ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Halil Geci, opozitës: Do të përfundoni – duke lehur në dëshpërim, ndërsa drejtësia dhe vullneti i qytetarëve triumfojnë mbi ju

Shkrime relevante

Fatmir Limaj thyen akullin: Një hap i guximshëm që sfidon opozitën dhe i hap rrugë bashkëpunimit për Kosovën 

  Nga: Luan Dibrani   Në një periudhë të tensionuar dhe të pasigurt...

Gëzim Marku, Zemra Shqiptare: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

E shtune, 22.02.2025, 01:00 PM INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK...

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Afrim Caka për “fshatarizmat” dhe poshtërsitë anti-Kosovë të Lutfi Hazirit

Afrim Caka, Gjakovë “LYTFI HAZIRI E RESPEKTOVE KRRIҪIN E XHELATIT DHE KISHE...

Kështu përshkruhet Trump: – mediat ruse brohorasin

Vizatimi: Marvin Halleraker / Aftenposten Eksperti thekson se mediat ruse nuk kanë...

Shpërndaj

Ata që nuk kanë dashur të lexojnë vlerësimin e të kaluarës më 9 shkurt, do të lexojnë dështimin e tyre kur të përballen me verdiktin e popullit.
Është e njohur se kanceri në trupin e njeriut qëndron i heshtur për vite e dekada, duke u fshehur nën “çatinë” e organizmit. Njeriu, shpesh i përqendruar në kënaqësitë momentale, harron të kujdeset për veten, duke e tepruar me ushqime dhe zakone që ushqejnë qelizat e sëmundjes. Kjo situatë vazhdon derisa një ditë, kur njeriu zgjohet me dhimbje dhe e kupton – shumë vonë – pasojat e pakujdesisë së tij.
Këtë shembull po e përdor për t’ju drejtuar juve, opozitë, sepse për dy dekada keni qenë kanceri i Kosovës. Ju e keni brejtur mëlçinë e këtij vendi me hajni, krime, vrasje dhe uzurpime, ndërkohë që ende mendoni se ky popull mund të mashtrohet e të manipulohet. Por, ta keni të qartë: ky popull nuk han më bar, sepse ju ka parë, ju ka njohur dhe ju ka testuar për vite me radhë.
Keni pasur mundësi të pafundme për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të drejtë, por ju, të etur për pasuri dhe pushtet, keni dështuar. Sot, përpjekjet tuaja për t’u paraqitur si shpëtimtarë nuk kanë më efekt. Ky popull nuk beson më në gënjeshtrat dhe premtimet tuaja boshe.
Nuk ka më hapësirë për lakmi dhe mashtrim – verdikti i popullit është i qartë: ju jeni pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.
Ju jeni ata që e keni zhbërë këtë vend, duke përqafuar projekte të dëmshme si “Zajednica” dhe planet për ndarje territoriale, duke i shërbyer interesave të huaja, përfshirë ato ruse. Për më shumë, tradhtitë tuaja të njëpasnjëshme – nga projektet antikombëtare deri te uzurpimi dhe shkatërrimi i pasurisë së vendit – janë të njohura për secilin qytetar të Kosovës.
Do të përfundoni – duke lehur në dëshpërim, ndërsa drejtësia dhe vullneti i qytetarëve triumfojnë mbi ju.
Kjo tokë nuk do t’i durojë më tradhtarët!

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. I respektuari Halil Geci!
    z. Gjergj Kabashi, në cilësinë e udhëheqësit të portaalit DRINI, publikon shkrime të mirëfillëta, nga se edhe lexuesit i ka të mirëfillët. Shkrimin e juaj e lexova me kujdes dhe veçova këtë fjali, po citoj:
    “Sot, përpjekjet tuaja për t’u paraqitur si shpëtimtarë nuk kanë më efekt. Ky popull nuk beson më në gënjeshtrat dhe premtimet boshe.”
    JU keni dhënë një opinion mjaft kritik, ama ky është mendimi i juaj. Fjalori i juaj është i ashpër, por sidoqoftë ju lumt për guximin.

    Respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi
    P.S.
    Komenti i Artës është ofendues dhe fyes, ndërkaq komenti i Albertit është i gabuar, i pakuptimt fare – nuk të bëjmë me shkrimin.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu