ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

“Guximtarët” jo legal synojnë t’ia dhurojnë LVV-së edhe pushtetin lokal!

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Mbase është hera e parë në Kosovën e pasluftës që kemi në pushtet një subjekt (“Guxo”) jo legal dhe një presidente si produkt i këtij jo legaliteti! Në dukje të parë është paradoks, por në fakt është mashtrimi më i madh që iu ka ndodhur qytetarëve të etshëm për ndryshime substanciale dhe përmbajtësore në vendin tonë!

Protagonistët e mashtrimit

Thirrja në projektin (slloganin) politik “Guxo”), dhe futja në listën zgjedhore të një subjekti tjetër politik (LVV), përveq frikës së kalimit të pragut zgjedhor, e shpërfaqi mashtrimin e madh dhe tradhëtinë epokale që i bënë elektoratit besnik rugovian.

Tashmë po shihet qartë se protagonistët e mashtrimit; Vjosa Osmani (presidente e kontrabanduar në Kuvendin e Kosovës), Donika Gërvalla (zv.kryeministre e parë dhe ministre e punëve të jashtme, Haxhi Avdyli (deputet), Faton Peci (ministër i bujqësisë), Jeta Statovci (deputete) e sa të tjerë, përveqse nuk bënë gjë të mirë për vendin, i mundësuan marrjen e pushtetit një subjekti anarkist, pa të cilët Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’ia arrinte aq lehtë qëllimit politik!

Protagonistët e mashtrimit të elektoratit rugovian apo misionarët e forcimit të Vetëvendosjes nuk do të ndalen më kaq! Ata janë të vendosur që LVV-së t’ia mundësojnë edhe marrjen e pushtetit lokal, duke i mbështetur kandidatët e saj për kryetarë në të gjitha komunat e Kosovës.

Sikur të mos shkonte çdo gjë në të mirën e LVV-së, këta të fundit nuk do t’i lenin hapësirë veprimi një projekti ilegal politik brenda saj.

E bindur se ilegalët e shkrirë në listën e saj nuk paraqesin kurrfarë rreziku për LVV-në, kjo e fundit nuk iu dha mbështetje morale dhe as financiare për legalizimin e projektit politik “Guxo”!

Mosfinalizimi i projektit politik dhe mosregjistrimi i “Guxo” si subjekt i organizuar politik në KQZ, e dëshmon paaftësinë dhe mungesën e guximit politik, e cila përveqse nuk e ndihmon procesin e ndryshimit politik, e ndihmon vetëm mitizimin e Albin Kurtit si liderë reformator, antipodin e shtetit të Kosovës, ndryshimit dhe reformave politike në vendin tonë.

Projektuesit e subjektit pa emër, vetëm nën maskën e slloganit “Guxo” u kënaqën vetëm me marrjen e një cope pushteti (presidencën) dhe pak ministri, duke e harruar në tërësi premtimin dyvjeçar për formimin e subjektit të ri “rugovian” dhe të ardhmen e qytetarëve të vendit në veçanti. Duke qenë se Lëvizja Vetëvendosje ka mungesë të theksuar të kuadrave me kredibilitet politik, prezenca në listën e saj të ish kuadrave të LDK-së, i mundëson stabilitet dhe ngritje të lehtë politike edhe në zgjedhjet lokale.

Pa legalizimin e listës “Guxo”, gjegjësisht pa regjistrimin si subjekt politik dhe pa marrjen e besimit përmes një procesi të rregullt zgjedhor dhe demokratik, projekti “Guxo”, jo vetëm që nuk është në rrugë të vetëkrijimit dhe tranzicionit politik në vend, është dhe mbetet projekt fantazmë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mitizimit të Albin Kurtit si liderë “reformatorë”.

Huqja e madhe një kryetari të vogël

Kryetariri i ri i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, duke qenë pjesë e së njëjtës klasë politike (sorosiane) me Vjosa Osmanin, gabimin dhe dëmin që i bëri LDK-së duke i siguruar kuorumin në Kuvend zonjes me kostum të “kuq” për t’u bërë presidente nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që në start e ka humbur rastin për t’u kthyer në liderë të këtij subjekti politik, pa u siguruar nga zonja e “kuqe” që votat e elektoratit rugovian do të kthehen në LDK!

Shëmbulli i një deputeti, shpresë për ndryshim të standardit politik

Duhet përshendetur reagimin e deputetit brenda listës LVV (“Guxo”), z. Burim Karameta për guximin intelektual dhe besnikërinë prej deputeti për kritikat me vend ndaj ministrit të shëndetësisë, z. Arben Vitia, për neglizhencën në shpërndarjen e vaksinave, të cilat kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në shpërndarjen me shpejtësi të variantit “Delta” të Covid-19-it, pasojë e të cilave janë rritjet enorme të vdekjeve nga pandemia në Kosovë.

Kosova ka nevojë për deputet që e ndryshojnë standardin politik kur ai është në rrugën e gabuar, që e kanë guximin t’i thonë të “zezës e zezë, pavarësisht konseguencave politike, e jo të servilëve politik që zbatojnë agjenda partiake në parlament.

Për projektin “Guxo” mund të flitet vetëm atëherë kur të jenë marrë veprimet juridike për formimin dhe regjistrimin si subjekt politik në KQZ. Deri atëherë kemi të bëjmë vetëm me një subjekt politik të quajtur LVV, pjesë e të cilit janë Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Haxhi Avdyli, Faton Peci, Jeta Statovci apo edhe Burim Karameta!

Deri në projektin e bërjes subjekt në kuptimin juridik dhe fizik, lista “Guxo”, përveqse fantazmë, paraqet pasiguri, frikë dhe mashtrim për qytetarët e Kosovës. Nuk mund të jetë ndryshe, kur nismëtarët (ja) e këtij projekti dështuan për dy vjet në formimin e subjektit të tyre politik.

Krushqit e “dardanes” kanë marr ngjyrë të kuqe!

Siq dihet, zonja Vjosa Osmani e kishte joshë një pjesë të konsiderueshme të elektoratit rugovian të LDK-së me premtimin (mashtrimin) për formimin e partisë së saj, ndryshe aq lehtë nuk do të shkonin votat e elektoratit rugovian në LVV!

Vjosa Osmani këtë e bëri për interesat e saj personale e jo të shtetit të Kosovës, duke i dhënë kështu goditjen më të rëndë ish subjektit politik në historikun 31 vjeçar!

Mosformimi i subjektit të ri politik nga “guximtarët”, është tregues, se nisma “Guxo” edhe në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 do t’i mbështes kandidatët e LVV-së për kryetarë nëpër të gjitha komunat, duke u kënaqur me kandidaturat për asambleistë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.

Thënë ndryshe, kësaj i thonë tretje (proces kimik) apo shkrirje (proces natyral) i nismës “Guxo” në LVV.

Alternativa e re, imperativ i ngutshëm kohor

Me vendosmëri dhe guxim do ta vazhdojë tutje misionion tim jetësorë për krijimin e një alternative të re politike, e cila do t’ua kthejë shpresën dhe besimin e qytetarëve për jetë dinjitoze në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës. Alternativa e re politike do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të ndershëm, do të jetë derë e hapur për të gjitha vlerat njerëzore dhe kombëtare, intelektuale dhe profesionale që e duan me shpirtë dhe zemër atdheun e tyre.

I mirëpres të gjithë ata që janë të gatshëm të rreshtohen vullnetarisht në alternativen e re politike për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, pa llogaritur në interesa apo privilegje personale!

Krijimi i alternativës së re politike është imperativ i ngutshëm kohorë dhe e vetmja mundësi që ta shpëtojmë vendin nga mashtruesit politik dhe uzurpatorët e shtetit në përgjithësi. Vetëm alternativa e re politike do ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe do ta shpëtojë nga zhbërja fizike si shtet i pavarur dhe demokratik.

Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat dhe mashtruesit politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë. Zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.

Përderisa të sundohemi nga kusarët dhe mashtruesit politikë, vendi nuk do të zhvillohet, qytetarët do të varfërohen, Kosova do të zbrazet nga popullata e saj, ndërsa vendet e tyre do t’i zënë refugjatët nga vendet e treta dhe kolonët serb!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu