ARKIVI:
3 Maj 2025

    Hypatia, bijë e të parëve tanë

    Shkrime relevante

    Kur Gjuha  Shqipe i mbijetoi represionit Osman dhe Sllavo-Grek

    Pirro Prifti, Tiranë Shkaqet e mungesës së një gjuhe shqipe të shkruar...

    Goditja e dhjetë kundër shtetit!

    Florim Zeqa Në të kaluarën e afërt pas shpalljes së pavarësisë kemi...

    Degradimi periodik i skizofrenisë së Ramës

    Eshref Ymeri Në një informacion demaskues për Ramën, të botuar para pak...

    Në politikën shqiptare ka shumë burra të mrekullueshëm të të dy gjinive

    Nga Aurel Dasareti Kombi shqiptar gjendet në pragun e zhdukjes së gjithanshme,...

    Shpërndaj

    Fahri Xharra

    Fahri Xharra, Gjakovë

    Një pasdite tragjike e vitit 415 pasKr gjer sa ishte duke e zhvilluar shkencën në mendjen e saj , ia mësyni masa e tërbuar nga fanatizmi fetar dhe e filloi djegën e vlerave të mëdha të Bibliotekës së Aleksandrisë dhe  e mori Hypatinë  duke e shkëputur nga realja  dhe e nxori në rrugë duke u rrah dhe dhunuar   barbarisht deri në vdekje. – ishte fanatizmi fetar kundër dijës së shenjt.
    Hypatia e Aleksandrisë e lindur rreth vitit 370pasKr,  e bija e Theonit të Aleksandrisë , matematikanit famëmadh të kohës , mbeti pionerja e  rëndësisë së gruas në historinë e civilizimit njerëzor, një grua që përfaqësonte inteligjencën femërore dhe e cila aktivisht punonte për të mirën e njerëzimit. Ajo ishte diçka e posaçme që ngërthente në veti bukurinë dhe intelektin e lartë .Ajo ishte përgjegjëse për atë që që e bashkoi kukturën ,  dijen  dhe të kuptuarit filozofik të së vërtetës njerëzore –  Biblioteka e Aleksandrisë .
    Biblioteke e Aleksandrisë ishte historikisht vendi ku mësohej, hulumtohej dhe i dhurohej njerëzimit ajo që nuk blihet me para dija , kultura dhe shkenca .
    Theoni , i  ati i Hypatisë ia mësoi të bijës matematikën dhe astronominë  por thuhet që Libri III  Teorisë  versionit të  Teonit për Almagestin e Ptolomeut , ku paraqitej  model ii Universit i cili mbeti i heshtur deri në kohë e Kopernikut dhe Galileos – ishte vepër kryekëput e Hypatisë .
    A ishte Hypatia filozofja më e madhe e Aleksandrisë  dhe martir i vërtetë vlerave  të  të mësuarin? Ajo u shndërrua në copë e grimë nga një grup “ qenjeve njerëzore, jo pse ishte femër por sepse mësimi i saj ishte aq i thellë , aftësitë e saja dilektike aq të shtrira gjerë e gjatë  sa që i pengonte ata që e donin heshtjen mendore të saj. Të ballafaqoheshin me Hypatinë ishte e pa mundur por ata zgjodhën  vrasjen e saj.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu