Florim Zeqa
Me guximin rugovian, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar pohimin e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se Serbia është më pranë NATO-s se Kosova. Osmani tha se kushdo që e konsideron Serbinë afër NATO-s ofendon jo vetëm çdo shtet demokratik por edhe të gjitha viktimat e Serbisë së Millosheviqit.
Heshtja qyqare e opozitës
Deklarata e Presidentes: “Serbia është shtet që kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj gjenocidiale. Është një shtet i cili ka kryer gjenocid, ka kryer krime kundër njerëzimit dhe është një shtet që ka kryer krime lufte dhe akoma fle mbi varreza masive. Kështu që më lejoni të them troç, kushdo që e konsideron Serbinë si një shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar viktimat e Serbisë së Millosheviqit e cila është njëjtë sot sikurse ka qenë para disa dekadave”, e cila erdhi pas një pas një interviste të ambasadorit amerikan në Serbi, Kristofer Hill, gjatë një interviste për transmetuesin publik serb, ku ai deklaroi se; “Aktualisht Serbia është më pranë aleancës ushtarake perëndimore sesa Kosova, duke thënë se NATO-ja punon çdo ditë me ushtrinë serbe, mban trajnime dhe ushtrime”.
Për habi, askush nga spektri politik vendor nuk doli në përkrahje të kundërshtimeve të Presidentes Vjosa Osmani ndaj ambasadorit amerikan në Beograd!
Kjo heshtje qyqare e spektrit politik dhe e opozitës në veçanti e dëshmon mungesën e seriozitetit dhe vizionit politik, e tregon nivelit e ulët të politik-bërjes dhe servilitetin e skajshëm ndaj faktorit ndërkombëtar.
Përkrahja e Presidentes në rastin në fjalë do të ishte përkrahje e drejtëpërdrejt e shtetit të Kosovës në raport me politikën antishtetërore të disa zyrtarëve perëndimor, të cilët haptas kanë dalë në mbështetje të Serbisë dhe orekseve të saj grabitçare.
Për dallim nga opozita kosovare, i pari dhe mbase i vetmi deri më tani që e kundërshtojë ambasadorin Kristofer Hill, ishte kolegu i tij në Prishtinë, ambassadori Jeffrey Hovenier, i cili tha se “dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime të tilla”, duke shtuar tutje se “Uashingtoni mbështet Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO”.
Politika shtetërore bëhet me dinjitet dhe integritet të lartë njerëzorë dhe kombëtar, e jo me kauza të rrejshme dhe as me inate personale. Kur është në pyetje interesi i shtetit bien posht të gjithë flamujt partiak. Shteti mbi të gjitha partitë dhe ideologjitë.
Me kujtohen disa shkrime te mehershme te juaja per Vjosa Osmanin. Shkruanit edhe per egon e saj te semure. Per te thoshit se ” Sa here qe nderron moti,Vjosa Osmani e nderron gzofin.” Per te thonit se eshte sikur “zhuga” qe i ngjitet secilit deri ne arritjen e qellimit politik dhe vazhdonit “E maskuar nen flamurin e presidentit, pa e ndjere ne shpirte filozofine politike Rugoviane, permes kalimit nga ekstremi i djathte ne ekstremin e majte e realizoi enderren perrallore duke u bere presidente e vendit, por jo edhe presidente e te gjithe qytetareve.”
Tani qe edhe ju nderruat gezofin, Vjosa brenda nates nga nje person qe “nuk e ndjen ne shpirte filozofine politike Rugoviane” pernjehere behet me “guximin Rugovian”.
Disa shqiptar si duket kane probleme me njohjen, kuptimin, klasifikimin,ndarjen dhe interpretimin e termeve, koncepteve, shprehjeve dhe necioneve te njohura shkencore ose metodologjike:Si per shembull, kur thone, shkruajne ose flasin mbi te te ashtuquajturen “filozofine rugoviane”, “filozofine e Ukshin Hotit” etj…Nderkohe qe as Dr. Rugova dhe as Mr.Sc. Ukshin Hoti, nuk kane kurre filozof. Nuk e kane studiuar filozofine dhe disciplinat e saj shkencore si etikka, estetika, ontologjia ( gneseologjia); epistemologjia, antropologjia, kosomologjia iduksioni, deduksioni etj….
Ibrahim Rgova perndryshe ka qene poet, shkrimtar dhe kritik i njohur letrar, i cili thuhet se eshte ngritur dhe promovuar ne vepren dhe pedrsonalitetin e shquar te Dr. Pjeter Bogdanit, duke i ndjekur per nje kohe kursin dhe mesimet e pedagogut dhe intelektualit kulminant francez, Roland Bartit etj. Pra, nuk ka qene filozof i kulalifikuar dhe specializuar ne kuptimin e plote te fjales. Por, ka ditur me i balansuar, kombinuar dhe konvencionalizuar mesimet dhe njohurite e tij nga fusha e letersise me traditen romantiken, idene, teorine, praktiken dhe metodiken ( metodologjine) shqiotare. E sidomos me teologjine ose religjionin, ne kuptimin e perfafrimit ose bashkepunimit te tij ( fomal, por, jo edhe esencial ose substancial) me klerin dhe misionaret e ndryshem shqiptar te fese kristiane ose katoliked ne Kosove… Kaq. Ne politike ose politologji, Rugova ka aqene amater dhe diletant, plus anetar i ish lidhjes komuniste te Kosoves, Serbise dhe Jugosllavise. Ju grahin se te doni, por shkenca mendon keshtu.
E dyta:Prof. dr. Vjosa Osmani, nuk eshte vetem Presidente e Kosoves, por ajo eshte edhe ligjeruese, profesoresh dhe specializante e promovuar e shkencave juridike ne SHBA-s etj. Donika Gervalla eshte juriste e diplomur ne Hamburg te Gjermanise.
Florim Zeqa, ka te drerjt me shkruar dhe me i zgjeddhur partite dhe individet perdite. Eshte e drejte e secilit, me i zgjedhur dhe substituuuar parite, idhujt ose individet.
Se kendejmi, ne kdete kontekst, ekzistojne filozofia gjermane (( e Kanitit, Hegelit, Niedtzches, Schoppenhauedrit, Popperit, Haidegerit, etj..), filozofia angleze ( e Oksofrdit, Kembrixhit, St. Andrwsit, Edinburgut, Aberdinit etj.), filozofia italiane ( e Bolonjes, Romes, Milanos, Padovas,Pizes, Pijacences , Udines etj…), filozofia franceze, filozofia amerikane detj…Mos me u zgjatur me shume. Ukshin Hoti nderkaq, i ka studiuar shkencat politike ose politologjine ne Zagreb, ne klasen e Jovan Miricit, Zvonko Ledroticit, Ante Pazhaninit, Vllatko Miletes, Ivan Llucevit, Livia Kardumit dhe porofesoreve ose akademikeve te tjere kroat e serbe ne ate kohe.