ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Hashim Thaçi dhe Edi Rama duhen hetuar për projektin antishtetëror e antikombëtar të ndarjes së Kosovës

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Idriz MorinaNga: Idriz Morina, kryeredaktor i Bota Sot

 

Institucionet e reja u krijuan më shumë si rezultat i revoltës qytetare ndaj përpjekjes për ndarje të Kosovës nga udhëheqësit e mëparshëm, përveçse edhe pakënaqësisë ndaj tyre, të akuzuar për vjedhje të pasurisë, zhvatje të bizneseve, krim të organizuar e deri tek kulmi i asaj, që ishin vrasjet politike, (edhe pse këto ndodhën që në fillim).

Fakti që sot Hashim Thaçi ndodhet në Hagë, nuk mund të përjashtohet nga një proces hetimor, ku ai ishte jo vetëm i përfshirë, por u bë bartësi kryesor i asaj përpjekje ndër shqiptarë, për ta ndarë Kosovën.

Sikur të ishte një përpjekje e pastër, ku shqiptarët do të mund të fitonin më shumë se sa që kanë arritur me Pavarësinë e Kosovës, sigurisht që ky projekt nuk do të kundërshtohej, madje as nga unë.

Një projekt pozitiv për shqiptarët nuk kishte pse të përfshinte një ndërmarrje të përbashkët me serbët, e madje sipas burimeve të inteligjencës, edhe me rusët, për të lobuar në SHBA, që shteti që e ndihmoi krijimin e Kosovës shtet, ta rishikonte njohjen e saj në kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht, duke e pranuar si tezë të bisedimeve, shkëmbimin e territoreve.

Natyrisht që një hetim i tillë, për t’i shkuar deri në fund nuk është aspak i lehtë. Por, ka informacione të mjaftueshme, për ta verifikuar rolin e Hashim Thaçit, nëse ishte pozitiv apo negativ në këtë proces.

Institucionet e reja, Shërbimi Inteligjent i Kosovës, dhe një komision hetimor i ngritur nga Qeveria apo Kuvendi, do të mund t’i jepte shumë më shumë përgjigje dyshimeve se çfarë ka fshehur Thaçi.

AKI-ja duhet t’i raportojë për këtë gjë, jo vetëm Presidentes dhe Kryeministrit, por edhe Kuvendit të Kosovës.

Madje të gjeturat esenciale duhet të bëhen publike, sepse është interes shtetëror e kombëtar.

Hetimet mund të nisin edhe me rastin e skandalit në Presidencës, kur ish shefi i AKI-së dhe ish sekretar në Presidencë, provoi me një agjent, që t’i nxirrte nga sefi dosjet gjatë Presidencës së Thaçit, që të mos i binin në dorë, ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanit.

Atëherë, por edhe tani ka dyshime se në mesin e atyre dosjeve do të mund të zbuloheshin komunikimet e fshehta të ish-Presidentit me lobues për ndarjen e Kosovës. Po ashtu, në kundërshtim me protokollin e shtetit Thaçi, kishte komunikim të përditshëm me presidentin e Serbisë, madje siç ka thënë edhe vet edhe disa herë në ditë.

Po ashtu burime të gazetës, i kanë thënë se sipas gjurmimeve të agjencive inteligjente europiane, janë transferuar qindra miliona euro për të lobuar për ndarje të Kosovës, tek shtetet kryesore që mund të vendosnin kundër, shumat më të mëdha besohet se janë dhënë nga Serbia dhe Rusia, ndërsa më pak para nga Kosova!

Një indicie tjetër është një incizim, që gjendet i shqipëruar në youtube, i publikuar nga mediat, që njofton se janë dhënë rreth 600 milionë euro në Serbi, nga zyrtarë të Kosovës, shumica prej të cilave mendohet se janë përdorur për projektin e ndarjes së Kosovës.

Vetë deklarimet e vazhdueshme publike të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, e implikojnë atë në këtë proces. Natyrisht që komunikimet e tij zyrtare dhe jozyrtare me Hashim Thaçin, ‘mesingjerët’, që janë përdorur kohë pas kohe, duke transmetuar me ‘besnikëri’ ndjeshmëritë e mesazheve, si sigurimi i përkrahjeve brenda shteteve, dhe po ashtu jashtë shteteve, të shteteve fqinje, e atyre në BE, pastaj të shteteve me ndikimin më të madhë.

Për të siguruar një ndikim më të shpejtë e më të madh, Qeveria e Kosovës patë ndarë fonde për një kompani që e drejtonte Toni Bler.

Toni Bler nga viti 2013 deri në vitin 2016 kishte shërbyer si këshilltar i Edi Ramës. Ndërsa, në vijim do të shërbente edhe si këshilltar i Vuçiqit, atëherë kryeministër i Serbisë.

‘Çuditërisht’ në këtë verë u publikuan dosje komprometuese për Toni Blerin nga procesi i ‘Pandora Papers’, nga një hetim i përbashkët i BBC-së Panorama me Guardianin.

Me 2017 Bler do të investonte nëpërmjet një kompanie offshore, 7.6 milionë euro për blerjen e një ndërtese.

Kjo ishte një rrjedh e dokumenteve nga parajsat fiskale, që zbulonte se ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka shmangur taksat.

“Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Blair, për vite të tëra ka folur publikisht kundër shmangies së taksave, por dokumentet e publikuara nga ICIJ zbulojnë se Blair dhe bashkëshortja e tij kanë në pronësi një ndërtesë me vlerë 7.6 milionë euro, kur blenë një kompani offshore nga familja e ministrit të Turizmit dhe Infrastrukturës në Bahrain, Zayed bin Rashid al-Zayani”, citohet dokumenti për rastin në fjalë.

Sipas John Boltonit, ish këshilltar i lartë i presidentit Tramp, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, kishin punuar së bashku në projektin për ndryshimin e kufijve, madje sipas tij, ka pasur indikacione se kanë biseduar edhe më parë.

Madje, Toni Bler e kishte bërë një bashkudhëtim drejt Moskës me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqin, për të lobuar për ndarjen e Kosovës, me gjasë Bler kishte shkuar atje për ta dokumentuar mbështetjen që kishte projekti, nga Kosova dhe Shqipëria.

Në vitin 2018 është akuzuar Hashim Thaçi se kompania e Toni Blerit është angazhuar në projektin për ndarjen e Kosovës me një zotim financuar prej rreth 3 milionë eurove, 500 mijë nga të cilat i ishin bartur.

Motivi për ndarje të Kosovës

Shumë analistë dhe gazetarë, kryesisht afër taborit të Thaçit dhe të ish-komandantëve nuk janë marrë me motivin e vërtetë që Hashim Thaçin e ka shtyrë, të merret me ndarjen e Kosovës.

Në aspektin psikologjik, Hashim Thaçit nuk kishte kush t’ia prishte bilancet e jetës. Një jetë, jo prej pashai, por prej sulltani e kishte filluar. Udhëtime të pafundme, shëtitje, qejfe në vendet ku s’shkel këmba e neve vdekatarëve. Veshjet nga më të shtrenjtat, deri në 50 mijë euro, një veshje ditore. Të gjitha shenjë e pushtetit të pakufishëm, dhe në saje të përkrahjes që ia jepnin njerëzit rrerth tij, përfitues të ndryshëm.

Ishte vetëm një pengesë e pakapërcyeshme, që nuk ia delte dot ta mundte ndryshe, gjykata speciale, tashmë ishte bërë kurthi i jetës së tij.

Thaçi i nisi lëvizjet e para serioze kundër saj.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e të tjerë, u përpoqën në vitin 2017 që ta zhbënin gjykatën speciale nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, duke mbledhur 43 nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

Ishin SHBA-të, por edhe nga partitë parlamentare, LDK dhe VV-ja, që e parandaluan këtë nismë. Madje kjo përpjekje ishte kualifikuar si një lloj grusht-shteti.

Pas këtij dështimi të Thaçit dhe klanit të tij për të shpëtuar nga procesi i gjykimit në gjykatën speciale, ky si duket i nisi seriozisht përpjekjet për ta ndarë Kosovën.

Pas këtyre dy tentativave të dështuara, që në fakt, projektin e ndarjes së Kosovës, po e mbante ende në tavolinë, por që në verën e vitit 2020, e dinte se nuk do ta realizonte, e vuri edhe njëherë në pikëpyetje, ekzistencën e gjykatës speciale.

Me 25 gusht të viti të kaluar, në kohën sa ishte ende president Hashim Thaçi, provoi edhe njëherë zhbërjen e Gjykatës Kushtetuese, duke propozuar amendamente për moszgjatjen e mandatit. Këto amendamente i hodhi poshtë Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në nëntorin e vitit të kaluar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu