ARKIVI:
18 Prill 2025

    Heshtja që vret të vërtetën apo kur “akademikët” tanë ua dorëzojnë trashëgiminë historike-shqiptare të kishave, Serbisë…!

    Shkrime relevante

    Hudhrat e klaneve dhe karriget e vogla

    Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Një sarkazëm e butë për një...

    Kush ia ka më shumë frikën PISA-s? Ministritë tona të arsimit, apo punonjësit arsimorë ?

    Nga: Lirim Gashi, Prizren __ Ne shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut...

    Në pritje të ‘tymit të bardhë’!

    Florim Zeqa E paprecedent është sjellja e kryesuesit të Kuvendit, por më...

    Kur një dashuri përfundon

    Lis Bukuroca, Gjermani Kur përfundon një dashuri, qëndrimi më logjik, më racional...

    Shpërndaj

    Manastiri i Deçanit në vitin 1913

    Halil Geci, Skenderaj

    E vërteta e kishave ortodokse në Kosovë dhe tradhtarët që ia falën Serbisë trashëgiminë shqiptare, duke ua bërë “tapi” për një mijë vjet si pronë të tyre, pa qenë kurrë e tillë.
    Ata që u dhanë status eksteritorial kishave ortodokse shqiptare dhe i bënë “tapi” Serbisë për trashëgiminë tonë shpirtërore e historike, do të mbajnë përgjegjësi historike. Emrat e tyre do të mbesin të paharruar – jo si dijetarë, por si të pabesë e tradhtarë të kombit.
    Në një kohë kur propaganda serbe po tenton të përvetësojë trashëgiminë ortodokse shqiptare, deklaratat si ajo e profesorit Milazim Krasniqi janë goditje e rëndë ndaj vetëdijes kombëtare – dhe heshtja e elitës sonë akademike është bashkëfajësi me deformuesit e së vërtetës.
    Deklaratat e profesorit universitar Milazim Krasniqi, i njohur edhe si babai i një figure të lartë të PDK-së, se “Manastiri i Deçanit është serb, madje është budallallëk të quhet shqiptar”, janë jo vetëm të papranueshme, por edhe tronditëse për vetëdijen dhe ndërgjegjen tonë kombëtare. Të tilla deklarata nuk janë thjesht opinione personale – ato janë përpjekje për të legjitimuar narrativat historike serbe që mohojnë rrënjët shqiptare të trashëgimisë ortodokse në Kosovë.
    Është alarmuese kur një pjesë e elitës akademike shqiptare, në vend që të mbrojë të vërtetën historike me argumente dhe integritet, bie në grackën e propagandës që ka për qëllim fshirjen e identitetit tonë kombëtar. Madje, edhe vetë historianë dhe studiues serbë kanë pranuar në mediat e Beogradit se kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë deri në shekullit 19 nuk kanë qenë shçiptare e kurrë serbe.
    Shumë prej tyre janë ndërtuar nga shqiptarë të besimit ortodoks – një fakt i dokumentuar dhe i padiskutueshëm nga burime të besueshme ndërkombëtare.
    Është momenti që ne si shoqëri të kuptojmë – dhe ju si akademikë të veproni – se trashëgimia ortodokse në trojet shqiptare është pjesë e pandashme e historisë sonë shumëkombëshe e shumëbesimtare. Kishat dhe manastiret janë ndërtuar nga shqiptarët ortodoksë shumë kohë para se të ndodhte serbizimi i dhunshëm i këtyre hapësirave gjatë mesjetës së vonë dhe periudhës osmane.
    Trashëgimia kulturore dhe fetare në Kosovë është dëshmi e jetës sonë mijëravjeçare në këto troje. Të mohosh këtë trashëgimi ose, edhe më keq, ta dorëzosh me vullnet të lirë te pushtuesi historik, është një akt i rëndë tradhtie ndaj kombit.
    Prandaj, u drejtohemi me një thirrje publike të gjithë shqiptarëve – veçanërisht atyre që mbajnë përgjegjësi akademike, intelektuale dhe politike – që të jenë të kujdesshëm me fjalën e tyre dhe të mos shndërrohen në zëdhënës të propagandës antishqiptare. Sepse kjo nuk është thjesht një çështje kishtare apo fetare – është një çështje identiteti, e dinjitetit kombëtar dhe e të ardhmes së Kosovës.
    Në një kohë kur Serbia po përpiqet të tjetërsojë historinë tonë përmes kanaleve diplomatike, mediatike dhe kulturore, heshtja e akademikëve shqiptarë është një plagë e rëndë për ndërgjegjen kombëtare. Sepse të mos thuash asgjë, është njësoj si të pranosh gënjeshtrën.
    Prandaj, me të drejtë dhe me plot arsye, ju pyesim: Ku jeni ju, studiues, profesorë e akademikë shqiptarë?
    Pse heshtni, ndërkohë që zërat e deformimit historik bëhen më të zëshëm?
    Heshtja në këto raste nuk është as neutralitet e as maturi – është bashkëpunim i heshtur me ata që i shërbejnë armiqve të së vërtetës dhe të identitetit tonë. Dhe kur heshtin ata që e dinë të vërtetën, atëherë ajo zëvendësohet nga gënjeshtrat e të tjerëve.
    Kjo nuk është thjesht çështje akademike.
    Kjo është çështje kombëtare.
    Dhe nëse nuk e mbroni trashëgiminë tonë sot – nesër do të jetë vonë.
    ___
    Shih videon:

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu