ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Historia e KATEDRALES SË MADHE në Shkoder!

Shkrime relevante

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Personalitetit i mësuesit në Shkollat Shqipe të MP , faktor parësor në funksionimin dhe progresin e tyre

Shkolla Shqipe në Gjenevë Nga: Nexhmije Mehmetaj Mësuesi ka qenë dhe mbetet faktor...

Fatmir Limaj thyen akullin: Një hap i guximshëm që sfidon opozitën dhe i hap rrugë bashkëpunimit për Kosovën 

  Nga: Luan Dibrani   Në një periudhë të tensionuar dhe të pasigurt...

Gëzim Marku, Zemra Shqiptare: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

E shtune, 22.02.2025, 01:00 PM INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK...

Shpërndaj

Gjergj Jozef Kola                                             

Në 2020 u festua 150-vjetori i koncilit të gezueshem të KATEDRALES S Ë SHKODRES i mbajtun në vjetin 1870…

Ndertimi i dy katedraleve asaj të TIVARIT – Mali i Zi dhe e SHKODRES lidhet direkt me nji emen të madh gjerman: Arqipeshkevin KARL VON POOTEN!

Dokumentet që deshmojnë veprimtarinë e arqipeshkevit janë të shumtë. Ky Arqipeshkev i Arqipeshkevisë së Shkodres e Tivarit vazhdon të jetë i njejti edhe mbasi Mali i Zi doli në vedi e qyteti i Tivarit ju shkëput Shkodres.

Ai ishte i vetmi që nuk e pranoi kurrë ndarjen shpirtnore e admnistrative të shqiptareve.

Mbasi ndertoi Katedralen e Tivarit në 1855 ai mori persiper ndertimin e asajë të Shkodres.

Deshira e shkodraneve ishte që kjo Katedrale të ndertohej atje ku kishte qenë gjithnji në Kalanë e Shkodres, mirepo pashai i osman i Vilajetit nuk e jepte lejen per këtë sepse keshtjella ishte  qender ushtarake… Perandori austriak ishte mik i Karl von Pooten dhe nderhyri te sulltani per me nxjerre Lejen-Fermanin në vjetin 1851…dhe e nxori atè në bazë të marrëvshjes së paqës që kishin ba osmanet me perandorinë e Habsburgve të Austro-Hungarisë

( Engelbert Deusch: Das k.(u.)k. Kultusprotektorat im albanischen Siedlungsgebiet.)

Sullani lejen e dha, porse simbas deshires së pashait të vilajetit të Shkodres, diku afer lumit Kir, i cili çdo dimen delte dhe e mbulonte atë pjesë të qytetit. Kështu bashkë me ndertimin e Katedrales duhej “me u lidhë” edhe lumi i Kirit…
“Historia e ndertimit t
ë Katedrales ma të madheë Ballkan, e Shen Shtjefnit të Shkodres asht nji histori e kultures moderne shqiptare, e denjë PER NJI DRAMË”…
Perreth katedraleve si n
ë Shkoder ashtu edhe në TIVAR, Karl von Pooten ndertoi shkolla, teatro e krejt jeten që bahej në famullitë gjermane të shekullit te 19. Kjo nuk i pelqente osmaneve në qytet të cilet ishin kundra gjithçkaje shqiptare autentike, sidomos kundra GJUHES SHQIPE!
Padyshim q
ë pa ndihmen shpirtnore e sidomos financiare që  kan dhanë KONSULLATAT E FUQIVE TË MEDHA PERENDIMORE, kjo katedrale nuk do ishte ndertue ndoshta ende sot…
Para se me mbyll
ë sytë Karl Pooten ja hodhi edhe nji herë veshtrimin Katedrales ma të madhe në Ballkan dhe ju peshperiti shkodraneve perreth tij se “tashma po vdes i qetë se ndertova andrren per të cilen aq fort luftova nji jetë të tanë”…
Si nj
ë shën Pjeter i ri, Mons. Karl Pooten u varros në themelet e Katedrales, të cilen e ushqeu me gjakun e zemres së tij…
Ai e dinte se kishte hap
ë perfundmisht nji DERE te MADHE të Shqipnisë në Europë, derë që nuk kishte me u mbyllë kurre ma.
Kishte me ken
ë në nderin e FAMULLISE SË SHKODRES që në vjetin 2020 te organizohet nji festim i madh kulturet në NDER të Karl Pooten dhe të Koncilit të gezueshem në Katedralen e perfundueme të Shkodres. ..
Sot Arqipeshekv i Shkodres asht nji arb
ëresh nga Kalabrija Mons. Angelo Masafra, ndersa Arqipeshkev i Tivarit nji shqiptar nga Kosova Mons. Rrok Gjonlleshaj..
PS
Vatikani ka mend ma fort se un
ë, porse vendosja e Ipeshkevise së Shkodres dhe asaj të Tivarit nen nji Kryeipeshkev do i forconte rranjët shekullore të kultures autentike shqiptare. Europa e së ardhmes asht ajo e RAJONEVE!

Në fakt edhe disa shkodrane kan dhanë kontributin e tyne modest per ndertimin e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkoder, ose e quejtun nga populli KISHA E MADHE.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu