ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Histori të masakrave serbe ndaj nesh

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Ndoc Bushgjoka
Të njohim historinë e masakrave serbe.
NJE TRAGJEDI NE TRE AKTE : SHPRONESIM, SHPERNGULJE, SHFAROSJE
«Diktatura jugosllave peshon rëndë mbi të gjithë popujt e nënshtruar nga militaristët serbë. Kjo diktature eshte derrmonjese për shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë dhe Dibrës, të aneksuara me radhë në vitin 1880, 1912, 1919 dhe 1924 prej Serbise.
Bëhet fjalë për afërsisht një milion banorë të privuar nga të drejtat më elementare.
S’ka edhe një shkollë e vetme shqiptare për këtë popullatë kompakte që e kalon numrin e asaj të Shqipërisë indipendente të sakatepsur prej Traktateve. Asnjë shoqatë, bile as për mirëbërëse, s’i u është lejuar shqiptareve. Asnjë deputet nuk i përfaqësonte në Skupshtinën (Kuvendi Serb) e shpërbërë.
Udhëheqësi i tyre, Ferhat Draga, u dënua me njëzet vite burg për shkak se bëri krimin të vërë rishtaz kandidaturën në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kolegu i tij, ish-deputeti Nisam Gafur, u vra pabesisht në vitin 1927, po për atë arsye. Shoku i tij Jusuf Ahmeti, u vra gjithshtu kohët e fundit, sepse guxoi të zgjidhet këshilltar i Bashkisë së qytetit të Prishtinës.
Ja kështu hiqen qafe liderët tepër të mërzitshëm. Ata i vrasin në mes të ditës dhe në mes të qyteteve. Vrasësit janë anëtarë të njohur të bandave fashiste që terrorizojnë këta vise që nga luftërat ballkanike sipas urdhërave të Beogradit.
Disa të shtëna revolveri mjaftojnë për kryetarët. Sa për turmat fshatare, këta i shfarosin me zbrazje mitralozësh, ose i shtërngojnë të emigrojnë për t’u lënë vendin karvaneve fashistë serbë.
Ja kësisoj « serbizohen » sistematikisht të gjitha viset shqiptare e sidomos ato të ndodhura afër kufirit shqiptaro – jugosllav ose përgjatë udhëve të hekurta.
Me dhjetëra mijë fatzes shtërngohen kësisoj të lënë vatrat e tyre çdo mot.
Kësisoj një grup prej tri mijë vetash nga këta të shpërngulur, pasi shetiti nëpërmes sinisisë ballkanike, për toke muaj me radhë, u shtërngua gjithshtu të vijë rrotull me det. Nuk u jepel leje të dilnin në asnjë port. Disa që mbetën gjallë prej kësaj odiseje u vendosën në Shqipëri. Të tjerë vdiqën në rrugë të madhe nga uria, nga të ftohtit, nga mizeria e nga sëmundjet.
Më e keqja është se asnjë shtet nuk dëshiron t’i marrë këta refugjatë. Turqia është e mbushur plot, Shqipëria është e varfër për t’u ofruar atyre një shtëpi të re, ndërsa vendet e tjera janë të mbyllura ndaj këtij lloj migrimi masiv.
Fati i shqiptarëve të provincës së Çamërisë, provincë e aneksuar prej Greqisë, nuk ndryshon nga ai i kosovareve. S’ është veç një ribotim i tragjedisë ne tri akte : Shpronësim, Shpërngulje, Shfarosje.
Më sipër bëra fjalë për një milion shqiptarë në Jugosllavi. Po t’ju zihet besë jugosllavëve, s’kanë mbetur veç 700 000 !
I kanë hequr qafe domethënë 300 000 ?
Sa kohë do u duhet akoma për të likujduar ata që kanë mbetur ? Por këtë herë do t’i qërojnë shpejt e pa formalitet të kota.
Dhe kjo do të jetë një nga ” gloriet” më të thjeshta të Dorës së Bardhë panserbe !
Përpara Europës përsëritet një tragjedi aq e përgjakshme sa ajo e armenëve në Azinë e Vogël. Por tragjedia armene ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur ishte zor të qënit njerëzor, kurse tragjedia shqiptare në Jugosllavi ndodh para syve tanë në paqe të plotë, kur është zor të mendohet që njeriu mund te jete kaq gjakpires.
Dhe megjithkëtë s’e çan njeri kokën në kançelaritë europiane që janë fare mirë në rrjedhë të kësaj çështje.
Me sa duket, s’ju vjen mbare te kene mëshirë.
Dhe kjo ka arsyet e saj. Në Azinë e Vogël, ishte fjala për krishterë të
shfarosur prej muhamedanëve turq.
Në Jugosllavi dhe Greqi, është fjala për muhamedanë shqiptarë të shfarosur prej serbësh e grekësh tepër të krishterë.
Ja ky është ndryshimi. Dhe ja kjo është që e shpjegon gjer më një pikë zemërimin e djeshëm dhe mosinteresimin e sotëm.
A jemi valle akoma ne mes te kohes se mesme ?
Ka dhe nje tjeter shpjegim, qe vlen te parin :
– masakronjesit e ermenve ishin turqit armiq te Luftes se Madhe
– masakronjesit e shqiptareve jane serbet dhe greket, aleate te Luftes se Madhe.
Cdo gjë është e lejuar për aleatet fisnikë.
Por ahere jemi valle akoma në mes të luftës ?
Për fat të keq po !
S’ ka vec naivë që besojnë se u bë paqja e Versajës !
Fan Noli
Botuar ne gazeten Frenge ” CRI DES PEUPLES “
dhe ” Liria Kombetare ” Gjeneve 1929 19 prill
-Shënim: Grafika dhe dialogu i mëposhtëm marrë nga postimi historianit Jahja Drancolli.
“Serbia në det (Durrës) gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912): Dialog midis banorit vendas dhe “mysafirit të paftuar” (okupator)!
Vendasi pyet: “A do të qëndroni këtu gjatë, zotëri”?
“I ftuari” nga Serbia përgjigjet: Oh, varet!
Vendasi: Shqiponjat me dy koka në këto anë ju shqetësuan shumë?!”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu