ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Halil Geci: Çka nuk u bë në emër të UÇK-së…?!

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
___
Kosovën, e cila po shkatërrohet, mund ta shpëtojë vetëm Amerika
Tradhtarët e ngritur nga shërbimet e huaja në krye të UÇK-së dhe më pas në krye të shtetit e shkatërruan Kosovën.
• Në emër të UÇK-së e ndatë Mitrovicën;
• Në emër të UÇK-së lobuat me para të Kosovës për ndarjen e saj;
• Në emër të UÇK-së e zhvatët Kosovën;
• Në emër të UÇK-së dhe të patriotizmit e krijuat Zajednicën me kompetenca ekzekutive, një republikë e ngjashme me atë të Bosnjës;
• Në emër të UÇK-së privatizuat dhe grabitët çdo gjë, duke u bërë milionerë;
• Në emër të patriotizmit dhe UÇK-së i dhatë Serbisë territore shtesë për manastiret ortodokse, që nuk kanë qenë kurrë kisha serbe;
• Në emër të UÇK-së i vendosët Kosovës fusnotën;
• Në emër të UÇK-së themeluat Listën ‘Srpska’;
• Në emër të UÇK-së e dënuat vetë UÇK-në me Gjykatën Speciale;
• Në emër të UÇK-së falët 8,200 hektarë tokë;
• Në emër të UÇK-së tentuat tri herë atentat ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.
Ps!
Dhe mos ta harrojmë përjetë se në emër të UÇK-së u vra mizorisht në Tiranë Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Hashim Thaçi duke biseduar edhe me presidentin e Federatës Ruse, Putinin, për ndarjen e Kosovës…?!
___
Në emër të UÇK-së u vranë personalitete, si: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj, Uke Bytyçi, Shaban Manaj, Ismet Raci, Xhafer Krasniqi, Ekrem Rexha (DRINI), Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Enis Zemaj, Rexhe Osaj. U bënë atentate ndaj Fetah Rudit, Gani Gecit, dhe Esat Gecit. U vranë Haki Imeri, Xhafer Behrami së bashku me djalin e tij, u plagos Jetullah Behrami, dhe u vra Shefki Popova.
Këto janë vetëm një pjesë e vrasjeve dhe tradhtive që i keni bërë atdheut.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I respektuari z. Halil Geci!
    PO KËTU- në revista DRINI.us- lexova shkrimin tuaj me titull: “ÇKA NUK U BË NË EMËR TË ÇK-së”, shkrim i cili më bëri përshtypje të thellë, ndaj po jap këtë koment.
    *
    Ju i numroni me radhë pikë për pikë të gjitha ato që u bërën në emër të UÇK-së.
    Ju lumt për shkrimin dhe guximin tend për prezantim të këtill te krejt atyre “të mirave…” që janë bërë në emërr tëe UÇK-së.
    Komentitn po e përrmbylli më mendime:
    1. Frikacaku vdes përdit, trimi vdes vetëm një herë!
    2. Ju keni hy’ në brendinë e çështjës që nëgjuhë latinishhte, thonë “in medias res!” – thënie që e përdorin juristët: gjyqëtaarë, avokatët, prokurorë,etj.

    me respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

  2. Halil i nderuar i familjës së Bajraktarëve të Llaushës, e paskeni harrua edhe Kolonelin, Ahmet Krasniqin, Ministrin e Luftës. Edhe ai është vrarë në emër të uçk-së së azemave, hashimave, jakupave e rexhepave.
    Ditën, ditë e punë të mbarë!
    Sinani

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu