ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

“Heroizmat” e komandantëve!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Karikaturë-Ilustrim

Sinan Kastrati, Suedi

Nga Arkiva ime (3)

Heroizmat e Ramë Bujës dhe Jakup Krasniqit

1. Ramë Buja e Jakup Krasniqi, trimat Utbines, si Muji e Halili

Në kalendarin tim e pash se para një viti paskna lexua një shkrim sa qesharak po aq edhe të pavërtetë me titull: ”Buja tregon se si shkuan të armatosur në Rambuje dhe si e mori vesh Rugova këtë” dhe një të djeshit, 6 shkurt 2018, të Jakup Krasniqit: Krasniqi për tre liderët e vendit: ”Nëse rrëzohet aeroplani, shpëton Kosova”
Edhe Jakupi edhe Rama të dytë kanë titullin shkencor ”Doktor” dhe të dytë janë ndarë nga ”nëna parti”, partia ”demokratike” e Hashimit.
Më erdhi keq për këta dy burra e aq më keq, më erdi keq për titujt që i mbajnë në qafë për së rândi. Por tituj të ngjashëm ”shkencor”, kanë shumica e ”komandantëve” të uçk-së duke filluar nga Azem Syla 1*) e Ramiz Lladrofci dhe njohës të disa gjuhëve.

Por të dalim aty ku e lam, se si shkuan delegacioni i Drenicës të ”armatosur” në Rambuje. Bile ”Ramë Buja ka thënë se si pjëstar të UÇK-së dhe delegacionit të Rambujesë kishin kërkuar që atje të udhëtonin me uniforma dhe të armatosur”
Ta dëgjojmë edhe pakëz agen Bujë. “Pastaj për shkaqe të sigurisë kërkuam që atje të shkojmë me armë dhe na u tha ‘PO’. Armët iu thamë se duam t’i kemi me vete se nuk duam që të na marrin të gjallë. Armët i kishim edhe në Ramubje edhe në pjesën e dytë të konferencës në Paris”.
Mund të jet kështu por pse me armë me shkua në Rambuje, Ramë Buja?
Po aq trima ishit ju sa pa armë nuk e luanit kâmben a?
Kjo po shihet se edhe tash në festa që vetëm ju i keni të shumta, kur po ju këndohen këngë, ju pe kallni me alltia e me pushkë të gata, Këto armë që iu kishin mbetur si ”trofe” nga ”lufta”, për mos iu ndryshk ceva, ju po qitni per dritare. I pamë edhe te Fatmir Lima, Dardan Gashin, Sami Lushtakin e Endrit Shalën 2*) duke gjuajtur me armë pasi u shpallë Fatmiri i pafajshëm.
Aga Ramë, mos të mbetet hatri se dua me të pyet edhe diçka: -Hashimi me ty e shumë harambasha e brithyn të tjerë që shkuat në Rambuje e në Paris të armatosur, pse nuk shkuat asnjëherë në Mitrovicën Veriore me armë?
Aga Ramë, pse i dorëzuat armët dhe uniformat e ”ushtrisë” suaj, uçk -së dhe pranuat të ”transformoheni” në TMK, që nuk ishte tjetër pos një forcë si ajo në Francë, nëse ndodh ndonjë fatkeqësi natyrore ose mbetet ndonjë makinë e juaja në lloq, TMK-ja të shkoj e ta nxjerr.

Aga Ramë, Jakupi i Drenicës na ka pas thënë se e ”kemi ushtrinë, me 30.000 mijë ushtarë dhe kemi me i çlirua të gjitha teritoret e trojet e okupuara shqiptare, bile edhe Qamerinë.
Pse more aga Ramë i Drenicës së Pashës na rrejt atherë e po na rreni edhe tash?
Por ajo që më preku në zemër ishte Jakupi i Drenicës, nuk jam i sigurt a është i Drenicës së Pashës apo asaj të Kuqe. Jakup Kalemxhia paska thënë me ironi e me humor ” Para disa vitesh po udhëtonin se bashku një delegacion i përberë nga krerët e partive politike te Kosovës (drejtues të shtetit). Në bisedë e sipër, njëri nga politikanët bëri një pyetje: -Çka bëhet po bëri vaki e me u rrëzua aeroplani?
Pat përgjigje prej më të ndryshmeve, por njëra ishte më interesante se gjithë të tjerat. Ai pyetjes ia dha ketë përgjigje:

“Nuk ndodh asgjë, veç shpëton Kosova!”.
Kështu është kur ti kesh shokët si Jakupin e Ramës, njëri “këndon” këngë kreshnike, krahina, “kreshikëv” e tjetri vajton.
Literatura e përdorur.
http://botasot.info/aktuale-lajme/830985/krasniqi-per-tre-lideret-e-vendit-nese-rrezohet-aeroplani-shpeton-kosova/

http://www.botasot.info/aktuale-lajme/651298/buja-tregon-se-si-shkuan-te-armatosur-ne-rambuje-dhe-si-e-mori-vesh-rugova-kete/

Dardan Gashi, ish ministër, trimërohet para sofrës me mish e raki, i dehur nga gëzimi shihet duke e hapur dritaren e odes dhe patllake në dorë, ia shkrep ”bam, bam, bam”

Për lexuesit e Botës dhe të portaleve të tjera që kanë publikua shkrimin tim ”Edhe njëherë për Jakup Krasniqin, dëshmitarin e rrejshëm në Hagë e në Gjakovë” (e mërkurë, 07 shkurt 2018) që për shkaqe të panjohura, përveç disa gabimeve kisha harrua me ia kujtua Jakup Krasniqit se:
Ti Jakup përveç që i ke akuzua Ramiz Hoxhën e Selman Binishin si spiuj, bashkëpuntorë të Serbisë ti ke thënë se edhe Jakup Kastrati e Cen Desku kanë bërë propganë nëpër fshatra që të mos luftojnë por ti dorzojnë armët. A mund të na tregosh se cili fshatar ose fshat i ka dorëzua armët?
Qe po ta dërgoj një kopje nga ”organi i juaj”, Epoka e re se çka ke thënë ti e çka shkruan ajo.
Marrë nga Bota Sot, 7 SHKURT 2018 në rubrikën ”OPINIONE”, me titull: ”Ramë Buja e Jakup Krasniqi, trimat Utbines, si Muji e Halili”
https://www.botasot.info/opinione/831131/rame-buja-e-jakup-krasniqi-trimat-utbines-si-muji-e-halili/

2. “Heroj” ose “heronjët”

Djali i Ajet Gashit nga katundi Bubavec i Makishevës, afër Kijevës, ish polic në ish Jugosllavi, i vrarë nga skuadrat vrastare të LPK-istëve, me petk të ushtrisë ”çlirimtare”, është detyruar të largohet nga gjimnazi i Malishevës, si një nga nxënësit më të mirë nga shkaku se i thonin nxënësit e tjerë: ”Ti je djali i spiunit, tradhtarit …. !”.
Kështu më ka thënë një ish mësimdhënës dhe ish koleg i imi i gjimnazit që e ka pasur nxënës djalin e Ajet Gashit.
Edhe unë kam shkruajt një fejton në 17 vazhdime: ”A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës” dhe për Jakup Kastratin, Cen Deskun, Agim Krasniqin, Ajet Gashin, Nazif Bashotën, të dytë nga Bubaveci, të vrarë.
….
Është koha që Jakup Krasniqi, telalli i LPK-së e i hashimave, ta kthen kryet mbrapa e të sheh se se dâm të madhë i ka bâ këti populli, sa lot e vaj, mërzi e idhnim iu kanë sjellur shumë familjeve që pos të vrarëve nga dora shqiptare,ata as në deka e dreka afro 20 vjet, nuk kanë mundua me shkua. Kanë qenë të ngujuar sikur ata të kishin qenë vrasësit e jo të vrarë.
Dhe ku jemi tash o Jakup Krasniqi ? “As me sheher, as me Barilevë!” Dhe ti ende po mbahesh mirë, edhe i fortë bile e nuk ia din skein pasurisë. Sa parti i ke ndërrua o Jakup dhe a i ke bërë këte për të mirën e Kosovës ?
Për disa nga këta BURRA kam shkruajt disa herë por mjerisht nën presionin e Fatmir Limës e të … Hashim Thaqit, disa nga ”heronjët e shkrimeve të mia” i kanë tërhjekur deklaratat. Këtu, fatkeqësisht edhe ”drejtësia” me prokuorët Millakun e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Hashimin dhe hyzmeqarët e tyre (”Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!” Sinan Kastrati. Boto Sot, 9 dhjetor 2016 Në ora: 08:35. Opinione)
http://www.botasot.info/opinione/620101/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/

Vrasjet vazhduan gjatë gjithë kohës sa vazhdoi ”lufta”, më 1998 dhe 1999.dhe pasojat i vuajtën familjarët dhe fëmojët e pafajshëm.

Po nuk ishte vrarë vetëm … Ajet Gashi e Nazif Bashota nga Bubaveci e … Refik Kastrati- Karadaki nga Damaneki. Ata ishin shumë. Ishin rreh burrat e fshatit Qabiq e ata të Drenofcit të Zatriqit. Ishin kidnapua deputetet e Kuvendit të Kosovës e aktivistët e tjerë të LDK-së, kryatari e LDK-së e më vonë kryetari i komunës së Malishevës, Jakup Kastrati e Cen Desku. Ishin plaqkit, burgos e maltreatua Halil A. Kastati, Brahim J. Kastrati e ishin vrarë Hysen Çopa e Mark Palushi, në Sarosh të Qifllaku, afër Drinit të Bardhë e Avdyl Gashi nga Sferrka e Gashit, rojtar i pyllit, te miniera e Volljakut.
Këto i dinë Fatmir Limaj e Hashim Thaqi, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, Sokol Bashota, Gjemajli Gashi ”Gjermani” e ”Murrizi”, tash i vdekur në rrethin e Llapushës.
Po këto i dinë edhe Bislim Zyrapi.
Kërcnimet e deri te vrasjet kanë ndodhur kudo në gjithë Kosovën dhe për gjera krejt të vogla.

Në fshatin Bequk, rrëzë Qyqavicës, Vushtrri, është vrarë Qamil Zeqiri. E vret Selman Miftari, bashkëfshatar, për një fjalë goje, e më vonë vetëm pse ishte “komandant” dhe e kishte pushkën e mbushur dhe mbante në prehër. ”Voglushi”, siq e quanin Xhelalin, djalin e vogël të Qamilit, më vonë e vret Selmanin dhe ia merr gjakun e babës.
Dhe hakmarrjet vazhduan. Ato u shpeshtuan në Dukagjin që edhe sot e gjithë ditën pushkët nuk pushojnë. Nga Kullat e Gurta e nga frengjitë e kateve të dyta e të treta, pushkët e pishtolet janë plotë barut të thatë, mozomokeq (Ma Zot ma keq).
Po në natën e vitit të ri, më 1998, 1999 në shkollën e Bequkit, ushtarët e pritnin vitin e ri. Dikur njëri nga ushtarët thotë: -E kemi një këngëtar në katund ushtarët ia bajnë za dhe shkojnë e thirrin. Ai, Izet Murati këndon gjithë natën por, dikur e këndon edhe një këngë për Ibrahim Rugovën. Të nesërmen munafikët e lajmërojnë e në ”shtab”, në Zhilivodë.
A nuk është ky kulmi i marries ?
Për çka kanë luftua ata luftëtarë ?
Me qenë të lire ata e me gojë të mbyllur të tjerët ?
Dhe unë kam shkruajt një fejton të gjatë, në disa vazhdime me titull:
https://www.ballikombetar.info/2016/11/22/pse-e-nderpreva-fejtonin-a-kishte-lufte-clirimtare-ne-rrethin-e-llapushes/
Unë do të flas nga pakëz për dëshmitarët e të akuzuarit e mundshëm dhe ish përgjegjësit e ish shatabit të ashtuquajtur ”shatabi i përgjitshëm i uçk-së” që nuk ishin hiç më pakë se spiunë, sabotatorë apo edhe vrasës e kriminelë.
Po e filloj me “dëshmitarin” e parë, ushtarakun Bislim Zyrapi.
Askush, përveç Hashimit e … Jakupit nuk e dinë si erdhi ish spiuni e ish ushtaraku i ish APJ-së në uçk-ë dhe u bë ”komandant i përgjithshëm”, deri sa ia merr vendin Agim Çekut, një ish sahanlëpirës i APJ-së dhe njeri i dëgjueshëm i lpk-istëve.
Qe çka thotë kolonel Agim Mehmeti, ish profesor në Akademinë Ushtarake, në ish Jugosllavi dhe ish Zëvëndës i Ministrit të Luftës, Kol. Ahmet Krasniqit :
” … Më 7 shkurt 1989, në mëngjes, gjatë revistës ushtarake që u bëhej kadetëve, në pistën e kazermës, e vërejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapi, i cili në cilësinë e dëshmitarit kishte dëshmuar rrejshëm për mua dhe … si “dhuratë” për atë dëshmi dhe bashkëpunim me organet e UDB-së dhe të sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa të tjerë, i kishin regjistruar në akademinë njëvjeçare!… ”
Fatkeqësisht, thotë autori, disa nga këta persona sot gjenden në vende të rëndësishme të pushtetit aktual të Kosovës, sigurisht, me frikë, por të kujdeshëm që të mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fëlliqur!’ (“E vërteta për FARK-un”, fq. 12.). Libri është botuar për të gjallë të Agimit dhe një kopje, të veten ma ka dërguar edhe mua (Saim Lush. Alia- Tahiraj)
I dyti “dëshmitar” është Rexhep Selimi, një nga përqarësit e luftës, analfabet sa i përket artit ushtarak e luftës, por që më së shumti ka përfitua deri më tash dhe ende, përveç jargëve në të dy anët e gojës, brrylave, ka mbetur i paprekshëm. Njeri shumë i dyshimtë dhe i përfolur për disa allashvereshe … Këto i thonë vetë ”shokët” e Rexhepit, Ramizi. Rojet e Rexhepit, thotë Fetah Rudi, janë një nga atenatatorët kundër meje. Më vonë, ata ”aksidentohen” te Gryka e Carralevës, ku Rexha ishte ministër i mrenshëm, në qeverinë kuislinge të Hashim Thaqit, me ministra e akraballak si rexhepat, Qosja, selimat e sultanat.
Fragmente të shkëputura të bisedave të ”heronjëve” të gjallë:
Roli i Rexhepi ka qenë dhe është ”shtin fitme, gjuaj gurë e mshife dorën dhe mushi gjepat”.
Në një bisedë të Major Nazif Ramabaja ”Thaçi s’mundet dhe s’duhet të jetë kandidat për president”, tregon kush është Rexhepi (”Dhjetëshi”), Hashimi e të tjerët të cilët drejtëpërdrejtë e pengojnë luftën e drejtë të udhequr nga oficerët profesionistë.
”… Pas kthimit mbrapa, vazhdon Ramabaja, unë hyra në sallën operative, ku u inkuadrova në bisedime duke dëgjuar Rexhep Selimin (Dhjetëshin) duke diskutuar dhe treguar rolin e tyre dhe se si UÇK-ja është ushtri e popullit. Pasi s´kisha kurrfarë ideje se kush ishte ai ju drejtova me një pyetje: “Më thuaj se a je oficer dhe nëse po çfarë drejtimi të Akademisë Ushtarake ke të kryer sepse unë njoh gjeneratën time dhe katër gjenerata para dhe pas meje dhe s’më kujtohet figura jote se e kam takuar diku”.

“Unë jam Rexhep Selimi, inspektor gjeneral i UÇK-së, s’kam të kryer akademi ushtarake, por kam studiuar Shkollën e Lartë të Gjuhës dhe Letërsisë”.
…..
“Pushka top t’u bëftë”, i thotë Tahiri Hashimit.
”Pas kësaj Hashim Thaçi i thotë ministrit Ahmet Krasniqit me një ton kërcënues: “Shumë shpejt do ta kryej misionin me ty”. Pastaj pason mbyllja e telefonit nga ana e tyre, duke ju drejtuar (Hashimi, vër. ime) Tahir Zemajt drejtpërsëdrejti nga ana e Thaçit. Hashim Thaçi: “Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë tua!”.
-“Pushka top t’u bëftë”, i thotë Tahiri Hashimit. ”Thaçi prapë insistoi se UÇK-ja është ushtri e popullit dhe se kanë qenë të detyruar t’ia bëjnë një kërkesë të tillë Fondit “Vendlindja Thërret”dhe me këtë fillova t’ia shpjegoj se potencialin që ka armiku në teknikë luftarake dhe faktorin njeri tejkalon organizimin momental të UÇK-së dhe se ne kemi ardhur për t’u kyçur në luftë dhe për të bërë ristrukturimin e saj me shtabet territoriale me të vetmin qëllim për t’i aftësuar njësitë në terrene dhe për t’i plotësuar me kuadër ushtarak, profesional për kalimin në luftë frontale dhe çlirimin pjesë-pjesë të territorit të okupuar, duke filluar nga brezi kufitar me shtetin amë.
Në një moment mu drejtua Thaçi me këto fjalë: “Baci Nazif, unë për ushtri s’mundem të bisedoj me ty sepse ti je profesionalist dhe i di shumë më mirë gjërat ushtarake, por ne po kërkojmë të hyni nën komandën tonë dhe asgjë tjetër”.
Për më shumë mund ta lexoni shkrimin në: “Thaçi s’mundet dhe s’duhet të jetë kandidat për president”
Nga Gazeta Monitor – Feb 13, 2016, 11:02,
http://www.gazetamonitor.com/thaci-smundet-dhe-sduhet-te-jete-kandidat-per-president/

Dhe në fund po kthehem si zakonisht në Turjakë, në katundin tim.
Në netëve të gjata të dimrit mblidheshin burrat e katundit nëpër oda e luanin kapuq, cicimic, këndonin këngë trimërie e kallxonin tregime interesante, mahi e mesele. Kur nuk ishte Xhelir Islami, këndonin Asman Cufa, Amrush Bajrami, Reshit Imeri me qiteli e Ukë Imeri me sharki e të tjerë. Këndonte edhe Zyber Haxhia.
Kësaj radhe dua të tregoj një lloj të veçantë të gjinisë që nuk munda me e fut as si mesele e as si mahi.
”Në Zatriq një natë ishin tubua disa pleq dhe pyesin:
-Kush guxon me shkua e me hap vorrin, te një i vdekur (i njohur pë vendësit) dhe me hy bashkë me te në varr e me ndejtë me të vdekurin. Pastaj, të tjerët e mbulojnë me dhe dhe ia lëne një vend për ajr. I fusin disa huj të gjatë.
Njëri nga burrat pranon dhe shkojnë natën dhe e varrosin të gjallë, sipas zakonit.
Po ata pleq, tre a katër shkojnë në një odë tjetër, ku kishte burra të tjerë dhe pyesin: – -A guxon dikush nga ju me shkua te vorret, te ai më i riu dhe me e zie një hallve (te vorri ku kishte hyrë katundari në vorr me të vdekurin)?
Edhe aty lajmërohet njëri. Ai nuk din se në at vorr ka hy edhe një njeri i gjallë. Ai merr me vehte një tengjere, tlyen, shiqer e miell. E dhez zjemin dhe e maron hallven. Kur bâhet gati hallva, veç me hanger, ”i vdekuri” e zgat dorën dhe i thot: -ama edhe mu pak hallvë!
-Prit! – Niher net han t`gjallet e masanej t`deknit ! Ia m`shon me garuzhdë në dorë ”të vdekurit” e ai e shtin dorën mrena.
Ma vonë, tubohen prapë në odë dhe të dyve iu tregojnë se si a kân puna dhe pyesin:
Kush a kan ma trim? -Ai qe ka në varr i gjallë e ka ndejt me të vdekurin apo ky që ka zi hallve.

Nga Bota Sot, 22 TETOR 2017 NË ORA: 08:44 me titull: “Heroj” ose “heronjët” në ”OPINIONE”

https://www.botasot.info/opinione/777743/heroj-ose-heronjet/

1*) Azem Syla ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U lind më 5 prill 1951 në Kishnarekë të Drenasit, Kosovë. Është i martuar. Ka qenë i burgosur politik.
Syla doktoroi në shkencat politike në “Leibniz University”, Santa Fe, New Mexico më 20 prill 2006.
Syla ka shërbyer edhe si ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Njeh gjuhët boshnjake, serbe dhe gjermane (Wikipedia)
2*) “Gjykata gjobit Sami Lushtakun, Dardan Gashin e Endrit Shalën për gjuajtjen me alltia- VIDEO”, Marcel Lekaj, 01.3.2019 – 14:04

Gjykata gjobit Sami Lushtakun, Dardan Gashin e Endrit Shalën për gjuajtjen me alltia- VIDEO

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 29 prill 2022
sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu