ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Hutojini me thashethemnajë, mbajini të shtypur, të varfër, me cirk e “aheng” vulgar, emisione televizive ku nuk thuhet asgjë!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Zbatimi i retorikave të tilla krijon kushtet në të cilat pjesa më e madhe e njerëzve mbeten skllevërit e një kaste të vogël.
Kur djalli është lideri i vërtetë i politikanëve…
“Mbajini të shtypur, gjithnjë nën presione artificiale. Rrogat të jenë gjithnjë të pamjaftueshme për asgjë më shumë sesa jetesën minimale. Shqetësimi më i madh që të kenë të jetë zgjidhja e halleve e problemeve që vijnë prej varfërisë. Nëse njeriu ka mjaftueshëm e nuk shqetësohet më për hallin e përditshëm do të fillojë të kërkojë liri, hapësirë mendimi, do të ushqejë mendjen nëpërmjet leximit e studimit. Hutojini me thashethemnajë, me cirk e “aheng” vulgar, emisione televizive ku nuk thuhet asgjë, ku ngrihen antivlerat e lakuriqësia. Librat që zgjojnë ndërgjegje lërini të papërfolur, të flenë trotuareve. Ngrini në piedestal hajdutërinë dhe kamuflojeni si shkathtësi, si vlerë të njeriut që di të veprojë.
Kur njerëzit janë të varfër janë lehtësisht të nënshtrueshëm, të varfrit nuk lexojnë e kështu nuk përfitojnë dot kulturë e për pasojë nuk do të jenë kurrë të lirë. Mbajini gjithnjë të varfër. Duhet të jenë të aftë të kuptojnë vetëm dallimin ndërmjet kënaqësisë fizike dhe dhimbjes fizike e kësaj të fundit t’i druhen më shumë. Ata nuk duhet ta bëjnë kurrë dallimin ndërmjet pikës më të ulët ku do të zhyten e pikës më së lartë që tregon dinjitetin, humanitetin e zbatimin e ligjit. Ligjet shkruajini të qarta në letër por lini hapësirë të mjaftueshme për moszbatimin e tjetërsimin e tyre. Vriteni dinjitetin, atyre që e mbrojnë i lini të mbeten rrugëve të papunë e të vetmuar. Institucionet nuk duhet të funksionojnë, ato duhet t’ju shërbejnë vetëm juve e “togës” tuaj të ushtarëve të bindur.
Shpallini armiq ata që kuptojnë përtej bukës së përditshme e që predikojnë dashuri, mirëkuptim, humanizëm. Dëbojini ata që dinë të luftojnë me padrejtësinë e që himn të jetës kanë lirinë prej vargonjëve. Mos i dënoni vrasësit, hajdutët, përdhunuesit, ata janë arma juaj e spastrimit në masë. Dilni në sheshe e flituni me zell për lumturinë kolektive, atë të cilën ata nuk e njohin, kamuflojini qëllimet tuaja të vërteta e fajin për shtypjen ku jetojnë hidhuani sistemit. Ata nuk duhet ta kuptojnë se sistemin e kemi shpikur dhe e kontrollojmë ne.
Lereni të shajnë e të shfryjnë por mos i lini të veprojnë. Çdo parti apo lëvizje e re politike duhet të organizohet, themelohet e drejtohet nga njerëzit tuaj. Lereni të tjerët të mendojnë se ka shpresë dhe se ajo zbret nga qielli.
Bëni gjithçka të mundur që t’i mbani të lidhur për fyti tek buka e përditshme. Kështu ju do të mbretëroni në shekuj e ata do të hanë njëri tjetrin pa e kuptuar kush janë fajtorët e vërtetë e në e zbulofshin, “pritini” disa koka prej tuajve e serviruani popullit që të kënaqet se armiku u gjet dhe u asgjesua”.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ketu ma poshte po jap nji pjese te nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.

    “….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“

    Prandej populli shqiptar asht populli ma i mbrapambetun ne Europe.

  2. Zurück zur den sachen selbest. Ne vepren e tij kapitale “Fenomenologjia e Shpirtit” ( Phaönomenologie des Gestes, 18O4): George Wilhmelm Friedrich Hegel, pos tjerash na mesoln ose ben te qarta studimin, analizen dhe njohurite ose diturite e pergjithshme mbi fenomenet, dukurite, proceset ose proceset e ndryshme natyrore, mbinatyrore, shoperore, qytetare, fetare, kulturore etj…E sidomos rendet ose sistemet e njoohura te metafizikes, dialektikes, detikes dhe filozofise polotike etj…

    Nda, gjithenje sipas Hegeli te Madh: Fenomenologjia eshte teoria e njohur mbi vetedijen e larte njerezore ose qytetare, nga drejtesia dhe barazia ne permiresim, nga permiresimi ne korigjim dhe konvencionalizim etj…Mbase, horizonti i te gjitha horizonteve ose hapesirave te pafundme, te pamatura ose infinitive te dijes (diturise), intelektit dhe shpirtit te njeriut…

    Ne kete fryme te mesiperme hegelina, personlisht mendoj se kjo cika (zonja)ka shume te drejte. E sidomos ne kupimin e koncpteit filozoik si teresi ( plotini) etike dhe metafilozofike ku te ipet (jepet) ndjesia dhe mundesia e njohjes (rinjohjes) se nje te vertete te hidhur dhe tragjikomike qe nuk e njohim te gjithe.

    Posacesrisht, penetrimin, interaksionizmin dhe interferimin e tyre ne jeten, boten dhe shpirtin tone. Fjala mbi mediat e shkuara dhe elektroke.

    Ne instance te fundit, arti ( i pa ndare nga shpirti i krijuesikt ose adrtistit) dhe filozofia ( e pandare nga feja ose religjioni) nuk mund te kalojne ne nje dialog ose monolog te pambarim mes ndendja, eocioneve, aspiratave dhe ambicikeve individuale dhe kolktive.

    ndaj, edhde i jap fort te dfrejte menimit ( opinionigt) te znj. Ervina.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu