ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

“Humoristi” i facebook-ut dhe une që ia paskam “marrë inati popullit!”

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi
___
Para një kohe një humorist i fb më bëri vërejtje, se si shumicën e “popullit” e quakam “arnaut”.
E “popullit të tij…!”
Dhe njejt si ata që posa zgjohen në mëngjes dhe pa i la sytë e pastruar dhëmbët, ia nisin të qesin fjalë e erë të keqe prej gojës, ai në “hajmalinë” e tij kishte shkruar se une, sipas tij, ia paskam “marrë inati popullit!”
Popullit të mendjes së tij…!
Dhe vije dita kur e kupton se dikush është islamist politik , edhe kur ai nuk e kupton që është i tillë…!
Mjafton shprehja qortuese se “shumicën e popullit po e quan “arnaute”!
Me këtë ai dëshmon se u identifikoka jo me përkatësinë kombëtare, por me atë shumicën “arnaute” që e kanë ismizuar apo duan ta islamizojnë sa më shumë!
Përmes “xhamive tona” që po na i meremeton dhe ndërton gratis Turqia, që janë vendosur në pikat strategjike-ushtarake që i ka pasur dikur ushtria pushtuese serbe-jugosllave në Kosovë!
Jo, jo, une se quaj askend “arnaut” përpos atyre që islamizohen për interesat e huaja, mirëpo kryeislamisti politik dhe islamistët e tillë si ai, – që janë më të zinje se xhihadistët (për shkak se janë shovenist religjioz), punojnë dhe angazhohen pandërpre për “Arnautistanin”.
Angazhohen pandërpre për vetasimilimin dhe tjetërsimin kombëtar.
Planifikuesit serbë të gjenocideve ndaj shqiptarëve me kohë kanë parashikue që nëse dështon dëbimi dhe vrasjet e shqiptarëve, atëhere asimilimi islamik – në “arnaut” fillimisht , duhet të jetë arma më efikase serbe kundër shqiptarëve.
Kjo ka qenë ideja antishqiptare serbe e futur në planprogramin e çdo qeverie të Serbisë dhe shkencëtarëve serbë në vazhdimësi.
Akademiku serb Vaso Čubriloviq në dy foto, në foton e rinisë e pleqërisë. Vasa ishte pjesëmarrës në atentatin e Sarajevës në vitin 1914 ndaj Franc Ferdinantit. Vrasja ishte hakmarrje ndaj Austrisë (Austro-Hungarisë) pasi ajo e përkrahte formimin dhe forcimin e Shqipërisë, që ishte formuar si shtet në vitin 1912. Gjithë jetën e tij tokësore ai nuk u ndal nga synimet për ti zhdukur shqiptarët, në fund edhe me Islam, nëse nuk do të realizoheshin planet dhe programet e tjera serbomëdha. Zhdukjen e Shqiptarëve me Islam tashmë “e kanë kapë në dorë” Shqiptarët e lig, një pjesë e madhe e “udhëheqësve tonë”, që ai përsëgjalli as që ka mundur ta imagjinonte se do të vinte kjo ditë kur shqiptari vetasimilohet për hirë të interesave antishqiptare. 
***
Vaso Čubriloviq ka vdekë me shpresën e tij mizore për të na shkatërruar me Islam, ku roje mbi roje të Islamit, pra më shumë se polici religjioze, janë pikërisht islamistët politik, që tash me gjasë nuk po ua mbanë b… me i dërguar të rinjt e përpunuar nëpër xhami në Rripin e Gazës, qysh i patën dërguar në theqafje jo shumë moti në të ashtuquajturen “Toka e Shamit” dhe “Levanti”.
Ky ka qenë gjithmonë qëllimi parësor i indoktrinimit religjioz islamik, në mënyrë që të rinjt e muslimanizuar nëpër “xhamitë tona”, të cilat vazhdon të na i meremetoj dhe ndërtoj gratis Turqia neoosmane, të sillen, veprojnë, jetojnë dhe vdesin si pamislamik. Ta djegin jetën e tyre tokësore – për Islamin !
Se, qysh ka thënë ai qyshkur:
Mund të jetë një imazh i teksti
Do të thotë që të jenë ushtarë të gatshëm për ti dalë zot Turqisë dhe Islamit në përgjithësi.
Mu për këtë qëllim Turqia neoosmane “po bënë sevap” dhe po ua meremeton e ndërton xhamitë “arnautëve” pa i pyetur fare, sikur të investonte dhe ndërtonte në “tokën e saj” të dikurshme perendorake turke-osmane!
Andaj, kryesislamistët politik të Shqipërisë, e tash edhe të Kosovës, ua qajnë hallet të gjithë myslimanëve të botës…!
Qoftë edhe ujgurëve në Kinë, për diskriminimin e të cilëve shkruante dhe vajtonte kryeislamisti politik i Kosovës !
Si një Luan Musliman i “arnautve” të Rexhep Taip Erdoganit, atij që i kënaqi dhe bëri shumë të lumtur me të drejta “arnautët” e Turqisë…!?
Ps!
Rastësisht mund ta zbulosh se nga i vijnë fjalët islamistit të vogël, kur e vëren se si i përfolë mendimet antishqiptare të islamistit të madh politik…!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. MUSLIMANT SHQIPTAR jane ato kristjan (katolik dhe ortodoks), te cilet u konvertuen ne islam dhe per pese shekuj rresht e kan quejt vehten TURQ EL HAMDULILA. Pikrisht keto quheshin ARNAUT.
    Cka done teshti?

    Ne trojet shqiptare ka edhe pasardhes direkt te turqve ose te sjellunve ne trojet shqiptare nga Azia dhe Afrika.
    Lexo shkrimin:
    Familjet shkodrane me prejardhje të huej!
    https://drini.us/familjet-shkodrane-me-prejardhje-te-huej/

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu