ARKIVI:
25 Shkurt 2025

Gjykatat në Kosovë s’janë aq të politizuara, sa janë të varura

Shkrime relevante

Lideri i Hamasit shpreh keqardhjen për sulmin e 7 tetorit

Palestinezët ulen pranë një zjarri përpara ndërtesave të shkatërruara në Jabalia...

Për gazetarinë e munguar kritike dhe për antikombëtarët e FYROM-it, atje ku pothuajse gjysma e shqiptarëve deklarohen “turq” e gjysma tjetër “mysliman”!

Nga: Aurel Desarioti ___ Është fakt që vetë shqiptarët indiferentë dhe mediat amatore-armiqësore-antikombëtare...

Shkencëtarët kapin aktivitetin e trurit në fund të jetës që mund të provojë se njerëzit kanë shpirt

Përktheu: Pirro Prifti, Tiranë LEXO MË SHUMË: Regjistrimi i trurit të njeriut...

Si nuk e bëmë qeverinë deri tash…?!

Xun Çetta, Zvicër Sa e sa prita dhe durova, tutje nuk mund...

Pse vetëm Kosova mundet me shpëtu Ukrainën ?

Shkruen e knon: Agim Morina, Prizren E kam prej burimesh që nuk...

Shpërndaj

Prof.

1. Unë thënë të drejtën s’shoh edhe aq ndonjë rrezik të madh nga politizimi i institucioneve të (“pavarura”) të Kosovës (shkaku se; është një fenomen që i ka përcjelluar pothuajse të gjitha vendet postsocialiste!), sa nga partitizimi dhe (sidomos!) klanizimin e tyre! Themi kështu, ngase “tradita” e klanizimit dhe partizimit si frymë po edhe si përvojë e vjetër sociopolitike, e ka dëshmuar një fakt interesant sociologjik. Ate të vonesës së rindërtimit të institucioneve të reja demokratike, gjatë procesit të shtendërtimit. Që në shumicën e vendeve postsocialiste, ka dëshmuar më shumë kulturë të sjelljeve kriminogjene, se sa sosh të përvojes demokratike… Pra, duke u nisur nga (Vendimet e mëhershme, mënyra e emërimeve, si edhe përvoja e raportit /lexo; servilitetit social i “prodhuar”nga “konsultat” me partitë politike qeveritare dhe opozitare që përveç stabilitetit të brendshëm… reflektuan edhe interesa rajonale!/) kjo përvojë, kujtojë që Gjykatat po edhe prokuroritë kosovare e kanē vështirë të “shkurorëzohen”, si nga ndikimet e jashtme, ashtu edhe ato të brendshme…!

2. Kur them ndikimet e jashtme; Aludimi im është tek perceptimi i interesave që i ka faktori ndërkombëtar (sidomos ky i Brukselit, që në një mënyrë apo tjetrën, ka defekte të theksuara, sidomos në mosartikulimin dhe mosdefinimin e asaj se çka në të vertetë kërkon nga institucionet kosovare!? Ai amerikan duket pak më i kthjellët dhe më shumë më pragmatik, se sa praktik. Këtu, duket se interesat gjeostrategjike, po i mbizotërojnë të gjitha interesat tjerat…!

3. Aludimet e brendshme, gjithësesi adresohen në drejtim të klaneve që kanë vënë pothuajse monopol të plotë (!)mbi shumë resurse dhe interesa ekonomike të vendit. Natyrisht, këto monopole e interesa “mirëmbahen” dhe avokohen përmes klaneve dhe grupeve joformale që (vijnë nga politika)nuk kanë ideologji e as interesa kombëtare e as shtetërore. Reperkusionet e mundshme, (jo vetëm tani politike!) nga një vendimarrje e bazuar në përvojat e mëhershme të institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale, vetëm sa e ridëshmuan tezën time të kahmotshme, se Kosova as; s’ mund të bëhet as pavarur; as sovrane; e as demokratike, pa konsolidimin e kësaj forme të superstrukturës juridiko-politike. Pra, “ngucakeqët” provizor e ndonjëherë edhe meskin nga garda e gjyqëtarëve dhe prokurorëve (qē ne si publik, pak i njohim dhe pak i shohim në jetën publike), u (keq)përdorën aq lehtësisht nga klasa politike (qoftë ajo qeveritare apo opozitare) sa që mbushet mendja që sundimi i ligjit në Kosovë edhe më tej mbetet vetëm një synim dhe njē objektiv i largët shpresëdhënës… Vetingu, ndoshta është ajo “dritarja” e vetme që do mund të bëjë diçka…

Pra, “ngucakeqët” provizor e ndonjëherë edhe meskin nga garda e gjyqëtarëve dhe prokurorëve (qē ne si publik, pak i njohim dhe pak i shohim në jetën publike), u (keq)përdorën aq lehtësisht nga klasa politike (qoftë ajo qeveritare apo opozitare) sa që të mbushet mendja se sundimi i ligjit në Kosovë edhe më tej mbetet vetëm një synim dhe njē objektiv i largët shpresëdhënës…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu