ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Hoxha me mikrofon dhe zmadhues zëri, në një dhomë 6X5 metra, ku nuk kishte më shumë se 35-40 persona, e fyente kulturën kombëtare!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Sylë Bajrami
***
Edhe këtë e pashë në Kosovë …?!
Në një dhomë, që nuk ishte më e madhe se 6X5 metra, dhe ku nuk kishte më shume se 35-40 persona ,Hoxha kishte marrë, me vete, mikrofonin dhe një zmadhues zëri.
Ligjërata e tij ishte me ton të lartë, agresiv dhe me një super bindje në atë që thoshte.
Jo rrallë, atakonte kulturën, traditën, gjuhën dhe qenësinë kombëtare.
Jo rrallë, me bindje të plotë, thërriste për një ecje drejt një kulture, tradite, historie që qonte, hiq më pak, drejt asimilimit kombëtar. Bërtiste sikur të ishte në një tubim parazgjedhore, diku në livadhe ,para më shumë se 1000 personave.
Por, e tëra kjo nuk do të më bënte përshtypje sikur pran tij dhe për rreth tij te mos ishin ulur profesor, inxhinierë, drejtor, e nëpunës tjerë nëpër institucionet e shtetit.
Dhe, nga të gjithë këta, as edhe një fjalë në mbrojtjen e asaj që ne e quajmë, me krenari, çështje kombëtare.
Asnjë reagim, asnjë zë dhe asnjë ofshamë .
Nuk besoja se ka mbërri deri këtu intelektuali shqiptar.
Nuk besoja se ajo po ndodhte në mesin e Kosovës, aty ku ishte bërë luftë, ku ishte derdhur gjak, aty ku ende shiheshin shenjat e plumbave nëpër shtëpitë për rreth.
Ishin të njëjtit të cilët, para se të vinte Hoxha bisedonin për te kaluarën, për historinë dhe për lavdinë e këtyre trojeve.
Ishin të njëjtit që e shurdhuan pipin para hoxhës.
Më vonë mësova se, disa nga ata, ishin edhe vizitorë të rregullt të xhamive, sidomos në faljen e Xhumasë.
U ndjeva keq!
Jo pse ata falen.
Jo pse ata luten.
Jo pse ata kanë bindjet e tyre personale.
Por, për dy fytyrat e tyre dhe për mos guximin intelektual që, as sot nuk e di kush ua ka shurdhu pipin që të mos kenë forcë ti kundërvihen një ligjërate antikombëtare si kjo .
U ndjeva keq sepse, prindërit tanë, analfabet, ishin shumë më të zëshëm, shumë më të vendosur dhe shumë më të ngritur, në çdo aspekt, në ruajtjen e identitetit kombëtar.
U ndjeva keq sepse nisa të frikohem për fatin tënd Kosovë !

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Puna e hoxhë-mullarëve, tanima është kuptuar që duan t’na kthejnë vite e vite mbrapa në mesjetën e pluhurit turko-arab e në ligjet e sherjatit.
    • Keni të drejtë që jeni prekur nga qëndrimi i pjesës intelektuale dy-fytyrshe dhe indiferent ndaj kësaj epidemie antikombëtare shqipëtare,të cilët heshtin e s’kan kurajon t’u kundërvehen tru-toksikve turko-arab.
    KAM BINDJEN SE AS HOXHË-MULLARËT ME MENDËSI MESJETARE E MERCENARË NË SHËRBIM TË ARMIQVE TANË DHE AS GOJËMBYLLURIT INDIFERENT DJALLËZORË,NUK DO JA DALIN.

    Rrespekt për shkrimin tënd dhe elaborimin e kësaj plage të madhe antikombëtare,që po e hasim sot!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu