ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Hajrullah Tërnava: Bëjeni këtë hap të madh, do t’ju përmend edhe BE-ja

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Qeveria e Kosovës, do të bëjë çmos që t’i përmbush premtimet e dhëna në kohë fushate që ta spastroj Kosovën nga të gjitha të këqijat që e kanë kaplua.

Kështu po thotë ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, i cili shton se, nga qeveritë e më pashme Kosova është kapluar me krim të organizuar dhe korrupsion.

Sipas tij, që në vitin e parë të mandatit të saj, Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, duhet ta fillon zbatimin e reformës së përshkallëzuar në drejtësi dhe Ligjin Vetting, duke ndërprerë praktiken e deritashme që së paku drejtësia në Kosovë, dhe gjyqtarët nuk do të punojnë nën urdhrat e krimo-politikës dhe as të hienave të qeverisjeve të deridjeshme, tashmë të inkriminuara dhe të dënuara nga vota gjithë qytetare.

“Me që Kosova është i vetmi shtet i izoluar pa liberalizim të vizave, pa hezitim duhet të fillon që tani të pastrohet kjo gardë e madhe e kapur prej prokurorësh dhe gjyqtarësh të cilët për vite të tëra ndihmuan e punuan dhe u paguan “ekstra me koverta” nga mafio oligarkët e kriminalizuar të lidhur me krimo-politikën që t’i shpëtojnë drejtësisë -oligarkët e “korporatokracisë dhe nëntokës kriminale”, duke mos u marre askush nga mbi 200 prokurorësh me krimet e tyre të pandalshme, me lidhjet e tyre kriminale dhe zhvatjen e shtetit deri në themelet e tij, edhe përkundër fakteve të dëshmuara për vjedhjet me dhjetëra miliona euro të buxhetit dhe aseteve të shtetit, dhe njëkohësisht edhe shpëlarjen e atyre parave qindra milionëshe përmes financimit të të gjitha “ndërtimeve” në Prishtinë dhe në Kosovë , ku për çdo vit investohen si para të pista nga krimi i organizuar për t’u shpëlarë për çdo vit rreth 1 miliard euro në ndërtimet kriminale në aranzhim të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut në Prishtinë sikur edhe në komunat tjera por dukshëm më pak”, thotë Tërnava.

Eksperti i sigurisë, thotë se, tash duhet që reformaë e paralajmëruar në sistemin e drejtësisë ta ndërpresin praktikën e deritashme të lidhjes me krimopolitikën kur gjyqtarët e prokurorët shpërbleheshin për argatinë̈ e avokatinë që ua kanë bërë krimit të organizuar duke i mbyllur lëndët e mega krimit të organizuar apo duke i vendosur ato me zhvlerësim të plotë të provave, në kundërshtim me ligjin e kushtetutën.

Image

Hajrullah Tërnava

“Nëse drejtësia do të jetë e suksesshme në luftimin e të këqijave, besohet se do të jetë ky edhe fillimi i fundi të dekadës së veprimit të fuqishëm i krimit të organizuar brenda sistemit të drejtësisë dhe fillimit të një etapë të re kur askush më nuk do jetë mbi ligjin, ku fjala e politikanit nuk do të këtë̈ më shumë peshë se ajo e qytetarit të zakonshëm para ligjit, dhe nuk do të jetë më tutje në funksion të mbrojtjes së nëntokës siç̧ po vazhdon të jetë akoma edhe sot, duke shkelur ligjin me të dyja këmbët, sidomos në rastet e kundërshtarëve të nëntokës kriminale dhe pushtetarëve, në të cilat raste politika dhe nëntoka kriminale e japin verdiktin ashtu sikur që e dizajnojnë ata për vetë gjyqtarin e kontrolluar dhe të inkriminuar përmes pagesave e kovertave të trasha monetare”, shton ai.

Sipas tij, nëse kjo qeveri gjatë mandatit të saj i realizon këto plane dhe qëllime e saja të planifikuara për luftimin e gjitha të këqijave në Kosove, do të përmendet gjithnjë për të mirën që ja ka sjellë vendit.

“Mbi të gjitha edhe BE do ta përmend në të ardhmen si shembull të mirë se si luftohen krimet në përgjithësi në një shtet të ri të posa krijuar, me njerëz të pastër dhe të ndërgjegjshëm që i jetësojnë të gjitha ligjet pozitive në shtetin e tyre, dhe do të merret si shembull edhe për shtetet tjera në BE”, përfundon Hajrullah Tërnava.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu