ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Hulumtime rreth projektit “Shqiptarët e Turqisë”, në rajonin e Anadollisë

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

* Vendbanimet me shqiptarë në Turqi
Në kuadër të realizimit të projektit Shqiptarët në Turqi, prej datës 25-30 tetor 2024 vazhdova hulumtimet e shqiptarëve të shpërngulur në Turqi, në Rajonin e Anadollisë. Në shumë vendbanime që i vizitova takova pasardhës të shqiptarëve të shpërngulur pas vitit 1912, nga Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevs dhe nga ish Viljeti i Manastirit të shpërngulur pas vitit 1924, me marrëveshjen e Llozanës kur bëhet këmbimi i popullsisë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë.
Fillimisht vizitova qytetin Kajseri, ku jetonin një numër i madh i shqiptarëve, kryesisht nga Çamëria, më pastaj fshatrat në kuadër të kësaj qendre Gese, Çukur, Agnas (vendlinja e Mimar Sinanit, vendbanim antik). Këtu jetonin poashtu familje shqiptare nga Çamëria. Më pastaj vizitova vendbanimet Incesu, Bor (shoqatën e shqiptarëve) dhe Nigde, ku jetonin shqiptarët shumica çamë, por kishte edhe nga Prishtina.
Hulumtimet i vazhdova në vitat në qytetet Karhamanmarash, Gaziantepe dhe Kilis. Në të parin jetonte kryesisht popullata shqiptare e dëbuar ish Vilajeti i Manastirit, ndërsa në Gaziantepe përveç familjeve shqiptare nga ish Vilajeti i Manastirit kishte edhe familje shqiptare të dëbuara nga Kosova, me prejardhje nga Sanxhaku i Nishit, që një kohë kishin jetuar në Siri dhe Kilis.
Kilisi ësht vendbanim kufitar Turqi – Siri, rreth 2100 km. larg Kosovës. Këtu ishin vendosur familje të shumta nga Kosova, Presheva. Këto ishin familje muhaxhirë që pas vitit 1912 kishin migruar në Sham (Damask) të Sirisë dhe pas një kohe për shkak të klimës kthehen dhe vendosën në vendbanimin kufitar Kilis. Aty ishin vendosur familjet Prebeza, Dragusha, Berbatovci, Tihovci, Toqani, Bllopoja, Konjusha, Gimolli, Llozana etj. Mirëpo, pas një kohe disa prej këtyre familjeve shpërngulën në vise të tjera të Turqisë. Gjatë vizitës më 24 tetor 2024, së fshatit dhe takimi me informatorin Halit Ozyurt – Prebeza, afarist i sukseshëm më informoi se tani në Kilisi jetojnë Prebezët, Dragushët dhe disa familje të tjera nga Prishtina dhe Presheva, të tjerat janë shpërngulur. Në kontaktin që pata me këto familje, që kryesisht ishin të rinjë nuk dinin të tregonin diç më detalisht vetëm se e kemi prejardhen nga Prishtina, Presheva etj.
Në ditën e fundit isha në Adana, një vendbanim metropolian ku jetoni gadi në çdo lagje familjet shqiptare, ku i regjistrova një numër të madh të tyre. Ato ishin kryesish familje shqiptare muhaxhire me prejardhje nga Sanxhaku i Nishit.
Duhet theksuar se është momenti i fundit që të merrën të dhëna për prejardhjen dhe vendosjen e familjeve shqiptare dhe të dhënat të tjera në Turqi, sepse gjeneratat e vjetra po shkojnë, disa prej të cilëve e flisnin gjuhë shqipe, ndërsa gjeneratat e reja shumë pak dijnë si dhe ka lëvizje të shumta të popullsisë.
Në Kajseri më ftuan në një dasëm. Shkova dhe u mahnita me organizimin e saj. Fillimisht kur hyri dhëndëri dhe nusja u këndua një këngë shqipe. Nusës dhe dhëndërrit me shoqëruesin tim Ibrahim Kuçin ua vuam plisin e bardhë me shqiponjë dykrenare.
Të dhënat e grumbulluara nëpër arkiva dhe vizitave të bëra në shumë vendbanime të Turqisë për shpërnguljen e shqiptarëve dhe vuajtjet e tyre, do t’i prezantoj në një Konferencë shkencore që mbahet më datën 6 nëntor 2024 në Ankara.
Në këtë rast falëndëroj të gjithë informatorët në vendbanime të ndryshme, shoqëruesin Ibrahim Kuçin, përkthyesin dhe vozitësin Ervin Kaja-Kryeziu, fëmijët e mijë që e finansuar udhtimin tim.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Z. Jusuf Osmani është një studiues i shquar . Shkrimet e tij ,përherë i lexoj me shumë dëshirë . Z. Osmani gjithçka që qet në letër e ilustron me fakte .
    Librat e tij për mua janë pikë orientimi për shumë tema ,sidomos nga fusha e historiografisë. Urojmë që profesor Osmani të jetë edhe shumë vite në mesin e të gjallëve, dhe të na ofroj edhe shumë thesare të tjera !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu