Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Problemet e gjuhës shqip dhe e të folurit në gjuhën shqipe ishin dhe janë probleme që janë zgjidhur kryesisht në shek e xx, sepse në kohën e Perandorisë Osmane gjuha shqipe u ndalua shkruhej gjatë shek XIX duke i dhënë përparësi gjuhës greke dhe osmanishte në shkollat ku përfshihej popullata shqiptare e katër sanxhaqeve.
Lufta për një gjuhë shqipe të njëjtë apo të standartizuar ishte dhe mbetej objektivi kryesor i intelektualëve shqiptarë sepse ata e kuptonin se një komb duhet të ketë një gjuhë të shkruar dhe jo shumë radikale të saj.
Kështu vetë Sami Frashëri ka thënë:“Një komb që nuk ka gjuhën e vet, ai nuk është komb”.
Është e njohur dhe thënia e Sapirit se “Gjuhë ideale është ajo që me më pak mjete arrin rezultatet më të mira”.
Pak Histori.
Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoninë e Veriut. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njehsimin e gjuhës letrare shqipe, bëri Komisioni Letrar Shqip, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar nën pushtim-administrimin austro-hungarez, për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi të adaptojë idiomën gego-jugore të Elbasanit, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës më 1920 dhe vijuan te zbatoheshin duke fituar terren në zyrat e shtetit dhe në shkolla (sidomos shkollat fillore – Xhuvani për një kohë të gjatë ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit) deri në Luftën e Dytë Botërore (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Gjuha_shqipe).
Gjuha standarde shqipe u krijua mbi gjuhën e Naimit, Çajupit, Konicës, Nolit, Kutelit, Poradecit, Xoxës, Shuteriqit, Kokonës, Bulkës, Andrea Varfit, e shumë të tjerëve, por brenda saj janë përfshirë elemente të shumta të dialektit gegë: pasuri leksikore e frazeologjike, pasuri dhe larmi ndërtimesh sintaksore, elemente morfologjike dhe gjedhe fjalëformuese. Këtë e dëshmojnë mirë Fjalorët e gjuhës së sotme shqipe. Dhe kjo përfshirje nga dialekti nuk e ka kufizuar aspak standardin. Hyrja e elementeve gjuhësore, e pasurisë leksikore, frazeologjike, sintaksore, më në fund edhe morfologjike nga të folmet dialektore në gjuhën standarde do të vazhdojë edhe më tej sepse ajo është e hapur ndaj prurjeve nga burimet e saj dhe e gatshme për risimtari të brendshme dhe të jashtme (http://ëëë.gazetadita.al/gjuha-standarde-shqipe-dialektet-dhe-letersia/).
Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe i mbajtur nga data 20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë kishte si Objektiv kryesor përcaktimen e parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar kombëtare. Ky Kongres, si forumi më i lartë shkencor, analizoi e diskutoi gjerësisht parimet themelore, çështjet e përgjithshme dhe shumë zgjidhje të veçanta të drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë me normën letrare në përgjithësi.
Aty ishin të pranishëm 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe arbëreshë nga Italia. U paraqitën tre Rezoluta. Pika I e Rezolutës: Rregullat e drejtshkrimit të mbështeten sa më gjerë në trajtat e përbashkëta të gjuhës kombëtare shqipe.
Pika II e Rezolutës: Në hartimin përfundimtar të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” të kihen parasysh disa kërkesa të Kongresit,
Pika III e Rezolutës: Kongresi i bën thirrje gjithë popullit shqiptar që ta përdorë gjuhën letrare të njësuar si një mjet të fuqishëm të përparimit shoqëror dhe ta shohë kujdesin për zhvillimin e lulëzimin e saj te pandalshëm si detyrë të vazhdueshme.
Kongresi shprehu kërkesën që: Duke u mbështetur në parimet e përgjithshme dhe në zgjidhjet kryesore të Projektit të vitit 1967, brenda vitit 1973 të hartohen përfundimisht “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”;
Në bazë të “Rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe” brenda vitit 1974 të hartohet “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”; Për të kodifikuar plotësisht normat e gjuhës letrare të folur e të shkruar, brenda vitit 1975 të hartohen “Rregullat e drejtshqiptimit” dhe “Rregullat e pikësimit të gjuhës shqipe”.
Sidoqoftë, para Kongresit të Drjtshkrimit shqip të 1972 u konfirmuan disa marëveshjë dhe mirëkuptime të viteve të kaluara si më poshtë: Më 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, përpjekje për njehsimin e gjuhës letrare dhe për drejtshkrimn e saj bëheshin edhe në Kosovë.
Më 1968 një konferencë studiuesish kosovarë, të mbledhur në Prishtinë, vendosën të të përqafonin gjuhën zyrtare shqipe. Këtë kosovarët e bënë për të theksuar kombësinë e tyre shqiptare në formë proteste kundër refuzimit të Federatës Jugosllave për t’i dhënë Kosovës statusin e Republikës[36]. Ky vendim politik i marrë në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që përcaktojnë normat e gjuhës standarde, siç janë “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, i Morfologjia” (1995), “Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, II Sintaksa” (1997) (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Gjuha_shqipe).
Cfarë ndodhi pas ndryshimit të sistemit komunist në Sistemin e Demokracisë Perëndimore në Shqipëri?
Më shumë si reflektim i luftës kundër komunizmit, doli edhe idea se Kongresi i 1972 meqënëse u realizua nën drejtimin e Akademisë së Shkencave e Kohës së Diktaturësm, ashtu si u shkaktërruan të gjitha vlerat e ndërtuara në diktaturë edhe kjo duhet shkatërruar. Kjo nuk duhet të jetë e vërtetë, sepse prania e 87 studjuesve, profesorëve, doktorëve, mëuesve nga të gjitha trevat shqiptarenë 1972, tregoi se nuk pati asnjë ndikim diktatura, dhe se ky Kongres ishte Kongres Profesional dhe nacional i cili zgjidhi një nga Problemet më të rëndësishme që ndikonte thelbësisht në identitetin tonë si shqiptarë dhe si Komb shqiptar.
Argumentat e kundërshtuesve të gjuhës standarte shqipe ishin;
-Përse nuk u vendos gegërishtja si gjuhë standarte,
-Përse u vendos toskërishtja si gjuhë standarte,
-Përse të mos ketë një gjuhë `kosovare` meqënëse ka një komb Kosovar.
Në këto kundërshti, krahasmllefeit antikomunist nuk mund të mos vihet re se sulmet kundër gjuhës së standartizuar shqip, ka shumë mundësi të jenë bërë nga lobe të caktuara anti-shqiptare ndër fqinjët, të cilët kërkojnë një komb të përçarë dhe të dobët shqiptar të ndarë në po aq pjesë me po aq gjuhë sa janë të ndarë edhe sot e kësaj ditë me qëllim që ti mbajjnë në hyqëm. Ky mbetet qëllimi: për të shkaktërruar edhe këtë ikonë të identitetit Kombëtar shqiptar: gjuhën e standartizuar shqip.
Gjuha shqipe e Standartizuar sot, po e vuan goditjen nga perpjekjet e disa individëve (që mund të përfaqsojnë dhe grupe), që duan të shkatërrojnë atë qe eshte arritur në Kongresin e gjuhes shqipe ( drejtshkrimit te gjuhes shqipe) ne 1972 ku morën pjese 87 profesore e studiues te te gjitha trevave shqiptare , me pretekstin se e beri diktatura……
Kush jane këta ndividë?
Duke filluar me Arshi Pipen, Bruno Shllaknu e deri me Gjekmarkajn (si `katolike`) dhe me Nexhmedin Spahiun e bashkëpunues të tij kosovarë që kerkojnë komb kosovar e gjuhë kosovarce. Një shëmbull:“Personalitete të kulturës dhe shkencës shqiptare si prof. Arshi Pipa etj, mbas kapitullimit të diktaturës komuniste erdhën më 1992 – 1993 prej emigracionit dhe u shprehen për braktisjen e gjuhës letrare shqipe, gjuhës standard të përbashkët të krijuar mbi bazën e toskërishtes, si një krijesë me dhunë e kohës së diktaturës. Ata kërkuan krijimin e një gjuhe të re letrare me bazë gegërishten, meqenëse dialektet gegë i flet shumica e popullit shqiptar, etj ( sipas tyre).” (https://gazetadielli.com/arshi-pipa-per-standarditetin-e-gjuhes-shqipe/)
Përse këta duan të shkaterrojne Shqipen standarte, por duan ta copezojne, kur thuhet qarte se shqipja standarte …mund te permiresohet nga dialektet?
Mendoj se përpjekjet e tyre nuk do të kenë sukses pavarësisht se disa nga këta individë përpiqen të argumentojnë se në kongresin e atëhershëm u hoq paskajorja, dhe se ka probleme me gërmën `ë`, etj. Dihet që ka probleme që mund të zgjidhen fare lehtë, sepse gjuha e standartizuar mund të pasurohet lehtësisht nga dy dialektet kryesore, por e rëndësishme është që gjuha e standartizuar të jetojë dhe të përhapet në të gjitha trevat shqiptare sepse është e vetmja mundësi që të identifikohemi si komb shqiptarë. Dihet se standartizimi i gjuhës shqipe ka marrë si shëmbull gjuhën italiane standarte e cila ka mbi 100 dialekte, apo gjuhën gjermane që ka deri në 100 dialekte, apo fundja dhe kinezçen e cila ka gjuhë standarte gjuhën mandarinë, midis mijra dialekteve. Shpresojmë që Akademia e Shkencave shqiptare dhe e Kosovës të përkrahë fuqimisht gjuhën e standartizuar shqip dhe të mos bjerë pre e individëve mllefaxhinj, që kërkojnë të lënë `nam` si të ditur, apo dhe `të blerë` nga të huajt për të dëmtuar shqipen standarte.
Eshte e vertete qe gjuha standarde paraqet te arrituren me te madhe te nje populli. Por zgjedhja e gjuhes standarde duhet te behet pa ndikime politike. Fatkeqesisht gjuha standarde tek ne u be me diktate te politikes, prandaj tani po ka kundershtime. Dhe keto kundershtime do te vazhdojne edhe ne te ardhmen.
Gjuha shqipe standarde është pasuria jonë më e madhe kombëtare, jo nuk ia vlen asnjë kthim prapa. Problemi i sotme i gjuhës shqipe duhet konsideruar si të arrihet ky standard me arsim të dobët, me shkolla të dobëta në vendet shqiptare!?
Problemi tjetër që duhet të shtrohet sot në trekëndëshin Tiranë -Prishtinë -Shkup është mbrojtja e gjuhës shqipe standarde me ligj prej fjalëve të huaja. Ashtu veprojnë shtetet tjera si Franca e tjera.
Nexhmije Mehmetaj