ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Hungarezët në kampet e dënimit Gulag dhe Solxhenicini

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Përktheu: Szabadi Tibor

RÓZSÁS János (1926-2012)

Fakte për Gulagët

Hungarezët në kampet e dënimit Gulag dhe Solxhenicini

Përkthehu nga hungarishtja në esperanto Szabadi Tibor
Përktheu nga esperanto në shqip Bardhyl Adem Selimi

Parathënie

Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore kanë ndodhur procese spektakulare, nga të cilat u viktimizuan në masë njerëz nga regjimi i egër komunist. Por shoqëria hungareze për shumë kohë nuk ka ditur asgjë për to.

Përse?. Sepse regjimi i atëhershëm nuk lejonte të informohej për këto procese populli hungarez. Ata që ishin deportuar me dhunë, diheshin vetëm nga familjet e veta, vetëm familjet ndjenin dhimbje. Në se i kapuri rob, i deportuar, zhdukej, vdiste në kampin e dënimit, edhe familiarët nuk dinin asgjë. Sa njerëz u zhdukën dhe vdiqën në Siberi? Numrin e saktë askush nuk e di.

Pas vitit 1989 edhe në Hungari u lejua të flitej me zë të lartë për këto çështje, por media e tanishme (gazetat, televizioni dhe radio) ende heshtin thellë për këto ngjarje.

Më në fund mbetet rezultati: as në atë kohë, kur ndodhën ato punë, as tani, njerëzit nuk dinë për këto ngjarje historike. Humbjet e popullit hungarez dhe dhimbja për to e shkaktuar gjatë dhjetëvjeçarëve të shkuar nga okupacioni sovjetik duhen bërë të ditura.

RÓZSÁS János dhe disa bashkëvuajtës të tij rreken të paraqësin para botës, të paktën në fund të jetës së vet, brenda mundësive, këto tmerre që ata i kanë përjetuar dhe të tregojnë për humbjet e bashkëatdhetarëve.

Ja një raport i shkurtër për këto ndodhi nga pena e RÓZSÁS János.

Aleksandr Solzhenitsyn

Hungarezët në kampet e dënimit Gulag

Në stuhinë e luftës civile që shpërtheu si pasojë e puçit bolshevik në tetor 1917, për të marrë, ruajtur pushtetin, partia duke qenë ende në pakicë, krijoi repartet e saja terroriste, frikësuese të quajtura „komisione të jashtëzakonshme“. Emri rus ishte ĈEKA, dhe mori famë të keqe dhe tmerruese, më pas u bë një organizatë policore në pranverë 1918, në një perandori që përpëlitej në gjak dhe flakë.

Si rrjedhojë e luftës civile, nga organizatat e ĈEKA u krijua një instancë policore GPU po ashtu famëkeqe, që hakmerrej egërsisht me opozitarët gjatë luftës për fuqizimin e pushtetit. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, në Hungari, ku kishte vërshuar ushtria sovjetike duke e nënshtruar atë egërsisht, GPU vepronte nën emri NKVD, duke bërë të njohur fytyrën e vërtetë, thelbin e bolshevizmit përpara popullit hungarez përmes ekzekutimeve, deportimeve të njepasnjëshme. Kohët e fundit, nën emrin KGB, ajo u bë një nocion që përdor metoda të rafinuara dhe mjete të fshehta, por në thelb ka ruajtur mjetet e hakmarrjes pa lëshuar pe kundër armiqve të imagjinuar dhe realë ideologjikë.

Në fillim të viteve 1920 ĈEKA u bë e njohur jo vetëm për ekspeditat e saja hakmarrëse në Rusinë e bolshevikizuar por edhe për faktin që ajo themeloi përveç burgjeve të stërmbushur, kampin e parë të internimit dhe të dënimit në ishujt Soloveckij në Detin e Bardhë në veriun e largët. Vetëm një të tretën e viktimave në masë e futën në kampet e dënimit në kushte skllavëruese. Dy të tretat u ekzekutuan përmes torturash, vdekjes nga uria ose lënies në rrethana çnjerëzore.

Pastaj bolshevikët e kuptuan që ia vlente që robërit dhe të dënuarit të punonin të gjithë në kampet e dënimit duke i shtuar ato dukshëm dhe duke i bërë ekonomi për zhvillimin e Bashkimit Sovjetik. Kjo u bë duke burgosur me dhjetëra, qindra mijëra njerëz dhe duke i shpënë ata në rajonet me klimën më të ashpër në gjithë perandorinë, duke krijuar një bazë të re ekonomike për shoqërinë komuniste. Por njëkohesisht popullsia duhej frikësuar dhe klasat armike duheshin likuiduar, duhej luftuar partia opozitare dhe simpatizantët e saj..
Nga viti në vit u shtuan barakat e rrethuara me tela me gjemba, me gardhe të ruajtura nga kulla roje të larta, dhe kjo në të gjitha pjesët e perandorisë, por sidomos në zonat e pasura me minerale dhe qymyr, pranë qyteteve industriale që po zhvilloheshin, më pas në prerjen e pyjeve të lashtë, përgjatë udhëve hekurudhore në ndërtim të Siberisë.

Sasitë e punës pakrahasim të larta, puna 12 orëshe ditore, uria, mungesa e veshjeve, klima e ashpër, korri në masë viktima dhe në vend të punëtorëve të dënimit të vdekur duheshin sjellë kontingjente të reja skllevërish pune.

Gjykatat popullore, gjykatat ushtarake, në bazë të nenit famëkeq 58 të Kodit Penal, shpallnin ditë e natë vendimet e tyre- në kohët e para, dënime nga 5 -10 vjet, më pas që nga 1937, nga 15-20 vjet. Pas 1947 në pjesën më të madhe nga 25 vjet. Në bazë akuzash të paqena zhvilloheshin procese spektakolare. Duke bërë si të mirëfillta ato dënonin me vdekje me prova ta sajuara, sipas një skenari „ udhëheqësit e këqinj“ të përzgjedhur nga çdo „ shoqatë fajtore“. Në qeli me dyer të blinduara nëpër burgje, sipas një zingjiri pune ekzekutonin me plumb në qafë njerëz të pafajshëm. Nuk u jepnin atyre edhe mundësinë që jetën t‘ua merrte uria dhe të ftohtit për një kohë të shkurtër, sikurse ndodhte me bashkëvuajtësit e tyre në kampet e frishëm me dëborë në Siberi.

Në procesin e asgjësimit të popullit sovjetik mund të veçojmë disa valë arrestimesh. Nga fundi i 1917, së pari u arrestuan oficerët e Carit, nëpunësit e lartë shtetërorë caristë, shtresat e zejtarëve dhe tregtarëve, të cilëve u ishte marrë prona, u zhdukën nga thonjtë e ĈEKA, pas gjykimit nga gjykatat e gjendjes së jashtëzakonshme- ose edhe pa te- të vendour me shpatulla pas murit.

Vala e parë e qëllimtë nisi në pranverë 1918, ajo synonte të likuidonte partitë e majta rivale. Menshevikët dhe eserët (socialrevolucionarët) mbushën burgjet, ku u gjendën ata fshatarë që rezistonmon, qoftë të organizuar, qoftë individualisht kundër reparteve të ĈEKA që bënin rekuizimin e të korrave. Në vitin 1919 radha u erdhi intelektualëve me ndjenja të majta, të ashtuquajturit kadetë që ndihmuan në rrëzimin e regjimit carist. Më pas profesorët e universitetit, studentët me ndjenja kundërrevolucionare.

Kryepriftërinjtë dhe priftërinjtë e thjeshtë të fesë pravosllave, deri edhe popët e fshatrave, bashkë me familiarët u varën, kur nuk nënshkruanin anëtarësimin e tyre në të ashtuquajturën „ Feja e Gjallë“ e krijuar nga regjimi komunist. Në rrethin me pakicave kombëtare të ndryshme u krye genocid për ta mbytur në embrion kundërshimin kombëtar. Brenda partisë bolshevike, në vitet 1920-1930 vala e arrestimit nisi me të ashtuquajturit trockistë, por fatin e tyre e patën dhe e ashtuquajtura gardë leniniste, që e shikonte me mosaprovim fuqinë në rritje të Stalinit,.

Për shkak të industrisë së shkatërruar, trafikut në ngërç dhe mungesës së furnizimeve me lëndë të para uzinat prodhuese nuk i plotësonin dot nevojat, kështu i erdhi radha gardës teknike, ingjinierëve që akuzoheshin si sabotues dhe u dërguan në humbëtira pas procesesh gjyqësore me bujë të madhe. Ndërsa popullin e skamur e bënin të besonte që viktimat e valës së ardhëshme të arrestimeve janë shkaktarë të kësaj gjëndjeje. Të uljes katastrofale të nivelit të jetesës. Në shumë rajone nisi uria masive.

Nuk vonoi edhe likuidimi i njerëzve të bujqësisë. Atje kokë turku u bënë fshatarët e pasur, dmth kulakët. Komunizmi i luftës, rekuizimi i egër i të vjelave në fshatra, më pas kolektivizimi i kryer me zjarr dhe hekur i tronditi bazat e ekzistencës të popullsisë fshatare të tejshfrytëzuar.

Në fshatra u shfaqën repartet ndëshkuese dhe trenat u nisën për në veri, në tundrat e akullta. Miliona e miliona familje punëtore fshatare u shuan për shkak të manevrave të egra pastruese të GPU që ishte e shkathët vetëm në vrasje.

Që në fillim të viteve 1930, nisi edhe pastrimi i brendëshëm në radhët e të gjithëfuqshmes parti komuniste, u ashpërsua beteja për pushtet e quajtur luftë klasash. Pas një radhe dështimesh të ekonomisë popullore të organizuar sipas ideologjisë marksiste, Stalini likuidoi ish shokët e vet njëri pas tjetrit. Me rënien e Zinovievit, Kamenievit, Kirovit, Buharinit dhe udhëheqësve të tjerë qindra mijë të tjerë nga radhët e partisë madje edhe nga radhët e GPU u dërguan në rajonet e shterpëta. Edhe ministra të punëve të brendëshme që kishin bërë orgji me gjakun e pastrimeve të mëdha: Krillovi, Jagoda, Jerzhov, u zhdukën në humbëtira, vetëm Beria mundi të ngulej, madje për një kohë të shkurtër ai i mbijetoi zotit të vet të egër, Stalinit.

Në vitin 1937 vala e pastrimeve mori përmasa epidemie, më pas asgjësimi, pothuaj deri te personi i fundit i shtabit, i oficerëve të ushtrisë sovjetike zgjati shumë, deri në fillim të luftës së dytë botërore.

Me shpërthimin e luftës, të gjithë gjermanët e minoritetit përgjatë lumit Vollga, u shpallën armiqtë kryesorë më 1941, më pas u erdhi radha popujve të Kaukazit, si minoritete të pabesueshme. Në Kozakistan, në Uralet veriore, në Lindjen e Largët pushteti sovjetik deportoi shumë popuj dhe pjesë popujsh.

Në Hungari në 133 ditët e Republikës Sovjetike më 1919 u provua shija e parë e diktaturës së proletariatit në pushtet, hungarezët e njohën këtë. Ndërmjet dy luftërave botërore erdhën në Hungari plot lajme nga Rusia, për terrorin e madh sovjetik. Populli hungarez nuk kishte, pra, iluzione të rreme, kur mekanizmi i luftës sovjetik iu afrua pak e nga pak vendit tonë që ndodhej ndërmjet dy zjarresh.

Ngjarjet e luftës në vitin 1944 dhe 1945, ndërsa fronti kaloi në tokën tonë dhe u krye okupacioni i plotë, u bënë të njohura gjërësisht shtazëritë dhe manevrat pa fre të grabitjes për të gjithë ata qoftë të rritur ose fëmijë të vetëdijesuar që i përjetuan tmerret. Por ende sot në vetëdijen tonë shoqërore nuk gjënden fakte- përveç atyre për humbjet njerëzore në luftë- me përfundimin e luftës e paskëtaj- se sa shumë hungarezë janë dënuar me vdekje dhe dhjetëra mijë me punë të detyruar. Pothuaj një qind mijë hungarezë kanë jetuar dhe janë asgjësuar në kampet e punës të Gulagëve.

Gjatë luftës 1941-1945 afërsisht 650 mijë ushtarakë hungarezë ose persona civilë ranë robër të ushtrisë sovjetike. Historianët sovjetikë, e pranojnë se kanë qenë 513 mijë. Ata që mungojnë 130-140 mijë njerëz janë ushtarë robër që kanë vdekur për shkak të kushteve çnjerëzore të robërisë dhe transportit ose si rrjedhojë e epidemisë së tifos që shpërtheu në kampet e grumbullimit, dhe ata nuk janë regjistruar askund.

Sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, pas mbarimit të luftës, sikurse këtë e bënë fuqitë perëndimore, duhej të lejoheshin të ktheheshin në shtëpi edhe robërit e luftës të Lindjes. Por Mátyás RÁKOSI, në gusht 1945 ra në ujdi me Stalinin që një pjesë e madhe e robërve të luftës të punonin me detyrim, si reparacione lufte, për ndreqjen e dëmeve të luftës në Bashkimin Sovjetik. Kështu mbetën jashtë atdheut edhe një qind mijë deri në 1948, por ende në 1950 dhe 1951 nuk qenë kthyer shumë nga ata. Mbase duhet ta theksoj se për shkak të kushteve të jetës e të punës shumë syresh prehen në varre të paditur në tokë të huaj.

Një grup i dytë i punëtorëve me detyrim për shkak të reparacioneve, rreth 120 mijë vete u dërguan për të ashtuquajtirin“ malenkij rabot“ (punë të vogla), bëhej fjalë për gjermanishtfolësit ose hungarezët me emra gjermanë, burra dhe gra, në lista të moshave 18-50 vjeç, të hartuara nga gjyqtarë të qyteteve të vogla për punë disa ditore, që u kthyen në shtëpi pas tre-katër vitesh nga minierat e qymyrit në Donbas ose nga kampet e punës me detyrim.

Kategoria më e rëndësishme e hungarezëve të deportuar për punë skllavi është një varg i pafund të dënuarish si kriminelë lufte, si fashistë. Gjyqet ushtarake sovjetike- në bashkëpunim me organet ushtarake të mbrojtjes politike, me „SMERS“- m pas futjes së ushtarit të parë sovjetik në tokën hungareze, nisën ndalimin masiv të civilëve me pretekste të ndryshme dmth me akuza.

Akuzat shabllone që kërcenin nga fantazia e gjykatësve hetues, që ishin praktikuar mirë kundër popullit të vet, mbetëm pothuaj të panjohura për të arrestuarit, hungarezët e akuzuar. Viktimat e arrestuara ose të sjella për hetim gjysëmorësh, më pas të burgosur dhe torturuar në kushte të tmerrshme të arrestit preventiv, dhe në fund të shpëna para gjyqit ushtarak, nuk kuptonin asgjë për shkak të njohjes së keqe gjuhësore të përkthyesve, nga akuzat e deklaruara për ta.

Afersisht ata mund të bënin lidhjen se për shkak të bashkëpunimit me fashistët gjermanë, për spiunim kundërsovjetik, për veprime terroriste ta pa kryera, u dënuan dhjetra mijëra bashkëatdhetarë të konsideruar fashistë.

Nuk kishte mundësi mbrojtjeje para gjyqit, leximi me zë të lartë i aktakuzës nuk kuptohej nga askush, po ashtu shpallja e gjykimit e pakuptueshme që zgjaste disa minuta. Nuk kishte asnjë logjikë për atë pse disa hungarezë u dënuan me vdekje dhe disa të tjerë me disa vite burg. Zgjidheshin kryefajtorët ndër emrat hungarezë që nuk i shqiptonin dot, pastaj shpërndanin gjykimet për punë edukative nga 10 deri 25 vjet, sipas shkresave në protokoll dhe sipas akuzave të grumbulluara.

Ditën tjetër pushkatonin të dënuarit me vdekje në periferi të kampit ose i transportonin në Bashkimin Sovjetik dhe në burgun e Odesës, në Moskë, në Dnjepropetrovsk ku u jepnin nga një plumb pas qafe, Pjesën më të madhe të hungarezëve të gjykuar nga gjyqet ushtarake sovjetike e përbënin luftëtarët e rinj 15-20 vjeç.

Para mbarimit të luftës, kur i mbështetur nga forcat ushtarake hitleriane, Szálasi mori fuqi të plota, ai mobilizoi rininë në departamentet e Përtejdanubit që ishin ende nen kontrollin gjerman. Pjesë të tyre i transportuan në Austri, Gjermani për arsimim ushtarak, më pas ata u bënë të ashtuquajtir „ perëndimorë“. Një pjesë tjetër të tyre kryesisht 18-20 vjeçarë i grumbulluan në reparte të nfyshme, dhe i nisën në frontin e luftës, pa arsimim dhe më së shpeshti me teshat e tyre civile, me të cilat kishin ardhur në përgjigje të thirrjes së SAS për shërbimin ushtarak.

Një pjesë e të rinjëve të shpënë në front ranë robër te sovjetikët, repartet e tjera u shpërndanë në kaos dhe të rinjtë ia mbathën dhe ikën në shtëpi. Fati i tyre ishte i njëjtë, sikurse i robërve të luftës. Preventuesit e ushtrisë sovjetike kishin marrë listat emërore nga informacionet e ndryshme ushtarake për të rinjtë. Ata i morën të rinjtë nga shtëpitë e tyre dhe nisën t’i gjykojnë njërin pas tjetrit si kriminelë lufte. Por nganjerë nuk mundoheshin të gjenin listat. Patrullat sovjetike në rrugë thirrnin të rinj të padyshuar, çirakë dhe i shoqëronin ata për sqarime të shkurtëra në vendkomandë. Pas 8 ose 10 vitesh disa paslajmëtarë të tyre u kthyen në vend nga Lindja e Largme, nga minierat e arit të Kolimas.

Sikurse e përmenda, nuk duhej të ishe fajtor, mjaftonte një sasi e mjaftueshme fjalësh e oficerit hetues për ta përpiluar aktakuzën. Okupatorët sovjetikë arrestuan edhe vajza dhe gra më të moshuara dhe i deportuan ato me dënime të rënda për në kampet sovjetike të punës së detyruar.

Duke marrë parasysh – njohuritë për lëvizjen pioniere të KISZ ( Shoqataë Rinore Komuniste)- brezi i sotëm nuk e njeh mirë nocionin “levente” (luftëtar i ri), që do të thosh një epitet më të rëndësishëm sipas pikëpamjes së oficerëve hetues sovjetikë, dua të them diçka për institucionin e luftëtarëve të rinj.

Së pari po citoj sqarimin e kryefjalës “levente” nga Leksikoni botëror i vitit 1927:

Neni ligjor 1921 deklaron që për çdo të ri më të madh se 21 vjeç është e detyrueshme pjesëmarrja në lëvizjen e luftëtarit të ri. Qëllimi i lëvizjes së luftëtarit të ri është të edukojë një rini të fortë, të shëndetshme, të aftë për punë dhe të kalitur.

Ligji për luftëtarin e ri i detyron udhëheqësit e qyteteve dhe qytezave të kujdesen për mjetet sportive dhe pajisjet e përshtatshme që mundësojnë kryerjen e ushtrimeve trupore, njësoj për ndërmarrjet e mëdha, që punësojnë shumë të rinj në moshën e luftëtarit të ri, ato duhet të krijojnë dhe të mbajnë grupe luftëtarësh të rinj ë mëvetëshme.

Arsimimin dhe disiplinimin e luftëtarëve të rinj e bëjnë mësuesit e luftëtarëve të rinj me kurse të veçantë, dhe veprimtaria e tyre shtrihet, si në kulturën trupore edhe në përsosjen mendore.

Rasti me ligjin e 1921 ka qenë motivi zyrtar, por shkaku i vërtetë fshihej në diçka tjetër. Marrëveshja e paqes e nënshkruar me 4 qershor 1920 në Trianon e kufizonte numrin e ushtarëve hungarezë në 35 mijë vetë në një nivel tepër të ulët luftarak teknik. Lëvizja e luftëtarëve të rinj ishte në vetvete një paraedukim ushtarak.

Me qenëse provimet e rekrutëve sipas vitit të lindjes siguronin një numër të ulët rekrutësh, dhe Hungaria rrethohej nga shtete të Antantës së Vogël, ajo nuk donte t’u lëshonte pe fqinjëve të vet, por donte ta ushtronte rininë- qoftë edhe me pushkë druri- për shërbimin ushtarak. Kjo për rastin e një lufte të mundëshme do siguronte një ushtri të gatshme për betejë.

Arsimi i luftëtarit të ri niste që 12 vjeç me katër orë në javë. Përveç ushtrimeve në formación luftarak një rol loznin detyrat me lexim harte, qitjet e vërteta dhe ushtrimet manovër.

Pikërisht për këtë arsye, u arrit të mobilizoheshin luftëtarët e rinj në vitin 1944 që ndonëse gjysmë të edukuar, mund të komandoheshin për detyra luftarake. Në se fronti dhe ushtria e rregullt nuk do të shpërbëhej, luftëtarët eë rinj më të moshuar me siguri do kryenin detyrën e tyre patriotike. Por kjo nuk u bë për këtë arsye por për punën e detyrueshme në Siberi.

Pas kësaj hyrje do të tregoj shkurt kalvarin tim ne punën e detyrueshme në Gulage, që nuk është një rast individual por tipik për t’u konsideruar si për mijëra luftëtarë të rinj si unë.
Kur më 22 dhjetor 1944, një paradite dimri plot re, jo larg nga Marcali, në pyllin Csömend, unë rashë rob te ushtarët sovjetikë bashkë me shokët e mij luftëtarë të rinj, nuk dija asgjë për mekanizmin e sigurimit shtetëror sovjetik.

Nuk munda ta kuptoj se në dhëmbët e cilit mulli të rrezikshmëm njerëzor kisha rënë. Që në fëmininë e herëshme, kisha dëgjuar nga tregimet e të moshuarve për veprimet e tmerrshme të komunizmit në Hungari gjatë vitit 1919, kisha lexuar për GPU, por atëkohë këto gjëra ishin ende të mjegullta, dukuri të largëta. Në jetën time të atëherëshme, ato ende nuk kishin ndonjë kuptim më shumë se sa histori tmerri që t’i ngrinin qimet përpjetë, që më mbërrinin kur përmendej bota e atëherëshme grabitqare.

Pas rënies poshtëruese në robëri, pas komandës ekzekutive të thënë egërsisht gjatë kapitullimit në atmosferë fúnebre, pas moslajmërimit të komandës ekzekutive gjatë pritjes me nerva të shkatërruara, pas tonit të ashpër dhe të urryer të hetimit të parë, si pasojë e mënyrës së trajtimit që nuk premtonte asgjë të mirë, ne i thamë lamtumirë jetës sonë të shkurtër.

Gjatë arrestimit preventiv, që zgjaste një muaj e gjysëm, ne prisnim dënimin me vdekje, kryerjen përfundimtare të ekzekutimit të vonuar.

Në bazë të protokollit të hetimit të panjohur, të aktakuzës së panjohur, gjykata më dënoi mua me dhjetë vjet punë të detyrueshme. Nuk kuptova asgjë nga procesi gjyqësor që zhvillohej në gjuhën ruse. Një plakë rutene që e njihte paksa hungarishten më përmendi Siberinë.

“Fitore ose Siberi”- mu kujtua afishja e zakonshme e luftës, ku rrinte galiç një skelet që mbante uniformë sovjetike me mjë yll të kuq, mbi faqen e pasme të trenit të mallrave që nxitonte për në fushat me dëborë. Në zingjirin e ngjarjeve gjatë javëve të fundit kjo rrjedhojë dukesh e kuptueshme, fatale. Në se nuk ka fitore, vjen frymëmarrja e akullt e Siberisë.

Dhe mekanizmi sovjetik i burgjeve po më shpinte mua- dhe mijëra bashkëvuejtësve të mi- në botën e burgjeve dhe kampeve të punës së detyrueshme që mbushnin tërë perandorinë. Gjatë peripecive të mia kam humbur para sysh bashkëvuejtësit e mi luftëtarë të rinj dhe bashkëvendas të tjerë. Në burgun e Odesës gjeta jo vetëm një masë të madhe të burgosurish të grumbulluar, jo vetëm nga perandoria sovjetike por nga gjithë popujt e Europës.

Nuk i kuptoja fjalët e tyre. Ata nuk më kuptonin mua. Kushtet çnjerëzore të burgut, dëmtimet nga kriminelët në qeli, së bashku me të dënuarit politikë, e rriti ndjesinë e ndodhjes në humbëtirë dhe vend të huaj.
Në qelitë e mbingarkuara, mbi dyshemenë e zhveshur prej çimentoje, mbuluar me rreckat tona, ne rrinim galiç duke kërkuar mbrojtje nga era që frynte përmes xhamave të thyer të dritareve.

Grabitqarët na i morën të gjitha veshjet që kishim, duke na hedhur rrecka të grisura në vend të tyre. Kur në prill 1945, pas një udhëtimi të tmerrshëm tetëditor me tren, transporti ynë i robërve erdhi në Nikolajev, nën një shi të lagësht e me dëborë, pasi zbritëm nga vagoni, ne ecëm këmbëzbathur mbi baltën e akullt. Deri në vjeshtë këmbët e mia nuk kishin fare çizme.

Në kampin e dënimit të Nikolajevit, pas urisë së burgut, na përshëndeti epoka e urisë në kampin e dënimit. Robërit, duke u lëkundur nga dobësia, i komandonin për të kryer punë për largimin e gërmadhave të fabrikës së anijeve në derdhjen e lumit Bug, për të nisur kudo ndërtimin dhe restaurimin e pjesëshëm.

Pas disa javësh, u duk ndikimi i punës së detyrueshme. Njerëzit e fryrë nga uria, po ashtu kockë e lëkurë, binin si miza në vjeshtë. Nuk kishte mëshirë, kërkoheshin më shumë njerëz, sepse askush nuk u kërkonte llogari atyre për numrin e madh të vdekjeve. Regjimi bolshevik, jo rusët apo ukrainasit, synonte tërësisht t’i likuidonte armiqtë e përfytyruar.

Në fund të gushtit 1945, kampin e Nikolajevit e mbyllën. Robërit që mbeten gjallë i transportuan në kampet e tjera të punës së detyrueshme. Mua dhe disa qindra të tjerë na futën në një anie që transportonte grurë. Pas dy ditësh udhëtimi, arritëm në Herson, në derdhjen e lumit Dnjepër.

Në kampet e grumbullimit të periferive të qytetit e ndanë grupin tonë në kampe pune të detyrueshme në bujqësinë e rajonit. Në fermat shtetërore vjeshta e butë, por dalngadalë duke u ftohur kaloi pa probleme, por kur u shterën drithërat e korra në fusha, erdhën ngricat e vjeshtës, edhe një herë fati ynë u hidhërua, pa ndonjë ngushëllim.

Në shkurt 1946, më mëshiroi një mjek i vjetër rus i kampit tonë të dënimit, i cili më dërgoi në spitalin e robërve në Herson. Nuk kisha asnjë sëmundje, por po ecja në rrugën e urisë. Pas afërsisht një viti e gjysëm në burg, për herë të parë u rehatova në një krevat. Gjer atëhere vetëm dyshemeja prej çimentoje ose prej dërrase, maksimumi mbi dërras bosh të fjetores së burgut, unë mund të shtrija trupin tim, i veshur, duke tërhequr xhaketën time me astar mbi krye. Në spital kishte çarçafë, jastëk i mbushur me kashtë dhe batanie.

Kishte qetësi dhe heshtje spitali pas përvojës në barakat e frikshme, të zhurmëshme dhe të bezdisëshme.

Pas tre muajsh, e mora veten. Edhe atje nuk u ngopa, por u lirova nga puna e detyrueshme dhe ndërkohë erdhi pranvera. Ishte maj, dielli shndërriste dhe unë tërë shpresë e shqelmoj pluhurin e rrugës Konotopskaja deri te kampi i punës në anën tjetër të qytetit. Duke e veshtruar sërish kohën e burgimit tim që zgjati nëntë vjet,mund të them që periudhën më të rehatshme e kalova atje.

Me keqardhje, kjo zgjati vetëm katër muaj vere. Komandanti i kampit tonë të punës, majori Liebermann, kërkonte punë të mirë, por kujdesej për robërit. Edhe kjo ishte një lehtësim i madh për ne, sepse komandanti i pranonte në kamp vetëm kriminelët punëtorë me sjellje të paqortueshme.

Shumë shpejt pas kësaj epoke të shkurtër zbutjeje relative, unë rashë në ferrin më të tmerrshëm të burgimit tim. Në fillim të tetorit 1946 erdhi një tren, që transportonte një mijë e katërqind robër, për në zemrën e maleve Ural, në rrjedhën e epërme të lumit Kama, në rajonin e Solikamskut.

Neve na shpunë në kampin e dënimit që priste drurë, ku drejtuesit ishin tepër arbitrarë. Me një shkop në dorë rrinte kushdo që kishte një farë pushteti mbi robërit apo mbi bashkërobërit e vet. Na rrihnin sipas qejfit, neve të dënuait, me forca të shterura.

Robërit e veshur me rrecka, të ushqyer me supë lakre pa gjë brenda, nuk mund të përshtateshin me klimën e egër. Dimri zgjaste nga mesi i gushtit gjer në ditët e para të qershorit, me borë të dëndur dhe ngrica nga minus 30 gradë deri minus 50 gradë Celsius. Edhe vera nuk ishte më e favorëshme. Luginat ishin plot këneta, një mizëri insektesh helmuese u vinin përqark gjallesave, në mes të shirave të përheshme ne as që e shihnim diellin edhe në verë.

Robërit që ishin në kufirin e konsumimit të plotë, i dërgonin pa mëshirë në pyll për të kryer një punë pabesueshëm të madhe, duke ecur nëpër borën në lartësinë e njeriut. Në kujtimet e mia unë e përshkruaj bollshëm këtë, tani mund të them se që nga tetori 1946 e vazhdim vinin turma njerëzish të freskëta dhe në mars 1947 arrihej të dërgoheshin në pyll 500 skelete të gjalla nga gjithsej 1200 robërit. Pjesën tjetër e dërgonin në disa vende të tjera ku bora e përherëshme, ujqit grindeshin kush e kush të shijojë prenë e bollshme. (kujtimi i thënë është nxjerrë nga libri „Keserű Ifjúság”- Rini e hidhur –i RÓZSÁS János)

Nga ai kamp pune u lirova me ndihmën e mjekut të rrethit dhe nga engjëlli mbrojtës i robërve të mjerë, një infermiere e vjetër ruse. Pasi kalova shumë kampe pune për rreth, unë u skrapacova në punët bujqësore dhe ato të ndërtimit bashkë me robër të tjerë, më në fund kalova tetë muaj në spital.

Në prill 1949, me një kontingjent të madh robërish, u gjenda në Pertejurale, në Azi. Në Kozakistan, në rajonin e Karagandës, në shkretëtirën e gurtë të quajtur
“Stepa e urisë”, përfundoi udhëtimi ynë. Lashë prapa shkëmbinjtë e Uralit, duke ecur përmes derës së hapur të vagonit të mallrave nëpër një borë të trashë deri në gju duke kërcëllitur prej ngricës.

Në shkretëtirën e pabanuar, kampi mbledhës dhe ndërmjetësues përbëhej nga tetë baraka të mëdha. Secilën barakë e rrethonte një gardh me tela me gjemba i veçantë nën ruajtjen e rreptë ushtarake. Pranë ishte një fshat kozakësh prej disa kasollesh me mure të ngjyer me baltë që quhej Karabash, që do të thotë kokë e zezë. Për atë e kishin ndërtuar kampin e dënimit.

Në barakën nr 7, ku i futën të porsaardhurit, tejmbushja ishte e papërfytyrueshme dhe në të sundonte anarkia e shfrenuar edhe për kampet e dënimit. Banda të organizuara kriminelësh u bënin dëm të dënuarve politikë të organizuar, me miratimin e papërshkrueshëm të komandës. Sipas nocioneve sovjetike, ne ishim armiq të regjimit dhe grabitësat- të afërm socialë, banditë që kërcënonim ekzistencën- dhe sigurinë e pronës të qytetarëve, por ata nuk komplotonin për përmbysjen e shtetit, ata nuk e venin në dyshim ideologjinë bolshevike.

Në rastin e çdo ndryshimi, ne shpresonim që në ndonjë vend tjetër do jetë më mirë. Por duhet gjithnjë të mashtroheshim me shpresat tona, dhe muaj, vitet kaluan ngadalë..

Në kampin e dënimit grumbullues të Karabashit jeta ishte plot lëvizje. Nga pjesa europiane e perandorisë vinin vazhdimisht transporte me robër dhe ditë pas dite sillnin pak a shumë grupe të mëdha për t’i dërguar pastaj në kampet e tjera të dënimit. E dinim që s’do kishim një fat më të mirë, do bënim punëra mbi fuqitë tona, megjithatë aspironim të iknim që andej.

Të ndarë në brigada në vendet e punës së detyrueshme ne i përkisnim njërës brigadë dhe kishim një fjetore konstante mbi dërrasat e forta të krevateve të të burgosurve.

Në fund të majit 1949, bashkë me një transport prej 800 vetësh u dërgova edhe unë. Pas një marshimi në këmbë njëditor, rraskapitës për 44 kilometra, më në fund arritëm në vendin e punës së detyrueshme të Spasskut. Afërsisht 15 mijë njerëz vegjetonin në këtë vend pune të detyrueshme, gati sa për një qytet. Ishte një kamp përqendrimi vdekjeje, ku shpinin robërit e shteruar nga minierat e bakrit dhe plumbit, që të punonin me dobi, derisa sa tuberkulozi dhe sëmundje të tjera t’i merrnin jetën.

Veprimtaria kryesore ishte nxjerrja e gurëve nga shkëmbinjtë me mjetë të epokës së gurit. Vdisnin 60-70 vetë në ditë, makina e funeralit dy herë në ditë transportonte qivuret e bëra më dru të papërpunuar, vënë një mbi një.

Pas dimrit të gjatë na përshëndeti vera e shkretëtirës. Muri i shkëmbit rrezatonte një ngrohtësi që bënte me dhimbje trurin dhe etja e pashuar, uria torturuese dhe ngritja e varesë dhjetëkilogramëshe shumë shpejt i thithi forcat tona të fundit. Brigada jonë prej 35 vetësh u përgjysmua pas dy javëve.

Mendova që atë që nuk e bëri ngrica dhe këneta, patjetër do ta bëjë dielli që rrezatonte egërsisht. Unë shpëtova nga mbretëria e ngricës së përjetshme, por këtu, ndërmjet shkëmbinjëve të nxehtë të shkretëtirës, më hodhi fati. Zoti i mirë kishte për qëllim që unë ta mbijetoja edhe këtë goditje të rëndë, ndonëse unë qeshë gati ta pranoja vdekjen, dhe duke pritur përmbushjen e fatit tim, duke e pranuar fatin tim lutesha: U bëftë Vullneti Juaj”.

Në fillim të shtatorit, në një mot që po ftohej më shumë, më transportuan mua dhe një turmë robërish, me kamionë në një shkretëtirë afërisht pesëqind kilometra larg plot gurë në veri lindje, në rajonin e lumit Irtish. Atje duhet të ndërtonim një vend të ri pune të detyrueshme duke vënë kështu bazat e një qyteti të ri.

Emri i këti vendi u muar nga një vendbanim i afërm kozak, Ekibastuz që do të thotë “ “dy blloqe kripë”.

Në këtë rajon verior të Kozakistanit kishin gjetë rezerva shumë të pasura dhe me cilësi të mirë të qymyrit të gurit, më saktë i kishin rigjetur, sepse gjeologët anglezë me lejen e Carit, kishin kryer atje kërkime që në kohën e luftës së parë botërore. (në stuhinë e revolucionit u vranë të gjithë).

Shtresa e qymyrit dukesh që në sipërfaqe.

Gjatë shfrytëzimit të mëpastajmë të minierës, përveç minimit nëpër galeri, me anë të ekskavatorëve e ngrinin arin e zi e të shndrritshëm nga galeritë e stërmëdha sipërfaqësore. Është interesante që, falë shrytëzimit të kësaj pasurie natyrore, do ndërtohej një qytet në shkretëtirë, dhe për këtë ne qemë pionierët e parë.

Në fillim banonim më çadra të ngritura përkohësisht. Moti po bëhej gjithnjë e më i ftohtë, prandaj duhej të nxitonim të ndërtonim baraka druri të forta, që të kishim një çati të qendrueshme mbi kryet tona gjatë dimrit të shkretëtirës që na kërcënonte me stuhi dëbore të shfrenuara.

Të 1200 robërit punonin njëkohësisht edhe për ndërtimin e shtëpive të ndryshme në qytetin e ri për të krijuar bazat e një jetesë minimale për njerëzit “e lirë” të mërguar nga rajone të tjera të perandorisë, të rekrutuar për atë punësim.

Kur u ndërtuan pak e nga pak barakat, u krijuan kushte për mbajtjen e robërve, njëri pas tjetrit nisën të vinë transporte robërish nga burgjet e Moskës, Leningradit, Odesës dhe qytetet e tjerë të mëdhenj. Gjatë një viti e gjysëm deri dy vjet vendi ynë i punës së deturuar arriti të ketë dero 5000 vetë.

Ne punonim në vendpune të ndryshme. Unë vetë isha bujk, marangoz, murator, llaçbërës dhe në fund ndihmës punëtor në shkritoren e hekurit.

Kushtet tona të jetesës në Kazakistan ndryshuan dukshëm në krahasim me ato në vendet e punës së detyrueshme në UKrainë dhe Ural. Stalini, pak e nga pak, nisi të ketë frikë nga të dënuarit politikë të mbetur gjallë. Nxori rregulla të reja për t’i nënshtruar dhe disiplinuar ata.

Me urdhërin e Stalinit dhe të Berias, u ngritën vendqendrime burg speciale për robërit politikë gjatë viteve 1948-1949. Kjo solli pjesërisht një lehtësim të dukshëm për ne: sepse nuk do kishim më punë me banditët që bënin ligjin, nuk do na i merrnin dot më ushqimin, veshjet dhe nuk duhet të bënim më punën e tyre.

Përkundër kësaj na u shtua një disiplinë e egër, arbitrarisht e hekurt, që na pamundësonte edhe atë gjoja liri për lëvizje minimale. Gjatë natës e kyçnin barakën, vetëm për shkaqe të ligjshme mund të ecnim poshtë e përpjetë nëpër territor.

Ishte e ndaluar të hyje në një barakë të huaj, kështu synonin të na hiqnin mundësinë e çfarëdo kontakti njëerëzor. Nuk mund të mbanim më asnjë veshje civile, mbi veshjet e të burgosurit ishin ngjyrosur numra, në katë vende: mbi kapë, në mangën e majtë, në shpinë të xhaketës sipër dhe mbi pantallona sipër gjurit.

Për thyerjen më të vogël të rregullave, të hidhnin në qelinë e errët të burgut prej guri me mure të trashë që ishte në mes të kampit të përqendrimit. Mjeti i vetëm i shpëtimit për ne në atë kamp përqendrimit plot ndalesa ishte fakti që ne ishim kalitur tashmë, ishim robër me përvojë. Instinkti i robit, reagimet mbrojtëse na kanë mbrojur shpesh nga hakmarrjet e rojeve të burgut të gatshëm për të na qëlluar dhe që spiunonin me syçeltësi.

Me qënëse deri në vitet pesëdhjetë mbetën gjallë vetëm ata më të durueshmit, më fatlumët dhe me kalitje dhe përvojë të mjaftueshme, këtu rrallë ndodhnin vdekje për shkaqe natyrore. Edhe këtu ne ishim të uritur, por racionin e vogël e merrnim gjithnjë pa mungesa, nuk na e vidhnin. Na jepnin edhe veshje të përshtatshme për stinën, kuotën tonë oficerët nuk e përdornin për pijet e tyre, ndryshe ishte në Ural.

Dhe laheshim çdo dhjetë ditë, ndërronim të brendëshmet, rruheshim.

Kuptohet, këto epitete më të favorshme nuk duhen krahasuar me rrethanat e jetës normale, të jetës së lirë, jetës në familje. Sjellja e ftohtë, padashuria, shfaqjet e skajshme të klimës, mbyllshmëria, tyta e automatikut e drejtuar gjithnjë kah ne na pamundësonte të ndjeheshim si njerëz.

Puna prej skllavi 12 orëshe, nxitja e egër për punë dhe kërkesat për një vëllim pune të madh e të tendosur ishin bashkëudhëtare të ekzistencës sonë.

Regjimi sovjetik, shteti policor që kontrollonte gjithçka, nuk mund të mos kishte denoncuesit e fshehtë, veshët që përgjonin kudo. Ҫdo fjalë, çdo opinion që dilte nga goja nga pakujdesia arrinte te oficeri politik. Mjerë ai që i shprehte mendimet e veta të fshehta.

Dënimi më i butë ishte nga 5-10 ditë në qelinë e errët, që do të thosh rrezik vdekjeje në atë mot dimri. Nga burgu pa ngrohje robin e bërë dru r nxirrnin me ftohje në mushkëri.

Nuk ndodhte rrallë, që për shkak të ndonjë zemërimi të hidhur, gjyqtarët e gatshëm me vendimin dhe prokurorët shtonin edhe 10-15 vjet të tjera ose edhe 25 vjet dënim për viktimën. Veçanërisht kur kish mbetur edhe jo shumë kohë dënimi për robin në fjalë. Në verë të 1951, të ashtuquajturit ”benderevcë”, luftëtarët për liri, të dënuar me 25 vjet burgim, të sjellë nga pyjet e Ukrainës, vendosën ta pastrojnë ajrin në kampin e përqendrimit nga denoncuesit e fshehtë.

Deri në fund të atij viti u vranë me thika, me sëpatë apo me leva 83 denoncues të fshehtë dhe persona të mbrapshtë. Komanda donte të hakmerrej duke vendosur një disiplinë ende më të rreptë.

Në janar 1951, zemërimi i rritur shpërtheu një kryengritje në kampin e përqendrimit. Kryengritjen e shtypi kryesia ushtarake dhe politike me armë. Për dënim ata e pakësuan popullsinë e kampit duke i shpënë nga një në çdo dhjetë vetë, organizatorët e përfytyruar ose të vërtetë, motorët e rezistencës, në minierat e plumbit dhe të bakrit.

Kur përfundoi manovra e hakmarrjes, u vendosën disa përzbutje disiplinore për pjesën e mbetur të kampit të përqendrimit. Ndërmorën sistemin e vetëqeverisjes në kamp, që siguronte nja farë page që përbënte 3-5 përqind të asaj për punëtorët e lirë. Ato 30 apo 80 rubla si pagë mujore mjaftonin për të blerë pak bukë,sheqer dhe gjalpë për të plotësuar ushqimin e pamjaftueshëm të kampit të përqendrimit.

Me këtë pushoi uria për shumë vjet dhe ne arritëm të ngopeshim relativisht.
Kryengritja e kampit, me sa duket, u dha të kuptojnë komandantëve të epërm ose ndërmjetësues se në fund të fundit ata duhej të interersoheshin për punën e mirë të robërve, se disiplina e verbër nuk u jep atyre asnjë përparësi, madje duhet të kishin frikë nga egërsimi i pasioneve.

Megjithatë të mos mendojmë se si rrjedhojë erdhi epoka e paqtimit të ndërsjellë. Tani është me interes të tregoj rastin tim për ambicien time me marrë mësime.

Ne jetonim në Kazakistan, në mesin tonë kishte shumë kozakë, gjuha e tyre ishte e përditëshme te ne dhe unë e kuptoja mjaftueshëm atë gjuhë. Një mësues intelektual kozak, Erkabaj Abenov, mori përsipër të përsosë të folmen time në kozakisht. Unë qepa një fletore me letrën e thasëve të çimentos dhe mbajta shënime me zell për disa ditë.

Një mbrëmje, i njohuri im, një ingjinier nga Moska, më nxori nga baraka dhe më pyeti në konfidencë:

⦁ Janosh, kam dëgjuar se po mëson kozakisht.
⦁ Po, Jurij Vasiljeviç- iu përgjigja unë menjëherë.
⦁ Ndërprite këtë menjëherë! Urgjentisht! Në se këtë e merr vesh oficeri politik, që po mëson gjuhën e vendasve autoktonë, do kujtojë se po përpiqesh t’ja mbathësh nga kampi, ndonëse ti nuk zbret dot as nga krevati yt prej dërrase..

Nuk kish nevojë të më thosh këtë paralajmërim dy herë, dhe unë kisha ende edhe dy vjet burg nga dhjetë gjithsej.
Dhe nuk doja të më prisnin edhe dhjetë vite të tjera. Shkova në barakën time dhe u thashë shokëve se kisha ndërruar mendje lidhur me mësimin, nuk do merrja më mësime në kozakisht dhe e grisa fletorene shënimeve. Në se në brigadën tonë ka një demoncues të fshehtë të më harrojë mua. Nuk mund të bëhet shaka me oficerin politik.

Ndërkohë nisën të lirohen një e nga një ata që në fillim të luftës qenë dënuar vetëm dhjetë vjet, edhe unë nisa të bëj plane si do rehatohesha në jetën e lirë në Lindjen e Largët.

Sepse ata që ishin dënuar sipas paragrafit politik, nuk kishin të drejtë të iknin nga Uralet, por i priste internimi i përjetshëm. Në atë kohë, u internuan bashkërobërit e mih nga kampi i perëndimit kryesisht, për në rajonin e Habarovskit, edhe unë kisha mundësi të shkoja atje.

U liruan miqtë e mij polakë dhe ata më nxitën: derisa të shkoj unë, ata do ta rregullojnë jetën e vet dhe do më ndihmojnë që të gjej edhe unë një vend pune të duhur.

Njeriu flet, Zoti e bën! Kur unë kisha hequr dorë krejt nga fati im, kur mendoja se nuk do ta shihja më kurrë atdheun tim, Hungarinë, ndodhi e papritura: vdiq Stalini
Ngjarjet politike nisën të rrjedhin ngadalë, por sigurisht në një shtrat tjetër.

Në qershor 1953, qytetarët e huaj të kampit tonë të përqendrimit i njoftuan, ndër ta edhe neve hungarezëve nga Hungaria, se do na nisin për udhëtim. Me rastin e nisjes për udhëtim të hungarezëve, kryetari i kampit të përqendrimit tha, se do na transportojnë për në Lemberg (Lvov). Para, do udhëtonin nga rajoni në afërsi me kufirin kinez për në Lemberg, me gjithë dyshimet kjo do të thosh vetëm një gjë: liri, kthim në shtëpi!

Kisha frikë se regjimi komunist në atdhe do na fuste në burg, por sidoqoftë donim të besonim për një fat të mirë.

Pas afërsisht gjysëm viti pritjeje në Lemberg, me 1 dhjetor 1953 ne mund të kalonim pragun e shtëpisë atërore, si qytetarë hungarezë të lirë përsëri.

Historinë e robërisë sime nëntëvjeçare në Bashkimin Sovjetik unë e përshkrova në dy versione në kujtimet e mia të titulluara “ Infermierja Dusja” dhe “Rini e hidhur”- sipas dokumenteve të paletrarizuara, në to të gjithë personazhet mbajnë emrin e tyre vetiak.

Një proverb latin thotë: “librat kanë fatin e vet të mirëfilltë”. Të njëjtën gjë mund ta them edhe për kujtimet e mia vetiake. Mbase atje unë e nis, se në muajt e fillimit të robërisë sime, kur isha 18 vjeç, përjetova një varg ngjarjesh torturuese dhe dritheruese, prandaj vendosa ta përshkruaj historinë e atyre pak muajve.

Unë mendoja se robëria do zgjaste deri në fund të luftës. Pastaj, duke u lëkundur midis jetës dhe vdekjes, mendova për përjetësimin me shkrim të fatit tim. Shumë herë nuk kam shpresuar se do ta arrij të nesërmen. Por kur, pas vdekjes së Stalinit, shpresa mu forcua, kështu vendosa të shkruaj kujtimet e mia në një ditar. Një ditë pas kthimit në shtëpi, u mora me skicën dhe gjatë dy viteve, deri 1955 e shkrova tërë tekstin.
Por unë e fsheha dorëshkrimin tim voluminoz, sepse do dënohesha me tre vjet burg po ta merrte vesh policia politike. Mendova se, kur të isha tepër i vjetër, nuk do kisha frikë nga asgjë, atëhere do ia jepja dorëshkrimin historianëve të së ardhmes
Mbase dikur dikush do ta gjejë atë. Por fati e solli ndryshe.

Kur në vitin 1974 e përzunë Solzhenicinin nga Bashkimi Sovjetik, dy redaktorë nga shtëpia botuese APN më bënë vizitë dhe m’u lutën të shkruaj kujtimet e mia. Ata mendonin që, për një honorar të denjë, unë do i jap ngjyra të tilla jetës në kampet e punës së detyrueshme, që mund të shërbente si argument kundër akuzave të jashtëzakonshme të Solzhenicinit. Por ndërgjegjia ime nuk më lejonte të shkruaja tjetër gjë përveç të vërtetës që kisha përjetuar.

Kështu kujtimet e mia nuk mund të botoheshin, por ato e kishin versionin zyrtar, letrar
Do kërkonte kohë të tregoja deri në fund se çfarë përjetova gjatë viteve që pasuan, por rezultati i fundit ishte i rëndësishëm: gjatë viteve të zbutjes gorbaçoviane kujtimet e mia dolën në dy vëllime në Munih, Gjermani.

Pjesa e parë doli më 1986 nën titullin “Keserű Ifjúság” (Rini e hidhur), pjesa e dytë më 1987 nën titullin „Éltető reménység” (Shpresë gjallëruese).

Me ndryshimin e situatës politike, më në fund, në Hungari, panë dritën e botimit kujtimet e mia në formë libri. Në dhjetor 1989 shtëpia botuese „Szabad Tér” (Hapësirë e lirë) i botoi në dy vëllime, në titujt „Keserű ifjúság” (Rini e hidhur).

Të 40 mijë kopjet u blenë krejt nga lexuesit, tani nuk ka mbetur asnjë kopje për t’u blerë. Shtëpia botuese nuk do një botim të dytë, nuk e di përse,

Gjatë dhjetëra vitesh nga kthimi im nga Bashkimi Sovjetik, më preku jashtëzakonisht me dhimbje vetëdija e faktit, që është e ndaluar të përmendim me zë të lartë fatin e afërsisht një qindmijë hungarezëve të dënuar dhe menjëherë të ekzekutuar në kampet e punës së detyrueshme të Gulagut. Disa mijëra lajmëtarë që mbetën gjallë, që u kthyen në shtëpi organet zyrtare i pritën dhe i manovruan si njerëz të damkosur politikisht me një jetë të mëparshme me dënime.

Përveç shkrimit të kujtimeve të mia unë mblodha fshehurazi të dhëna për bashkëvuajtësit e mij të dikurshëm. Pas vitit 1989, kur ish robërit e Gulagut mundën të grumbullohen në organizata mbrojtëse, dhe kur nisi mbledhja e të dhënave me qëllim të proceseve shfajsuese, për rigjetjen e shokëve përkatës, iu vura asaj pune. Me vetëdie të plotë mblodha, rendita informatat npër çdo shok të gjetur.

Unë hartova kartelat për të dhënat personale të rëndësishme, me një përshkrim të shkurtër të arrestimit, dënimit dhe robërisë.

Veç kësaj, kërkova fotokopie nga të gjithë që kishin ndonjë dokument në lidhje me robërinë. Kjo punë kërkonte një shumicë letrash. Megjithatë bëj thirrje për vëmëndjen e të gjithëve, të cilat e kanë në dorë këtë libër dhe do e lexojnë, në se mësoni ndonjë fakt të ri kudo nëpër botë, ju lutem më vini në dijeni mua si autor ose përkthyesin.

Me shumë dëshirë do t’i pranojmë të gjitha botimet që kanë dalë deri tani për këtë temë, në cilindo gjuhë të botës. Mendojmë gjithashtu për çdo gjuhë cilado qoftë ajo. Vëmëndjen tuaj të dashur lexues ne e falemnderojmë paraprakisht, me siguri ju do t’i shërbeni një qëllimi të mirë. Shokët e mij, vejushat, djemtë dhe vajzat e bashkëvuejtësve të mij e kuptojnë shpesh qëllimin e punës sime hulumtuese dhe ata dhe vullnet deklarohen për këtë, ndihmojnë që të rigjejmë persona të rinj.

Për fat të keq, arkivat zyrtare, instancat, në Moskë, në Budapest nuk na lejojnë të shqyrtojmë aktet zyrtare, kështu mbështetem vetëm në punën time me dëshmitë e të mbijetuarve.

Në punën time hulumtuese të zellshme më shtyn edhe kjo vetëdije, se po të mos jetojmë më dhe mbesin vetëm protokollet e hetimit, aktakuzat, askush nuk do mbesë për të dëshmuar për faktet e vërteta, për proceset e rreme, spektalulare.

Po tregoj një rast. Në emër të shokëve të mij ose të vejushave të tyre unë kam shkruar shumë lutje për t’i nderuar, shfajsuar, veç kësaj edhe letra hulumtuese në Moskë. Tani, këtë vit (1996) në prill më erdhi një përgjigje refuzuese ndaj një vejushe, e cila më shokoi.

Në një fshat të departamentit të Samogy në shkurt 1946 disa djem u kundërshtoi disa ushtarëve të dehur sovjetikë gjatë një mbrëmje. Fajin e kishin vetëm ushtarët, u dëgjua një e shtënë, njëri syresh u vra. Të nesërmen në rrethinat e vendit të ngjarjes i shpunë të gjithë burrat, edhe burrin e asaj vejushe, që nuk mori pjesë në përleshje.

Lutjes për shfajsim i erdhi përgjigjia: sipas pohimit të burrit dhe thënieve të dëshmitarëve, ai ka qenë fajtor për vrasjen; dënimi me dhjetë vjet ka qenë i ligjshëm, nuk ka arsye për shfajsim. Burri ka vdekur diku në kampin e punës së detyrueshme.

Ne e dimë mirë si qendronte e vërteta: nën kërcënimin e dhunës, ata e detyruan atë të nënshkruante protokollin në gjuhë të huaj, ushtarët sovjetikë dëshmuan kundër tij atë kohë, rolin e tyre ai po ashtu nuk e kuptoi.

Prandaj duhet që t’i ruajme rrëfimet e të mbijetuarve, për epokën më pas, që t’ua kundërvëmë ato akuzave të rreme!

Nga afërsisht 100 mijë hungarezët e deportuar, u kthyen në shtëpi vetëm 3893, nga këta jetojnë afërsisht 120-150 vetë (statistikë e vitit 2006).

Nuk kalon as një javë, kur postieri më sjell një lajmërim vdekjeje. Ne duhet të punojmë urgjentisht, ndërkohë që jemi gjallë. Por gjatë një dhjetëvjeçari ne do zhdukemi nga skena e jetës, a do ketë njerëz që do formojnë një tabllo të mirëfilltë për brezin e viktimave të lëna në heshtje që kanë vdekur në mënyrë të tmerrshme.

Në fund të ligjëratës sime do doja të demonstroja versionet më të shpeshta të arrestimeve dhe deportimeve.

Shumë familje hungareze u viktimizuan për shkak të grabitjes, veprimeve të dhunshme nga ushtarët e ushtrisë pushtuese sovjetike. Ushtaratë e dehur hynin nëpër shtëpira, kërkonin femra. Familiarët që i kundërshtonin ata bashkërisht dhe mbroheshin. Silleshin përpara gjykatës ushtarake, pavarësisht në se kishin vrarë apo jo ndonjë dhunues.

Prindët në përgjithësi kanë qenë dënuar me vdekje dhe të gjithë familiarët e rinj janë deportuar në Siberi si kriminelë lufte.

Një ngajrje karakteristike ndodhi në një fshat në departamentin Fejér në qershor 1946. Një trupë e aktorëve të rinj të skenës paraqiti një pjesë teatrale “ Johan Trimi”. me rastin e një feste kishëtare. Ata vunë re, që ushtarët rusë po silleshin në mënyrë të paskrupullt ne vashat e fshatit në sallën e shfaqjes.

Menjëherë aktorët vrapuan që nga skena me shpatat e tyre prej druri dhe i zhdëpën ushtarët sovjetikë. Për këtë u arrestuan jo vetëm të rinjtë me temperament, por edhe noteri i fshatit bashkë me një polic.

I përmënda luftëtarët e rinj, por kanë arrestuar edhe njerëz të brezit më të moshuar nga ata të padëshiruarit. Aktivistët e partisë komuniste të sapothemeluar derguan në duart e udhëheqësve sovjetikë të qytetit, fshatit, persona përpara gjykatës pavarësisht në se kishin kryer ndonjë krim lufte apo kishin thyer ndonjë ligj. Mësuesit dhe ingjinierët, përfaqësuësit e inteligjencës, nuk mund t’i shpëtonin fatit të keq me të qënit hungarez, për shkak të deklaratave të tyre periudhën e fundit.

Shumë robër lufte e pësuan fatin e skllavit. Në kampet e robërve të luftës kërkohej vazhdimisht për të kaluarën e tyre, dhe me pretekst të cilësdo lidhje të dobët apo hamendjeje ata e tërhiqnin nga të afërmit, e fusnin në kampet e punës së detyruar si të dënuar më shumë se 25 vjet.

Pa informatë për emrin dhe të dhënat personale të sakta unë po bëj të njohur faktin: “ një bujk 29 vjeç, kapter, ra në kampin kurth sovjetik të robërve me 1 janar 1949. Në kampin e Voronezhit e arrestuan me 10 mars 1949 dhe e dënuan me 25 vjet punë, me 10 tetor.

Me 20 nëntor 1955 atë ia dorëzuan instancës hungareze, u lirua në prill 1956. Gjykata e Lartë e Bashkimit Sovjetik e shfajsoi atë më 1985 për mungesë të ndonjë veprimi kriminal”

Vlen të përmenden ata oficerë të shtabit të ushtrisë hungareze, që edhe në fund të luftës duke parë gjakderdhjen e madhe, synimin egoist të shtabit gjerman për të fituar një udhë shpëtimi duke flijuar formacionet ushtarake hungareze para trupave luftuese sovjetike, mundën të kundërshtonin, duke mos i kryer komandat e drejtuesve ushtarake gjermanë.

Mbrojtja sovjetike i arrestoi të gjithë këta, në se ata mbetën në teritorin hungarez ke vetëdijen e pafajësisë së tyre.- si armiq të rrezikshëm. Sqarimi që dhanë gjyqtarët cinikë sovjetikë ishte:

“ Në se ju ishit mjaftueshëm trima për ta kundërshtuar shtabin gjerman, ju do na kundërshtonit më pas edhe neve,- dënimet: 20 vjet, 25 vjet ose pushkatim”.

Deportimi i hungarezëvë me zingjirë skllavi nuk mbaroi në vitet pas luftës. Madje gjatë 1946-1947 ata u deportuan me trena për në rajonet e largëta të perandorisë., edhe në vitet e mëpastajmë organet e mbrojtjes së shtetit të Hungarisë ua dorëzonin vazhdimisht gjykatave ushtarake sovjetike, ndonëse në numër më të vogël, kryesisht elementë të padëshiruar.

Po citoj një fragment nga kujtimet e mia, të korrikut 1952:
“ Një ditë nuk erdhën kamionët e transportit, ata nuk sollën materialin e nevojshëm ndërtimor. Ditën tjetër, kur ato u shfaqën, shokët e mij e pyetën njërin shofer:

⦁ Ku ishit dje?
⦁ Transportuam të dënuar hungarezë nga stacioni hekurudhor i Pavlodarit për në burg. Kam qenë edhe unë.
⦁ Sa ishin ata?
⦁ Një mijë, një mijë e pesëqind.
⦁ Si qenë veshur ata?
⦁ Të gjithë kishin një xhup, pantallona të zeza doku dhe çizme. Kishin mustaqe dhe mbanin kapele.

Nuk thashë asgjë dhe u mënjanova nga kamioni i transportit. Nuk thashë që isha hungarez, pse më interesonte kjo. Përshkrimi vetiak aludonte për një kostum festiv të fshatarëve. Përse i transportuan atje në Kazakistan, në verën e vitit 1952, fshatarët e Hungarisë?

Pyetja mbeti pa përgjigje.”

******

Më në fund, ia vlen të përmendet procesi i kompensimit të ish robërve. Kur në vitin 1953, e dorëzuan organet e sigurimit shtetëror sovjetik te shokët tanë hungarezë, si grupin e parë të të kthyerve në shtëpi, na njoftuan paraprakisht se ne jemi shfajsuar, dënimi ynë ka qenë një gabim i luftës, si qytetarë hungarezë me të drejta të plota ne mund të kthehemi ën atdheun tonë.

Në kohët e fillimit, më duket mua, me rastin e punësimit dhe rregullimit të çështjeve tona zyrtare ndjemë një diferencim dhe dyshim që manifestohej kundër nesh. Që nga vera e 1958 situata ndryshoi. Nuk e dinim cila ishte arsyeja, por të gjithë ne u bëmë persona të dënuar, u listuam si ish të dënuar. Pastaj u sqarua se ishte nënshkruar një marrëveshje juridike ndihmëse midis Hungarisë dhe Bashkimit Sovjetik, dhe çështjen tonë ja kaluan organeve të sigurimit shtetëror hungarez. Me këtë u anullua çështja e shfajsimit, që na u tha në vitin 1953.

Më pas, secili nga ne duhej të shkruante veçanërisht një lutje për Kolegjin Ushtarak të Gjykatës së Lartë të Bashkimit Sovjetik për procesin e shfajsimit. Në fillim këto lutje i kthenin mbrapsht, por pas vitit 1961 dërguan dëshmi se ne ishim shfajsuar, procesin tonë e kishin anulluar për mungesë të veprimit kriminal.

Më në fund, unë konstatoj me hidhërim që shumë pak fjalë u dëgjuan në Hungari për tragjedinë e burrave dhe grave të deportuar pas mbarimit të luftës së dytë botërore, ose të mbajtur me vite për punë të detyrueshme reparacioni në kampet e robërve, veç kësaj të deportuar pa ndonjë dënim për punë të detyrueshme në minierat e Bashkimit Sovjetik.

Shoqëria hungareze di shumë pak për këtë brez, që u zhduk për gjithmonë në lulëzim të jetës së vet, që pluhuroset në varret pa shenja në mbretërinë e gricës së përhershme. Ajo nuk e di këtë humbje, që e pësoi populli hungarez, ku në çdo dhjetë vetë njërin nga mosha rinore e shkatërruan duke ia thyer boshtin kurrizor kombit dhe për të ruajtur interesat e një fuqie të huaj.

Do të ishte mirë që në tekstet shkollore të përmendej paqja parisiane që i dha fund luftës së dytë botërore, të kujtohej neni prej tri rreshtash për qindramijëra viktima hungareze në kampet sovjetike të punës së detyrueshme, për të cilët lufta e dytë botërore nuk mbaroi kurrë. Ata hungarezë të shumtë që u zhdukën në robërinë torturuese mundet të meritonin pak më shumë nderim.

Për Solxhenicinin

Kozakistan, 1952. Me 1 gusht u dërgua një transport prej afërsisht një qind vetësh nga burgu i Pavlodarit për në vendpunën e detyrueshme politike me rregulla të rrepta në Ekibastuz. Të dënuarit, të sapo ardhur te ne, ishin në përgjithësi intelektualë, njerëz të ditur, kryesisht moskovitë dhe leningradas.

Me këtë grup ishte edhe Aleksander Isajeviç Solzhenicin. Por unë nuk e njihja atë atëhere. Ai ishte nga rishtarët e shumtë që ndjeheshin të huaj në ato baraka të shkretëtirës dhe, për shumë kohë, ata dalloheshin nga masa e hirtë e të burgosurve të vjetër, të thyer fizikisht e shpirtërisht.

Me 26 korrik 1952, brigadën tonë që punonte deri atëhere në ndërtime, e drejtuan në një vend pune të ri, në uzinën industriale metalike- në rusisht „mastersikja“. Atje ne duhej të zgjeronim territorin e uzinës dhe stacionin e gjeneratorit për zhvendosjen e gardhit me tela me gjemba, që të mund të niste ndërtimi i një punishteje të re nën hijen e kullave të rojës.

Menjëherë kur mundesha, pas kontrollit të mesditës, unë e vizitoja fonderinë për të takuar mikun tim, bashkëatdhetarin Tibor Benkő. Për shkak të disiplinës së rreptë që sundonte në vendin e punës së detyrueshme, ishte me shumë rrezik një vizitë e tillë, rrallë rrezikoja të shkoja atje. Gëzohesha se mund të shkëmbeja fjalë me atë në vendin e tij të punës, ku lëvizja ishte e lirë gjatë ditës dhe para se të binte mbrëmja.

Atëhere e njoha nga afër brigadierin e Tiborit, që kish ardhur atje, e që punonte më parë në një brigadë muratorësh. Ai ishte Aleksander Solzhenicin.

Sasha!- e ndali atë Tibori.- Eja, ky është bashkëatdhetari im.
Ai u kthye nga unë, fytyra e tij e theksuar, eshtrore, më buzëqeshi miqësisht. Më zgjati dorën dhe me një përkulje të butë të kokës u paraqit.

I pëlqej hungarezët- nisi bisedën ai- Kam takuar shumë syresh në burg ose në kampet e dënimit, ishin të gjithë njerëz të ndershëm me përvojë jete.
⦁ Ai lexon shumë- tundi kryer ndaj meje Tibori- Është ai, që të kam folur.
⦁ Cilat libra pëlqeni të lexoni?- u interesua Solzhenicini.

Unë ngrita supet i pasigurtë.
– Këtu, Lermontovi si poet dhe nga shkrimtarët Ljev Tolstoj më kanë bërë më shumë për vete. Veç kësaj unë lexoj gjithçka, që ka shkronja. Biblioteka e kampit nuk është e pasur!
– Epo do flasim përsëri. Shpresoj se do takohemi më shpesh tani e tutje.- ma zgjati sërish dorën Solzhenicini, dhe vazhdoi të ecë për në brendësi të punishtes.

Është njeri i mirë- më tha Tibori.- I shumëditur, ai lexon shumë, krijon shumë. Ai ligjëron për çështje sërioze në dhomë. Me siguri do ta shijosh. Ai nuk grindet me askënd, veç kësaj unë thuajse nuk e vë re se e kam brigadier.

Pak e nga pak unë zura miqësi me Solzhenicinin, Gjetëm shumë tema të përbashkëta, ai më pyeste kryesisht për leximet e mia, po ashtu i interesonte opinioni im për rusët.

Sasha kish qejf të fliste për veçoritë e gjuhëve sllave, merrej me drejtshkrimin e vjetër dhe të ri, dhe me shumë dëshirë më sqaronte historinë e gjuhës së lashtë sllave apo atë fetare.

Ulur mbi kazanët e mbeturinave, pranë fonderisë, në zhvillonim shpesh biseda. Unë isha një dëgjues i vëmëndëshëm, sipas tij, kështu që ai mund të shfaqte lirisht opinionin e vet.
Me qenësë ai ishte mësues matematike dhe fizike, më pyeti një herë a kisha dëshirë të merresha me matematikë. Mungonte shkolla, sipas tij. Por unë e tundja kryet në shenjë mohuese, të rrimë vetëm të letërsia, ajo është më interesante.

Prisja me shumë dëshirë kur ai tregonte për klasikët rusë. Gjithnjë më pyeste se çfarë po lexoja pikërisht atë kohë. Cila gjë më tërhiqte vëmëndjen? Më jepte këshilla se si duhet të studioj, madje edhe në këtë gjendje të hidhur, metodikisht, vepra të shkrimtarëve rusë dhe ukrainas, në mënyrë që gjithnjë e më mirë ta kuptoj thelbin e thënies së tij.

Për shumë muaj, kontakti ynë u këput, kur gjysmën e vendpunës me detyrim e kufizuan me një murgardh të përshtatshëm. Nga 7 tetor 1951 gjer më 6 janar 1952, unë nuk kisha mundësi të takoja njeri nga brigada ime e zejtarëve, as në vendin e punës, as në kamp.

Me 6 janar 1952, nisi shkëmbimi midis dy kampeve të punës së detyrueshme. Sipas përkatësive kombëtare, të burgosurit u rigrupuan nga një kamp në tjetrin. Në kampin më të madh nr 2 dërguan ukrainas, estonë dhe çeçenë, si kombe më grindavecë. Në anën tjetër transferuan të burgosurit e tjerë për në kampin tonë nr 1, veç kësaj edhe brigadat e zejtarëve.

Kjo ndarje në klasa, sipas kombit, nevojitesh, sepse kishin frikë se ukrainmasit do ngrihen në revoltë, pranda menduan se ishte më mirë t’i nënshtronin ata me një roje më të rreptë.
Për gëzimin tim të madh, edhe shokët e Solzhenicinit erdhën në kampin tonë se bashku me brigada të tjera zejtarësh. Edhe zejtarët ukrainas i transportuan, ata vëzhgoheshin përjashtimisht.

Pas ardhjes së njerëzve të Tiborit, unë u bëra mysafir i përditshëm i tyre. Ndonëse unë isha rreptësisht i palejuar të shkoja në mbrëmje në atë zonë, dmth të vizitoja barakat e huaja, sepse jepej dënim i rëndë për këtë, unë e merrja rrezikun për të qenë në rrethin e tyre.

Te Solxhenicini vinte rregullisht ingjinieri Karbe, Panini dhe disa miq nga dhoma fqinje. Ia vlente të ndiqje çdo mbremje bashkëbisedimin e tyre

Mbi tryezë gjendej në përgjithësi ndonjë gazetë. Kur brigada shkonte të hante darkë unë rrija pranë tryezës dhe qëmtoja lajmet e freskëta në Kozakskaja Pravda. ( Pravda qendrore mund të lexohej vetëm në shtëpinë e kulturës).

Gjatë javëve të manovrave të mëdha, në janar, doja të lirohesha edhe një herë nga brigada ime e vjetër e mirë për t’u anëtarësuar në brigadën e Solzhenicinit. Por më kot provuan ta bëjnë atë miqtë e mij, çështja nuk pati sukses kurrësesi. E dija, që në fonderi më priste një punë e rëndë, por me këtë do mbaronte edhe periudha e urisë, dhe unë do mund të punoja me ata që mund t’i takoja edhe me rrezikun e dështimit.

Me 22 janar 1952, në mbrëmje shpërtheu një revoltë, pikërisht në kampin tonë, në zonën nr 1. Jo në kampin e ukrainasve të rrezikshëm, por ndër “ njerëzit e butë” të filtruar. Isha pikërisht në dhomën e Tiborit, i cili ndërkohë ishte larguar me të tjertë për të ngrënë darkë. Nga dhoma fqinjë erdhi Jurij Karbe, që atë ditë s’di pse nuk kishte shkuar në mencë. Ai mori një libër nga rafti i natës i Solzhenicinit dhe u zhyt në të. Unë shfletoja gazetën mbi tavolinë.

Herë herë, ne thonim ndonjë vërejtje kalimtare, por pastaj rrinim të heshtur.
Të shtënat pa rregull na tërhoqën vëmëndjen. Kërcisnin bataret e automatikëve me qitje një e nga një. Pastaj këto kërcitje të mitralozit u përzien në një koncert, me batare të shkurtëra. “Ushtarët po bëjnë qitje ushtrimore në stepë”- thamë ne me indiferentizëm.

Por njerëzit që vraponin duke iu marrë fryma për në barakë, na njoftuan me një zë të trembur që banorët e kampit të dënimit e kishin rrethuar burgun e gurtë dhe e kishin thyer.- kishin shpartalluar gardhin me dërrasa për rreth ndërtesës. Kjo i kishte alarmuar ushtarët, që depërtuan përmes portave të hapura, për në territorin e kampit. Ata lëshuan disa batare paralajmëruese sipër kokave të njerëzve, disa të shtëna gabimisht ranë edhe më ulët.

Në këto momente të nxehta kisha dëshirën të ikja; së pari në barakën timë, në anën tjetër të kampit. Të bëhet çfarë të bëhet, po kthehem në vendin tim. Tibori vraponte përballë meje, dhe nuk më lejoi të vrapoja kuturu, më tërhoqi në vendin e vet.

Murmërimat e revoltës nisën të zbuten, por pasuan orë të tmerrshme, do vinte hakmarrja e egër. Rojet e qelive, me shkopinj hekuri, i dëbuan robërit për në barakat e tyre, duke i goditur fort ata që pengoheshin duke vrapuar. Atë që nuk u zhvesh menjëherë deri me të brendëshme dhe nuk u shtri në shtratin e dërrasës, e priste pushkatimi.

Lumturisht për mua, në dhomën e Tiborit, përmbi Solzhenicinin, u gjend një vend i lirë në shtretërit e dërrasës. U zhvesha dhe u mbulova me batanie, që rojet e qelive të mos me provokonin.

Të nesërmen në mëngjes, unë ia dola të ikja nga baraka, fshehurazi shkova te menca dhe, që atje, bashkë me shokët e barakës sime, u ktheva te brigada ime. Ende nuk kishin kaluar ngacmimet nga revolta, më pas të grevës së urisë, kur nisi periudha e hakmarrjes. Solzhenicini u sëmur. U dobësua shumë. Nuk ka qenë mirë prej javësh.Ndjente një dhimbje të vazhdueshme në stomak. E dërguan në kampin e përtejmë, në spital.

Nuk e dinim a do e shihnim atë përsëri.
Nga kampi ynë transportuan për në minierën e plumbit kryengritësit, më saktë ata që dyshoheshin për pjesëmarrje në rebelim.

Shumë shpejt, nëpër kamp qarkulloi lajmi: “ Do i largojnë ata që mund të shkruajnë”. Dmth vizitorët intelektualë të shtëpisë së kulturës, si përgatitës të mundëshëm ideorë të rebelimit. Cilët donin të lexonin, të shfletonin libra dhe gazeta, tani provuan të dridhin nga frika. Për mrekulli, unë shpëtova nga deportimi. Mbase, duke lexuar kartelën time personale, se unë jam hungarez, nuk e besonin thënien e një denoncuesi të fshehtë se edhe unë u përkas atyre që dinë të shkruajnë.

Mund të supozohet se edhe Solzhenicinin do ta largonin bashkë me “ata që dinin të shkruanin”, pas operacionit, nga shtrati i tij i të sëmurit. Për të gjithë këtë ai ka shkruar në romanin e tij, në pjesën më të madhe autobiografik, me titull “Kancerklinika”.

Heroin e romanit e operoi një kirurg gjerman, i quajtur Karl Fjodoroviç, për shkak të kancerit në stomak. Por unë e di se bëhej fjalë për një kirurg hungarez, Várkonyi Ferenc, me prejardhje nga Budapesti, i cili ishte deportuar menjëherë pas operacionit. Mjerisht nuk kam dëgjuar më shumë për doktorin Várkonyi, i cili në atë kohë kur ndodhi ngjarja mund të ishte 30 deri 35 vjeç.

Dikur, në ditët e fundit të marsit, Solzhenicini doli nga spitali. Ishte tepër i ligsht dhe për një kohë të gjatë nuk shkoi në punë. Nuk e mori përsipër drejtimin e brigadës. Një djalosh rus, shtatshkurtër, i quajtur Ҫalij, u bë pasardhës, atë e pasoi një rus me trup të trashë e faqe rozë, i quajtur Aleksandrov.

Që më 1 prill 1952, u fut një sistem i ri vetëqeverisjeje. Kjo do të thosh që një pjesë të rrogës e xhironin për llogari tonën. Ne mundeshim të mbanim pak nga ajo si pare xhepi, tjetrën e grumbullonim deri në lirimin tonë.

Menjëherë, sapo mundi, Solzhenicini nisi punën në fonderi, si ndihmës punëtor. Deri në lirim atij i kishte mbetur jo më shumë se një vit. Për lirimin nevojitej para, një nga vendet e punës më me fitim, duke krahasuar me kushtet e kampit të punës ishte fonderia. Pra ai parapëlqëu pjesën më të rëndë të punës që të mos merrte një rrogë të vogël të barabartë me rrogën mesatare të brigadës.

Ai u përshtat me vështirësi me punën fizike të rëndë, por lumturisht shokët e punës përpiqeshin t’ja lehtësonin sa më shumë atë.

Solzhenicini, e kaloi pjesën më të madhe të kohës së lirë duke përmirësuar fjalorin e madh sqarues me kapak të zi të Vladimir Dalit dhe mbante shënime me shkronja të vockëla për fjalët më interesante në të, duke bërë të qartë zbatueshmërinë e tyre në përdorimin e sotëm gjuhësor- megjithatë më kushtoi kohë edhe mua.

Sikurse edhe të gjithë bashkëbiseduesit e mij rusë, edhe Solzhenicinin e interesonte lufta për liri e popullit hungarez e viteve 1848-1849. Ai qe kureshtar qysh jeton roli që luajtën hungarezët e ushtrisë së Pashkieviçit në kujtesën e popullit hungarez, po ashtu shtypja e luftës për liri të hungarezëve nga ushtarët rusë.

Nga mbarimi i gushtit 1952, unë me brigadën shkonim rregullisht në uzinën industriale metalike për të ndërtuan sallën e re të uzinës. Në mbrëmje, pas mbarimit të punës, shkonim gjithnjë në fonderi. Bëja dush me dushin e ngritur rishtazi aty dhe më pas bisedoja me Solzhenicinin. Tiborin dhe punëtorët e tjerë të fonderisë.
Në fund të shtatorit, brigadën tonë e transferuan pikërisht në barakën nr 2 ku banonin brigadat e zejtarëve. Kjo do të thosh që ne banonim në të njëjtën barakë me shokët e Solzhenicinit. Më duhej të kaloja në dhomën fqinjë dhe kështu të merrja pjesë në “këshillin e gjithditshëm” të mbrëmjes.

Si e kujtoj tani, Solzhenicini nuk fliste asnjëherë për veten, për fëmijërinë dhe rininë e vet, madje ai as i përmëndëte përjetimet e mëparëshme në burg dhe në kampin e përqëndrimit. Gjithashtu, në kampin dënimit nuk qe zakon dhe e hijshme
t’i pyesje të tjerët për rrethanat e të kaluarës, kryesisht për dënimin, në se vetë personi nuk tregonte ndonjë gjë për këto.

Lidhur me këtë Solzhenicini ishte veçanërisht i mbyllur. Kështu atë që unë di për biografinë e tij e njoh nga veprat e tij të shtypura, kryesisht nga koleksioni i dokumentave të tij: Arqipelagu Gulag. Sa i përket karakterit dhe sjelljes së tij, nuk kishte kundërthënie ndërmjet Solzhenicinit që paraqitej në libra përpara nesh dhe Solzhenicinit që njihnim ne vetë. Por nuk e mendova kurrë se Solzhenicini jashtëzakonisht i sjellshëm, i gatshëm për të ndihmuar dhe gjithnjë i buzëqeshur, do kishte kaq shumë vendosmëri, thirrje profetike ne vetvete, sikurse këto na u zbuluan neve në vitet e mëpastajmë.

Një herë, vura re se çfarë zjarri, çfarë pasioni ndodhej te ai: ai më lexoi një poemë të Aleksandër Blokut. Fytyra iu përskuq, sytë i nxirrnin rrufe, burri i vockël ei brishtë tundëte grushtat e veta.

Një herë tjetër, ai më lexoi poemën “Borodino” të Lermontovit, për të ilustruar si duhet të recitosh. Ishte vërtet një recitues i mirë dhe sugjestiv.

Për herë të parë, dëgjova nga Solzhenicini, për rolin e madh dhe tragjik të Novgorodit, kryeqytetit të vjetër rus, të luajtur në historinë e rusëve. Nocionin “Zotëria i Madh Novgorodi” e kisha dëgjuar për herë të parë në ligjërimin zingjir të Sashës. Ai nuk e pëlqente Moskën pozante, aq më pak si kryeqytet të bolshevikëve, por edhe Leningradi ishte i huaj për të, që e kish ndërtuar Pjetri i Madh me emrin Shën Petersburg mbi eshtrat e muzhikëve në kënetën e veriut.

Në atë kohë, kishin të drejtë të flisnin vetëm frëngjisht. Për atë Novgorodi i vjetër, i shenjtë ishte kryeyteti rus!

Solzhenicini m’i bëri të njohur, njëri pas tjetrit, shkrimtarët rusë, poetët, veprat e të cilëve nuk ishin botuar në atë kohë. Me një ëndërrim shumë të madh, ai fliste për Sergej Jeseninin e poemat e tij. Shumë poema të Jeseninit ai m’i hodhi në letër nga që i dinte përmendësh por edhe i recitoi. Përveç Jeseninit, Aleksander Blok ishte ai për të cilin fliste me vlerësim të madh, edhe poemat e tij i dinte përmendësh.

Më foli edhe për Boris Pastërnakun, për mbrëmjet recituese popullore të tij, që pastaj u ndaluan. Jeta, puna dhe veçanërisht vdekja kureshtare e Vladimir Majakovskit u çmbështollën para meje në një dritë të re, ndryshe nga ajo zyrtare.

Me 6 shkurt 1953, mbaroi dënimi tetëvjeçar i Aleksander Solzhenicinit, që ia dhanë në bazë të paragrafit 58, neni 10, për agjitacion kundërsovjetik. Në fillim të shkurtit, ai u përgatit për lirimin, me 7 shkurt e morën nga ne, e shpunë në garderobë ku ai mori uniformën e vjetër ushtarake të veten pa spaleta me disa njolla nga shqitja e urdhërave që kish mbi to.

Tani, për herë të parë, e pashë atë pa numër dhe pa teshat e robit.

Gjatë tetë viteve, ai nuk ishte trashur shumë, madje edhe veshjet e tij të rinisë i rrinin jo shtrëngueshëm. Ishte 27 vjeç kiur i kish ndërruar ato me veshjet e robit, tani 35 vjeç kishte të drejtë edhe një herë të vishej me to, për të shkuar në vendinternimin e paracaktuar, diku në Azi.

Për lamtumirën, në kujtim të miqësisë sonë, Solzhenicini më dhuroi nga “biblioteka private” e tij 3-4 libra të dramës së Gribojedovit “Brengë për shkak të urtësisë”. Nuk bëhej fjalë që ai në firmoste fjalë përkushtimi ose lamtumire, sepse do do prekeshim.

Instanca e sigurimit shtetëror nuk njihte miqësi. Përbindëshin e komplotit, të organizimit kundër regjimit, ai e shihte në çdo kontakt njerëzor.

Solzhenicini na dha lamtumirën në mënyrë të tillë, që unë ta ruaj interesin për çështjet intelektuale. Do mbetem një mik i popullit rus, i letërsisë ruse, sikurse isha që atëhere. E paktë është shpresa që ne të takohemi në jetë apo të dëgjojmë njëri për tjetrin, që të më bjerë rasti të shkoj në atë rajon ku ai jeton i internuar, pa të drejtë ta ndërroj vendbanimin për gjithë jetën.

Solzhenicini mundi ende ta rregullonte me ingjinierin Karbe në zyrën për të punësuarit që unë të zija vendin e tij si ndihmës punëtor në fonderi. Që edhe unë të fitoja para deri sa të lirohem e të nis një jetë të re diku në vendinternimin e përjetshëm. Kjo qe ndihma e tij e fundit, miqësore, që mund të më jipte para se të zhdukeshim për shumë kohë pa u parë njëri me tjetrin.

Duke qëmtuar në një numër të gazetës javore sovjetike “Ogonjok”, në fillim të dhjetorit 1962, mua më tërhoqi vëmëndjen titulli: Kështu ka qenë, kështu nuk do jetë- për tregimin “Një ditë e Ivan Denisovit” të Solzhenicinit *Novij Mir, nr 11)- shkrimtari vlerësues është Nikollaj Kruzhkov.

Bëja vajtje ardhje në banesën time, por nuk qetësohesha assesi pasi e lexova artikullin e Kruzhkovit. Emri i vendbanimit nuk luante rol në artikull, por e ndjeja që historia e tregimit mund të ndodhte vetëm në Ekibastuz, ku Solzhenicini kaloi tre vjet ndërsa unë afër katër vjet.

Pra, para tërë botës, po bëheshin të njohura ato ndodhi që ne i përjetuan në shkretëtirën kozake, larg çdo vendbanimi njerëzor! Një çështje shumë e madhe…

Dhe gjithçka e kish përshkruar miku im, Solzhenicini.

Mendova gjatë, a t’i shkruaj, apo mos t’i shkruaj mikut tim të vjetër? A më mban mend mua ende? Dhjetë vjet janë një kohë e gjatë, a ia vlen ta përtërijmë kontaktin tonë në një largësi disa mijëra kilometrash nga njëri vend në tjetrin? Nga ana tjetër, ai është bërë shkrimtar i famshëm, vallë a do gjejë kohë për t’u përgjigjur? Mendova gjatë, derisa, më në fund u ula dhe e shkrova letrën.

“Më 12 janar 1963

I dashur Sasha!
Nga Hungaria e largët po të dërgoj të fala të përzemërta.
Nuk e di, kur do kem mundësi ta lexoj veprën tuaj “Ivan Denisoviç” por unë e kam durimin të pres ende për të shkruar letrën. Mund vetëm t’ju përgëzoj juve, me rastin e daljes së tregimit, pa faktin që nuk e njoh përmbajtjen e tij…

Në shkurt bëhen pikërisht dhjetë vjet pasi ju jeni liruar dhe jeni larguar nga ne. Gjatë këtyre dhjetë viteve, me një gëzim të çiltër të miliona njerëzve, shumë gjëra kanë ndryshuar për rreth nesh.

Por, me gjithë këtë, e kaluara nuk mundet të fshihet nga kujtesa. Ҫfarë ndodhi me mua, e them sinqerisht që nuk do ta shkëmbeja të kaluarën time. E ashpër por me shumë vlera të larta ka qenë ajo shkollë, që na mësoi shumë, gjë që nuk u arrit nga të tjerët. Unë kam njohur edhe përmbysjen e njerëzve, ndër rrethana të kundranatyrshme.

Unë kam mësuar të respektoj ata njerëz që, madje, edhe atje mbetën të merituar që mund të quhen njerëz, edhe faktin që ngjyra e lëkurës, gjuha, bindja e ndryshme nuk mundet të bëhen pengesa të miqësisë dhe kuptimit të ndërsjellë. Kur u lirova, unë u premtova shokëve të mij që mbetën atje, se asnjëherë nuk do e harroj popullin rus, njerëzit sovjetikë, vetëm për shkak të vuajtjeve të kaluara, por për zemrën e tyre të mirë.

Premtimin tim të dhënë e ruajta. Jam interesuar për jetën e njerëzve sovjetikë si mik i mirë i tyre”

Përgjigjia e Solzhenicinit nuk vonoi shumë. Ai e solli atë bashkë me një kopje të librit “Një ditë e Ivan Denisoviçit” që kishte dalë në një gazetë romaneske me këtë përkushtim:

Solĵenicin
I dashur Rozhash Janosh, në kujtim të miqësisë sonë dhe të dashurisë së thellë për letërsinë ruse.

La 4-an de februaro 1963.

Me 4 shkurt 1963

Disa rreshta të letrës kishin këtë tekst:

“I dashur Janosh!

Letra juaj ma preku thellë zemrën. Natyrisht, ju kujtoj shumë mirë, edhe faktin që ju e pëlqenit letërsinë dhe, brenda kësaj, letërsinë ruse.

Më pëlqen shumë si ju i përceptoni peripecitë e përjetuara, aftësia juaj që edhe në rrethana të pafavorëshme, shihni zemrën dhe bukurinë te njerëzit e huaj…”

Në korrespondencën tonë postare Solzhenicini më lutej t’i flisja, në kujtim të miqësisë sonë të vjetër, vërtet unë nuk jam shumë më i ri se ai. Është e vërtetë tani ka një ndryshim në moshat tona, por ai ishte një mësues i gatshëm kur unë isha zenë rob lufte pasi mbarova shkollën e mesme.

Në letrat e mia unë i raportova për veten, për familjen time, për rrethanat e mia. Përgjigjia e 30 prillit 1964:

“I dashur Janoshi im!

Ju shkruani mrekullisht letra të mira dhe të përzemërta- dhe unë u përgjigjem jo rregullisht dhe shkurt. Më fal! Ju shkruani në mënyrë të tillë sikur ju kam para syve. Ju kam pëlqyer gjithnjë, e dini këtë, dhe tani ju dua dhe shpresoj që dikur do shihemi sërish.

Natyrisht, me shumë dëshirë, do ta vizitoj dikur vendin tuaj, qytetin tuaj, por kjo varet nga rrethanat. Tani për tani, vetëm mund të ëndërroj.

Në se keni dëshirë, më shkruani, mos u bezdisni! Është e vërtetë që unë nuk do jem në shtëpi. Tani është dimër dhe unë do mungoj disa muaj, prandaj edhe përgjigjia ime do vonohet. Por edhe vonë, unë me gëzim dhe interesim do t’i lexoj letrat e tua.”

Me 16 shtator 1965, i shkrova sërish Solzhenicinit një letër të gjatë. Disa fragmente nga letra janë:

Mua më jep një gëzim të madh fakti që ju më besoni dhe shpresoj se dikur jeta do na mundësojë të shihemi sërish. Sa mirë do të ishte në se ju do bënit një vizitë në Hungari…
Jam i sigurt se do ta dashuronit vendin tonë mikpritës, nuk fo hidhëroheshit nga udhëtimi. Edhe te ne e lënë një copëz zemre për gjithmonë..”

Në “Novij Mir” unë lexova kapitullin e fundit të veprës “Njerëz, vite, jeta ime” të Ilia Ehrenburgut. Jo gjithçka është e qartë për mua. Në atë kohë kalonte thënia e zakonshme:

Për kë është mirë në Rusi?

Situata dukej e qendrueshme nga pikëpamja jonë, unë e veshtroja atë si një publicist “oborri” të Stalinit. Por Ilia Ehrenburgu synon të japë një përshtypje tjetër në kujtimet e veta…”

Hollësira nga letrat e Solzhenicinit:

Më 24 shkurt 1966

I dashuri im Janosh!

Më fal, që nuk të kam shkruar për një kohë të gjatë. Natasha më përshkroi që kjo vjeshtë ishte tepër e rëndë, thjesht tepër tepër e rëndë.

Mirëkuptimi altruist dhe zemërprekës që rrezatohet nga letrat e tua krijojnë gjithmonë ndjenja të mira te unë..

Kujtimet e Ehrenburgut nuk më pëlqejnë: qëllimi i tyre është ta justifikojë autorin dhe ta tregojë atë në ngjyra të tilla në histori,që ai nuk i ka pasur…”

Me 24 nëntor 1966.

Ndërkohë që nuk mund të takohemi dot (por unë besoj fort që kjo një herë do bëhet), letrat tona shprehin pak a shumë jetën tonë të komplikuar dhe në ndryshim. Mund të dëshmojmë tani që në jemi të shëndetshëm. Por edhe kjo nuk është çështje e vogël. Kundër saj jeta është e ndryshme, kokëposhtë, unë madje as nuk mund të tentoj të raportoj për të te ty. Tani të themi kaq, që “Novij Mir” e refuzoi botimin e romanit tim “Klinika e kancerit”, prandaj në vitet që vinë nuk do dalë asgjë nga ai.

Letra e fundit e shkruar me dorën e vet nga Solzhenicini, nga Bashkimi Sovjetik:

Me 29 qershor 1967.

I dashuri im Janosh!

Me një ndjenjë të këndëshme e hapa letrën tuaj miqësore (të prillit). Jam i sigurt që dikur do takohemi dhe kështu të flasim, për qejf, lirisht. Rreth meje ndodhin ngjarje, kam përshkruar gjithçka për to në një letër për kongresin e shkrimtarëve dhe më vjen shumë keq që ju nuk do dini gjë për këtë. Me dashuri miqësore ju përqafoj!

Saŝa”
Tërë familjes suaj i dërgoj urime të përzemërta:
Me 28 dhjetor 1973, në Paris, shtëpia bituese “Ymca Press” e botoi veprën e tij “Arqipelagu Gulag”. Pas pak kohësh Solzhenicinin e dëbuan nga Bashkimi Sovjetik.
Me 14 shtator 1974 ai erdhi në aeroportin e Frankfurtit si mërgimtar pa shtetësi. Në Zurih gjeti një vend, por atje merrte vazhdimisht letra kërcënuese, prandaj mendoi se ishte më mirë të transferohej në SHBA. Tani jeton në shtetin Vermont, në qytetin Cavendis së bashku me familiarët e vet.

Në dhjetor 1974 në Stockholm ai mori çmimin Nobel që ia kishin akorduar që në vitin 1970. Pas banketit, ai thirri një konferencë për gazetarë. Aty foli edhe për mua. Premtoi që në vjeshtë të 1975 mund të dilte vëllimi i tretë për gulagët dhe se edhe aty do shkruajë për mua, që të më njihnin edhe mua. Kishte frikë se do të më bombardonin edhe mua për shkak të tij, prandaj kishte ndërmend të tërhiqte vëmedjen e publikut ndaj meje.

Më pas kontakti me letra nuk ka qenë kaq i vazhdueshëm.

Solzhenicini, në letrën e vet të majit 1987, shprehu gëzimin për daljen e veprës sime “Rini e hidhur” në Munih.

“ Ai gëzohej, që, më në fund, ky libër mundi të dilte. Më gëzim mora vesh që ju mund të udhëtoni. Unë pothuaj askund. Puna më rrëmben kohën time të lirë. – dhe së shpejti unë do bëhem 70 vjeç. Falë Zotit, shëndeti im është ende i mirë.”

Më pas, me 31 janar 1989, ai më shkroi këtë:

: I dashur Janosh!

via Saŝa”
Në letrën tënde mund të shoh se te ju botimi i librave është më i lirë, gëzohem tepër së kujtimet e tua do botohen edhe në vendin tënd të lindjes…Urimet e mia më të të sinqerta për ju, familjen tuaj, ju përqafoj: juaji Sasha”

RÓZSÁS János (1926-2012)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu