ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Hermann Hesse: “Stinët e jetës”, pjesë e përkthyer nga Ervina Toptani

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Njeriu nuk është vetëm vetvetja, është edhe pika e vetme, tepër e veçantë i çdo rasti të rëndësishëm, kurioz, ku fenomenet e botës kryqëzohen vetëm një herë të vetme, pa u përsëritur. Ndaj, historia e çdo njeriu është e rëndësishme, e përjetshme, hyjnore. Çdo njeri përderisa jeton në një farë mënyre dhe përmbush vullnetin e natyrës është i mrekullueshëm dhe i denjë për çdo vëmendje. Tek secili njeri shpirti merr formë, tek çdonjëri vuan krijuesi, në çdonjërin kryqëzohet shpenguesi.
Jeta e çdonjërit prej nesh është jeta drejt vetes, tentativa e një rruge, një mënyre, aludimi i një vazhdimi. Asnjë njeri nuk ka mundur të jetë thellësisht vetvetja edhe pse secili kërkon të jetë, dikush në heshtje, dikush në shkëlqim e sukses, secili sipas mundësive të tij. Çdonjëri mbart në vete mbetjet që nga lindja, lëvozhgat e mbështjellëset që prej se erdhën në jetë. Disa nuk bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca e milingona. Disa të tjerë janë gjysëm njerëz e gjysëm peshq që notojnë vetëm në sipërfaqe, pa mundur të ndjejnë kurrë thellësitë, por secili prej tyre është përpjekja e natyrës drejt njeriut.
Të gjithë ne kemi të përbashkët origjinën, nënat, të gjithë vijmë prej së njëjtës humnerë, por secili, në përpjekje e ngjitje prej thellësive nga vijmë, priret drejt qëllimit të tij. Mund të kuptohemi me njëri tjetrin, por secili mundet të interpretojë vetëm vetveten.
Hermann Hesse
“Stinët e jetës”
Përktheu
Ervina Toptani
______
  • Hermann Karl Hesse (pseudonimi: Emil Sinclair; lindur më 2 korrik 1877 në Calw, vdiq më 9 gusht 1962 në Montagnola, afër Lugano’s në kantonin Ticino në Zvicër) , ishte një shkrimtar gjermano-zviceran dhe piktor me hobi.

Ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 1946 dhe Çmimin Goethe në të njëjtin vit. Në vitin 1954 ai u emërua në Urdhrin Gjerman Pour le Mérite für Wissenschaften und Künste. Në vitin 1955 iu dha Friedenspreis des Deutschen Buchhandels.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nese i referohemi Herman Heses, si dhe literatures, shkences, edukates dhe kultures se pergjithshme gjermane ose perendimore: Shteti dhe shoqeria nuk duhet te jene pergjegjes ose kompetent vetem per shkollimin ose edukimin e femijeve ( kalamajve), por edhe per shkollimin, edukimin ose demancipimin e prinderve dhe pedagogeve te tyre.

    Ne instance te fundit: njerezit nuk jane substanca kimike, apo nje qark (rreth) i mbyllur vicioz ose biocenoz me nje qender te vetme dirigjuese ose komanduese , por nje elipse, simbioze ose sinteze e tere me tre botera te ndryshme (shpirterore, mendore dhe fizike),si dhe me tre pole kryesore, ne te cilet: ne njerin ezistojne poli dhe antipoli, ne tjetrin faktet e ndryshme ose deshmite, , dhe ne tjetrin idete dhe teorite.

    Ne kete fryme: Nje dite e mire per shkencen, artin, kulturen dhe letersine, nje e neserme e shkelqyer per famen dhe karieren e njohur shkencore ose akademike.

    Respekte znj. Toptani!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu