ARKIVI:
30 Nëntor 2024

Hajnia e politikaneve sikurse “Stafeta e Titos”!

Shkrime relevante

Faik Konica: Vajtim për robëri të shqiptarëvet (1901)

Faik Konica O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’...

Kush deshti ta përdhosë festën e flamurit në Kumanovë?!

Emin Azemi, Shkup Nuk është as në natyrën, as në traditën e...

29 nëntor, kur Shqipëria u pushtua nga terrori komunist!

Mes "vëllezërish": Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi Ervina Toptani * Mungon...

Pse u “lejohet” politikanëve shqiptarë me qenë “antitrumpist”, e jo edhe “antiamerikan”?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; tani pas fjalimit të Presidentes...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Shpërndaj

Me 25 maj të vitit 1979, Tito për herën e fundit e merr stafetën e rinisë për nder të 87 vjetorit të lindjes së tij. Për ditëlindjen e tij të 87 stafetën ia ka dorëzuar Sanije Hyseni, studente nga Prishtina, e cila i është drejtuar në gjuhën shqipe.

Vitin tjetër, me 4 maj 1980, vdes Josip Broz Tito .

 

Florim Zeqa

E themë me modesti, se përpara shumkujt që është bërë deputet, ministër, kryeministër apo president e kam pasur ofertën dhe mundësinë që të bëhem pjesë e pushteteve të deritanishme në Kosovën e pas luftës, por e kam preferuar t’i qëndroj besnik idealit dhe përkushtimit tim jetësorë, i të qenurit në shërbim të qytetarëve të vendit tim dhe jo servil i pushtetarëve, për ta thënë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është dhe jo të kamufluar me flamuj partiak apo ideologjik. 

Ndërgjegja e pastër, pasuria më e madhe e njeriut 

I falenderohem zotit dhe edukatës së prindërve të mi që nuk e kam në shpirtë lakminë, urrejtjen dhe as xhelozinë, por e kam në shpirtë dashurinë dhe respektin, besnikërinë dhe guximin për t’u përballë me secilin duke ia thënë të vërtetën në sy.

Lumturinë në jetën time e ndjejë nga të arriturat dhe sukseset me djersën e ballit dhe asnjëherë nuk e ëndërroj të pasurohem mbi kurrizin apo fatkeqësinë e tjetrit.

Asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kam vrapuar pas posteve dhe e privilegjeve, por kam vrapuar pa u ndalur edhe në kohërat më të vështira për interesat e popullit dhe vendit tim të shenjt.

Sikurse që nuk kam vrapuar pas pushtetarëve të vjetër nuk do të vrapoj as pas këtyre të rinjëve. Ashtu siq i kam mbajtur në thumb të kritikës pushtetarët e kaluar do i mbajë në shënjestër edhe pushtetarët e rinj. Sa herë që punojnë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve do ta kenë mbështetjen time të parezervë, porqë sa herë e bëjnë të kundërtën nuk do t’i kursej me vërejtje dhe kritika të shëndosha derisa të përmirësohen!

Nuk ka pasuri më të madhe në këtë botë sesa ndërgjegja e pastër. Pasuria më e madhe në jetën e njeriut është pastërtia shpirtërore.

Pushtetet shkojnë e vijnë, ndërsa partitë, njëra ngritet e tjetra bie, por ekzistenca dhe forcimi i shtetit i mbanë gjallë shpresat, kurse zhvillimi ekonomik dhe mirëqenja e ngrisin vetëdijen qytetare.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë pushtet që i përmbush të gjitha pritjet e qytetarëve, sikurse që nuk ka pushtet që i zhgënjen të gjithë!

Zhvillimet e gjithmbarshme në vend nuk shiqohen me syze “bardh e zi”, por me e objektivin e mendjes së kthjellt, me logjikën e shëndoshë dhe paanësinë partiake.

Kur bukuria dhe paraja e mjegullojnë intelektin e njeriut, humbet arsyeja e veprimit dhe logjika e të menduarit pozitiv 

Nuk ishin të gjithë politikan të këqinjë në pushtetet e kaluara, por disave prej tyre ua turbulloj mendjen lakmia pas gjërave të bukura, pas pasurimit, kënaqjes së egos dhe epsheve hormonale.

Shpresuam shumë që pushtetarët e rinj nuk do t’i prishë lakmia për pasurim dhe nuk do të ndikohen nga epshet e brendshme shpirtëore.

Shpresuam që pushtetarët e rinjë nuk do t’i prekë “virusi” i korrupsionit dhe nepotizmit.

Por, për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve, edhe këta të “rinjët” e ndjekën të njëjtën rrugë të paraëndësve të tyre!

Hajnia për politikanët kosovarë është bërë sindromë e pashërueshme, është bërë sikurse “Stafeta e Titos”, duke e bartur hajninë nga njëra qeveri tek tjetra derisa ta zhbëjnë çdo gjë mbi këtë tokë të bekuar dardane!

Ndryshimi nuk arrihet asnjëherë me riciklimin e figurave politike, por me ndryshimin e çasjes së qytetarëve ndaj shtetit.

Mentalitetin e marrjes nga shteti duhet ta kthejmë në mentalitetin e dhënjes gjithçka për shtetin, ashtu siq e kishim ne veprimtarët e viteve të ’90-ta, ku secili prej nesh bënim garë se cili po bëjmë më shumë duke dhënë gjithçka nga vetja pa marrë asgjë prej shtetit në embrion.

Analisti i mirë asnjëherë nuk bie pre e lakmisë, por i ngjanë një shigjetari në maje të bjeshkës, që godet pamëshirshëm secilin që e devijon rrugën e drejtë të shtetndërtimit!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Po, Florim Zeqa, “hajnia e politikaneve Te sotem ne Kosove si stafeta e Titos”…!

    E ti valle athua pse u bere pjese e asaj konklave ose enciklike te hajnise ose korruipsionit?

    Qeveria e Albin Kurtit, nuk dallon asgje nga qeverite e mehershme ose paraprake. Absolutisht asgje.

    Martin Berishaj, Donika Gervalla, Besnik Bislimi, Xhelal Svecla, Husamedin Ferraj, ai tjetri, ajo tjetra…Katastrofe.

    Si duket e ke jaran ose mik te forte ate qe t´i publikon keto “seleme”….!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu