ARKIVI:
5 Prill 2025

Hill: Logjika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës , duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve

Shkrime relevante

Donald Trump dhe lufta e tij tregtare ndaj BE-së prej dhomës së gjumit në Florida

Lirim Gashi, Prizren SI I SHPALLI DONALD TRUMP LUFTË TREGTARE BE-SË NGA...

Murtaja te Kamy dhe Buxhovi

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina  o Studim krahasues i romanit...

“Memorandumi për Kombin Shqiptar”, platformë që e shënon hapin e parë drejt rilindjes kombëtare shqiptare

Stuttgart, 01 Prill 2025 “Themelimi i Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve,...

Poshtërim i madh i gjenocidit ndaj boshnjakëve, “pulla postare” me foton e Milorad Dodik në Turqi

Sak Muji, Rugovë (Sylë Mujaj) TURQIA E TURPIT – PULLA POSTARE QË VULOSI...

Keqpërdorimi i Zotit

Prof. Bajram Binaku, Pejë Keqpërdorimi i zotit Zoti ishte përherë prezent! Edhe pa...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Mendoj se pikërisht nga kjo logjikë për niormalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, kanë filluar bisedimet, ndryshe, nuk do të kishin fare kuptim bisedimet. Mirëpo, kush është që po iu ikë bisedimeve duhet gjetur, e atë është fare e qartë dhe e lehtë për ta gjetur, sepse flet e tregon haptas se nuk do të zbatojë atë që e ka pranuar, Marrëveshjen e Ohrit më 2023, përveç atyre pikave që i shkojnë asaj për shtati. E, kjo sa është e logjikshme, duhet logjikuar tani, pikërisht nga Lajçaku, i cili u përpi[qka të fusë logjikën se Kosova paska nevojë për një logjikë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Por, pikërisht ky Lajçaku është që e ka penguar normalizimin, ky mund të themi e ka sabotuar punën e tij, duke mos i thënë e as kërkuar Vuçiqit se Kosova është shtet, është sovrane dhe se ai duhet të heqë dorë nga copëtimi I Kosovës, siç pretendon ai në veriun e Kosovës.

Ne nuk e dimë’ se çfarë I thuhet prapa skene Vuçiqit nga Lajçaku, por me gjasë, sikur i ka premtuar diçka, deri sa nuk i thot haptas e preras se Kosova është e Pavarur, për çka edhe Vuçiqi shpreson që t’I kthehet Kosova sërish, ndoshta nga vetë Lajçakët, që zvarrisin bisedimet, nuk janë kategorikë e as të drejtë, por gjithsesi Lajçak ëshjtë I njëanshëm gjatë bisedimeve, duke e quajtur vazhdimisht Vuçiqin si konstruktiv në bisedime, edhe mbasi I dërgon letrën BE-së se nuk do zbatojë marrëveshjen e Ohrit! Kjo është një tallje e shantazh edhe me BE-në nga ana e Serbisë. Ndërsa, Kosovës, edhe kur është në të drejtën, i vënë masa! Kjo është e patolerueshme, por mjeri I ligu, sa I forte është.

“Serbia nuk ka nevojë për tensione të vazhdueshme. Logjika duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve,” Tek tani e ka thënë ashtu si duhet edhe për Serbinë pra, se nuk ka nevojë për tensiopne të vazhdueshme, por deri tani e akuzonte vetëm Kosovën Hill, prerj kur ka ardhur ambassador në Beograd. Sikur ta dinte Serbia se Logjika është normalizimi i marrëdhënieve, ajo me kohë do t’I kishte normalizuar, të paktën që nga GJND-ja, por edhe disa shtete e kanë përkrahur, të cilat ende nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, prandaj Serbia bën lojëra, herë thotë se është për bisedime e herë tregon muskujt me armatrimin e saj modern. Prandaj ajo nuk e kupton logjikën, deri sa t’ia thotë dikush tjetër.

Për fund, Kosova e di logjikën e marrëdhënieve për normalizim, por jo duke u dëmtuar me territor, e Serbia do të kënaqej vetëm duke e dëmtuar Kosovën. Shih për këtë, ndërmjetësuesit, sikur të ishin të paanshëm, me kohë do ta kishin detyruar Serbinë në normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. A te merr mendja ty se Christgopher Hilli, ua done te miren Kosoves dhe shquiptareve aaaa???!!!

    As Millolloshevici nuk i ka urryer shqiptaret dhe UCK-s me teper se Hilli.

    A te merr mendja ty ose dikujt gtjeter se francezet dhe angloamerikanet i lene ne balte Serbine dhe Rusine, te cilat i kane ndihmuar dhe shpetuar ne dy lufterat e medha boterore aaaa???!!!

    A te merr mendja ty, apo dikujt tjeter se mund te kete sukses Albin Kurti me politiken dhe diplomacine e tgij percarese brenda dhe jashte Kosoveds aaaa???!!!

    A sidomos duke u thene anglezeve se eshte ithtar dhe simpatizant ( i verber dhe fanatik) i Riza Begut dhe Cena Begut, te cilet sipas Kurcit, kane luftur kunder nazifashisteve gjerman ne krahum e angloamerikaneve, ruseve dhe serbeve, aaa?! Keshtu sepakut u shpreh Kurci gjate ketyre diteve ne Britaninine e Madhe.

    Jemi ba si kali i gabelit o shoq! Gaz i botes per bese.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu