ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Hiq një kashtë e dalin gjashtë 

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Cen Desku ishte me Hashim Thacin te Ahmet Rrahmani në Bubël, katund afër Turjakës

Sinan Kastrati, Suedi

Nga Ditari im (7) 

Vazhdon nga numri i kaluar, ”Kujtime nga Kosova”, publikuar në rubrikën ”Dossier,” Drini.us, 14 gusht 2021 

Në numrin e djeshëm , vazhdimin e gjashtë (6) me titullll simbolik e të thjeshtë, ”Kujtime nga Kosova”, mu përvodhën disa gabime që as një fillestar kur e merr lapsin për herë të parë me shkrua, nuk do ti bënte gjithë ato gabime e jo unë, por unë nuk kam shpresë se do ta mësoj ndonjëherë komjuterin shqip e as e as kompjuteri mua, edhe pse kam qenë në disa nga disa muaj në kurse kompjuteri.

Gabime të ngjashme, kam bërë edhe përpara por kaq shumë sa dje, jo kurrë. Kur i kam dërgua fotografitë, nga fondi i galerisë sime, në vend se me e dërgua nga 1 copë, unë i kam nënvizua (markera) disa dhe ato kanë shkua të gjthanë kolektivisht.

Kishte edhe asosh, fotpgrafi që mungonin, si “Pamje nga Tirana” e në vend të saj kisha pas dërgua dy herë ”Bukuritë natyrore, ara e male, Pamje nga Turjaka”, ”Letrën e Fatmir Bajrës”, nipit, letrat e plota të Dr. Binak Maxharrajt, ”polemikat” në distancë me Habib Zogajn e Nehat Shaqirit dhe letrat e bisedat me Mimoza Lakna, gazetarë në Bota Sot, rreth fejtonit që ma botonte Bota Sot, portali dhe gazeta e të cilat, sot do të mundohem ti korrigjoj 1*). 

Hashim Thaci e sekseri Isni Kilaj, në Bubël

Me gjithë në ato shkrime, fejtone deri në 33 vazhdime të gjata, e me dhetëra faqe, u mundova ta paraqes një realitet që e kisha parë dhe dëgjuar nga ”dora e parë”, nga njerëzit që kishin marrë pjesë dhe kishin qenë ”aktorë”, jo ”spektatorë”, pra një gjendje sa më reale, jo vetëm që humba shumë miq të vjetër por, me këto shkrime, ”zura” edhe armiq të rinj, më butë kundërshtarë

Disa nga ata ”kundërshrarë”, ishin shumë të afërm, familjarë për nga gjaku, Jakup Bali Kastratin e kam djalë axhe. Ai ishte ish Kryatar i LDK-së dhe Kryetar i Parë i Kuvendit të Malishevës, pas vitit 1999 dhe Halil Azem Kastrati, kusheri i afërm, vetëm e vetëm pse pata shkruajtur një shkrim të gjatë, ”A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës  apo luftë për pushtet e për para”. 

Unë i pata pyetur kur doja tës shkruaja e ata më dndihmuan me fjalë e dëshmi që kishin dhe u pajtua prandaj unë nuk u ndala.

Të dytë, Jakupi dhe Halili dhe dy të tjerët, Hashim Thaçi dhe Fatmir Lima ishin ”personazhet” kryesore të shkrimeve të mia. Kishte edhe të tjerë por më pakë të rëndësishëm por që punë të liga e të mbrapshta, nuk ishin larg Hashimit e Fatmirit.

Dy të parët, Jakupi e Halili ishin viktima, të keqtrajtuar, rrahur e burgosur po nga Hashim Thaçi e Fatmir Lima, xhelatë, që atherë kishin ”nofka” e llagape ”gjarperi” e ”çeliku”. Hashimi kishte shumë ”ftyra” ndërsa Fatmiri më duket kishte vetëm një, ”hekur”. 

As kjo datë nuk do të harrohet

Megjithate, me Jakupin u takuam për Bajram, në fund të korrikut 2021. Unë e “theva” I pari akullin dhe shkova te ai, me Januz Reshitin, Ismet Dulën, Avni Helin, djem të axhës dhe Ilazin, djalë axhe dhe vëllai i vogël i Jakupit e dy nipat e mi, Aliun e Sabitin.

Pata dëshirë të shkoj edhe te Habib Nezir Zogaj, një shok e bashkëpuntor imi i mire në shumë aktivitete deri në vitin 1992 por, punë që s`bëhet, nuk isha.

Edhe me Cen Desku, nuk u takuam nga shkaku se i njëjti ishte arrestua pabesisht, bashkë me Jakup Kastratin nga Turjaka, nga Hashim Thaçi, në Dragobil dhe tash Ceni i mohon të gjitha, publikishte në TV-e e në gazeta. Thot, në mes të tjerash se nuk e ka “njohur” Hashim Thaçin, por i përmend ushtarët që e kanë “arrestua”: Skënder Hotin nga Carralluka, Demush Lacin-Krasniqin nga Vll. Drenifci, Fehmi Kryeziun nga Bubaveci dhe Shefqet Mazrekun nga Malisheva. Kjo i bjen sikur ta fajsosh samarin për barrën në vend të gomarit “Fajet i ka samari, jo gamari”.

Cen Desku për babën tim: Ukë Imerin

Ceni nga konaqet tona, pra nga Turjaka, nga buka dhe sofra jonë, ka dalur nga shtëpia jonë e ka shkua me Jakupin në Dragobil, si dy përfaqësues të LDK-së, Kryetari (Jakupi) dhe Nënkryetari (Cen Desku) në një takim zyrtar me përfaqësuesin amerikan, Shën Berns (Shown Burns) e Hashimi nuk ka dashur që ata të flasin, si përfaqësues të LDK-së por vetëm ”talebanet” të flasin dhe vetëm ai të flet, ”me grykë të pushkës”.

 

Për më shumë, lexuesi i Revistës Drini, mund të gjej nëse i hap vegzat:

https://m.facebook.com/ldkbos/photos/a.116523791720742/1310061432366966/?type=3&locale2=de_DE

”Pse e ndërpreva fejtonin “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës” ?” pjesë të shkëutura nga fejtoni 2*)
https://www.ballikombetar.info/pse-e-nderpreva-fejtonin-a-kishte-lufte-clirimtare-ne-rrethin-e-llapushes/

Cen Desku nuk tregoi në TV-Dukagjini se me Hashimin ishte takua edhe dy herë të tjera që dihen dhe njeherë kishte qenë i ftuar special, si mysafir nderi në ”përurimin” e Hashimit ”presisdent” e pakëz metra më larg, protestohej kundër zgjedhjes së Hashimit ”president” i Kosovës. Ato pamje që pam në televizionet tona e në mjetet tjera të informimit, na kujtonte kohën kur Sllobodan Millosheviqi na e hoqi me dhunë at pakë autonomi që kishte Kosova, me Kushtetutën e ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, mu nga ai vend dhe e njëjta ndërtesë, Kuvendi i KSA të Kosovës vetëm me njerëz të tjerë.

Sinan Kastrati me studentë të UP-së në eskursion në Shqiperi 1979

1*) KORRIGJOJ kal.

shih NDREQ 3, 4. Korrigjoj gabimet. Korrigjoj hartimet. Korrigjoj shokun. Korrigjoj të metat.

2*) Këto shkrime për herë të parë janë publikua në ”Botapress”, në ”Shqiptari. eu” që nga viti 2014 dhe janë botua e ribotua në shumë gazetare e portale. Tash nuk mund të gjinden aty ku janë botuar për herë të parë.

Ky vazhdim, është më tepër një sqarim dhe duhët të kuptohet si përpjekje ime për ti bërë më të qarta qendrimet e mia ndaj personalitetve të kohës.

Cen Desku, në ”safin” e dytë kur Hashimi zgjidhet ”president” e jo larg ”Kuvendit” protesohej

Nuk ishte qëllimi im që të publikoj mu dje as sot letra “private” e të tjera sepse dikush duhët të skuqet për ato që kanë bërë ish udheqja e Kosovës, në ”luftë” dhe pas saj.

Vazhdon  

Malmö,15 gusht 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu