ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Greva e mësimdhënësve është thikë pas shpine ndaj shtetit të njomë të Kosovës

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr. Hakif Bajrami XHAKJA 

  • Nikolla Pashiqi: Mos u lejoni shqiptarëve shkollim, sepse ndryshe nuk do të kemi mundësi t` i shpërngulim dhe asimilojmë”! 

 Shkurtore 

Kosovë është bërë zakon që të nënshkruhën shumë marrëveshje për t` u krekosur nënshkruesit se “neve po luftojmë për shtetin”. Ndërsa ato marrëveshje nuk zabtohen me dekada,me fajin e Serbisë, por çmimin për ato faje e paguan populli. Edhe Ligji mbi pagat e punëtorëve në Republikën e Kosovës, është i së njejtës familje, sepse nënshkruesi nuk jep llogari për asgjë. Lidhur me këtë, më 2 shtator 2022 Rrahman Jashari tregoi se greva e tij është prodhim politik  sepse u shkoi në “grazhd” partive opozitare. Nga ky moment mbreti ka mbetë lakuriq, dhe situata është përkeqësuar deri në ekstrem. Lidhur me këtë, krekosja e Rrahman Jasharit duke shkuar në takim me kreun e LDK-ës tregon diçka që opinioni duhet të mësojë vetëm pas një muaji. Fjala është për hetimin e 3 milionë eurove të cilat notojnë diku në gjirollogari “fiktive”, pa e me adresë inkognito. Prandaj, greva është menduar si një maskë e mirë, për mos me e lëshuar “çatia pikën”, tani për tani, duke shpresuar se mjegulla do të sjellë “bereqet”. E vërteta, duke i vrejtur grimasat në fytyrat e organizatorëve të grevës, shumë lehtë mund të lexohet se ata duan të mbesin në qendër të vëmendjës, para opinionit. Organizatorët ose nuk e dijnë, ose teatrizojnë se arsimtarët janë për nxënës, e jo anasielltas si po provohet të paraqitët gjendja. Po, është e vërtetë se INFLACIONI e ka përfshi ekoniminë, por si studiues droi se më tepër e ka përfshi moralin pa ideal. 

Nuk jemi të organizuar, dhe, thue se nuk po punojmë për ardhmëri. Simbolika e botimit të ABETARËS KOMBËTARE më 2022, që duhej të promovohej në Prishtinë me një defilim të nxënsve me ABETARE në dorë, nga sheshi Zahir Pajaziti e deri te Sheshi SKENDERBEU, do të fliste shumë para botës se: kush ishim, kush jemi dhe kah po shkojnë të gjithë shqiptarët. 

Ata që  po e nxisin Rrahman Jasharin (me shokë), se nëse ua kryen punën dhe e “rrxon Kurtin” nga pushteti qoftë edhe me EKCESE të vogla, i premtojnë: fotele, foltore dhe famë, por me sa i njoh qe njëzetë vite, ata do ta palsojnë në “permendorën” që ia premtojnë, si të ngulur në te, si shumë të tjerë. 

1.Dikush në Republikën e Kosovës po provon ta imitojë “Silidarnostin”! 

Shtetin zakonisht e dëmtojnë grusht- shtetetët, anarkia dhe dukuritë natyore siç janë: thatësia, termetetët, luftërat dhe demonstrimet politike që kanë për synim ardhnjën në pushtet, ose asgjasimin e plotë të kushtetutës ose të shtetit përkatës. Madje, shtetin e dobësojnë edhe grevat dhe padrejtësitë sekundare që janë në shiqim të parë, pa ndonjë vlerë selektive shoqërore dhe politike. 

Në rastin konkret, greva e shpallur nga kryesia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, për sektorin arsimor dhe më gjërë, është një atentat i kurdisur fare mirë për inate politike, e cila nga 2 shtatori rrezikon të kthehet në aferë politike dhe prokuroriale. Organizatorët e Grevës, derisa sa nuk u prononcua Opozita politike parlamentare e Kosovës, faji ishte  gati në nivel politik, gjystë për gjystë me Qeverinë. Tani, pas prononcimit si në orkestër të partive opozitare, greva ka fituar pozicion që më së pakut ka për qëllim përmirisimin e kushteve të arsimtarëve dhe punonjësve tjerë civilë në administratën publike. Greva në aspektin esktrem ka për qëllim: “rrximin e Qeverisë deri në fund të vitit 2022”. Kështu mendojnë ata që luftojnë për pushtet e jo për shtet. E vërteta, si hulumtues i politikës shqiptare gjatë shekullit XX dhe fillim të shekulit XXI, konsideroi se Albin KURTI është drejtuesi i vetëm i qeverisë që nuk është inferior me asnjë bashkbisedues, në cilin do nivel. E ky realitet është vlerë e madhe për Republikën e Kosovës. Le të më falin kundërshtarët se unë nuk kam asnjë dobi të posaqeme nga kjo qeveri. Por dobia shumëvlerët është për Republikën e Kosovës. Edhe më kjartë takimi i Rrahman Jasharit me Presidentën e Kosovës dhe mosarritja e ujdisë, tregojnë qartë se kemi të bëjmë me dy mangësi totale. Magësia e parë është se në Republikën e Kosovës nuk kemi personalitet që çështjet  i pret aty ku duhet. Mangësia e dytë është se me refuzimin e ndermjetsimit të Presidentës, Rrahman Jashari (dhe sindikalistët toalitar) duan ta vejnë Presidentën Vjosa Osmani në një paozitë të “paaftë”, për të thënë ata që qëndrojnë prapa se “ja çfar pushteti kemi”.  

Me gjuhën e filozofisë së historisë, greva duhet të ketë synim mirëqenjën e punonjësve, dhe zakonishtë drejtohet  nga ata që janë të dëmtuar, siç ngjau bje fjala në Poloni me “Solidarnost”-in, pasojat e të cilit dihen. Në rastin e grevës në Kosovës, nga 1 shtatori 2022, grevën janë kah e drejtojnë ata që nuk janë në punë fare, dhe sipas konceptit të filozofisë jurdike, i kanë krijuar dy vepra penale: e kanë futë në kollaps arsimin, e kanë POLITIZUAR  arterjën më të ndieshme të shoqërisë, e kanë futë në krizë një segmet të frymëmarrjës së shtetit, i cili edhe ashtu ka qenë invalid sepse e zë vendin e parafundit në Evropë sipas matjeve të institucionit PISA. Greva e ka futë në pasiguri tërë aparatin punëdhënës, i cili është kah lëngon për shkak të krizës së kapitalizmit, si një ndër smundjet kronike më të thella për 30 vjetët e fundit, e që e ka përfshirë  botën e zhvilluar sidomos, për shkak të luftës në Ukrainë. 

  1. Kendë e fton Rrahman Jashari në linç 

Unë e di që mësuesit janë heronjë. Por,ta thrrasish nxënsin: MOS SHKO SHKOLLË, është e njejtë sikur ta ftoish qytetarin MOS E PËRFILL KUSHTETUTËN DHE LIGJIN. Si duket,  Rrahman Jashari, gjithëmonë ka punuar në arsmi vetëm për rrogë dhe nuk e ka ditë fare çka është idelai i ABETARES KOMBËTARE, çka është synimi i gjuhës, historisë dhe muzikës, edukatës fizike dhe ishkencave natyrore në përgjithësi, për kombin dhe njerëzimin. E ne si komb që kemi vuajtë për mungesë shkollimi, ne që kemi përjetuar çdo lloj degradimi njerëzore në luftë me okupatorët e ndryshëm, për liri dhe emnacipim, po del se armiqët e brendëshëm nuk kanë munguar, ata nuk janë ndalë dhe paskan punuar prapa shpine, që ta vazhdojnë luftën në një formë dheplrake, por me efekte të njejta. 

Lidhur me ABETARËN KOMBËTARE drejtuesit e arsimit është dashur të dëshmojnë s kanë jetuar për këtë ditë dhe nga Sheshi  ZAHIR PAJAZITI e deri te Sheshi SKENDERBEU është dashur fëmijët filloristë të valvsin Abetarën dhe këtë akt historik ta sheh bota e civilizuar. PO kush ta organizojë këtë akt famëlartë, ata që nuk kanë lidhje me arsmimin e kombit. E një shembull: kur mbaheshin OLIPIADAT në Antikë, automatikisht pushonin të gjitha hasmëritë. Edhe promovimi i ABETARES është dashur ta ketë një koloritë të tillë, të gjithë drejtuesit politik dhe shtetëror mbarkombëtar, në një shesh. 

 Në lidhje me këtë që u tha më lartë, po e shënoi një fenomen që ka të bëjë me drejtuesit shtetëror gjithë-shqiptar. Prej të gjithëve tre dallohen. Njeri është vetëm KOMENTATOR i politikës dhe filozifisë, e me libra të shumta. Tjetri është kreator i mendimtarisë, por që vdiq po atë moment kur e lindi kryeveprën. Kurse i treti është Albin KURTI që i ka të dy vetit: është edhe komentaror i shkelqyeshëm; është  i ditur dhe joinferor para askujt. Pra, nxënës tipik i Adem Demaçit, me kulturë evropiane. Deri me tash, pa asnjë aferë korruptive. 

Si ish  arsimtar nuk i bëjë thirrje Kryesisë së sindikatave të arsimit, por u bëjë thrrje NXËNSVE dhe PRINDËRVE, që të shkojnë në shkolla, dhe aty të shihet se ç`farë qëndrimi do të mbajnë arsimtarët, të cilët duhet ta tregojnë pozicionin, a janë me diturinë, me ABETARËN, apo janë me terrin-politikën përçarëse. Pra vetëm kur të hyjnë nxënsit në klasa dhe në katedër nëse mungon arsimtari, vetëm atëherë do të kuptohet niveli dhe etika e atyre që kanë organizuar grevë. Nuk e d i sa është logjike që të fitoish diçka, kur pipat e bimëve i shkurton në embrion. Sepse, ardhmëria nuk ndërtohet me futje të pluhurit nën dysheme, vetëm sa për t` u dukur që “siperfaqja e dyshemes është e pastër”. Por të kuptohemi,  se punën e MËSUESIT, nuk ka çmim që e paguan. E kur nxënxi, arsimtari dhe prindi janë në harmoni, atëherë edhe ABETARJA shumë tepër shkëlqen. Ndërsa, pushtetari lavdohet nga “bregu”. Po, populli duhet t` u këndojë të gjithëve, për aq sa e meritojnë. 

Këtu në këtë shkrim,  do të ishte demagogji t` ua përkujtojmë organizatorëve të grevës, qëndri in e  Rilindasëve, apo dijetarëve të ndryshëm për rrolin e shkollës. Mjafton t` ua përkujtoj vetëm POROSIN e Abraham Linkollnit, drejtuar mësuesit, kur e dërgoi fëmiun  e tijnë shkollë. Po mbi të gjitha ne e kemi ende shpirtin e nrydhur nga lufta, i kemi palgët e njoma se na i kanë vrarë armiqët nxënsit me libra në dorë, na i kanë vrarë mësuesit që as sot nuk u dihen varret. Dhe, mos të moralizojë, por të përfundojë TROQ, se Qeveria në rastin e parë duhet ta procedojë në Parlament për zbatim LIGJIN për pagat. Ndërsa, arsmitarët dhe punonjësit shoqëror duhet t` i qasen punës dhe ta lëvizin historinë në favor të shtetit Kosovës, pa korrupsion dhe pa nepotizëm, e ultësi tjera që i krijon trutri i njeriut interesgji dhe planprishës. Unë mendoi se nuk duhet të lejohet asnjë lloj poloitike në shkollë. Madje kurrë në jetën time si profesor nuk e kam kaluar pragun e komitetit, se për zyre tjera të pushtetit, ato ishin të neveritëshme në çdo kohë dhe rrethana, cilat do qofshin ato zyre. Arsimtarë, mendoni mësuesin shqiptar kur tha: Nëse më vritëni, rruane gjakun tim dhe me te e shkruani gjuhën shqipe. Pra, me qenë mësues, arsimtar, porfesor, krejtë njësoj, është detyrë më tepër se e shënjët, dhe, në këtë profesion nuk punohet për rrogë! 

3. Politizimi i arsimit sot në Kosovë është i skajshëm 

Drejtuesit e partive politike sot në sistemin liberal kapitalist, janë kah u sherbejnë të gjitha padrejtësive që i shoqëron sistemi. Lidhur me këtë, shumica apsolute e drejtuesëve politik sot nuk jeton nga rroga. Dhe ky realitet dihet. Këta, gati në tërësi janë të shkëputur nga jeta realiste dhe nuk jetojnë me brengat e popullit, sepse për 30 ditë propogandë e premtime boshe  gjatë fushatës së zgjedhjeve , duke ndier lajka e premtimese: “taksa e popullit do të menagjohet drejtë”, pas mabrimit të zgjedhjeve kënga e korrupsionit dhe nepotizmit po vazhdon.  

Por kur dihet se premtuesi politik ua kanë grabitë votën qytetarëve dje, dhe sot,  fituesi ose humbësi nuk i sheh hallet e votuesëve fare, sepse jetojnë jetë irealiste, sepse është kapitalist dhe ka pasuri rezervë. Këta dahi, këta pushtues të “moçaleve”  nuk çajnë kokën për çerdhet, për nxënsit, për studentët që përballohen me një jetë mjaftë paperspektivë, sepse çdo gjë luftohet që nuk është private, sikur të ishte në armiqësi prona  me popullin. Madje, askush në shumë vende kapitalsite, pra edhe në Republikën e Kosovës nuk flet për forcmimin ekonomik të shtetit, nuk flet sigurimin shëndetësor , për përcielljet e aftësimit profesional  dhe shkencor postuniverzitar. Shkurt, drejtuesit kapitalist janë punëdhënës në zgjedhje dhe dhunues pas tyre, që në rastin e Republikës Kosovës po mendojnë se çdo gjë ka përfunduar më 10 qershor 1999. E kundërta, çdo gjë fillon me 10 qrshor 1999. Pra, për familjën dhe për shtetin duhet të jetë kredoja e jetës sonë në punë.  

 Në këto rrethana, po thuej se nuk ka shkollë që nuk  e ka drejtorin antar të ndonjë partie . Kështu si ishte situta, në komunizëm të dhunonte një komitet– një parti, sot  të dhunon një njeri që gati  shndërrohet në punëdhënës. Dje e kishim një “punëdhënës politik”, sot i kemi dhjetë “punëdhënsa” ideologjik. Seicili kur afrohen zgjedhjet të premton: “fusha e bjeshkë me sheqer, dhe tamel me oriz”. Ndërsa, kur të mbarojnë zgjedhjet, fituesi të ofron  shkopin e lypësisë, nëse ke unë dhe karakter të palëkundur, dhe nuk i harron të varfurit dhe të shtypurit, dhe pa marrë para sysh çmimin ia mban anën drejtësisë. Shkurt, ishim popull i vogël me shumë padrejtësi të përjetuara. Tash, prap kemi mbetur popull i vogël me shumë rrugaqë dhe analfabetë politik për eksport. 

 Në kohën time si arsimtar nuk ke mundur ta gjeish arsimtarin kah pinë duhan dhe kafe me nxënsin edhe pse ka pasë shkelje atë rregulalve ato janë mbyllë me denime adekuate dhe pa ndonjë teprim. Tash, çdo gjë ka ndryshuar, madje nxënsi pinë drogë, dhe arsimtari nuk e njohton prindin dhe anasielltas. Ku jemi dhe kah po shkojmë, dikush e mëson psimin vetëm kur i mbështetët koka për shkambin. Po ta kujtojmë se dje shumë intelktualë, arsmitarë më 1981, i akuzonon studentët dhe nxënsit e vet, se “janë pjesëmarrës në demonstrata”. Mos besoni, por shkoni nepër arkiva dhe aty i keni edhe fotografitë e hafieve të partsië dhe udbës. Aty, janë shumë gazetarë dhe imamë të xhamive të cilët edhe nepër xhmia dhe kisha kanë mallkuar rininë, “për devijim të rrugës së Titos”!. Pra mos i harroni ata që për dhjetë vjet e më tepër shanin dhe pshtynin rininë heroike të Kosovës. Koha ka kaluar, por hieja (dokumnetet) e turpit kanë mbetë. 

4. shkollë arsimtarët janë për nxënsit e jo nxënsit për arsimtar

Unë i kuptoj padrejtësitë shumë në thellësi. Por, nuk i kuptoj ata që fare nuk mendojnë për formimin e rinisë sonë që të arsimohet dhe edukohet në nivel realist dhe pa vakume në diturinë adekuate.  E këta që po organizojnë GREVA, realisht nuk janë kah punojnë për nxënsit sepse arsimtarët në shkollë janë për nxënsit e jo nxënsit për arsimtarë. Tani po e sjellë një shembull. Më 1958 pati shkrep nga Shtabi i Rankoviqit një urdhër i prerë: “Shkollat e mesme shqiptare duhet të mbyllën, sepse u mungon kuadri mësimor”. Për këtë ndërmarrje pati shkruar në koluare të mbyllura Vasa Qubrilloviqi  më këtë prorosi drejtuar Titos: “Qoftë edhe një javë, nëse u ndërprehet mësimi fëmijëve shqiptar, është sukses për shtetin, sepse shpërngulja në Turqi, do të merr kahje intenzive”. ( shiqo: A LKJ, Ekspozitura në Zheleznik/0/3/58, sekret politik).  Edhe më shkoqur, Nikolla Velimiroviq më 1942 do të shkruaj: “Atë që po  e bën sot Hitleri ndaj hebrenjëve, e ka bërë Shën Sava në mesjetë ndaj Arbansëve”. Këtë fakt kur ia tregova në Zvicër një Hebrei më 1992, ai klithi: “sa taksa i paguni ju shqiptarët sistemit të mospranimit të pushtetit okupatir serbian ? U përgjegja 3%. Hebrei brofi në këmbë duke thënë: “Unë kam shtet dhe atë e paguaj 32% taksë nga të ardhurat e mia. Për ndryshe Izrael nuk do të kishte fare. E ju doni që kapitalistët që janë në luftë me hien e vet, doni t` ua ndertojnë shtetin dhe ju me 3 përqind ta mabni gjallë-JO. Kjo nuk u shkon për atdhedashuri në asnjë variantë”!.  

E ne sa kemi hargjuar akuza e hallakamë për veteranët e UÇK-s. Tani kur kryesia e veteranëve të UÇK-ës është në Hagë, çdo gjë është pashitë. Edhe më afër. Ç`far hallakme po ngritet për SHAMINË, thue se vetëm ajo na i nxjerr brengat nga shpirti dhe varfërin nga gremina, që na ka venë.  Tani, sikur GREVA e  Rrahman Jasharit e ka mbuluar Kosovën sikurse nata pa hënë tokën, ku jemi. Kah po shkojmë nepër terr, don dikush  pa shkollë, pa arsmim dhe edukim të nderothet shteti?  Ore prindë, mos heshtëni, por kërkoni që fëminët e juej të janë në shkolla, e arsimtarët mundën mos me u lajmërua në punë, por pa u dukur në punë, por mos me shkua në mësim, grevë nuk është me norma të qyetrimit. Pra, prezenca në punë po, pagesa për mos punë është çështje e punëdhënsit dhe ligjit e jo e komenteve boshe nga analfabetët “profesional” nepër mediume informative. 

Sot (2022) sikurse  ndihet ai drejtuesi sindikalist që paguhet nga taksat e populit e që organizon grevë qysh në fillim kur “bima” duhet të merr gjallërim të mabrë, ai sythin e bimës po e pret në “fyt”. Po e them se po ndihem sikur një akull që as nuk shkrihet e as nuk ngrihet më tepër ,sepse çdo ndienjë brrenda tij, nuk është e vdekur,por  ka mbetur pa ndienja, për shkak se askush nuk të kupton. Mjerë idelaistët çka po përjetojnë. 

5. Pushteti duhet të mendojë tri herë dhe ta zgjedhë rrugën e progresit 

Nuk ka kërcnime, porcesi mësimor duhet zhvillohet me çdo kusht, sepse lumi i diturisë është një panteizëm që nuk ka spjegim realist.  Pra në shkollë dhe për shkollën duhet të jetohet sepse shkolla na e bënë jetën më të lumtur. 

Pra si pasojë e kësaj gjendje edhe pushteti, është POROSI NJERËZORE, duhet të ulet e të reflektojë, por mbi çdo gjë duhet biseduar pa pushim, po jo të bëjë kompromise në dëm të nxënsve. E organizatorët e grevës duhet të mendojnë se: më 1981 pozita e nxënsve  dhe studentëve ishte shumë delikate. Kishte shumë nxënës dhe studentë që ishin demonstrantë, ose i kishin të afermit në burgje, ata  ishin të shtypur jo vetëm nga partiashët, por edhe prej disa arsmitarëve komitetli, të cilët aksiedenatlisht ishin në atë profesion, e nxënsit ishin duke bërë jetë në mes trishtimit dhe pasigurisë.  Pra jeta e tyre ishte në krizë dhe vinin e shkonin nga shkolla të trishtuar, sepse kudo ishin agjentët e partisë dhe udbës. Madje, kishte raste kur nënat ua kontrollonin fëmijëve qantat e librave, mos pa ka ndonjë literaturë që komitetlia apo udbashi do ta largonte nga shkolla. E sot, Rrahman Jashari del publikisht (ia nxen goja ) e i fton fëmijët mos shkoni në shkollë. Tu thaftë goja ore njeri, po të them sinqerisht, sepse kam qenë edhe vet arsmitar dhe kurrë nuk kam pyetë për rrogë, kam qenë qiragji, por korrekt në gjimnaz si arsimtar dhe pedagog. E pra, largë duar e politikës nepër shkollat tona, sepse PISA nuk mbahet vetëm dituri të nxënsit, por llogaritë me përgjegjësi shkencore se kush e rrethon nxënsin, kah e ka origjinën intelektuale, me çka e karakterizon jetën e tij të përditëshme, si i lexon ai brengat e shoqërisë dhe sa është i sugurtë nesër për jetë të pavarur dhe organizim të saj, organizim të shtrtit. E rroga ime ka qenë në propocion me nëpunësin 1 me 3, gjatë viteve 1970-1989. Madje kur është ndertuar pallalti i rinisë në Prishtinë i kam dhuruar shoqërisë TRI RROGA, pa kthim. E skamja dhe jeta si çiragji ka qenë pronë e jetës sime për shtatë vejtë edhe pse isha arsmitar i kulifikuar dhe studioja në psotdiplomë (1972-1974). Dua të them se gjithëmonë ka pasë probleme, por ato kujtojë se sot është më lehtë të zgjidhën falë pavarësisë dhe lirisë e çlitrimit kombëtar, që na e ka siellë gjaku i gjenerateve. 

Reflektimi i Qeverisë më 3 shtator 2022 lidhur me Grevën dhe shpërblimin e përkohëshëm është ftesë që të gjitha partitë të gjejnë optimumin për arsmin në përgjithësi. E Ligji mbi pagat duhet të shqyrtohet me themel në Kuvend, por kryetarët e partive opozitare më 2 shtator 2022 nuk është dashur ta pranojnë Rrahman Jashrin në  bisedë fare, sepse aty është treguar ngjyrimi politik i grevës si e drejtë e punëtorëve në përgjithësi. E ndërtimi i shtetit kushton, dhe nuk ndërtohet me analfabetë profesional. 

PS:

Nuk kemi shkuar në burg për pare, por për ideale. Prandaj, pagesa që është lajmëruar për të burgosurit politik, është një satisfaksion që distancon këtë kategori shoqërore, me ata që ishin në burgje për krime ordinere. Këtu disi e japi pajtimin të dallohemi në nivelin etik dhe juridik, për faktin se vuajtjet tona nuk ka çmim që i paguan! Po e shtoj se edhe MËSUESI është një idealist i kombit të vet, në çdo koho dhe rrethanë.          

Adem Demaçi më 17 shkurt 2008. 

Prishtinë, më 3 shtator 2022 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu