ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Humbja në zgjedhjet lokale do ta forcojë Vetëvendosjen dhe edhe më shumë Listën Guxo

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Për të mos i mbetur borxh askujt, ose më saktë për ta rrumbullakësuar të vërtetën dua t’ua përkujtoj një dobësi të pafalshme dhe fatale të politikës sonë në përgjithësi :
Po filloj me VV dhe Listen Guxo që janë në pushtet.
VV është për momentin një Parti e fryrë si Baloni i Heliumit, respektivisht një tren me shumë vagona dhe pak lokomotiva, ndërsa Lista Guxo një skuadër e vogël me shumë lojtarë cilësorë, të cilët janë futur në këtë tren të popullit me synimet më të mira.
Mirëpo Vetëvendosje nuk është shndërruar me qëllim të keq në Balon të Heliumit dhe në tren me shumë vagona dhe pak lokomotiva, por sepse ndryshe s’ka mundur ta absorbojë në mënyrë kaq masive dhe efikase mllefin dhe pakënaqësinë e drejtë të popullit me gardën e vjetër.
Pra për hir të rrezikut akut për fatin e popullit dhe shtetit Vetëvendosje e ka shpërthyer barrikadën ideologjike dhe është shndërruar në një shtëpi të perceptimeve, botkuptimeve dhe ideologjive të ndryshme dhe në shikim të parë të papërputhshme.
Mirëpo Vetëvendosje tërë kohën ka qenë zëdhënëse e interesave të vërteta të popullit dhe shtetit prandaj një dobësi e tillë mua nuk më brengos fare.
Në anën tjetër këtë diagnozë që ia kam dhënë unë Vetëvendosjes me vite të tëra e ka pranuar edhe vetë Albini, gjë që është një shenjë e sigurt se në këtë subjekt politik shumë shpejt do të ndodhin reforma të domosdoshme kadrovike, strukturore, organizative, metodike, strategjike dhe taktike të cilat teorinë, vendimmarrjen dhe veprimin do ta bëjnë shumë më efikas dhe më të dobishëm në të gjitha nivelet e politikbëries.
Dhe nga ky aspekt humbja e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale nuk është një mallkim por një uratë, jo vetëm për të si subjekt, por edhe për armatën e njerëzve që e përkrahin.
Pse po e them këtë?
Sepse problemet që janë grumbulluar për 20 vite mund të sanohen vetëm nga njerëzit e ndershëm, sinqertë, kompetent dhe atdhetarë.
Pra nuk mund të sanohen me sasi por me një kombinim të balancuar mes sasisë dhe cilësisë.
Sepse VV për të ardhur me kaq shumë përkrahje në pushtet çdo anëtar të ri e ka trajtuar dhe konsideruar para se gjithash si një votë shtesë, sepse në rrethanat ekzistuese s’ka pasur alternativë tjetër.
Në anën tjetër unë pres dhe shpresoj që Lista Guxo të guxoj.
Pra pres që të shndërrohet në një Parti Serioze Politike akoma më të avancuar sesa që është për momentin Vetëvendosje, në mënyrë që të zhvillohet një garë cilësore sportive ndërmjet këtyre dy Partive, sepse vetëm gara cilësorë prodhon kampionë të vërtetë individual dhe ekiporë.
Shembull e kemi ligen futbollistike të Anglisë dhe Spanjës.
Në anën tjetër i kemi partitë opozitare që kanë funksionuar për dy dekada rresht si Banda Mafioze dhe Kuislinge, prandaj pushtetit aktual ia kanë lënë një ruinë të madhe prapa, të cilën duhet pastruar nga llumi kriminal, udbash, ekstremist fetar dhe shikist.
Mirëpo çka po bën opozita?
Në vend se të pendohet, ta pranoi mëkatin dhe të reformohet rrënjësisht, ajo po tenton në çdo mënyrë që t’ia lë Albinit pataten e nxehtë në dorë.
Prandaj po bën trysni ndaj tij me shumë sesa vetë pushteti klerofashist serb, për ta arritur një marrëveshje me Serbinë gjenocidale, pavarësisht faktit që Bossat apo paraardhësit e udhëheqësve të rinj Memlit dhe Lumirit ia kanë lënë këtij të fundit një mollë toksike të sherrit prapa, që quhet Asociacion i Komunave Serbe, apo Zajednicë dhe një Liste Serbe të themeluar nga kriminelet e Veriut të cilët i ka aboluar Hashimi dhe të cilët po e mbajnë peng politikën e brendshme dhe të jashtme kosovare.
Në anën tjetër reformat që po na shet neve opozita si të mirëqena janë në fakt një farsë, respektivisht një mashtrim optik, sepse reformat në politikë nuk janë vetëm ndryshimi i formës dhe trajtës, por para së gjithash ndryshim i qasjes dhe përmbajtjes.
E para se gjithash janë pendim dhe marrje e përgjegjësisë për dy dekada politikë mafioze dhe kuislinge.
E veçmas reformat e vërteta bëhen bindëse kur ndodh distancimi i prerë nga krijuesit dhe zbatuesit e politikës mafioze dhe kuislinge.
Mirëpo kjo jo vetëm që s’ka ndodhur por opozita i ka larguar Hasanat nga ekipi dhe i ka futur në lojë djemtë dhe nipat e tyre Hysenat.
Mirëpo çka po bëjnë Hasanat?
Ata akoma po e mbajnë në dorë telekomandën dhe po i dirigjojnë Hysenat.
Prandaj për mua pa asnjë dyshim kjo fiskulturë e pandershme dhe tinëzare e opozitës e meriton epitetin mashtrim optik.
Fatkeqësisht ky mashtrim optik ka funksionuar në zgjedhjet lokale.
Mirëpo ajo që është më kryesorja humbja në zgjedhjet lokale ia ka hapur sytë pushtetit.
Prandaj në ditët dhe vitet në vijim do ta shohim një pushtet shumë më efektiv dhe kompakt.
Çka presë unë nga opozita?
Pres reforma të vërteta dhe jo mashtrime optike.
Sepse vetëm gara cilësore ndërmjet një pushteti cilësor dhe një opozite te reformuar do t’ia sillte rezultatet e duhura popullit dhe shtetin tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu