ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Hovenier, i paqartë në ngecjen e dialogut!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Gani I. Mehmeti
___

Siç dihet, Kosova me e pa dëshirën e saj, është përcaktuar për dialog me Serbinë nga kërkesa e ndërkombëtarëve për të arritur deri në një marrëveshje për njohjen e njëra-tjetrës, si dy shtete të barabarta.

Këtë dialog kërkon edhe Hovenier të zhvillohet, por në një mënyrë akuzon vetëm Kosovën, deri sa Serbia është ajo që nuk pranon të zhvillohet dialogu. Serbia, e cila ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, është e interesuar të neglizhojë bisedimet, se ndoshta,  do të vinë ditë «më të mira» për të dhe të marrë, nëse jo më shumë, veriun  e Kosovës, siç ua ka vënë syrin Serbia. Asaj nuk i ngutet, se nuk e bën për serbët e veriut të Kosovës, por për tokën e verit të Kosovës. Ajo i shtynë bisedimet deri sa të marrë fund lufta në Ukrainë, për çka pret të fitojë Rusia e pastaj të angazhohet edhe për Serbinë që ta shkëpusë veriun e Kosovës dhe t’ia bashkojë Serbsë. Pra, krejt presioni për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, duhet të bëhet mbi Serbinë.

Ndërkaq, minoriteti serb dhe minoritetet e tjera në Kosovë kanë të drejtat më të mëdha se në çdo shtet tjetër. Ata i kanë të drejtat e tyre sipas Kushtetutës së Ahtisarit, ku janë edhe të privilegjuar më shumë sesa shumica, që janë shqiptarët.

Ata kanë vende të rezervuara në Kuvend, kanë të drejtat e tyre në gjuhë, në shkollim, në kuklturë, etj.

Hovenier e thot se duhet të japësh diçka kur të marrësh diçka! Por, Kosova nuk është në treg, që për të ekzistuar si shtet, u dashka t’u japë nga diçka të tjerëve. Gjithçka që kanë shqiptarët shumicë, kanë edhe tjerët pakicë.

Asociacioni. – Asociacioni nuk do i integrojë serbët në Kosovë, ata nuk janë të interesuar në integrim, por në ç’integrim, për çka edhe e kërkojnë kaq me ngulm. Asociacionin e kërkojnë për t’u mbyllur në vetvete, ta izolojnë veten nga të tjerët, sidomos në veri, dhe më pastaj, të përpiqen të ndahen nga Kosova dhe t’i bashkangjiten Serbsë.

Nëse Hovenier garanton se asiciacioni do të shërbejë në integrimin e serbëve në Kosovë, do të ishte në rregull, por nuk ka garancë, sepse dihet mirëfilli qëllimi i asociacionit. Serbët kërkojnë pak në dukje, por më pastaj marrin shumë.

Nëse asociacioni ka kuptimin e lidhjeve të komunave serbe ndërmjetveti, ato këtë mund ta bëjnë edhe pa asociacion. Askush nuk ndal bashjkëpunimin e asnjë komune me të tjerat, kur është interesimi. Secila komunë mund të zgjedh vetë me cilën do të bashkëpunojë ose jo. Pra, edhe komunat serbe, do të mund të bashkëpunojnë mesvete, me e pa asociacin.

Ndëerkaq, Hovenier e thot se fundi i dialogut është njiohja e e dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë. Por, për këtë do duhej t’i bëhej presion Serbisë dhe t’i tregohet qartë se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, e cila e kundërshotn ashpër. Dhe, këtu fle lepuri që marrëdhëniet e të dy shteteve janë kështu si janë, vetëm pse Serbia nuk e njeh Kosovën.

Në momentin që Serbia do ta njohë Kosovën, normalizimi i marrëdhënieve do të vie në shprehje.

Prandaj, e ka gabim Hovenier që sulmon Kosovën e jo Serbinë, dhe pikërisht këtu është paqartësia e tij.

Si shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe i pranuar në të gjithë organizatat ndërkombëtare, si trashëguese e Jugosllavisë, duhet drejtuar kërkesat e trysninë në Serbinë, jo në Kosovën.

Dhe për fund, pajtoj me Hovenierin që thot :  « S’do të ishte asnjë fitore çdo ndryshim në sovranitetin, pavarësinë apo integritetin territorial apo demokracinë e Kosovës. Por, nuk është edhe fitore kur minoriteteve nuk u respektohen të drejtat”, tha Hovenier.

Por, minoritetve në Kosovë u respektohen të drejtat.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu