Në foto: Vasil Shanto
Prof. Pirro Prifti, Tiranë
79 vite më parë u vra me 1 shkurt 1944, Heroi i Popullit Vasil Shanto një nga heronjtë më të spikatur të luftës nacional çlirimtare, luftë e cila nuk duhet ngatërruar me diktaturën që u vendos pas viti1945, kur Diktatori Enver Hoxha eliminoi grupin e deputetëve, por se vazhdoi periodikisht sipas udhëzimeve të inteligjence Servisit britanik të eliminonte ish shokët e tij që e ndihmuan të mbante pushtetin duke eliminuar përkëhësit që e ndihmuan të lidhej me Jugosllavët, më vonë duke eliminuar përkrësit që e ndihmuan të lidhej me rusët, më vonë duke dalë nga Traktati i Varshavës dhe duke e futur `Kampin socialist` të asaj kohe në divergjenca të mëdha që i shërbyen anglo-amerikanëve dhe sistemit kapitalist për të diskredituar sistemin socialist të lindjes.
Më vonë, u prish me jugosllavwt, me ruswt, dhe pastaj i u pwrvesh ish bashkwpuntorwve tw tij: eliminoi Abdyl Këllezin dhe orthodoksët e grupit komunist të Korcës, grupin e Naftës, grupin liberal të Todi Lubonjës dhe Fadil Paçramit, grupin e ushtarakëve, dhe më në fund miqtë e tij më të ngushtë që i shpëtuan jetën disa herë: Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun etj, duke i a lënë pushtetin ish spiunit Ramiz Alia të gjitha me pëlqimin e inteligjencë Servisit britanik.
Vetëm pas shëmbjes së sistemit komunist kur u vendos demokracia, SHBA mori përsipër Shqipërinë si një aleat të ngushtë kundër sllavëve të lindjes.
Pra asnjëherë nuk duhet ngatërruar lufta nacional -çlirimtare me diktaturën. Ajo ka qënë lufta më e drejtë kundër nazi fashizmit në të cilën Fronti-Nacional Çlirimtar i drejtuar nga komandnti i ushtrisë Nacional -Çlirimtare Spiro Moisiu, dhe drejtuesit jo-komunistë të brigadave partizane , luftë e cila bashkërendoi forcat më Koalicionin Anti fashist SHBA-BRSS-Angli, ishte një luftë e cila përfundoi me fitoren mbi nazi-fashizmin.
Enver Hoxha dhe Vasil Shanto, “Heronjtë e harrruar të Luftës Nacional -Çlirimtare”…!
E parë në këtë kënd vështrim, Heroi i popullit Vasil Shanto dha kontributin e vet si luftëtar i vendosur kundr pushtuesve i cili dha jetën në 1 shkurt 1944, 79 vite më parë.
Vasil Shanto (Vrakë, 17 gusht 1913 – 1 shkurt 1944) ka qenë furrtar dhe një ndër komunistët e orëve të para në Grupin e Shkodrës. Në filmin artistik Militanti, Timo Flloko personifikon Shanton përmes personazhit Visar Shundo. Në nder të tij shumë shkolla dhe rrugë mbajnë emrin e tij.
U lind në fshatin Vrakë pranë Shkodrës, i biri i Petrushit dhe Justiankës, familja e tyre qe vendosur në Shkodër prej viseve të Strugës. Më 1930 mundën të gjenin një shtëpi dhe morën edhe familjen e u vendosën përgjithmonë në kryeqytet. Në verën e vitit 1931, Vasil Shantoja bënte pjesë në celulën e parë që ngritën në Tiranë militantët e shquar Ali Kelmendi dhe Asim Vokshi.
Në vitin 1937 në Shkodër e Tiranë u formuan Komitetet Qarkore. Vasil Shanto u zgjodh sekretar i degës së Tiranës. Në kryesinë e kësaj dege bënte pjesë edhe Qemal Stafa. Me punën e Vasilit u ngrit e filloi të punojë në Shkodër baza e teknikës së GKSH dhe e celulave në Elbasan.
Në fund të dhjetorit 1938, qeveria e Zogut arrestoi shumicën e anëtarëve të GKSH, ndër ta edhe Vasil Shanton. Në shkurt të vitit 1939 u organizua gjyqi ku 56 të pandehur akuzoheshin së donin të rrëzonin regjimin. Në këtë gjyq Vasili mori dënimin më të rëndë, 10 vjet burgim më 10 shkurt 1939. Deklaroi se “bindjen e kishte mbrujtur nga pozita e furrtarit, sepse 90% e bukës ishte e infektuar prej tuberkulozit. Kjo sepse shegertët nuk bënin kurrë pushim, sëmureshin dhe flinin në thasët e miellit”. Pas 7 prillit doli nga burgu duke përfituar nga një dekret i mëkëmbësit Jacomoni.
Duke qenë të dy bashkë në krye të GKSH për degën e Tiranës, Vasil Shanto e Qemal Stafa nisën të organizojnë qëndresën kundër pushtimit fashist. Vasili bie në sy për propagandë antifashiste.
Në tetor të vitit 1940, kur kërkohet për t’u arrestuar për herë të tretë, Vasili hidhet në ilegalitet dhe i maskuar në mënyra të ndryshme, vazhdoi veprimtarinë revolucionare dhe antifashiste, duke u treguar një mjeshtër i vërtetë i punës në ilegalitet. Vasil Shanto u vra më 1 shkurt të vitit 1944 në fshatin Vrakë në Shkodër pas një përpjekjeje me forcat e xhandarmërisë.
Akuzat se Vasil Shanto ishte jo-shqiptar janë hedhur poshtë me përbuzje, akuza të cilat ballisto-zogistët përdorin edhe sot e kësaj ditë për të denigruar një luftë heroike të popullit shqiptar i cili e çliroi vëndin e tij pa ndihmën e aleatëve, madje ndihmoi që të çlirohen edhe territore të ish Jugosllavisë.
Akuza tjetër përsëri nga ballisto-zogitët e djeshëm edhe të sotëm se nazi-fashizmi e bëri Shqiërinë e madhe , por lufta nacional çlirimtare e dështoi bashkimin, – është një akuzë sa pa baza aq edghe djallëzore, sepse dihet se tokat shqiptare u copëtuan nga Marëveshja e Ambasadorëve vitit 10913 dhe u sanksionua në vitin 1919, e për pasojë bashkimi i trojeve shqiptarëe nuk mund të vinte as nga nazi-fashistët por as edhe në ditët e sotme kur SHBA dhe BE çliruan Kosovën , sepse duhet patjetër një Konferencë ndërkombëtare me pjesmarrjen e atyre shteteve që copëtuan Shqipërinë, për të ri-bashkuar edhe një herë Shqipërinë natyrale.
Kjo mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, kur integrimi në BE do të krijojë kushte që shqiptarët e matanë kufirit të kenë të drejtën për të bërë referendum për tu bashkuar me Shqipërinë Mëmë.
E parë gjithashtu në këtë kënd vështrim, heroizmat e Heronjeve të luftës nacional-çlirimtare, që sot po anashkalohen e nuk përkujtohen për shkaqe të politikave dhe politikanëve të lodhur të Shqipërisë që e kanë mëndjen për tu pasuruar dhe për të vjedhur asetet e vëndit, – është e domosdoshme që të ri-kujtohen çdo vit nga populli, sepse harresa është një nga elementët më negative të humbjes së Historisë së shqiptarëve.
I përjetshëm qoftë Kujtimi i Heroit të Popullit Vasil Shanto.
priftipirro2017@ gmail.com
Vasil Shanto, ne krye te grupit gueril komunist beri atentat dhe e vrau djalin e Isa Boletinit, Adem Boletinit ne nentor te vitit 1943.
Perse e vrau?
Perse e vrau, pysni ju. Po ju tregoj shume shkurt.
Gjate LDB kishim nacionalistet (ku bente pjese edhe Adem Boletini) dhe komunistet.
Nacionalistet e kishin shume te qarte se ceshtja shqiptare nuk mund te realizohej nepermjet serbo-malazezve, kurse komunistet mendonin se kjo ceshtje mund te realizohej permes Mugoshes, Popoviqit, Rankoviqit, Tempos etj. etj.
E kam shume te qarte qe edhe nacionalistet e kishin gabim per sa i perket bashkepunimit ( pas Mukjes) me italianet e gjermanet, por serbo-malazezet ishin shume me antishqiptare se sa pushtuesit italiane apo gjermane.