Nga: Hazir Mehmeti, Prishtinë
28 mars 2023, Prishtinë. Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani“, u promovua vepra e Bajram Kabashit, gazetarit dhe hulumtuesit të njohur. Ky autor veçohet në hulumtimet e tij rreth islamit politik dhe pasojat e tij për shqiptarët. Një libër që sjell njohuri të vlefshme nga këndi i vështrimeve analitike e filozofike lidhur me ideologjinë fashiste të islamit ekstremist si rrezik. Brumi i librit është intervista me publicistin dhe veprimtarin e njohur për çështje kombëtare Ibrahim Kelmendi.
Salla e bukur e Bibliotekës ishte e mbushur me pjesëmarrës ku para tyre rreth veprës folën penalistë Sadri Ramabaja, Zeqir Bekolli dhe autori i librit. Programi u realizua nën drejtimin e Drita Kosumi – Syla. Sadri Ramabaja në fjalën rreth veprës mes tjerash tha: ”Me këtë botim ngrenë alarmin me rrezikun me të cilin po përballet e ardhmja e shqiptarëve si rezultat i heshtjes institucionale dhe oportunitetit të elitës intelektuale përballë veprimit aktiv të no otomanizmit dhe islamit politik për tjetërsimin e kombit shqiptar. … – Libri “Riislamizimi rreziku i radhës”, ka një gamë të gjerë interesimesh. Që të dy heronjtë e tij, si intervistuesi dhe i intervistuari janë njohës të mirë të filozofisë së religjionit dhe historisë politike shqiptare. Kabashi njeh natyrën jo konformiste të Ibrahim Kelmendit, natyrisht dhe faktin se ai është personaliteti shumë i rëndësishëm i lëvizjes kombëtare, siç e cilëson me të drejtë autori i librit. Kelmendi ia ka arritur në një varg librash ia ka arritur të shtjellon hollësisht lëvizjen që quan drejtë lirisë së Kosovës e më gjerë. Por, nënvizon Kabashi tutje në hyrje të librit, Kelmendi në këtë udhëtim të tij të gjatë e plotë peripeci, rishfaqet me një libër të ri e krejt të veçantë, “Islami religjion agresiv”. Ky libër u prit mirë e me kureshtje, por pati edhe një përpjekje që të lihet në heshtje. Në gjithë botën botohen libra të tillë ku shtjellohen ngjarje e dukuri të tilla të ndjeshme që dalin, ai nuk e përjetoi debatin e mirëfilltë pavarësisht se botime të tilla njihen gjithkund dhe kuptohen si ngjarje me rëndësi kulturore. Ky libër kaloi disi në heshtje. Në vitin 2018 shtëpia botuese e New York-kut, publikoi librin e Maedlin Ollbrait-it me titullin “Fashizmi në paralajmërim”, titull i cili më shumë ishte alarm se sa informim”.
Zeqir Bekolli: Pikëpamjet e veta bashkëbiseduesi i Kabashit i hedh në disa rrafshe. Në plan të parë bënë një dallim ndërmjet ndërmjet islmit tradicional të shqiptarëve ku ndikim kishte kanuni i Lek Dukagjinit dhe islamit të përhapur nga Muhamedi që në esencë ka luftën kundër të pafeve dhe atyre që nuk nënshtrohen që i tejkalon përmasat e fesë, madje edhe në luftë të përhershme me izraelitet.”
Autor në hyrje të librit shkruan: Muhamedi nuk i ka vështruar kundërshtitë në mes të hebrenjve dhe myslimanëve si diçka kalimtare, si rrjedhim kundërshtimit ndaj tij dhe politikës së tij, por si një betejë e gjatë që do përfundojë në ditën e gjykimit. Ai profetizonte: “Dita e gjykimit do të vijë derisa myslimanët t’i mundin dhe t’i vrasin hebrenjtë, jo përderisa hebrenjtë të fshihen pas guri dhe pema do thotë: O ti mysliman, o shërbëtor i Allahut, këtu është një hebre që fshihet pas meje. Eja dhe vrite” dhe filozofit arab Hamed Abdel-Samad në librin e tij me titull “Fashizmi islamik”: “Kjo profeci ende ushqen “fantazitë shfarosëse” të shumë islamistëve, ( islam – nënshtrim) të cilët e konsiderojnë luftën kundër hebrenjve si një mision të shenjtë. Për ta, traktatet e paqes ose ndërprerja e pushtimit të territoreve, nuk janë argumente për përfundimin e luftës. Hebrenjtë konsiderohen si tradhtarë të përjetshëm dhe lufta kundër tyre është një përcaktim, plan e obligim hyjnorë, i cili kryhet vetëm kur gjithë hebrenjtë të shfarosen” (Kështu e thotë në librin e tij filozofi arab në faqen 72)
Libri prek disa etapa të aktiviteteve të rrymave islamike radikale e fashiste deri në ditët e sodit me tendencë përhapje në institucionet shtetërore deri në parlamentin e Kosovës. Baza e përhapjes së këtyre rrymave radikale antinjerëzore e antikombëtare janë predikuesit islam të shkolluar në lindje në shkolla radikale të cilët i kanë pushtuar xhamitë e ndërtuara në Kosovë pa kurrfarë kriteri dhe transparence financiare. Këto i toleroi pushteti i dominuar nga njerëz të pa ditur e analfabet dhe si pasojë u indoktrinuan dhe indoktrinohen haptas të rinj si pjesë i ISS-it në Siri dhe vende tjera ku kanë hapësirë veprimi.
“Pushtuesit u treguan të zgjuar dhe të shkathët në shpërdorimin e islamit për nevoja nënshtruese dhe të sundimit sa më të lehtë të shqiptarëve të besimit islam, të cilët ishin në përqindje të madhe. Vetë pushtuesit serbë subvenciononin medrese e mejtepe, ku jepnin mësim klerikët mysliman, mercenarë haptas, por më shumë klandestinë. Prandaj, në shpërnguljen e madhe të shqiptarëve për në Turqi kanë pasur rol të madh edhe klerikët mysliman, të cilët e propagandonin Turqinë si vend të Allahut dhe mallkonin trojet si vend të kufarëve ( jo myslimanët). Akademiku serb Vasa Çubrilloviq, ministër në Jugosllavinë titiste, u dha udhëzime institucioneve qysh gjatë viteve 1930 se si duhet shpërdoronin klerin mysliman për të motivuar shpërnguljen në Turqi. Pasojat e atyre zhvillimeve po i vuajmë edhe tani, meqë ato përvoja – shpërdorimi i islamit dhe islamistëve, që shkaktuan pasoja shumë të rënda. Serbia i riaktualizoi sidomos pas çlirimit, meqë tashmë nuk kishe mundësi të drejtpërdrejtë të na shkaktonte pasoja politike, si gjatë pushtimit. Dhe, tashmë islamistët më kanë shkaktuar dyshimin, nëse janë këta më të dëmshëm se sa millosheviqianët arkanistë.” (Faqe 51).
Në libër shkruhet edhe për qëndrimet e disa figurave shqiptare në raport me riislamizimin: Akademik Rexhep Qosja, Abdi Baleta, Milazim Krasniqi etj. Nga libri mes tjerash lexojmë: “Naim Ternava krytar i BIK në fjalën e tij para pak kohësh tha: “Në Kosovë janë ndërtuar 900 xhami dhe do ndërtohen edhe qindra tjera. Ata që nuk i pëlqejnë xhamitë, le të shkojnë në Beograd”. Pra, në këtë mandat qeveritar islamistët janë në ofensivë, sepse Kurti gjatë fushatës elektorale u ka bërë premtime të mëdha. Isalmistët, sidomos ata tê emigracionit, i besuan Kurtit dhe ia krijuan shumicën në zgjedhjet e fundit parlamentare… Islamistët i faktorizoi Albin Kurti.” (faqe 81)
Libri karakterizohet me analiza të intervistuarit Ibrahim Kelmendi në etapa të ndryshme të historisë së re të Kosovës në veçanti dhe shqiptarëve në përgjithësi. Indoktrinimi islamik i shqiptarë u bëri dëm të madh në ndertimin e besimit tek fuqitë evropiane për t’i përkrahur shqiptarët në përpjekje për ta fituar lirinë nga perandoria osmane si tersi territoriale dhe tani në rrjedhat politike ndërkombëtare.
Libri ka 137 faqe dhe është i rrallë me tematikën e tij që shtjellon. Të pranishmit në sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” e përshëndetën autorin Bajram Kabashi për mundin e tij duke i dëshiruar edhe shumë vepra tjera.