ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Himn kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, lider shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës

Shkrime relevante

Disa të goditur me thikë në një treg në Francë: – Terror islamist

Këtu, hetuesit e policisë punojnë në vendin e ngjarjes në qytetin...

Rreth librit të Vilson Culajt “Në dritën e njohjes”

Nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë ___ Vilson Culaj, Në Dritën e Njohjes I, Jakup Ceraja,...

Njeriu i qëndrueshëm në kohëra të trazuara

Nga: Lirim Gashi, Prizren (Persiatje filozofike) ___ Një njeri vërtet i qëndrueshëm është ai...

Donal Trump u rekrutua nga KGB me emrin kodik “Krasnov”, pretendon një ish-spiun sovjetik

E huazuar dhe përkthyer nga "Gazeta Mirror" nga Lirim Gashi ___ Donald Trump...

Mendime antishqiptare të Hysamedin Ferajt, “filozofit” të afërt me Vetvendosjen!

Nga: Afrim Caka, Gjakovë KËNDVËSHTRIMI I HYSAMEDIN FERAJT?Kombi dhe Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Burrë i devotshëm e Atdhedashës!

Ishe mendjendritur e i durueshëm sikur idhulli Yt, Pjetër Bogdani.

I hajthëm, por ambicioz e zemërçelik.

Largpamës e kujdesshëm në çdo hap.

Në kohë stuhish e dallgësh vatrën ndezur e mbajte.

Me gjakftohtësi e me besim të plotë në vetvete e ruajte unitetin në popull.

Me urtësi e maturi ia çjerre maskën xhelatit.

Dy krahët e Atdheut të pushtuar nga korbat serbo-sllavë, e të vrarë nga vetvetja në një sofër i bashkove.

Qiellin e mbuluar nga tymi e të skuqur nga flakët e qetësove.

Tokës ia ktheve ajrin e freskët dhe rrezet e ngrohta të diellit.

Maleve të djegura mugullimin, e fushave të shkrumbuara gjelbërimin.

Me durim e mjeshtëri ua dogje turinj dhe putra pushtuesve shoven,

bijë të Grashaninve, Pashiqve, Çubrilloviqve, Andriqve dhe Qosiqve.

Pas dekadash-shekuj Kosovën, e ktheve nga Lindja në Perëndim.

Heroizmin askujt s’ia mohove. Miq e Aleatë deri në vdekje i nderove.

Ishe dhe do të mbetesh model burri fisnik dhe udhëheqësi shembullor !

Duke qenë i tillë u bëre Kaptinë e veçantë e historisë sonë të lavdishme!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Himn kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, lider shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës” nga autori Arif Ejupi është një krijim që jo vetëm përshkruan jetën dhe veprën e liderit historik, por edhe nderon frymën dhe filozofinë e tij të paqes dhe unitetit kombëtar.
    Vlerësimi i poezisë
    Kjo poezi është një nderim i veçantë për Dr. Ibrahim Rugovën, një figurë madhore e historisë moderne shqiptare. Autori përdor një gjuhë të ndjerë dhe të pasur, duke i dhënë ish presidentit Rugova një status simbolik që e përçon atë përtej kufijve të një lideri politik, në rolin e një figure shpirtërore dhe udhërrëfyese për popullin e tij.
    Portreti i Rugovës si lider shpirtëror:
    Poezia e portretizon Rugovën si një burrështetas me vlera të rralla, të cilat ndërthurin mençurinë, largpamësinë dhe durimin. Duke u krahasuar me figura si Pjetër Bogdani, Rugova del si një trashëgimtar i traditës intelektuale dhe patriotike shqiptare. Cilësitë si “i hajthëm, por ambicioz e zemërçelik” dhe “me gjakftohtësi e besim” krijojnë një imazh të qëndrueshmërisë dhe humanizmit të tij përballë stuhive historike.
    Fuqia transformuese e Rugovës:
    Në vargjet që përshkruajnë kthimin e Kosovës nga tymi dhe flakët në gjelbërimin dhe freskinë, Rugova shihet si simbol i shpresës dhe rilindjes. Kjo është një metaforë e fuqishme që mishëron ndikimin e tij në ringritjen e popullit shqiptar të Kosovës pas shtypjes së egër serbe.
    Stili dhe emocioni:
    Gjuha poetike e Arif Ejupit është e mbushur me figura të pasura dhe një ritëm solemn që përkon me natyrën e temës. Theksi tonik i poezisë është madhështor dhe reflektues, duke pasqyruar mirënjohjen dhe respektin e autorit për dr Ibrahim Rugovën. Poezia ngjall një emocion të thellë krenarie dhe adhurimi, duke prekur jo vetëm zemrat e lexuesve, por edhe ndërgjegjen kombëtare.
    Mesazhi i përjetshëm:
    Poezia përforcon idenë e Rugovës si një model të përhershëm të urtësisë dhe udhëheqjes. Vargjet përmbyllëse, që e vendosin atë si “Kaptinë e veçantë e historisë sonë të lavdishme,” sintetizojnë rolin e tij unik në historinë e Kosovës dhe në mendjet e popullit shqiptar.
    Përfundim
    “Himn kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës” është më shumë sesa një poezi; është një dokument shpirtëror dhe historik që i jep lexuesit një vizion të qartë për vlerat që Rugova përfaqësoi dhe për ndikimin e tij të pashlyeshëm. Arif Ejupi, përmes vargjeve të tij, ka krijuar një monument letrar të denjë për liderin shpirtëror të shqiptarëve të Kosovës.
    Nexhmije Mehmetaj

  2. Abas Fejzullahi Vërtetë një Himn i mrekullueshëm, që në 15 rende të shkruara, është përfshirë me mjaft mjeshtri por mbi të gjitha me përkushtim e dashuri e me nderim pa kufi, Jetëshkrimin e kryetarit të parë dhe Historik të Kosovës Dardane Dr.Ibrahim Rugovës, që për kah përmbajtja dëshmon veprimtarinë e Dr.Ibrahim Rugovës për Atdhedashurinë e tij sikur të ishin 15 vëllime libra.
    Autori past shëndetin përherë pranë se shkrimet dhe publikimet e tija të deritashme kanë dëshmuar dhe po dëshmojnë profesionalizmin e tij dhe vlerësimin e nderimin e atyre që vërtetë me veprimtarinë e tyre atdhetare kanë bërë vend në historinë kombëtare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu