Profesor Hysni Gashi me gruan (e dytë), Nakijen
Sinan Kastrati, 11 mars 2023, Malmö
“Amor patriae nostra lex”, “Kärleken till fosterlandet är vår lag” (suedisht), “”Dashuria për atdheut është ligji ynë”
Jeta e Hysni Gashit nëpër vite, ishte një jetë në shërbim të atdheut, në radhë të parë jetë që ia kushtoi arsimit si profesor historie
Disa nga nëtitujt që do të flas:
Hysniu si fëmi në teqenë e Lubizhdës së Hasit.
Me të s`murin me tuberkuloz. Ushqimin që s`e hante e i mbetet të sëmuarit, e hante Hysniu dhe qeni
Në katundin Letaj punon si rrogëra, te Rexhë Mehmeti, rrogëtonte për 2 shek ë*) drith dhe 1 palë tesha, për 1 vit.
Qysh e marrin rojet kufitare shqiptare dhe e mbajnë disa ditë, në kufi, dhe pastaj në qendrën sociale për jetim të Kuksit, morrat
Jeta e re në Jetimoren e Vlorës
Akcioni vullnetar i rinisë me fëmijë e të rinj nga Vlora, në Krko të Kroacisë
Hysniu në akcionin e rinisë në Kroaci e ngrit flamurin jugosllav çdo mëngjes sepse ishte djali më i zgjuar
N`kthim për në Shqiperi, pas akcionit vullnetar e njohës në Kroaci policia kufitare e Jugosllavisë e ndalin në Prizren, me arsyetim se Hysniu ka lindur në Prizren dhe është shtetas i Jugosllavisë e jo shqiptar.
Në Prizren, flen ku mundet, në strehët e shtëpive, parqe e rrugë.
Një kohë Hysniu jeton në Ujëz, te kusherinjët, te Arif Gashi, Aliu, djali i Ali Gashit ishte moshatar dhe ishin rritur me Hysniun e nëna Hatë iu kshte dhënë gji të dyve
Hysniu shetiste, si fëmi i pa prindër e pa obligime e duke shetitut shkonte larg, nga Ujëzi deri në Gjakovë
Koha kur dalin të rinjët qytetarë nga salla e filmit, natën, e gjejnë Hysniun fjetut afër hyerjes së kinemasë së Gjakovës.
-Ku e ke shtëpinë ?
-Nuk kam shtëpi
Hysniu bëhet banues në internatin e shkollës normale në Gjakovë
Drejtot internati ishte Mazllom Hoxha
Hysniun regjistrohet në normalen e Gjakovës
Njohja, ndihma dhe qërkrahja e Mark Lulgjurajt e mësuesit të normalës, Ferdinand Shkrezi
Të dhënat dhe disa nga familjarët që më ndihmuan me të dhëna më të plota, më dërguan dëshmi, dokumente e foto të Hysniut e bashkë me to edhe aparatin fotografik, do ti jap në fund.
Më mungon vetëm INDEXI, të cilin si duket e ka në banesë, në Prishtinë Valbona, vajza e profesor Hysniut.
Edhe njëherë për profesor Hysni Gashin
Vazhdon nga: “Për ish nxënësin e Panorcit, profesorin Hysni dhe mësuesit/et në Malmö”, publikuar më 20 Mars 2023,
“Profesor Hysni Gashi, ishte i veçantë, nuk kishte tjetër si ai”, 20 Mars 2023
“Të fshehtat që (nuk) i mori me vete profesor Hysni Gashi”, 21 Mars 2023 dhe 22 Mars 2023
Profesor Hysni Gashi
Familja e prof Hysniut kanë preadhjen nga katundi Ujëz *) komuna e Gjakovës, afër Urës së Shenjtë *). Baba Selimi, gjyshërit e kanë lindur e jetua në Ujëz. Në Ujëz kanë pasur edhe pasuri, tokë pune, fusha e male. Pastaj Selimi që ishte një nga kaçakët e njohur dhe bashkëpuntor bersnik i Bajram Currit, për shkak se ndiqej nga pushteti, e lë pasurinë, malin e mallin. Ai e donte jetën në katundinin Ujëz por pasuria e jeta e qetë nuk e linin të qetë malësorin Selim. Selimi detyrohet të jeton një njetë nomadi *), komiti *) e kaçaki *).
Selimi pas burgut jeton me djalin, nipat e mbesat në qytet por mbeti gjithnjë një malsor i pagdhendur, burrë malësie që nuk përfilli asnjë sistem, nuk i ”respketoi” normat e ligjet e tyre, ama që edhe i kushtuan me një pjesë të jetës, por ishte shumë i dashur me nipat e mbesën Selim Kaçaki. Selimi nuk e hoqi kurrë plisin e bardhë nga koka, pantallonat e zhgunjët e xhurdinë nga trupi edhe psse jetonte në qyet. Ai jetoi jetën e vetë, si malësor *)
Hysniu kishte një jetë të gazepshme *), të mërzitshme, e mbi të gjitha, të mundimshme. Ishte vetëm fëmijëria e profesorit Hysnit. Më e rënda. Ai fëmijëve, gruas (Sevdijës dhe gruas tjetër, Nakijës) të afërme dhe mua më tregonte se si kishte jetua duke i shtyrë ditët me zor po a shtyhët bjeshkët me gjyks?
Ai i kalonte ditët duke vrapuar rrugëve e duke qarë natën, derisa e zinte gjumi të përlotur.
Hysniu më vonë në vjershat e tija do të tregoi se si nëna Gjyldane ishte zaif *), s`kishte gji e me çka mi dhënë e s`kishte me çka ta mbuloi e baba, s`kishte shtëpi as kolibë *). Tota Fatë e kusheririt Arif e kishte ushqye bashkë duke ia ndarë tamlin *) të dy djemëve, djalit të saj, Aliut dhe Hysniut.
Profesori do të dëshironte që më mirë do të ishte sikur prindërit ta gjuanin në lumë se sa të rritej në skamje, të ushqehej me qenin e të flente në dyer të huaja.
Profesori nuk do të kishte fatin si fëmijët e tjerë të luante gjithë ditën e në mbrëmje ta pret nëna me ushqim të shishëm e dhomë e ngrohtë, ti tregoj përralla e këndoi këngë. Nuk e kishte as babën e gjyshin e nuk flente në kullat e tyre me frengji *), vjerrë në mure pushkët e gjata. Do të mjaftonte që Hysniu të kënaqej me ato që ia falnin të tjerët, të fle afër lopëve e të mos mërdhij e të hajë gjysmën e pjesës së bukës së qenit.
Kjo ishte jeta që profesori e përjetoi thellë në shpirt e iu ngul, si tehi i thikës në mishin e njomë e në shpinë.
Ai nuk vrapoi me çantën plot libra me fëmijët e tjerë për në shkollë. Shkronjat, Hysniu i mësoi në male, jo në klasë e i shkruajti në baltë, gurë, dru e rrasa në bokat e Devës, si çoban në vend të fletoreve të bardha e dërrasës së zezë në klasë.
Tash vjen baba
Si baba jem nuk ka
Unë e dua babën tim
Voglushi i vogël, profesori i ardhshëm, rrinte para dyerve të familjes Zajmi gjithë ditën duke pritur se mos po vjen baba Selim. Po baba nuk vinte e fëmiu me vaj në buzë i kalonte ditët e netët, i mërzitur derisa e zinte gjumi me lot në sy.
Po si të vinte baba?
Ai edhe po të kishte krih nuk vinte dot. Ishte në burg, i dënuar me vdekje, se i kishte shërbye Bajram Currit e kishte vrarë xhandar serb në kufi, kishte mbrojtur atdheun, aq sa kishte mundur, i vetëm. Ai e kishte humbur të pamunit në njërin sy, rrezikonte ta humbëte edhe djalin. E humbi edhe rininë vetëm e vetëm pse e deshi lirinë, e deshi atdheun.
Te kjo familje prindërit (?) e kishin falur, te familja e njohur dhe e pasur, Zajmi në Gjakovë që të ketë vetëm bukë për të ngrënë e strehë mbi kokë të flerë.
Po vogëlushi i vogël, nuk mund të rrije pa babën e nënen te kjo familje e ta shihte luxin që kishte familja e huaj, luxi që shkëlqente në dhomat e pastra e dyshekët me penla por djaltt të vogël nuk i pëlqente as dysheku i butë.
Një ditë gruaja e zotnisë i thotë burrit:
-Këtë fëmijë duhët largua nga shtëpia se nuk po përshtatet e është i parahatuem e …
Hysniu që s`kishte më shumë se 5 vjet detyrohet të shkoj në Teqe të madhe të Gjakovës *). Në teqe kishte shumë fëmijë varfnjakë. Aty flenin në pastaqija (lëkura) e ushqeheshin.
Po pse Hysniu iku nga Ujëzi?
Hysniu një kohë, nuk dihet sa kishte jetuar në katundin Ujëz, afër lumit të Drinit të Bardhë e maleve të Pashtrikut, te familja e Arif Gashit, kusheri i afërt i Selimit, sipas asaj që dihët, bisedat që unë kam pasur me disa nga familjarët dhe gruan (e dytë), Nakijën) nana Hatë, gruaja e Arifit i kishte dhënë gji, bashkë me djalin e saj, Aliun që ishte moshatarë me Hysniun,
Thuhët se Hysniu, si i paprind dilte nga shtëpia dhe shetiste. Sipas të gjitha gjasave, xhaxhit Arif dhe nënes Hatë iu ka dhimt *) e iu ka ardhur keq për fëmiun jetim, Hysniun prandaj edhe nuk i kanë vënë kufijë me rregulla e diciplinë, sikurse që ndodhte me fëmijët e tjerë.
Hysniu u lind në Prizren më 1933 sipas disa dëshmive tjera, Hysniu ka lindur më 6 korrk 1937 në Tregtan, Shqipëri, rrethi i Kuksit për çka nuk është për tu besuar sepse Shqipëria ia ndryshon ose e regjistron si shtetas të vetin.
Në tri dëshmi, dokumente zyrtare që unë i kam, Hysniu ka data të lindjes të ndryshme, në eksrtatin e lindjes, letënjoftim dhe pasaportë, Hysniu, djali i Selim dhe Gjyldane Gashit, ka lindur më 02/12/1933 në Prizren.
Në dëftesën, CBEДOЧAHCTBO , është: Hysni Gashi, djali i Selimit, lindur më 6 korrik 1937, në (katundin) Tregtan, rrethi i Kuksit, Republika Popullore e Shqipnisë me nënshtetësi, HAPOДHOCTN: Shqiptar.
Gjimnazi ”Ivo Lola Ribar”, Prishtinë, 1956/1957
Dokumenti i tretë, është DIPLOMA, lindur me 6 VII 1933, në Prizren, në republikën e Serbisë (shkruar në alfabetin cirilik), Skopje, 1 XII 1973
*) SHEKE f.
- Enë druri e rrumbullakët e me madhësi të ndryshme, që bëhet me dërrasa të ngushta të shtrënguara me rrathë ose duke bashkuar dy gjysma të një trungu të gdhendur përbrenda dhe përdoret për të mbajtur në të bulmet, turshi, rrush etj.; vedër. Sheke e madhe (e vogël). Shekja e djathit. Sheke me qumësht (me mazë).
- Masë drithi me madhësi të ndryshme sipas krahinave, që nxë pesëdhjetë, njëqind ose më shumë kilogramë. Një sheke misër. Tridhjetë sheke drithë.
- Enë druri e vogël e me kapak, që e përdorin barinjtë si kupë për bulmet.
* I ushtojnë sheket (kadet, hambarët) shih tek USHTON.
Ujëzi*)
Sipas nenit 8 të status projektit komunës së Gjakovës, teritori i kësaj komune ka 88 katunde.
Ujëzi, sipas rendit alfabetik është nr. 75, katund shumë afër urës së njohur, Ura e shenjtë
*) Ura e Fshajtë
Ura e Fshajtë është zonë e mbrojtur natyrore në kanionin e Drinit të Bardhë dhe është monument natyre me karakter hidro-gjeomorfologjik. Ura gjendet në fshatin Fshaj ndërsa gjithë zona e mbrojtur natyrore ka sipërfaqe prej 199 ha dhe shtrihet në territorin e komunës së Gjakovës (73.86 ha) dhe Rahovecit (124.96 ha).
https://sq.wikipedia.org/wiki/Ura_e_Fshajt%C3%AB
Timo Mërkuri: Ura e Fshajt ose Ura e Shenjtë
E merkure, 04.09.2019, 07:00 PM
…Fragment studimi….
Nga Timo Mërkuri
http://www.zemrashqiptare.net/news/51390/timo-merkuri-ura-e-fshajt-ose-ura-e-shenjte.html
*) NOMAD m.
Pjesëtar i një popullsie pa vendbanim të qëndrueshëm, endacak, shtegtar. Nomadët e stepave (e shkretëtirave).
NOMAD mb.
Që nuk ka një vendbanim të përhershëm e të qëndrueshëm, endacak, shtegtar; kund. i ngulur. Fise (popullsi) nomade. Jetë nomade. Popuj nomadë. Barinj nomadë.
*) KOMIT m. hist.
Kryengritës që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe për drejtësi shoqërore kundër shtypësve e shfrytëzuesve. Çeta e komitëve. Doli komit.
*) KAÇAK m. vjet.
Ai që ikte nga shtëpia, jetonte fshehur si cub (zakonisht në mal) dhe luftonte kundër padrejtësive shoqërore, kundër klasave shfrytëzuese e pushtuesit të huaj. Kaçak mali. Çetë kaçakësh. Doli kaçak.
U bë kaçak dikush ka munguar për një kohë të gjatë; nuk ka ardhur prej kohësh, humbi.
KAÇAK mb. vjet.
- Që është karakteristik për kaçakun, që është veti e tij, prej kaçaku. Jetë kaçake.
- Që shitej e blihej kontrabandë (për një mall a për një plaçkë). Mall kaçak. Duhan kaçak.
*) MALËSOR m.
Banor i malësisë ose ai që e ka prejardhjen nga malësia. Malësorët shqiptarë. Malësorët trima. Malësorë e fusharakë. Djalë malësori. Besë (fjalë) malësori. Kryengritjet e malësorëve kundër pushtuesve.
MALËSOR mb.
Që banon në malësi ose që e ka prejardhjen nga malësia; që ka të bëjë me malësinë ose me malësorët, i malësisë ose i malësorëve; që është karakteristik për malësorët; që është krijuar nga malësorët. Nënë malësore. Popull malësor. Veshje malësore. Zakon malësor. Mikpritje malësore.
*) GAZEP m. bised.
- Mundim i madh vuajtje, fatkeqësi e madhe, gjëmë, mynxyrë; hall i madh.
Gazep i madh. Në pikë të gazepit shumë keq, në pikë të hallit. E mbuloi gazepi.
U bë gazepi. Hoqi gazepin e zi u mundua shumë, hoqi shumë.
- Njeri shumë i prapë; njeri keqbërës. Është gazep.
- përd. ndajf. Jashtë mase, tepër, shumë. Gazep i madh (i fortë). Gazep i bukur.
Pi (ha) gazep. Ra shi gazep. Është zemëruar gazep. Kishte gazep njerëz.
* Bën gazepin dikush qahet e ankohet me të madhe për diçka; e paraqit gjendjen duke i theksuar tepër anët e këqija, e nxin gjendjen a punën jashtë mase. Gjallë e për gazep shih te GJALLË. E ka marrë në (për) gazep dikë a diçka i është neveritur diçka sa s’e sheh dot me sy; i ka dalë nga zemra dikush, e ka marrë shumë inat.
Diploma e Univerzitetit, Skopje 1 XII 1973
GAZEPQAR mb. bised.
- Që të mundon, që të shkakton vuajtje e hidhërime. Njeri gazepqar.
- Që i paraqet punët duke theksuar tepër anët e këqija, që i nxin gjërat, që bën gazepin; që qahet e ankohet me të madhe vazhdimisht. Është gazepqar i madh.
GAZEPSHËM mb. bised.
- Që bëhet me mundime të mëdha, që kërkon shumë lodhje; që kalohet në vuajtje e mundime; shumë i mundimshëm. Punë e gazepshme. Jetë e gazepshme.
- I tmerrshëm, i kobshëm. Ngjarje e gazepshme.
*) ZAIF mb. bised. vjet.
I sëmurë, i pamundur. Ishte pak zaif.
*) KOLIBE f.
- Kasolle e ndërtuar me thupra ose me dërrasa të vjetra dhe e mbuluar me kashtë, me copa dërrasash a me teneqe; kasolle e vogël dhe e keqe. I prishëm kolibet.
- Kasolle e vogël për qenin.
KOLIBËR m. zool.
Shpend shumë i vogël, me pendë të bukura shumëngjyrëshe, që, kur fluturon, i lëviz krahët aq shpejt, sa nuk i duken (rron kryesisht në Amerikën e Jugut).
*) (Tamël) TAMBËL m. krahin.
Qumësht. Tambël lope (deleje, dhie). Përshesh me tambël.
* Bar tambli bot. qumështore. Lule tambli bot. qumështore, bar tambli.
*) FRËNGJI f. vjet.
- vjet. Një e çarë si dritare e vogël dhe e ngushtë në muret e kullave ose në bedenat e kështjellave; që shërbente për të qëlluar me armë. Frëngjitë e bedenave. Kullë me frëngji. Qëlloi nga frëngjia.
- usht. Dritare e vogël e tankut, e bunkerit ose e ndonjë mjeti tjetër të fortifikuar, që shërben për të parë dhe për të qëlluar me armë. Frëngjia e tankut (e bunkerit).
*) Teqja e Madhe
Teqja e Madhe e tarikatit Saadi është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, Kosovë. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor” dhe është teqja jo vetëm më e vjetër në Gjakovë e këtij tarikati, por në krejt Ballkanin.
Kjo teqe u themelua nga Shejh Sulejman Axhiza Baba (1537-1652), i biri i Ahmet Pashës të familjes së Bushatlijve.
Dëftesa e Hysni Gashit, viti shkollor 1956/1957 në Gjimnazin ”Ivo Lola Ribar, në Prishtinë. Ka të dhëna interesante: lindur në Tregtan të Kuksit, më 6 korrik 1937, me nënshtetësi shqiptare
*) DHIMBSEM vetv.
(me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore).
I ngjall dikujt një ndjenjë dashurie a dhembshurie jam i dashur për të; ndien keqardhje për mua i dhemb për mua. I dhimbsen prindërit (fëmijët). I dhimbset atdheu (populli). I dhimbset gurit e drurit u vjen keq të gjithëve për dikë, i dhimbset kujtdo. Më dhimbsen pa masë (shumë). S’më dhimbset fare.
vet. veta III. Është diçka e shtrenjtë, e dashur për mua, e ruaj me shumë kujdes diçka; më vjen keq ta dëmtoj, ta jap, ta prish etj. diçka, e kursej diçka; më dhembet. I dhimbset liria. U dhimbset malli i popullit (pasuria e popullit). S’i dhimbset gjë.
I dhimbset jeta mospërf. ka frikë se mos vdesë, se mos pësojë gjë etj.; e ruan shumë veten. I dhimbset lëkura keq. i dhimbset jeta. I dhimbset qyqes shih te QYQ/E,-JA.
Vazhdon
Malmö, 27 mars 2023