ARKIVI:
9 Maj 2025

    Glauk Konjufca priti në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria

    Shkrime relevante

    Reagim i Organizatës “Shqiptaria” lidhur me arrestimin e Hysri Selimit, agjentit mysliman të Serbisë në Kosovë

    Organizata Shqiptaria përgëzon organet e sigurisë së Republikës së Kosovës për...

    Mbrëmje e artit në Prishtinë për një qëllim humanitar, me 15 maj 2025, në ora 20:00

    Action for Health Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq baletin "Hope" Koreografi nga Sead...

    Kontrastet e PDK

    Gani I. Mehmeti PDK e hapur për dialog: Qeveria e re duhet...

    Shpërndaj

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, Ardian Gola, priti sot në takim Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të drejtuar nga Flutura Açka. 

    Në takim Kryetari Konjufca vlerësoi lart bashkëpunimin që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërmjet tyre, duke e konsideruar atë shembull për vendet e tjera në rajon. Kryetari i Kuvendit shprehu interesimin dhe gatishmërinë për t’i vazhduar marrëdhëniet e tilla me Tiranën në të gjitha fushat, duke i kultivuar dhe intensifikuar më tej ato, në të mirë të të dyja vendeve, veçanërisht në rrafshin parlamentar.

    Kryetari Konjufca theksoi nevojën e një dinamike të re të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, përfshirë këtu sferën e arsimit, si njërën nga shtyllat kryesore të zhvillimit, për të rezultuar me arsim cilësor dhe konkurrues në tregun global.   

    Anëtarët e delegacionit parlamentar nga Shqipëria falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht shprehën interesimin e tyre për të rritur angazhimet në funksion të kooperimit sa më të madh ndërparlamentar midis Kosovës dhe Shqipërisë.

    Në takim u sugjeruan vizita më të shpeshta të ndërsjella të komisioneve parlamentare, për të kontribuuar sa më shumë si në përafrimin dhe avancimin e legjislacionit, ashtu edhe të këmbimit të përvojave parlamentare.

    K O M E N T E

    1 KOMENT

    1. Mana sha Zotin, krejt si me ia pase asi (q…) nanen Sherif konjufca-ketij “mbretit te ri” te “mizhlicit” dhe “ylemase” se Kosoves- Glauk Konjufces, po duket!

      Sherif Konjufca ka kene gazetar i mire dhe e ka pase nje radiofoni melodike….

      Glauku, thuhet se eshte instrumentist i Albin Kurtit… I mshon kavallit ( k..) te Albinit edhe me dore, edhe me goje.

      I lumte djalit te Sherifit per zanatin dhe talentin e tij!

      Me ia pasun lakmi….Aiii aaaa….! Jo po t´doket!

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu