ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Grue, djali i ka ga rragtarit…!? 

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

  • Dy anekdota për gratë   

Familjet e pasuna, që jetonin në katune, e kishin shumë tokë të punës, gjâ e pakë mashkuj të punës, merrnin rragtarë që ti ndihmonin në punët e përditshme, me mjellë grun e kallamoq, me korr e me kasit, me shkue në mal për dru, në mulli, me i qit gjâjen në bjeshkë, mi qeth dhetë e punë tjera. I zoti i shpisë, shkonte mysafirë e pritëte miq në odë, shkonte në pazare e nuk i dilte kohë me i kqyrë qysh i ka ka punët e shtëpisë e as me i pa fëmijët e gruen e vetë. Prandaj rragtari kishte një rrol me rëndësi. Ai ishte i lirë me hi në sh`pi te gratë, në odë të burrat por, ai kishte përgjegjësinë kryesore për të gjitha punët mrena shtëpisë e në jasht saj. Kur e shihnin gratë rragtarin e lutshin me iu shkurtue edhe drutë për me i pjekë bukët, me zi pasul por, me i kallë kaftorrët në sobë ku flenin zonjat. 

Njëherë, tuj hânger bukë bashkë, burri, grueja e fëmija burri pi kqyr fëmijët e nuk pa han bukë. Grueja pi thotë: 

-Njeri, pse s`pa hanë bukë? 

-Grue, pi kqyri f`mitë. 

-Ani, mirë boll, qysh pat doken? 

-Maj grue, qiky djali vogël i ka ga rragtarit krejt, kryt ja ka k`put, rragtar n`ven. 

-Uh njeri, neri, ha bukë e mas u lodh me k`so menime. F`mija ju gajnë dajve edhe pse janë larg e jo mâ na qi e kemi rragtarin n`shpi. 

 

Hajde djali jem, lene baben se me pas prit atâ, unë nuk ju kisha as juve 

Ishte kohë e drekës. Burri punonte në aborr, thurke gardhin, e fshinte lâmen, punë burrash e grueja e kishte bâ bukën gati. Nâna i thot djalit t`madh: 

-Shko djali i jem e bâni zâ babes tun me hânger bukë se sofrën e kam k`thye.  

Djali e thirr babën por ai nuk i kish gati, kish edhe pakë punë e nuk shkon me hânger. 

Grueja, e qon edhe djalin tjetër me e thirr baben por ai prap nuk shkon. Kur e sheh gruja qi burri nuk pa vjen iu thotë djemve: 

-Hani djemtë ju se mi se e pas prit unë babën e juj, as juve nuk ju kisha.  

Fjalorth i fjalëve të rralla dhe shprehjeve popullore në të folmen e Turjakës. 

(I ka) ga, i ngjashëm 

rragtar, rrogëtar 

i pasun, i pasur (pasuri) 

katun, katund, vendbanim kodrinor malor 

kasit, kosit (livadhet) 

gjâ, bagëti 

mashkuj, (i gjinisë mashkullore) këtu ka kuptimin fuqi punëtore 

mrena, brenda 

kallamoq, kallamboq, misër 

nuk i dilte kohë (me dekë), nuk kishte kohë (me vdekur) 

sh`pi, shtëpi 

me hi mrena, me hyrë, hyri brenda 

kaftorr, stufë për ngrohje 

tuj, duke (pj.) 

(me) hânger, (me) ngrënë bukë, drekë 

kqyri, shikoj 

njeri, grueja nuk e thirrte burrin në emër por ”njeri 

mirë boll, shumë mirë (boll, mjaft) 

qysh pat doken (fëmija), qysh po të duken, a i (ngjeh) njeh? 

kryt ja ka k`put, shprehje shumë e shpeshtë në të folmen e Kosovës 

është i ngjashëm, 

bâni zâ, thirre, lajmëroje 

e qon edhe djalin tjetër, e detyron me shkua djalin, me e kry një punë, një porosi etj. 

Malmö, 8 janar 2024 

siankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Ku ka ma mire se me fillue vitin me gaz e humor ! Qe ashtu miku Sinan ( po perdor dialekt verior aq sa mundem ) mire eshte te qesh me dy anekdotat e mesiperm .Them se dinakeria e ” cilter ” e gruas shtepijake justifikon heshtjen e burrit naiv .Besoj se duhet te keni dhe perla te tjera e jo vetem per gjinine femerore se ne rang botëror dihet se kush jane me te shumtet qe shkelin besnikerine familjare .Me pelqyen e per bese s’i kisha degjuar . Pergezime miku Sinan !

  2. Në numrat në vazhdim, në Drini do të publikoj pjesë nga thesari i katundit tim, Turjakës.
    E nderura Ritë, faleminderit e dashte e dhashtë Zoti je mirë me shëndet e me familje!
    Edhe për burrat kam anekdota (mesele) si kurse te Molieri që e kemi “Shkollën e grave” por edhe ” … të burrave”.
    Kam aro 230 të tilla, anekdota, disa fjalë të urta, emra të arave, livadheve, emra të familjarëve etj.
    Të falenderoj për komentin tënd vlerësuese e kritik.
    Ditë të mbarë!
    Sinani

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu