Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari: Gylen është mendimtar global, që i shërben thirrjes së pastër në besim.
Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, ka qenë i ftuari i djeshëm në emisionin “Bugajski Hour” në Albanian Screen ku ka bërë deklarata të forta në lidhje me çështje të ndryshme aktuale.
Ai është shprehur se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është distancuar që në fillim nga organizata të ndryshme që sot njihen si terroriste, edhe atëherë kur në Shqipëri kjo gjë nuk ishte temë e diskutuar.
Imam Sytari ka theksuar gjithashtu se këto organizata nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin dhe se Islami është fe e paqes dhe veprimet me vrasje, masakra, etj nuk kanë lidhje me të, transmeton Albeu.com.
Ai është shprehur hapur edhe për mendimet e tij në lidhje me mendimtarin me origjinë turke, Fethullah Gylen.
“Gylen është mendimtar global, i vlerësuar nga të gjithë. Ajo çfarë ai ka arrit të ndërtojë deri në ditët e sotme, është diçka që shumë të tjerë nuk e kanë bërë, duke rrit dhe përqëndruar vëmendjen e njerëzve, në veçanti të të rinjve në besim, dije dhe të jenë qytetare të mirë të vendit të tyre, pra për të qenë një mysliman konstruktiv në vendin e tij. Dhe fryma ose filozofia e tij drejt frymës së bashkëjetesës ndërfetare dhe mendimet e tij drejt rritjes së këtij procesi në nivel global, mendoj se i kanë sjell të mira njerëzimit dhe botës islame. Gjithandej në botë, në nivel dijetarësh, emri i Muhammed Fethullah Gylen është një emër i nderuar, i një akademiku, dijetari dhe shkollari të mirë, i cili nëpërmjet librave dhe thirrjes së tij ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë thirrjen e pastër dhe të përzemërt të liderit të tij shpirtëror, Bediuzamanit Said Nursi, një prej mendimtarëve dhe njerëzve të mëdhenjë të botës islame në shekullin e kaluar”, ka deklaruar myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari në intervistën dhënë analistit Janusz Bugajski në Albanian Screen.
Origjinali anglisht:
Mufti of Shkodra Muhamed Sytari has been the guest of yesterday’s “Bugajski Hour” in Albanian Screen where he made strong statements about various current issues.
He said that the Albanian Muslim Community has distanced itself from various organizations known as terrorist, even when in Albania that was not the topic of discussion.
Imam Sytari also emphasized that these organizations have no relation to Islam and that Islam is a religion of peace and acts like murder, massacres, etc. are not related to it, transmits Albeu.com.
He also expressed his thoughts about Turkish thinker, Fethullah Gulen.
“Gulen is a global thinker, praised by all. What he has managed to build up nowadays, is something that many others have not done, for especially building the confidence in youth, and teach them how to be good citizens of their country, so to be constructive Muslims in their country. And his philosophy for religious coexistence at a global level, i think has brought good things to humanity and tothe Islamic world.
Everywhere in the world, Muhammed Fethullah Gulen is a honored name, a scholar, who through his books and calls has represented in a worthy manner the calling of his spiritual leader, Bediuzzaman Said Nursi, one of the thinkers and great men of the Islamic world in the last century, “ said the mufti of Shkodra, in an interview with analyst Janusz Bugajski in Albanian Screen.
Intervista origjinale ne anglisht dhe shqip:
1- http://hizmetnews.com/14090/imam-sytari-praises-gulen-global-thinker/#.WQIKjfnyjIU
2- http://www.albeu.com/shqiperi/imam-sytari-gylen-eshte-mendimtar-global-qe-i-sherben-thirrjes-se-pa/176585/