ARKIVI:
19 Janar 2025

Hasan Mekuli, profesori pa punime në revistat e SCOPUS, por që ishte njeriu më i lexuar dhe më erudit që kam njohur

Shkrime relevante

Çka është dashurija, sipas Donjeta Hoxhës…?

Donjeta Hoxha Dashuria lind nga një shpërthim ndjesish dhe përjetimesh, që ngërthejnë...

Behlul Jashari: Në 17 Janar 1993 u arrestova në Prishtinë nga Policia e Serbisë

Behlul Jashari PRISHTINË, Janar 2025/ Gazeta e rezistencës “Bujku” e datës 19...

Historia e ndryshimit të feve, sipas Lirim Patriotit !

Shkrua  e këndon: Lirim Patrioti nga Prizreni (Lirim Gashi) ___ Eva e tërhoqi penisin...

Shpërndaj

Murteza Osdautaj, Prishtinë
___
PROFESORI IM I MADH QË S’KISHTE ASNJË PUNIM NË ‘SCOPUS’
(Duke e kujtuar Hasan Mekulin, njërin nga njerëzit më të lexuar që ka pasur Kosova në të gjitha kohërat)
Sa herë i marr Biblën apo Kur’anin në dorë për ta lexuar ndonjë pjesë të tyre, për çudi, me vjen ndërmend Profesori im i madh, Hasan Mekuli. Në kohën e studimeve isha një student i mirë, mesatar ndër të mirët, po që lexoja shumë. Dhe një ditë, pas një viti të gjatë të ligjëratave të mrekullueshme të profesor Mekulit, erdhi afati i provimeve. Tërhoqa pyetjet dhe njëra nga to, e fundit, ishte për ‘Kantikën e kantikave’ ose ‘Këngën e këngëve’, siç e quajmë shpesh këtë pjesë të Biblës.
I tregova Profesorit se këtë poemë të madhe të dashurisë, pjesa më perlë e Biblës, nuk e kisha lexuar. Profesori pastaj më pyeti nëse e kisha lexuar Biblën. I tregova se jo. Profesori shprehu keqardhje dhe me rrezoi nga provimi.
Afatin tjetër të provimeve, pyetjen e parë që e zgjodha nga tiketat e shumta të pyetjeve që i vendoste profesori mbi tavolinë, ishte ‘Kur’ani dhe ndikimi i tij në letërsinë e Lindjes’. Edhe kësaj radhe, me keqardhje, mu dasht t’i them Profesorit se nuk e kisha lexuar këtë libër të shenjtë. Edhe kësaj here, rashë në provim edhe pse i dija, pa asnjë problem, pyetjet tjera. Isha nisur për të dalë nga klasa kur Profesori mu drejtua e më tha: ‘Xajë, të rrezova dy herë në provim jo pse nuk ke ditur por sepse, pa i njohur mirë Kur’anin e Biblën, nuk do t’i kuptosh kurrë letërsinë dhe filozofinë orientale dhe perëndimore. Nuk dua që ta kalosh jetën duke mos e kuptuar thellësinë e këtyre dy kategorive.’
Herën e tretë që hyra në provim, i kisha lexuar dhe rilexuar dy librat e shenjtë dhe e kisha bërë përkthimin e parë shqip të “Këngës së këngëve”. Pas leximit të këtyre dy librave i kam parë, shijuar dhe lexuar veprat letrare të lindjes dhe të perëndimit, nga një dimension krejt tjetër artistik dhe studimor. Gjithashtu, pas leximit dhe rileximit të librave të shenjtë, edhe filozofinë perëndimore dhe lindore i kam vështruar gjithmonë nga një perspektivë dhe dimension tjetër, shumë më të thellë.
Krejt falë Profesorit tim të madh!
*
Gjënë tjetër që dua ta them është një fakt interesant për Profesorin e madh. Ai nuk e kishte asnjë punim të botuar në SCOPUS gjë që, shikuar nga pikë vështrimi i sotëm, ai s’do të mund të shkelte në dyert e universitetit dhe as të ishte profesor i imi dhe i qindrave të tjerëve. Po të mbizotëronin në atë kohë këto rregulla, do të privohesha nga mundësia për ta dëgjuar ligjërimin më të mirë universitar për artin. Do t’më hiqej mundësia për ta njohur njeriun më të lexueshëm që kam parë ndonjëherë dhe, në fund, do t’më mohohej mundësia që t’i dëgjoja analizat dhe shpjegimet më të bukura dhe më akademike për letërsinë dhe veprat më të njohura letrare të botës.
Po të ishin këto rregulla në atë kohë dhe po t’i kushtëzohej vendi i punës Profesorit tim të madh me një punim të botuar në SCOPUS, do të privohesha nga pjesa dhe momentet më interesante dhe me ndërtuese, në aspektin akademik, që kam pasur në jetë. Do të isha më i mangët, letërsinë do ta shihja nga një kënd shumë më i thjeshte, shkrimin letrar dhe artin nuk do t’i shikoja kaq universalisht por në mënyre tejet parciale dhe të ngushtë.
Profesori im i madh ishte njeriu që na mësoi se si ta lexojmë letërsinë botërore dhe si ta përdorim atë letërsi për formësimin tonë intelektual dhe akademik. Kush e ka kuptuar Profesorin dhe kush e ka analizuar kërkesën e tij për lexim, duhet ta dijë se një pjesë të kompetencave dhe vlerave të intelektuale, akademike dhe artistike që ka, i ka të mbjella mu nga qasja universale ndaj artit të letërsisë që mund ta kemi ‘vjedhur’ nga Profesori ynë.
*
Profesori ynë i madh, nuk kishte asnjë punim në revistat e SCOPUS por ai ishte njeriu më i lexuar dhe më erudit që kam njohur në atë kohë dhe në këtë kohë. Pas tij mua s’më ka rastisur të njoh një person të ngjashëm në botën tonë akademike. Ai sot s’do të lejohej të punonte në asnjë Universitet. Atë, sot, s’do të kishim mundësi ta njihnim dhe s’do të kishim mundësi të merrnim prej tij gjithë atë dije dhe enciklopedizëm.
Do të ishte mëkat! Mëkat për Universitetet dhe mëkat për të gjithë studentët dhe botën akademike tonën!
Ne e kishim një Umberto Eko tonin, të cilit, po të jetonte sot, do t’i kërkohej një punim në njërën nga revistat SCOPUS-it dhe nuk do t’i lejohej të punonte në Universitet. Por si mund të futej brenda një punimi Iliada, Odiseu, Lufta dhe paqja, Don Kishoti, Lahuta Malcisë, Komedia hyjnore? A do të mund të futej brenda një punimi e tërë bota?
*
Kaq mund të thuhet për figurën madhështore intelektuale të një njeriu, të Profesorit tim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu