ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Historiani Jusuf Buxhovi në RTK rreth figurës historike të Xhafer Devës

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina

Theksime nga intervista në RTK, në lajmet e mbrëmjes: XHAFER DEVA ISHTE ANTIKOMUNIST DHE NACIONALIST SHQIPTAR ROLI I TIJ DUHET VLERËSUAR NË PËRPUTHJE ME RRETHANAT E KOHËS, PRA ATO TË VAKUMIT TË KRIJUAR PAS KAPITULIMIT TË ITALISË ME Ç’RAST, NË PËRPUTHJE ME VENDIMET E KUVENDIT TË DYTË LIDHJES SË PRIZRENIT, U AGAZHUA PËR KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR NË PËRMASA ETNIKE. -AMBASADORI GJERMAN NUK KA TË DREJTË KUR XH. DEVËN E AKUZON PËR PJESMARRJE NË GJENOCID, NGAQË NË KOHËN E TIJ HEBREJT JO VETËM QË NUK U DEPORTUAN, POR EDHE U MBROJTJEN. -PO TË ISHTE BASHKËPUNËTORË I NACIZMIT, XHAFER DEVA NUK DO TË GËZONTE AZILIN POLITIK NË SHBA. PËRKUNDRAZI AI U PUNËSUA NË NJË UNIVERSITET HEBRE TË KALIFORNISË DHE U TRAJTUA SI ALEAT I RËNDËSISHËM AMERIKAN DERI NË VDEKJE. – RESTAURIMI I SHTËPISË SË XHAFER DEVËS NË MITROVICË LIDHET ME MBROJTJEN E NJË MONUMENTI KULTUROR ARIKTEKTONIK DHE ASESI ME VALORIZIMIN E PERSONALITETIT HISTORIK TË DEVËS, PUNË KJO QË U TAKON HISTORIANËVE… (Më gjerësisht nga minuta 17 deri në 53).

  • Këtu është një intervistë me historianin Jusuf Buxhovi dhënë RTK-së mbrëmë. Intervistën mund ta ndiqni nga minuta 17-53 , ku historiani i mirënjohur flet rreth rolit të Xhafer Devës dhe vlerësimit të figurës së tij.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/652440682858085/

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. Respekt!Problemi qendron ketu qe serbet duan te zhdukin cdo gjume Shqiptare Dardane ne Mitrovice neser do thone ketu ska jetuar kembe shqiptari po u rrenua shtepia shembet ska gjurme me …sic po bejne tek kodra e diellit i perzune shqiptaret edhe thone qe na takon neve se ka vetem serbe …Per mua cdo gure peme shtepi qe ka lidhje me gjake shqiptari te rinovohet e mbrohet …Pse nuk dolen te huajt per Bustin e nje Shkaju princ Ortodoks qe i masakroi Shqiptaret nga Toplica deri ne Arte ,aty ju thyen hundet …por e lane te ndertohet ne Mitrovice te veriut.Deva ka bere gjera negative ne Shqipni se ishte kunder komunisteve

  2. Personalisht perkrahi Xhafer Deven dhe duhet te ruhet shtepia e Xhaferit, si trahegimi e kultures dhe historise se Kosoves, por kur te flitet per Xhaferin apo ndonje personalitet tjeter te historise, duhet te sherbehemi ne te dhena te dëshmuara e fakte historike. Sot lexova nje shkr. nga kryeakademiku Mehmet Kraja qe me beri te mendoj, duke pasur per baze vitet e luftes se Dyte Boterore. Qe vegeza:

    https://www.epokaere.com/mos-e-lavderoni-xhafer-deven-ka-gjera-qe-nuk-shkojne-ne-biografine-e-tij/

  3. E lexova shkrimin e z. Kraja. Ne baze te ketij shkrimi del qe gabimi i vetem i z. Deva ishte hakmarrja ndaj atentatoreve qe i bene nipit te tij. Ne rregull, por ana tjeter, komunistet, a thua bene gabime? Sigurisht qe bene shume gabime,. Gabimet e tyre ishin te panumerta. Ja njëri. Ne janar 1944 komunistet rrembejne 180 nacionaliste nga rajoni i Vlores, Elbasanit, Korces dhe i ekzekutojne mizorisht tek Perroi i Shipskes te Voskopojes.
    Autori me te drejte frikohet se ndoshta veprimi i pamatur i z. Deva mund te kishte nxitur nje vale antikosovarizmi tek shqiptaret e Shqiperise. Ne rregull, por a thua edhe ne shqiptaret e Kosoves nuk u hidheruam, mllefosem me regjimin komunist te Enver Mugoshes kur mes per mes Shqiperise kaluan mijera shqiptare te Kosoves te mobilizuar dhunshem nga serbo-malaziasit per tu derguar ne Tivar? Dhe dihet shume mire qe edhe gjate rrugetimit neper Shqiperi ata te mjere u vrane nga partizanet e Titos ne prani te partizaneve shqiptare. Dhe partizanet shqiptare solidarizoheshin me keto vrasje. Kush duhet te jete me i irituar per keto vrasje? Cila veper eshte me e rende, vrasja e 30 -40 komunisteve apo vrasja e mijera shqiptareve te Kosoves nga serbo-malaziasit.

  4. ”Si dukej Xhafer Deva në sytë e Herman Nojbaherit”, 12 shkurt 2022, 22:13
    Milazim KRASNIQI
    Ky eshte edhe nje shkrim qe mua me pelqeu prandaj po e paraqes edhe per lexuesit e Drinit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu