ARKIVI:
10 Prill 2025

    Hë, çika jem, çka je tu ménu?

    Shkrime relevante

    Rezolutë për barazinë dhe të drejtat e njeriut për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

    Në foto: Pamje nga Shkupi Duke marrë parasysh: Diskriminimin dhe pabarazinë që...

    Në shërbim të krimeve dhe vrasjeve të luftës në Gjilan ishin edhe gjykatësit, patologët e policët serb

    RajoniPress 10 Prill, 2025 Gjilan – Shikuar strukturën dhe përgatitjen shkollore del...

    Migrimi po e “prolongon” pakënaqësinë sociale, tepër shqetësuese mbetët braktisja e vendit

    Shih videon e intervistës me sociologun Fadil Maloku: POLITIKAT FISNORE PO E...

    Lufta e Koshares sipas Kolonel Dilaver Goxhaj

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë  (Shpëtim Golemi)  (Pjesa hyrwëe e librit “Lufta e Koshares”...

    Shpërndaj

    Teuta Haxhijaj, tregimtare, Gjermani
    ***
    Për 26 vite (n’shtator bëhen plot 26 ) që m’ka ra me udhëtu nga Kosova n’Gjermani dhe anasjelltas, shumë rrallë ka ndodhë me udhëtu vetëm pa e patur edhe shoqërinë e rastësishme te ndonjë plaku a plake. Qashtu sillet puna dyqysh, s’di as vet qysh, por unë gjindem në shoqëri me ta.
    – A po udheton per Prishtinë edhe ti?
    – Po, qitu jemi krejt për Prishtinë.
    – Ani a munesh, bre motra jem, me m’i nimu nanës pak se mu nuk m’lanë me hy anej, e kjo gjuhën se din, e nuk i ka ra me udhetu shpesh, e… çantën nuk e ka t’ranë hiç, e çon vet kjo, po a din veç sa me ia nu ménën pak.
    – Po more qysh s’muj. Edhe mos e mbaj dertin e saj se n’koftë nevoja edhe dej n’shpi e çoj, bash si me kanë nana jem.
    – Jo, jo, n’Prishtinë del vellau e merr. E faleminerës shumë pej teje. Zoti t’rujtë!
    Pastaj vijnë ato pershendetjet n’mes tyne që rrallë m’i lanë sytë e terun sepse askush nuk e din nëse mund të jetë përshëndetja e fundit. ?
    Ndërsa nga Prishtina për Gjermani ma shpesh m’ka ra m‘i shoqëru ato gratë me një a dy fëmijë të vegjël, që pas procedurës së gjatë te vizave, vinin për herë t’parë te burrat e tyre n’Gjermani.
    – A bon bre motër me ardhe qikjo motra jem me ty, se puna e gjuhës, e… atje del burri i vet e merr.
    – Po more qysh nuk bon…
    Kësaj radhe ishte e kundërta. Prindërit tonë po udhëtonin për herë t’parë, n’këto 5 vitet e fundit, pa një përcjellës familjar. Edhe pse ndihma ishte e organizuar në të dy aeroportet, te dytë e kishin nga një percjellës, prap ishim të shqetësuar se qysh kanë m’i kalu ato 2-3 orë. Jashtzakonisht të shqetësuar.
    Ishim pak si vonë në kohë dhe po pritnim ta kalonin kontrollën të cilën shumica e udhetarëve veç e kishin kalu.
    Një djalë, shqiptar, nga mbesi i 30-tave diku, vetëm, po vinte ne drejtimin tonë. Edhe pse nga larg e dita qe s’ka gja aty, thojsha ishalla po m’rrenë intutia njëherë n’dynjé bile, prap iu afrova dhe e pyeta nëse kish mujtë me iu ndejtë pak gati, edhe pse çdo gje eshte e organizume por ndoshta kur te presin ne terminal, m’i kqyrë najherë mos kanë nevojë për najsen…
    – Ëëëë…s’po di valla…ëëëë, kokan dy e s’po di…
    – Mos u ngushto amani t’koftë, falëm që t’thash!
    – Jo po a din, ëëë…s’po di…
    – U kry de, rrugë t’mbarë!
    U ktheva tek prinderit, dhe dy familjarët tjerë, që po prisni ende.
    – Kush ke ai burrë që fole me të?- m’pyeti baba.
    – Jo bre s’ish kanë burrë, ku i pave burrni se?
    – Aha. Po ma merr menja çka i ke thanë. Po ishalla s’i ke thanë gja për neve. A?
    – Joooo more çfare t’thanmi, qy…
    – Eh qata veç. Qysh kemi udhetu qe 53 vjet, udhetojmë edhe sot. Hiç pa dert.
    Nuk folëm për pak kohë. Secili mendonte diçka në vete.
    – Hë, çika jem, çka je tu ménu?
    – Paj bre babë, kesh tu ménu, po me pasë njeri nevojë për me qitë pushkë çifti i tij, çka bahet a thu?
    – Aiii bre babë, paj ma mirë o me vra vetën se me pritë pushkën e gjithkuj. Se i bon vetës nerë ma shumë.

    K O M E N T E

    1 KOMENT

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu