mohojë historinë se në ditët më të vështira të ekzistencës së këtij kombi, në ato ditë ku diskutohje dhe vendosej shpërbërja e tij, Amerika u gjend përkrah nesh.
Ky vandal politik me qëllim të caktuar dhe si duket me axhendë të paracaktuar nga ata që i tërheqin fijet që e mbajnë lidhur, po mohon totalisht ndihmën amerikane ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Axhendë kjo që mund t’i shërbejë vetëm armiqve tanë shekullorë, por në veçanti Sërbisë.
Ashtu siç edhe i shërben asaj ngritja në çdo kohë e raportit të Dick Marty, si dhe miratimi i një rezolute krejtësisht të panevojshme nga Parlamenti Shqiptar për këtë raport ndërkoh që të gjitha hetimet ndërkombëtare e kanë bërë nul këtë raport.
Por propozimi në KE i ridiskutimit të këtij raporti, gjoja për një rezolutë të re mbi këtë raport është vetëm një shërbim i mirëfilltë për Sërbinë e cila ka nevojë sërish që të ngrejë në Evropë problemin e gjoja këtyre krimeve të supozuara, tashti që ka filluar nga gjykimi Gjykata Speciale për krimet e Luftës së UҪK në Kosovë.
Dhe kjo kërkesë dhe rezolutë e këtij parlamenti vjen pikërisht kur tashmë kjo gjykatë do japë vendimin e parë të saj ndaj njërit prej ish luftëtarëve të UҪK-së, Sali Mustaffës dhe shtesës së akuzës për të pandehurit e tjerë.
Pamvarësisht se duket sikur Vandali politik Rama po mundohet t’i vij në ndihmë “shokut” të tij Hashimit, në realitet e gjitha kjo është një lojë dhe goditje e mirë qesëndisur kundër gjithë UҪK-së dhe Kosovës në veçanti.
Pasi ky e di mirë se KE nuk mund të ribëjë asnjë lloj rezolute rreth këtij raporti pa përfunduar punë Gjykata Speciale dhe Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale, të cilat janë ngritur bazuar edhe mbi këtë raport të Dick Marty-it.
Por populli thotë “ Gjuha është pasqyra e mendjes”.
Dhe si institucion që është, ajo mund të korruptohet ose të korruptojë.
Dhe një gjuhë e tillë e korruptuar dhe korruptuese tregon një mendje perverse dhe antishqiptare dhe antiamerikane.