Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër
(Një sarkazëm e butë për një realitet të hidhur sui generis)
Epo, mirë se na doli edhe kjo: Opozita – që dikur i thoshim “opozitë” me një lloj respekti institucional – sot nuk po dimë si me i quajtë më! Sepse në Kosovë, për herë të parë, u kry votimi, u kry numërimi (edhe pse sistemi “ra” si prej shkallëve), u kry Qeveria Kurti 3, e tani… po pret lindjen Qeveria Kurti 4 – por opozita ende në bark të inatit! Po çka po doni more burra? Kur ju vodhët 10% në atë natë të famshme – kur “ra sistemi” i KQZ-së si tentë e vjetër para shiut, e në ekranet e RTK-së shkëlqente numri magjik: 58.87% për LVV! Edhe pas gjithë kësaj vjedhjeje me çorape të zeza, prapë mbeti LVV me 48 deputetë – ma shumë se çka pasë ndonjëherë edhe vetë Dr. Ibrahim Rugova, kur ishte ikona e pashoqe e votës popullore!
E tash, pse po u djeg barku? Sepse populli i dha 42% një force që s’vodhi, s’përuli e s’komprometoi. Sepse edhe nëse i bashkoni AAK-në me PDK-në, edhe nese e bashkëngjitni LDK-në, edhe nëse i shumëzoni me njëra-tjetrën, e pastaj e ndani me fjalët e Hashimit a të Isa Mustafës… – nuk arrini dot as te këpucët e Albin Kurtit! E lëre më te këmisha! Tash, faji i Kurtit paska qenë që… s’po vjedh!
Që s’po fut klane në tenderë, që s’po i shet ministritë si pite te furra, që s’po nënshkruan marrëveshje me letra që mungojnë… Prandaj janë të mërzitur. Prandaj s’po duan me u ulë në Kuvend. Sepse po iu duken karriget e vogla! E po, me të drejtë! Se janë mësuar me kolltukë të stilit “Versajë” e me rroga 5-fish.
Po ndoshta zgjidhja është: Qeveria Kurti 4 duhet me ua zmadhuar karriget! T’iu blejë ca me jastëkë ortopedik, apo me porosi nga Dubai – me monogram të vetin! E fundja, po e themi troç: Ky hudhrim kolektiv i partive të vjetra, që ua ngeli gjeneratave të reja të pastrojnë hijet e baballarëve, është drama më komike që po e sheh populli.
Një dramë që s’luhet më në skenë, por në sallën e Kuvendit – me role të stërvjetruara, me aktorë të konsumuar, e me spektatorë që tashmë dinë të dallojnë midis teatrit të vërtetë dhe farsës politike.
Shume shpesh kam i degjuar disa fanatike te VV (dhe jo vetem ata) qe thone se as dr. Rugova nuk pat fituar me shume vota se sa VV e Albin Sharlatanit. Kjo eshte nje genjeshter e madhe.
Ne vitin 2001 u bene zgjedhjet e para parlamentare ne Kosoven e pasluftes. Keto ishin rezultatet e zgjedhjeve:
LDK – 359.851 vota ose 45,65%
PDK – 202.622 ose 25.70%
AAK – 61.688 ose 7,83% etj.
VV ne vitin 2021 fitoi 50.27 % te votave.
Ne shiqim te pare vertete duket qe VV ka numrin me te madh te votave, por duhet pasur parasysh se LDK -ja ne vitin 2001 garoi e vetme, pra nuk beri koalicion me asnje parti tjeter. Per dallim nga LDK -ja VV beri koalicion me dy parti, me Listen Guxo dhe me Alternativen e Mimoza Kusarit. Nese Vetevendosjes ja hjekim votat e “Guxo” dhe “Alternatives”, atehere del qarte se VV kishte me pak vota se sa LDK-ja.
Prandaj i nderuari z. Muji, ikona e pashoqe e votes popullore, dr. Rugova me LDK-ne e tij ishte shume me i votuar se sa idhulli yt, Albin Kurti.